Lindja e pronės private dhe diferencimi shoqėror
Pėrparimet qė u bėnė nė degėt e ndryshme tė ekonomisė gjatė epokės sė hekurit sollėn ndryshime edhe nė vetė strukturėn e shoqėrisė ilire. Baza e kėtyre ndryshimeve u bė prona private, e cila filloi tė shfaqet tek fiset ekonomikisht mė tė zhvilluara, nė fillim nė blegtori e zejtari e mė pas edhe mbi tokėn. Hesiodi, duke folur pėr kopetė e mėdha nė Helopi, shėnon se ato ishin pronė e njerėzve tė veēantė. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit tė zejtarisė dėshmon gjithashtu pėr praninė nė kėtė fushė tė pronėsisė private.
Dukurinė e pronėsisė pėr tokėn e kemi tė dėshmuar mė vonė dhe duket se ajo ndjek njė rrugė mė tė ngadaltė. Zakoni i ndarjes sė tokės ēdo tetė vjet, qė na kumtohet nga Straboni pėr dalmatėt, ėshtė njė dėshmi qė tregon se zotėrimi periodik i saj ishte njė hallkė e ndėrmjetme nė procesin e formimit tė pronės private.
Forcat kryesore tė prodhimit tė shoqėrisė ilire nė kėtė kohė ishin bujqit dhe blegtorėt e lirė, anėtarė tė thjeshtė tė fisit. Kėtyre u shtohet edhe njė shtresė e re, mė e kufizuar, ajo e zejtarėve. Nga ana tjetėr, nga masa e gjerė e popullsisė, fillon tė veēohet si njė shtresė mė vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkėputur nga prodhimi dhe nėpėrmjet pėrvetėsimit tė pasurisė sė pėrbashkėt, vihet nė njė pozitė tė privilegjuar derisa bėhet dalėngadalė zotėruese e pronave tė mėdha tokėsore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mėnjanon organet demokratike tė fisit dhe uzurpon pushtetin.
Nga burimet e shkruara mė tė hershme, siē ėshtė eposi homerik, shihet se nė disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimė, diferencimi shoqėror, tė paktėn nė shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan “Iliada” e “Odisea”. Duke folur pėr pjesėmarrjen e ilirėve paionė nė luftėn e Trojės kundėr ahejve, Homeri i barazon prijėsit e tyre ushtarakė, qė vinin nga “Paionia pjellore” me prijėsit e ahejve dhe tė trojanėve. Kjo pa dyshim flet pėr njė gjendje sociale pak a shumė tė ngjashme me atė tė fiseve fqinje tė Greqisė. Nė njė vend tė poemės “Odisea” flitet pėr Feidonin, prijėsin me origjinė fisnike tė thesprotėve, i cili pasi strehoi dhe mirėpriti nė pallatin e vet Odisenė, gjatė kthimit pėr nė atdhe, pėrgatiti njė nga anijet e tij tė shpejta pėr ta dėrguar atė nė Itakė. Sipas kėtij tregimi mitik, Feidoni pėrfaqėson kėtu njėrin nga krerėt qė jetonte nė njė nga pallatet mė tė pasura tė thesprotėve. Kėta kishin anijet e veta e njerėz qė u shėrbenin.
Shumė kuptimplotė nė kėtė drejtim ėshtė dhe njė tregim i Herodotit, sipas tė cilit, Klistheni, kur ftoi nė Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonė) tė gjithė burrat qė do ta ndienin veten tė denjė pėr tė pasur pėr grua tė bijėn e tij Agaristėn, midis atyre qė u paraqitėn tek tirani qe edhe njė farė Alkoni nga Molosia. Sipas kėtij tregimi, ky molosas duhet tė ketė qenė nga njė familje princore ose shumė e pasur, qė tė pretendonte pėr tė lidhur krushqi me njė skllavopronar tė madh tė Greqisė sė asaj kohe, siē ishte Klistheni.
Tė dhėnat arkeologjike nga varrezat tumulare tė luginės sė Drinos, pellgut tė Korēės dhe Ohrit (Trebenisht), zonės qendrore ilire tė Glasinacit etj., dėshmojnė gjithashtu se nė shek. VIII-V p.e.sonė, diferencimi shoqėror nė gjirin e shoqėrisė ilire ishte bėrė mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella tė Ilirisė Qendrore e Veriore. Nė kėto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar tė varfėr, edhe varre ku tė vdekurin e shoqėronin armė tė kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte tė tjera tė importuara nga viset pėrreth, qė i takonin shtresės sė pasur tė aristokracisė fisnore.
Federatat fisnore
Zhvillimi i pronės private, qė ēoi nė thellimin e diferencimit social, u bė burim konfliktesh nė shoqėrinė ilire tė shek. VIII-V p.e.sonė. Nė kėtė kohė morėn pėrpjesėtime tė mėdha luftėrat ndėrfisnore dhe inkursionet plaēkitėse pėr det e tokė, qė arrinin deri nė Greqi dhe nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Tė tillė kanė qenė inkursioni i enkelejve pėr plaēkitjen e thesarit tė Delfit ose ato tė detarėve liburnė, tė cilėt me anijet e tyre tė lehta dhe tė shpejta zotėruan pėr njė kohė brigjet e Adriatikut, qė nga Korfuzi deri nė brigjet italike.
Gjendja e krijuar nga kėto luftėra dhe inkursione, qė i sillnin aristokracisė fisnore ilire tė ardhura tė mėdha, gjen shprehjen e vet nė veprimtarinė e gjerė tė ndėrtimit tė vendbanimeve tė fortifikuara dhe nė zhvillimin e armatimeve, sidomos tė armėve tė reja, siē ishin shpatat, hanxharėt dhe heshtat prej hekuri qė janė gjetje tė rėndomta nė varret e luftėtarėve ilirė dhe tė mburojave tė paionėve, tė pėrkrenareve e frerėve tė kuajve qė pėrbėnin pajisjet e veēanta tė aristokracisė luftarake.
Nė procesin e kėtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan tė lidhen dhe tė formojnė gjatė veprimeve tė tyre tė pėrbashkėta nė luftėrat agresive ose mbrojtėse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonė, federatat e para. Njė federatė e tillė ishte ajo e taulantėve, qė nėn mbretin Galaur dhe mė pas, gjatė shek. VII-VI p.e.sonė invadoi disa herė Maqedoninė duke i shkaktuar asaj dėme tė rėnda dhe sakrifica tė mėdha nė njerėz. Gjatė shek. VI-V p.e.sonė federata tė tilla formuan edhe disa fise tė tjera, si molosėt, thesprotėt, kaonėt, parauejtė, orestėt, lynkestėt, paionėt, dardanėt etj.
Nė krye tė federatės qėndronte mbreti, i cili nė burimet quhet basileus. Nė disa raste si tek kaonėt e thesprotėt vendin e tij e zinte njė njeri i zgjedhur ēdo vit nga gjiri i fisit sundues tė federatės. Nė burimet e fundit tė shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte mė prijėsit mė tė aftė ushtarak, por ishte bėrė i trashėgueshėm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtė tij. Nė bazė tė kėtij fuqizimi tė prijėsve ushtarakė dhe tė basilejve qėndronte gjithnjė pasuria qė vinte duke u shtuar pėrherė e mė shumė nė sajė tė luftėrave.
Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqėrisė fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetėr e popullsisė sė thjeshtė. Ajo e konsideronte si njė gjė tė turpshme tė merrej me punimin e tokės, me mbarėshtimin e bagėtisė, me prodhimin zejtar etj. Nė kėto punė ishin tė angazhuar vetėm prodhuesit e vegjėl, masa e gjerė e fshatarėve tė lirė ose gjysmė tė lirė. Zanati mė i nderuar pėr ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e tė cilave na janė transmetuar pėrmes gjuhės sė gjallė artistike nė objektet e bronzta tė zbuluara nė krahinat veriore ilire apo nė kallcat e Glasinacit.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. V p.e.sonė disa nga federatat ilire kishin arritur njė stad mjaft tė pėrparuar nė zhvillimin e tyre politik. Taulantėt, fiset ilire, fqinje tė Maqedonisė dhe ato mė jugore: kaonėt, thesprotėt e molosėt merrnin pjesė nė ngjarje tė tilla politike tė historisė sė botės sė Mesdheut siē ishte lufta e Peloponezit.
Taulantėt ndėrhyjnė me kėtė rast nė luftėn civile qė shpėrtheu nė Epidamn nė vitin 436 p.e.sonė. Nė kėtė luftė ata morėn nėn mbrojtje oligarkėt e dėbuar nga demosi i qytetit dhe qenė njė nga ato forca qė nė aleancė me Athinėn, kundėr lidhjes sė Peloponezit, ndihmuan aristokracinė epidamnase tė rikthehet nė pushtet. Kjo ngjarje shėnoi njė kthesė tė rėndėsishme nė historinė e kėsaj kolonie greke, sepse fatet e saj do tė lidhen paskėsaj gjithnjė e mė shumė me botėn ilire.
Dy njoftime tė tjera kanė tė bėjnė me ngjarjet e vitit 423. I pari bėn fjalė pėr kaonėt, thesprotėt, molosėt dhe disa fise tė tjera mė tė vogla fqinje tė molosėve, qė marrin pjesė nga ana e lakedemonėve nė fushatėn pėr tė nėnshtruar Akarnaninė dhe pėr ta shkėputur atė nga aleanca me Athinėn, fushatė qė pėrfundoi pa sukses.
Njoftimi i dytė lidhet me luftėn qė zhvilluan ilirėt e krahinave juglindore kundėr maqedonėve. Fisi ilir i lynkestėve ishte prej kohėsh nė konflikt me sundimtarėt maqedonė, tė cilėt synonin ta nėnshtronin. Gjatė luftės greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar nga persėt kishte mundur t’u impononte lynkestėve sovranitetin e tij. Nė kushtet e reja tė luftės sė Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II pėrplasej sa nė njėrėn anė nė tjetrėn, duke u lidhur herė me Athinėn e herė me Spartėn, mbreti i lynkestėve, Arrabeu, shfrytėzoi kėtė situatė pėr t’u shkėputur nga varėsia maqedone.
Nė pėrpjekjet e tij pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme, Perdika kėrkoi ndihmėn e aleatit tė vet, komandantit tė forcave lakedemone, Brasidės, tė cilit i kishte besuar luftėn kundėr Athinės nė teatrin halkidik tė veprimeve ushtarake. Njė ekspeditė e fuqishme e pėrbėrė nga forcat e Perdikės dhe tė Brasidės provoi tė thyente Arrabeun me anėn e bisedimeve dhe tė bėhej aleat i lakedemonėve. Por pėrpjekjet dėshtuan dhe bashkė me to dėshtoi edhe ekspedita kundėr lynkestėve. Nė kundėrshtim me vullnetin e Perdikės, Brasida nuk guxoi tė sulmonte dhe vendosi t’i tėrhiqte forcat.
Pak kohė mė vonė Perdika e bindi pėrsėri Brasidėn pėr njė fushatė tė re kundėr lynkestėve; forcat maqedone e ato lakedemone tė pėrbėra prej 3 000 hoplitėsh, 1 000 kalorėsish dhe njė numėr barbarėsh sulmuan Arrabeun. Por kėtė radhė lynkestėt kishin siguruar ndihmėn e vėllezėrve tė tyre ilirė. Forcat e bashkuara tė ilirėve dhe lynkestėve e shpartalluan veēmas mbretin maqedon dhe e detyruan tė largohej nė pėshtjellim tė plotė, duke braktisur aleatin e tij. Kėshtu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetėm me pėrpjekje tė mėdha mundi t’i shpėtojė forcat e veta nga asgjėsimi i plotė. Kjo luftė ndryshoi krejt drejtimin qė kishin marrė ngjarjet nė frontin halkidik. “I detyruar nga rrethanat e rėnda,- shkruan Tukididi, - Perdika u pėrpoq tė hynte sa mė parė nė marrėveshje me athinasit dhe t’i hiqte qafe peloponezasit”.
Duke i pėrshkruar kėto ngjarje tė shek. V, Tukididi na ka lėnė edhe njė shėnim me mjaft interes pėr vlerėsimin e jetės social-politike tė ilirėve. Prej fjalimit, qė sipas tij Brasida u mbajti ushtarėve tė tij para tėrheqjes, ne mėsojmė se shoqėria ilire ruan ende nė fundin e shek.V mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor. Por midis njoftimeve tė autorėve qė bėjnė fjalė vetėm pėr inkursionet e ilirėve dhe atyre tė Tukididit, qė i pėrmend ata si njė forcė aktive, pjesėmarrėse nė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės, ku luajti ndonjėherė njė rol jo pa rėndėsi, ka njė ndryshim tė dukshėm.
E re nė njoftimet e Tukididit ėshtė se lufta e federatave ilire si nė rastin e ndėrhyrjes nė luftėn civile tė Epidamnit, ashtu dhe nė luftėn kundėr maqedonėve dhe aleatėve tė tyre peloponezas, nuk kishte mė karakterin e njė inkursioni grabitqar, por synime politike tė caktuara dhe kjo nėnkupton njė stad mjaft tė avancuar tė organizimit tė tyre politik qoftė edhe nė kuadrin e njė federate fisnore.
I gjithė ky zhvillim social-politik, qė vihet re, veēanėrisht tek fiset ilire tė jugut nė fund tė shek.V p.e.sonė, pasqyron qartė njė shoqėri, qė jetonte etapėn e fundit tė organizimit fisnor, atė kalimtare pėr nė rendin skllavopronar. Mbi bazėn e kėsaj shoqėrie do tė lindin nė fundin e shek. V - fillimin e shek. IV p.e.sonė formacionet e para shtetėrore ilire.
Krijoni Kontakt