K R E U V
SHQIPĖRIA PĖRBALLĖ PUSHTIMIT OSMAN
(1385 - 1443)
1. PUSHTIMET E PARA OSMANE NĖ SHQIPĖRI
Shtrirja e pushtimeve osmane nė Ballkan
Osmanėt ishin pasardhės tė turqve oguzė. Kėta u shpėrngulėn si tribu nga Azia Qendrore dhe u vendosėn nė Anadoll nė fund tė shek. XI, pas disfatės sė rėndė ushtarake qė turqit selxhukė i shkaktuan Perandorisė Bizantine (1071), sė cilės i morėn pjesėn mė tė madhe tė zotėrimeve qė kishin nė Azinė e Vogėl.
Turqit oguzė hynė nė histori kur prijėsi i tyre Ertogrulli mori si shpėrblim prej sulltanit selxhuk njė zotėrim tė vogėl nė brigjet e lumit Sangaria (Sakaria). Ndėrkohė shteti i selxhukėve u shpėrbė nė shumė principata tė vogla pas disfatės ushtarake qė i shkaktuan mongolėt (1243).
I biri i Ertogrullit, Osmani I (1290-1323), e zgjeroi zotėrimin atėror dhe e ktheu nė njė shtet tė pavarur me emrin Emirati Osman, qė u bė bėrthama e Perandorisė Osmane. Nė vitin 1299 Osmani I mori titullin e sulltanit dhe nėnshtetasit e tij u quajtėn turq-osmanllinj. Ushtria e tij pėrbėhej nga feudalė tė vegjėl spahinj (sipah - kalorės), qė ishin tė detyruar tė merrnin pjesė nė luftė si kalorės sa herė tė thirreshin nga komandantėt eprorė tė tyre.
Nė vitin 1317 Osmani I ngarkoi tė birin, Orhanin, me detyrėn e komandantit tė ushtrisė. Sulltan Orhani (1323-1362) nė vitin 1326 pushtoi Bursėn dhe e bėri kryeqytet. Ai i zgjeroi kufijtė e shtetit tė tij, krijoi aleancė me Perandorinė Bizantine dhe u martua me vajzėn e Perandorit Johani VI Kantakuzen.
Burimet historike, rrjedhimisht edhe historianėt e sotėm, kanė disa ndryshime kronologjike pėr vitet e para tė pushtimeve osmane nė Ballkan. Nė vitet 1347, 1349 dhe 1352 trupat e sulltan Orhanit zbarkuan nė Ballkan pėr tė luftuar pėrkrah vjehrrit tė sulltanit kundėr serbėve, bullgarėve dhe kundėrshtarėve tė brendshėm politikė tė Johanit VI. Nė kėto rrethana nė vitin 1352 osmanėt krijuan zotėrimin e parė tė tyre nė Evropė, duke marrė kėshtjellėn Cimpes pranė qytetit tė Galipolit dhe, pas dy vjetėsh (1354), pushtuan edhe kėtė qytet bashkė me rajonin e Dardaneleve e mė gjerė.
Sulltan Orhani fuqizoi organizimin e brendshėm tė Perandorisė Osmane. Ai preu njė monedhė tė veēantė pėr shtetin e tij dhe rreth vitit 1330 krijoi ushtrinė e pėrhershme elite, korpusin e jeniēerėve (jeniēer - ushtar i ri). Krahas spahinjve dhe jeniēerėve, Perandoria Osmane kishte edhe repartet ushtarake tė akėnxhinjve (akėn - sulm), qė ishin kalorės, tė cilėt zakonisht grumbulloheshin kur ndėrmerreshin fushata pushtuese.
I biri i Orhanit, sulltan Murati I (1362-1389), vuri nėn pushtetin e tij rajone tė tėra tė Ballkanit. Nė mes tė viteve 60 ai pushtoi Adrianopojėn, tė cilėn e bėri kryeqytet tė Perandorisė dhe e ripagėzoi me emrin Edrene. Pushtimi i saj ndikoi shumė pėr shtrirjen e pushtimeve osmane nė Traki. Rrugėn e pushtimeve masive osmane nė Ballkan e hapi fitorja e vitit 1371 pranė lumit Marica, ku trupat osmane u shkaktuan njė katastrofė ushtarake sundimtarėve sllavė, vėllezėrve Vollkashin dhe Uglesha Mėrnjavēeviqit, nė krah tė tė cilėve qe edhe Aleksandri i Vlorės. Pas betejės sė Maricės, perandorėt bizantinė dhe shumė sundimtarė tė tjerė tė Ballkanit u bėnė vasalė tė Perandorisė Osmane. Si vasalė ata filluan ti paguanin tribut tė pėrvitshėm dhe, bashkė me trupat e tyre, merrnin pjesė nė luftime pėrkrah ushtrive osmane sa herė thirreshin prej sulltan Muratit I dhe pasardhėsve tė tij. Aleatė tė sulltanėve osmanė nė Ballkan kanė qenė edhe drejtuesit mė tė lartė tė kishės greke dhe sllave, qė kishin siguruar njė varg privilegjesh prej sulltanėve.
Zhvendosja e kryeqytetit nga Azia (Bursa) nė Evropė (Adrianopojė - Edrene) dhe krijimi pėr herė tė parė kėtu dhe jo nė Anadoll i bejlerbejllėkut (Ejalet i Rumelisė), dėshmojnė se qė nė kohėn e sulltan Muratit I, Ballkani po merrte mė shumė peshė nė jetėn e Perandorisė Osmane se Anadolli. Nė mes tė shek. XV sulltanėt osmanė arritėn tė grumbullonin mė shumė ushtarė dhe tė ardhura prej sistemit tatimor nga Rumelia (pjesa evropiane e Perandorisė Osmane) sesa nga Anadolli.
Gjatė viteve e dhjetėvjeēarėve qė vijuan, nė qendėr tė veprimtarisė politike dhe ushtarake tė sulltan Muratit I dhe tė pasardhėsve tė tij, ishte zgjerimi i kufijve tė Perandorisė Osmane nė drejtim tė Ballkanit dhe tė rajoneve tė tjera tė Evropės.
Krijoni Kontakt