2. ILIRIA NĖ PERIUDHĖN E RĖNIES SĖ PERANDORISĖ ROMAKE
Historia e ilirėve gjatė shek. IV, V e VI e. sonė, njė periudhė qė ka tė bėjė me krizėn e sistemit antik tė prodhimit dhe me rėnien e Perandorisė Romake, ndryshe nga ajo e tre shekujve tė parė tė erės sonė ka mbetur mė pak e studiuar. Vėmendjen e studiuesve pėr kėtė periudhė e kanė tėrhequr sulmet e barbarėve dhe luftėrat qė Perandoria Romake dhe mė pas perandoria e hershme bizantine kanė bėrė pėr mbrojtjen e kufijve veriorė. Nuk ka munguar interesimi i historiografisė sė huaj edhe pėr perandorėt ilirė, tė cilėt bėnė pėrpjekje pėr tia zgjatur jetėn Perandorisė Romake dhe njėkohėsisht rendit skllavopronar nė rėnie e sipėr.
Kjo ėshtė, nė historinė e ilirėve, njė periudhė plot me ngjarje tė rėndėsishme, nė tė cilėn ndodhėn invazione e dyndje popujsh tė ndryshėm, qė u shoqėruan me ndryshime nė pėrbėrjen etnike tė popullsive ballkanike. Shekujt IV-VI janė jo vetėm periudha e pėrballimit me sukses tė invazioneve barbare, por edhe periudha e rigjallėrimit tė ilirėve pas rėnies sė Perandorisė Romake, rigjallėrim qė shfaqet nė shumė aspekte tė jetės e tė kulturės sė tyre. Ndryshe nga ajo e veriut, popullsia ilire e trevave jugore u qėndroi dyndjeve dhe invazioneve barbare duke ruajtur fizionominė e vet etnike. Kjo me tė drejtė ėshtė njohur si njė premisė themelore historike e etnogjenezės sė popullit shqiptar, sepse nė kėtė trevė, nė mesjetėn e hershme, u mbrujt kombėsia shqiptare.
Kriza e sistemit antik tė prodhimit dhe e Perandorisė Romake
Duke filluar nga shek. III e. sonė, nė Perandorinė Romake mėnyra antike e prodhimit i kishte shteruar mundėsitė e saj pėr njė zhvillim tė mėtejshėm dhe filloi tė shkonte drejt rėnies. Skllavėria nuk sillte tė ardhura si mė parė. Rendimenti i skllevėrve, qė nuk kishin asnjė nxitje pėr punė, bėhej gjithnjė e mė i pakėt, kurse shfrytėzimi i tyre mė pak i leverdisshėm dhe skllevėrit e tepėrt ishin bėrė njė barrė e rėndė pėr pronarėt e tyre. Marrėdhėniet e vjetra po bėheshin njė pengesė nė rrugėn e zhvillimit shoqėror. Filloi kėshtu kriza e pėrgjithshme e sistemit antik tė prodhimit.
Nė fushėn e ekonomisė kriza u shfaq me rėnien e prodhimit, me varfėrimin e masave tė gjera tė popullsisė, dobėsimin e lidhjeve tregtare midis krahinave e provincave tė ndryshme. Nė shumė qytete pati njė ulje tė nivelit tė jetės, ēka ėshtė vėrejtur edhe nė zbulimet arkeologjike. Me rėnien e qendrave tė mėdha zejtare banorėt e provincave nisin ti prodhojnė nė vend sendet pėr tė cilat kishin nevojė, por kėsaj radhe pėr njė rreth tė ngushtė konsumatorėsh. Nė gjendjen e krijuar duke filluar nga shek. IV u rrit edhe mė shumė roli i bujqėsisė. Ajo u bė dega vendimtare e prodhimit nė gjithė botėn antike. Ekonomia e latifondeve, qė ishte bazuar nė punėn e skllavit nuk sillte mė tė ardhura ndaj, ekonomia e vogėl u bė pėrsėri e vetmja formė e bujqėsisė qė sillte fitime.
Banorėt e provincave mbetėn gjithnjė nėn presionin e vazhdueshėm tė taksave, prej tė cilave nėpunėsit perandorakė kėrkonin tė nxirrnin burime tė ardhurash sa mė tė mėdha. Burimet e shkruara antike pėrmendin Probin, sundimtarin e Ilirikut, i cili qė nga fundi i shek. III e.sonė, duke mbledhur taksat nė mėnyrė tė padrejtė, i kishte dobėsuar krahinat veriore ilire, para se ato tė shkatėrroheshin nga barbarėt.
Njė shenjė tjetėr e krizės ishte edhe dobėsimi i pushtetit qendror nė perandori. Gjendja e keqe e popullsisė qytetare e fshatare u bė shkak pėr shpėrthimin e kryengritjeve. Nė kryengritjet me skllevėrit e kolonėt u bashkuan si fshatarėt e varfėr, dhe vegjėlia e qyteteve. Lufta e tyre e tronditi thellė regjimin perandorak. Shpeshherė perandorėt e sundimtarėt pėr tė shtypur kryengritjet e popullsive tė provincave kėrkonin ndihmėn e barbarėve. Kėshtu veproi perandori Honor me gotėt e udhėhequr nga Alariku: nė vitin 395 e. sonė kishin ngritur krye taulantėt dhe duke mos qenė nė gjendje tė shtypte kryengritjen e shtetasve tė tij, Perandori dėrgoi kundėr ilirėve vizigotėt qė ishin futur asokohe nė Ballkan.
Nė acarimin e krizės sė pėrgjithshme tė sistemit antik tė prodhimit njė rol jo tė vogėl kanė luajtur sulmet e barbarėve. Kufijtė veriorė e verilindorė qė nga shek. III e kėtej filluan tė sulmoheshin gjithnjė e mė shumė nga fise tė ndryshme barbare.
Njė nga shfaqjet mė tė rėnda tė krizės qė ndikoi nė dobėsimin e perandorisė ka qenė edhe prirja e qarqeve sunduese tė provincave pėr tu shkėputur nga pushteti qendror dhe sidomos lufta pėr pushtet ose lufta midis senatit e ushtrisė, midis perandorėve tė senatit e perandorėve tė ushtrisė, bashkė me ta edhe ndryshimet e shpeshta nė fron. Mbėshtetja e vetme e sigurt e pushtetit perandorak u bė ushtria. Nė periudhėn e krizės dhe pas saj, pjesa mė e madhe e ushtrisė vinte kryesisht nga popullsia fshatare e provincave. Nė provincat periferike njė vend tė dorės sė parė zinin provincat ilire, sidomos ato veriore e lindore ku ishin pėrqendruar njėsi ushtarake tė shumta dhe ku prona e vogėl e tokės kishte njė peshė tė madhe. Ushtria, e cila vinte nga kėto shtresa, u bė mburoja e fundit e perandorisė dhe filloi tė luajė njė rol vendimtar nė ngjarjet politike tė kohės. Nga gjiri i saj u krijua njė pari e fortė provinciale e interesuar pėr ruajtjen e skllavopronarisė dhe e gatshme pėr tė luftuar kundėr skllevėrve, kolonėve dhe shtresave popullore, tė cilat ngrinin krye herė pas here.
Nė vitin 212 e. sonė, i imponuar nga fillimet e krizės dhe situata e krijuar si pasojė e saj, perandori Karakalla shpalli ediktin e tij, me anė tė tė cilit popullsive tė provincave tė konsideruara deri atėhere tė huaja iu dhanė tė drejtat e qytetarisė romake. Perandoria Romake e mori kėtė masė pėr tė zgjeruar bazėn shoqėrore mbi tė cilėn mbėshtetej pushteti qendror dhe pėr rėndėsinė qė kishin provincat e pasura tė Gadishullit Ballkanik. Nė kėtė mėnyrė u thellua edhe mė shumė procesi i provincializmit dhe i barbarizmit tė Perandorisė Romake. Masat e marra nga perandorėt nė shek. III dhe mė vonė nuk mundėn tė ndalonin krizėn e pėrgjithshme dhe tė ruanin skllavopronarinė. Kėtė nuk mundėn ta bėnin as disa nga pėrfaqėsuesit e shtresave sunduese provinciale, tė cilėt arritėn tė bėhen edhe perandorė.
Nė shekujt III-IV e. sonė, madje deri nė shek. IV nė krye tė Perandorisė Romake kanė qenė disa perandorė me prejardhje ilire. Perandorė ushtarė ilirė kanė qenė: Deci, Klaudi II, Aureliani, Probi, Diokleciani dhe Konstandini. Burimet e shkruara bashkėkohėse tregojnė se kėta perandorė, si pėrfaqėsues tė qarqeve sunduese provinciale, nė vija tė pėrgjithshme ndoqėn njė politikė, e cila synonte tė forconte pushtetin e perandorit, tė ruante skllavopronarinė dhe tė shtypte lėvizjet kryengritėse. Ata forcuan ushtrinė dhe me anėn e saj u pėrpoqėn tė mbronin kufijtė e perandorisė nga sulmet e jashtme. Figura mė kryesore midis perandorėve ilirė ka qenė Diokleciani, njė ilir nga qyteti Dioklea (nė provincėn e Dalmatisė), qė sundoi nė vitet 284-305. Diokleciani ndoqi tė njėjtėn politikė si paraardhėsit e tij, por ai bėri edhe disa reforma administrative e ushtarake. Perandoria Romake u nda nė katėr prefektura dhe 12 dioceza.
Nė pjesėn lindore tė saj gjendej prefektura e Ilirikut, e cila ndahej nė tri dioceza e nė disa provinca. Tokat shqiptare qė nga gjysma e parė e shek. IV, qenė pėrfshirė nė provincėn e Prevalit me qendėr Shkodrėn, ku bėnin pjesė Dalmatia e Jugut, Mali i Zi dhe Shqipėria Veriore, nė provincėn e Dardanisė me qendėr Skupin, ku hynin pothuaj tė tėra krahinat e Kosovės sė sotme, nė provincėn e Epirit tė Ri me qendėr Dyrrahun, qė pėrmblidhte krahinat e Shqipėrisė Qendrore e Jugore deri te lumi Vjosa dhe nė provincėn e Epirit tė Vjetėr, me qendėr Nikopolin, ku hynin tokat nė jug tė Vjosės deri nė gjirin e Prevezės.
Me reformat e tij ushtarake Diokleciani e rriti numrin e legjioneve dhe formoi me ushtarė tė zgjedhur njėsi ushtarake tė lėvizshme, tė cilat nė kohė lufte shoqėronin sundimtarėt dhe nė kohė paqeje qėndronin si garnizone nė qytetet e kėshtjellat e provincave.
Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. III, por nė mėnyrė tė veēantė gjatė shek. IV nė provincat ilire u bėnė ndėrtime me karakter fortifikues dhe u hapėn e u riparuan rrugė tė ndryshme. Nė radhė tė parė kėto punime u bėnė nė provincat veriore dhe shėrbyen pėr mbrojtjen e kufijve nga sulmet e barbarėve. Por edhe nė provincat e brendshme jugore, po pėr qėllime ushtarake u rifortifikuan shumė qytete dhe u ngritėn kėshtjella tė reja. Ndryshe nga ato tė veriut, pėrveē detyrės sė mbrojtjes sė Perandorisė nga invazionet e barbarėve, qė mund tė hynin nė Gadishullin Ballkanik, ato patėn edhe njė mision tjetėr, shėrbyen pėr qėndrimin e garnizoneve dhe pėr tė pėrballuar kryengritjet e vendėsve, tė cilat u shtuan nė situatėn e krijuar nga kriza e rendit skllavopronar.
Reformat administrative e ushtarake dhe ndėrtimet fortifikuese tė bėra nga Diokleciani e vonuan pak rėnien e Perandorisė Romake, por nuk mundėn ta ndalonin. Nė kėtė drejtim njė rol jo tė vogėl kanė luajtur provincat veriore e verilindore ilire, por ndihmuan edhe rrethanat politike, sidomos lufta kundėr sulmeve tė barbarėve nė kufirin danubian. Kjo luftė kishte njė karakter tė dyfishtė pėr perandorėt e komandantėt ushtarakė ilirė, ishte njė luftė pėr mbrojtjen e vendit tė tyre, por edhe pėr mbrojtjen e Perandorisė me tė cilin ishin lidhur ngushtė interesat e tyre.
Nė sajė tė disa masave qė mori paria e re provinciale, duke pėrfshirė edhe atė ilire, u bė e mundur tė pėrballohej pėr njė farė kohe kriza e Perandorisė Romake. Por ato nuk mundėn ta shmangnin atė.
Krijoni Kontakt