K R E U V
KULTURA DHE ARSIMI NĖ SHEK. XVI-XVIII
Koha e pėrhapjes sė fjalėve shqip, shqiptar dhe Shqipėri
Pas shpėrnguljes sė arbėreshėve pėr nė Greqi dhe nė Itali (shek. XV), fjalėt e dikurshme Arbėn/Arbėr, (i) arbėnesh/arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht, nė vetė trojet shqiptare erdhėn e u zėvendėsuan dalėngadalė me fjalėt shqip, shqip-tar dhe Shqip-ėni/Shqip-ėri. Nga kėto mė herėt dokumentohet fjala e parme shqip, tė cilėn e ndeshim njė herė tė vetme qysh nė Mesharin e Gjon Buzukut (1555, faqe XXV):
qi vjen me thashunė shqip
Fjala shqip, me vlerė ndajfoljore, ndeshet pastaj katėr herė nė veprat e Budit (1618 dhe 1622), tek i cili, ashtu si te Buzuku, nuk ndeshet fare ndajfolja arbėnisht. Kurse Bardhi nė Fjalorin latinisht-shqip tė vitit 1635 pėrdor vetėm ndajfoljen arbėnisht. Ndajfoljen shqip e gjejmė tė pėrdorur (dy herė) edhe nė veprėn e Bogdanit tė vitit 1685. Por te Budi, Bardhi e Bogdani gjejmė tė pėrdorur rregullisht (dheu) i Arbėn-it dhe (gjuha) e arbėneshe.
Fakti qė fjalėn e parme shqip Buzuku, Budi dhe tė tjerė pas tyre e kanė pėrdorur nė vend tė fjalės sė prejardhur arbėn-isht, dėshmon qė ndajfolja shqip ėshtė mė e hershme se shekulli i Buzukut (shek. XVI), por mbetet e paqartė pėrse ajo nuk ndeshet nė materialet e ruajtura nga arbėreshėt e Greqisė dhe tė Italisė. Gjithsesi, kuptimi i saj nistor duhet tė ketė qenė qartė, hapur, troē dhe vetėm mė pas ajo ka marrė kuptimin e ndajfoljes arbėn-isht/arbėr-isht, tė cilėn mė vonė edhe e ka zėvendėsuar dalėngadalė nė trojet e banuara nga vetė shqiptarėt. Me kalimin e kohės, mbi bazėn e kėsaj fjale me anė tė prapashtesės tar ėshtė formuar fjala e prejardhur shqip-tar, qė dėshmohet sė pari te Kuvendi i Arbėnit i vitit 1703 (botimi i vitit 1706, faqe 76):
a dinė gjuhėn e shqipėtarėvet. Edhe Johann Thunmann-i, nė vitin 1774, pohon: Albanėt e quajnė veten skipatar (shqiptar shėn. i aut.), por burimin e kėsaj fjale ata nuk e dinė. Nga kėto dy dėshmi kuptohet se fjala e prejardhur shqiptar ėshtė shfaqur para shek. XVIII, gjithsesi pas shpėrnguljeve tė arbėreshėve pėr nė Greqi dhe nė Itali. Kurse fjala Shqip-ėni/Shqip-ėri ėshtė shfaqur jo mė herėt se fundi i shek. XVIII.
Fjalėt e prejardhura shqip-tar dhe Shqip-ėni/Shqip-ėri janė krijuar pėr tė zėvendėsuar fjalėt e mėparshme (i) arbėnesh/arbėresh dhe dheu i Arbėnit/Arbėrit, qė kishin nisur tė dilnin jashtė pėrdorimit. Disa dijetarė shqiptarė kanė shprehur mendimin se fjala e prejardhur shqiptar ėshtė shfaqur nė periudhėn e pushtimit turk, pėr tė dalluar shqiptarėt myslimanė nga bashkėkombėsit e tyre tė krishterė. Por njė mendim i tillė nuk ėshtė i mbėshtetur, sepse kjo fjalė e prejardhur ndeshet sė pari pikėrisht nė njė burim tė krishterė, siē ishte Kuvendi i Arbėnit i fillimit tė shek. XVIII. Veē kėsaj, dihet se turqit i kanė quajtur shqiptarėt nė pėrgjithėsi me emrin arnaut, pėr tė cilin na dėshmon edhe Frang Bardhi nė Fjalorin e tij tė vitit 1635. Dhe mund tė pohohet se nė dokumentet turke nuk ėshtė bėrė ndonjė dallim i tillė nė emėrtimin e shqiptarėve myslimanė e tė krishterė, duke i quajtur tė parėt shqiptarė dhe tė dytėt arnautė, apo anasjelltas. Gjithashtu nuk ka asnjė tė dhėnė, qė tė vėrtetojė se ky dallim emėrtimi ėshtė bėrė nga vetė shqiptarėt.
Nė tė vėrtetė, ēėshtja e zėvendėsimit tė etnonimit mė tė hershėm (i) arbėnesh/arbėresh me shqiptar ėshtė pasojė e pėrgjithėsimit tė ndajfoljes shqip nė vend tė ndajfoljes mė tė hershme arbėnisht/arbėrisht. E ky zėvendėsim ėshtė bėrė nė truallin shqiptar nga vetė shqiptarėt, pa dallim feje. Kėshtu, nuk duhet tė jetė rastėsi qė Buzuku nė tė vetmin rast qė i ėshtė dashur tė pėrdorė njė ndajfolje tė tillė, ka pėrdorur pikėrisht fjalėn shqip. E njėjta vėrejtje vlen edhe pėr Budin, qė pėrdor njė gjuhė shumė popullore dhe qė nė 1014 faqet e veprave tė tij ka pėrdorur katėr herė fjalėn shqip dhe asnjė herė fjalėn arbėnisht. Pra, nė njė fazė tė dhėnė tė evolucionit tė gjuhės shqipe ndajfolja shqip ėshtė bėrė mbizotėruese. E me pėrdorimin gjithnjė e mė tė dendur tė ndajfoljes shqip ndėr tė gjithė shqiptarėt, pa dallim krahine dhe feje, erdhi e u bė gjithnjė e mė e ndjeshme kundėrvėnia midis kėsaj fjale dhe etnonimit (i) arbėnesh/arbėresh, me tė cilin e quanin veten dikur ata qė flisnin shqip.
Kjo kundėrvėnie binte ndesh me pėrdorimin e pėrgjithshėm tė emėrtimit tė popujve dhe tė gjuhėve a dialekteve pėrkatėse me fjalė tė sė njėjtės rrėnjė. P.sh. tė krahasohen grek ~ Greqi ~ greqi-sht, italian ~ Itali ~ itali-sht, turk ~ Turqi ~ turqi-sht, gjerman ~ Gjermani ~ gjermani-sht etj.; toskė ~ Toskėri/Toskėni ~ toskėrisht/toskėnisht, gegė ~ Gegė-ni/Gegė-ri ~ gegėni-sht/gegėri-sht, ēam ~ Ēamėri ~ ēamėri-sht etj. Prandaj, kundėrvėnia midis ndajfoljes shqip, nga njėra anė, dhe fjalėve arbėnisht/arbėrisht, (i) arbėnesh/arbėresh dhe Arbėn/Arbėr, nga ana tjetėr, nuk mund tė vazhdonte pėrgjithmonė. Ajo njė ditė do tė zgjidhej me mėnjanimin e pashmangshėm ose tė fjalės shqip, ose tė fjalėve qė kishin si bazė fjalėn Arbėn/Arbėr. Nė kėtė rast, fjala shqip u tregua mė e gjallė duke mėnjanuar nga pėrdorimi mė parė ndajfoljen mė pak tė pėrdorur arbėnisht/arbėrisht. Nė kėtė mėnyrė u hap rruga edhe pėr mėnjanimin e shkallėshkallshėm tė fjalėve tė tjera tė sė njėjtės rrėnjė Arbėn/Arbėr dhe (i) arbėnesh/arbėresh nėpėrmjet krijimit tė fjalėve tė prejardhura shqiptar dhe Shqipėni/Shqipėri. Gjithsesi, kjo dukuri kėrkon hulumtime tė mėtejshme.
Krijoni Kontakt