Depėrtimi i spahinjve nė krahinat autonome
Nė vitet 70 tė shek. XVI u rritėn mė shumė pėrpjekjet e pushtetit osman pėr tė vėnė malėsitė e vetėqeverisura nėn administrimin e saj tė drejtpėrdrejtė. Duke pėrdorur forcėn e madhe ushtarake, ai mundi tė fuste spahinjtė dhe tė rriste numrin e timareve nė malėsitė, duke copėzuar haset e dikurshme tė sanxhakbejlerėve. Kjo u shpreh qartė nė tė dy regjistrimet e tokave qė u kryen nė vitin 1571 dhe 1590.
Hasi i madh i sanxhakbeut tė Shkodrės, qė ishte krijuar mė 1485, u zvogėlua shumė dhe pjesa mė e madhe e tij u nda nė timare mė tė vogla. Krahina e Hotit u pėrfshi nė ziametin e dy spahinjve: ajo e Pipėrit u kthye nė dy timare e nė njė ziamet, krahina e Kelmendit iu dha nė zotėrim dy spahinjve, krahina e Kuēit u bė timar i garnizonit tė kėshtjellės sė Medunit, Palabardhi u copėtua nė pesė timare, kurse tokat e Pultit tė sotėm, tė Shalės e tė Shoshit u pėrfshinė nė trembėdhjetė timare, nė dy zeamete dhe nė hasin e sanxhakbeut. Edhe krahina fushore e Tejbunės, qė gėzonte dikur statusin e florixhinjve, nė atė kohė u copėtua nė 25 timare e nė njė ziamet.
Mė 1582 nė sanxhakun e Shkodrės numri i timareve u rrit nė 298, kurse ai i ziameteve nė 22. Me fjalė tė tjera, numri i timareve u rrit 70 pėr qind mė shumė se gjysmėshekulli mė parė.
Si rrjedhim i kėtyre ndryshimeve, nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI statusi i florixhinjve mori fund, kurse ai i derbendxhinjve u kufizua sė tepėrmi. Sipas kanunamesė sė Shkodrės tė vitit 1570, secili prej ish-florixhinjve duhej tė paguante tani tė dhjetėn, sipas pjellorisė sė tokės. Normat e zakonshme tė timarit u vendosėn mbi njė pjesė tė rėndėsishme tė malėsorėve dhe e keqėsuan sė tepėrmi gjendjen ekonomike tė tyre. Nė kushtet e varfėrisė sė tokave dhe tė vėshtirėsive shumė tė mėdha pėr shtimin e sipėrfaqeve tė mbjella, apo tė numrit tė bagėtive, pesha e detyrimeve ishte pėr ta mė e rėndė sesa pėr rajatė e fushės. Mė tė rėndė e bėri atė edhe ngritja e taksave qė u krye nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI. P.sh., kelmendasit detyroheshin tė paguanin dyfishin e shumave qė u ishin caktuar mė 1497.
Edhe kuēasit, megjithėse kishin njė pakėsim nė numrin e shtėpive, pėsuan tė njėjtin fat, kurse banorėve tė Pultit tė sotėm, tė Shalės dhe tė Shoshit iu trefishuan detyrimet nė krahasim me atė periudhė.
Nė vitin 1570 kushte mė tė rėnda u vendosėn edhe mbi katėr malėsitė e sanxhakut tė Dukagjinit: tė Dibrės, tė Spasit, tė Pukės dhe tė Iballės. Ndryshe nga krahinat e tjera tė kėtij sanxhaku, duke bėrė pjesė nė hasin e sanxhakbeut, kėto katėr malėsi kishin mundur tė ruanin gjer nė kėtė kohė vetėqeverisjen. Mirėpo tashmė edhe mbi to ishte vendosur pagimi i tė gjitha detyrimeve tė zakonshme tė rajave, sikurse xhizja, ispenxha, taksa e ēiftit, e dhjeta, nijabeti etj.
Mė 1590 kėtyre detyrimeve tė malėsorėve iu shtua edhe taksa e dhenve, veēse nė malėsitė e Dukagjinit e tė Mbishkodrės, nė pėrgjithėsi, nuk vileshin taksat e jashtėzakonshme. Tashmė nuk zbatohej as devshirmeja.
Krahina e Mirditės gjer nė vitin 1570 i qėndroi ende presionit osman dhe nuk ishte nėnshtruar. Por edhe banorėt e kėsaj krahine mė 1590 ishin nėnshtruar dhe tokat e tyre ishin kthyer nė timare tė garnizonit tė kėshtjellės sė Lezhės, ato tė Iballės dhe Fanit tė Madh nė timare tė garnizonit tė Kalasė sė Dukagjinit, kurse tokat e tjera u pėrfshinė nė hasin e sanxhakbeut.
Krahinat e Dibrės, tė Pukės dhe tė Spasit tashmė ishin shkėputur nga hasi i sanxhakbeut dhe ishin ndarė gjithashtu nė timare e ziamete. Nė fshatrat e Dibrės e tė Pukės ishin vendosur nga dy spahinj, kurse nė Spas njė zaim e njė spahi. Kėshtu, nga fundi i shek. XVI, spahinjtė, dhe bashkė me ta edhe sundimi i tyre, u vendosėn nė malėsitė e Veriut e tė Verilindjes. Megjithėkėtė, pavarėsisht se toka e tyre ishte shpallur pronė shtetėrore, prapė se prapė sistemi i timareve nuk u zbatua sikurse nė trevat e tjera tė tokave shqiptare. Qeveritarėt osmanė nuk vunė dot nė jetė ndarjen e tokės me tapi, prandaj forma e pronėsisė nuk pėsoi asnjė ndryshim. Sistemi i timareve nuk mund tė hidhte rrėnjėt e veta dhe tė ushqehej nė kėto malėsi ku mbizotėronte ekonomia blegtorale dhe ku prodhimi i tokės nuk plotėsonte as nevojat mė tė domosdoshme tė malėsorėve qė e punonin.
Pėr kėtė arsye, por edhe pėr shkak tė qėndresės sė ashpėr tė kėtyre malėsorėve, detyrimet, edhe pse kaluan nga duart e sanxhakbeut nė ato tė spahinjve, u lanė tė nxirreshin pėrsėri nė formė globale. Si pasojė, varėsia e malėsorit ndaj feudalit mbeti e zbehtė nė timaret e spahinjve tė veēantė dhe nuk u vu fare nė jetė nė timaret e tjera qė u ishin dhėnė kolektivisht garnizoneve tė kėshtjellave nė malėsi. Malėsorėt e vazhduan pa ndėrprerje qėndresėn e tyre kundėr ēdo orvatjeje tė sunduesve pėr tė pėrforcuar pushtetin osman dhe pėr tu imponuar sistemin e timarit nė krahinat e tyre.
Nė ecurinė e ndryshimeve ekonomike e shoqėrore qė po kryheshin nė zonat e sistemit tė timarit edhe shoqėria e lirė malėsore e krahinave tė vetėqeverisura nuk mbeti nė vend.
Edhe pse banorėt e kėtyre krahinave kishin vėshtirėsi ngaqė nuk e reshtėn qėndresėn sa herė qė spahinjtė osmanė u orvatėn pėr ti nėnshtruar, lidhjet e tyre me krahinat e tjera tė vendit, e veēanėrisht lidhjet ekonomike, nuk u ndėrprenė. Malėsorėt e lirė vazhduan tė shkėmbenin prodhimet blegtorale me prodhime bujqėsore, sidomos me drithėra buke, dhe tė shtegtonin me tufat e bagėtive nė kullotat dimėrore, duke u paguar pronarėve feudalė detyrimet pėrkatėse. Madje njė pjesė e tyre vazhdoi tė shkonte nėpėr qytete e prona bujqėsore pėr punė stinore, kurse disa tė tjerė u shkėputėn kohė mė kohė nga malėsitė dhe u vendosėn pėrfundimisht nėpėr ēifligje. Kėshtu banorėt e malėsive tė lira jo vetėm qė nuk mbetėn tė izoluar, por pėsuan ndikimin e zhvillimit ekonomik tė zonave nėn sistemin e timarit dhe tė ēifligut.
Duke pasur nė themelin e vet kryesisht pronėn private, shoqėria e lirė malėsore hyri nė shek. XVII e ndarė, nga njėra anė, nė krerė tė pasur fshatrash e fisesh, dhe, nga ana tjetėr, nė malėsorė tė thjeshtė e nė pėrgjithėsi tė varfėr. Krerėt ndryshonin prej masės sė malėsorėve si nga pasuria e fuqia, ashtu dhe nga veshja. Malėsorėt e thjeshtė, qė nuk kishin as tokė, as bagėti tė mjaftueshme, detyroheshin tė ushqeheshin pėr muaj tė tėrė me gėshtenja e barishte tė egra dhe tė visheshin mė shumė me lėkurė se me rroba. Krerėt zotėronin sasi tė mėdha gjėje tė gjallė, jetonin e visheshin mirė, madje mbėshtillnin kokėn me pėlhurė mėndafshi dhe nė xhamadanet e tyre mbanin, sipas pozitės shoqėrore, nga njė, dy ose tri sumbulla argjendi tė praruar. Disa prej tyre e mbanin veten pėr pasardhės shtėpish tė vjetra aristokrate, kinse tė njohura me patenta tė lėshuara prej perandorėve bizantinė.
Tė tjerė krenoheshin duke mbajtur titullin kalorės apo gradėn kapedan, qė ua kishin dhėnė oborret e shteteve evropiane, ku shėrbenin ose kishin shėrbyer si ushtarakė. Qė tė gjithė kishin grumbulluar pasuri dhe, sikurse thotė Frang Bardhi, ishte kjo pasuri qė pėrcaktonte pozitėn e privilegjuar tė secilit prej tyre nė shoqėri. Kėta krerė pėrbėnin shtresėn e kamur malėsore, e cila vinte pjesėrisht para pushtimit osman dhe pjesėrisht ishte formuar nė bazė tė pasurimit nga rekrutimi pėr luftė i malėsorėve tė varfėr.
Nė krahinat e vetėqeverisura vazhdonte tė ekzistonte prona e pėrbashkėt (kujria): bjeshkėt, meratė, mali etj. Nga ana tjetėr ishte ngastra private e ēdo familjeje. Aty zbatoheshin disa norma pėr shitjen e saj. Njė nga kėto ishte e drejta e parapėlqimit tė blerjes. Sipas saj pronari i tokės ishte i detyruar tė pyeste kushėrinjtė, vėllazėrinė e fisin e pastaj fqinjin para se tė shiste tokėn. Vėllazėria kishte tė drejtė ta blinte mė lirė. Kjo frenonte shitblerjen e tokės.
Me toka buke tė pakta e nė pėrgjithėsi jopjellore dhe tė punuara me vegla pune primitive, bujqėsia u siguronte shumicės sė banorėve tė malėsive tė lira vetėm bukėn e disa muajve tė vitit. Nė tokat e malėsisė sė Dukagjinit mbillej vetėm thekra dhe kjo nė ara tė sapoēelura, qė ishin plehėruar me hirin e drurėve tė djegur dhe qė nuk shfrytėzoheshin mė shumė se 3-4 vjet. Edhe blegtoria, qė pėrbėnte degėn mė tė rėndėsishme tė ekonomisė sė malėsive tė lira, nuk arrinte tė plotėsonte nevojat pėr ushqim tė banorėve tė tyre. Kjo gjendje i detyronte masat e malėsorėve tė thjeshtė tė gjenin rrugėdalje pėr tė siguruar jetesėn e tyre. Tė tilla ishin largimi nga malėsia pėr punė stinore, vendosja nėpėr fusha dhe shėrbimi ushtarak me rrogė pranė autoriteteve osmane. Kėto burime tė ardhurash ishin njėkohėsisht edhe burimet kryesore tė pasurimit e tė pozitės sė privilegjuar tė krerėve, tė cilėt i inkurajuan me ēdo mjet e mėnyrė.
Tė detyruar nga vėshtirėsitė e mėdha pėr tė siguruar jetesėn e tyre, malėsorėt e varfėr i ndiqnin krerėt edhe kur kėta viheshin nė shėrbim tė shteteve fqinje dhe rekrutonin ushtarė me rrogė. Gjatė shek. XVII ata hynė pėr tė shėrbyer veēanėrisht me forcat e armatosura tė Republikės sė Venedikut dhe tė Mbretėrisė sė Napolit. Komandantėt matjanė, kelmendas, himariotė e suliotė, tė cilėt i rekrutonin dhe i udhėhiqnin, pėrveē tė ardhurave tė rėndėsishme qė nxirrnin nga rekrutimet, gėzonin edhe pensione tė rregullta pėr gradat ushtarake dhe pėr titujt qė u jepnin oborret e interesuara pėr ti pasur kurdoherė tė gatshėm sa herė qė kishin nevojė pėr forcėn e malėsorėve shqiptarė.
Mė sė fundi, dėshmitė e kohės bėjnė fjalė edhe pėr njė burim tjetėr pasurimi tė krerėve tė pasur. Ky burim ishte huaja me kamatė.
Krijoni Kontakt