Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    Politika e jashtme e Gentit


    Duke qenė nė marrėdhėnie tė ndera me Romėn, Genti u kujdes tė vendosė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt ballkanikė. Qysh nė fillim tė sundimit tė tij, ai ia arriti tė vendoste lidhje miqėsore me fqinjėn lindore, Mbretėrinė Dardane. Kėto marrėdhėnie mbreti i pėrforcoi me njė martesė dinastike dhe sado e ndėrlikuar qė u bė mė vonė gjendja politike nė Ballkan, nga burimet nuk del qė ato tė jenė prishur.

    Por bazėn e politikės sė jashtme tė shtetit ilir nė kėtė kohė e pėrbėnin marrėdhėniet miqėsore me Maqedoninė. Synimet ekspansioniste tė Romės kishin diktuar njė politikė tė tillė qysh nė vitet e fundit tė sundimit tė Pleuratit. Tani nė kohėn e Gentit, vazhdimi i kėsaj politike bėhej edhe mė i nevojshėm, sepse, nė fund tė viteve 80 dhe sidomos gjatė dekadės sė re, senati e shtoi presionin politik mbi shtetet e Ballkanit dhe nė mėnyrė tė veēantė mbi Maqedoninė dhe Mbretėrinė Ilire. Burimet letrare nuk hedhin dritė mbi marrėdhėniet e tij me sundimtarin e Maqedonisė Perseun, nė vitet e para tė sundimit tė Gentit, por nė to vihet re qartė njė paralelizėm nė qėndrimin armiqėsor tė Republikės (Romės) ndaj tyre. Nga ana tjetėr, materiali numizmatik dėshmon pėr lidhje tė ngushta ekonomike dhe si rrjedhim edhe politike, midis Mbretėrisė Ilire dhe Maqedonisė.

    Marrėdhėniet e Gentit me Perseun dokumentohen mė mirė nė prag tė luftės sė fundit. Dy lajme tė Livit qė lidhen me fundin e vitit 173 dhe fillimin e vitit pasues hedhin dritė mbi kėto marrėdhėnie. Njėri ka tė bėjė me vrasjen e Artetaurit, njė dinasti tė vogėl qė pėrkrahte politikėn romake diku nė Iliri, ndoshta nė zonėn e pushtuar nga romakėt dhe qė nė burime paraqitet si njė aksion i kombinuar i Perseut dhe i Gentit. Lajmi tjetėr bėn fjalė pėr dy sulme tė Gentit kundėr tokave tė Isės dhe pėrkon nė kohė me aktivitetin qė zhvillon Perseu pėr tė pėrmirėsuar pozitat e tij nė jug dhe nė lindje.


    Kėto ngjarje qė shkaktuan shqetėsimin e romakėve dhe tė aleatėve tė tyre nuk mund tė merren thjesht si njė produkt i propagandės romake qė synonte t’i paraqiste tė dy sovranėt si provokatorė. Livi, sipas Polibit, pohon se, krahas delegatėve qė vijnė nga Lindja me ankesa kundėr Perseut, delegatė nga Isa vijnė para senatit pėr tė akuzuar Gentin pėr atė qė “ishte nė njė mendje me mbretin e Maqedonisė dhe qė tė dy sė bashku po pėrgatitnin luftėn kundėr romakėve”. Gjendja ishte e tillė qė u impononte tė dy sovranėve nevojėn e veprimeve tė bashkėrenditura pėr tė pėrballuar rrezikun romak qė sa vinte bėhej mė kėrcėnues. Megjithatė ėshtė fakt se duke u pėrgatitur pėr t’i bėrė ballė kėtij rreziku, tė dy sovranėt nuk donin njė konflikt tė hapur me Romėn, fuqia e sė cilės nuk ishte pėr tė mos u pėrfillur.

    Prandaj Genti, ashtu siē bėn edhe Perseu, u shpejtua tė dėrgonte delegatė nė Romė “pėr tė larė nga fajet qė i ngarkonin isasit”. Senati nuk pranoi tė bisedonte me tė dėrguarin e mbretit dhe i bėri tė ditur pakėnaqėsinė e tij duke e shoqėruar me kėrcėnime. Duke dashur, nga ana tjetėr, qė ta izolonte plotėsisht Perseun, senati provoi ta bindė Gentin qė tė shkėputej nga miqėsia me mbretin maqedon dhe tė bashkonte armėt e tij me ato tė romakėve. Genti qėndroi nė pozitat e tij dhe delegati romak u kthye nė atdhe i dyshuar se ishte korruptuar me tė hollat e mbretit ilir. Me kėtė ndėrpriten pėrpjekjet romake pėr tė tėrhequr Gentin nga ana e tyre.

    Kėshtu nė pragun e luftės kundėr Maqedonisė, kur Roma zhvillonte njė veprimtari tė etshme diplomatike, tė shoqėruar me presion tė madh politik, pėr tė izoluar Perseun, sundimtari ilir nuk mori anėn e Republikės. Livi e paraqet Gentin tė lėkundur, por faktet tregojnė se as kėtė radhė, as mė pas, mbreti ilir nuk tregon shenja lėkundjeje nė qėndrimin e tij ndaj Romės. Ishte vetėm pėrgatitja e pamjaftueshme qė do ta pengonte pėr tė dalė nė fushėn e betejės kundėr saj.


    Lufta e tretė romako-maqedone, veprimet luftarake tė vitit 171


    Krahas pėrgatitjeve diplomatike, Roma po merrte edhe masat ushtarake pėr tė asgjėsuar Maqedoninė dhe Mbretėrinė Ilire qė ishin dy forcat kryesore, tė cilat pengonin planet e saj ekspansioniste nė Ballkan.
    Nė nėntorin e vitit 172 senati urdhėroi dėrgimin e forcave tė para nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut, tė pėrbėra nga 5 000 kėmbėsorė dhe 300 kalorės. Ky kontingjent i vogėl qė dėrgohej si pararojė e ushtrisė konsullore, pasi zbriti nė Epir, me sa duket nė Orik, ngriti lėmin e vet nė afėrsi tė Nymfeut, nė tokat e Apolonisė. Kėndej njė njėsi prej 2 000 vetash u dėrgua menjėherė pėr tė zėnė, siē na thuhet, “fortesat e dasaretėve dhe tė ilirėve”. Po tė gjykojmė nga tė dhėnat e mėvonshme, forcat romake duhet tė jenė vendosur nė kėtė kohė nė Lyhnid, Uskanė dhe nė disa kėshtjella rreth saj, aty ku prania e tyre na del papritur nė ngjarjet e dimrit tė vitit 170/169. Ky aksion kishte njė qėllim tė largėt strategjik. Ai duhet tė siguronte pozitat romake nė Iliri, tė mbante tė hapura rrugėt kryesore pėr nė Maqedoni dhe tė bėnte presion mbi Mbretėrinė Ilire, duke e ndarė atė territorialisht nga Maqedonia.

    Mė vonė forca tė pakta u dėrguan nė Greqi dhe u vendosėn nėpėr qytete si garnizone tė vogla qė kishin mė tepėr karakter simbolik. Njė kontingjent i veēantė u dėrgua nė Thesali pėr tė zėnė Larisėn si njė pikė me rėndėsi strategjike. Pasi ishin zėnė pozitat e pėrparuara nė Iliri e Thesali, nė pranverėn e vitit 171, senati vendosi tė fillonte luftėn kundėr Perseut. Goditja do tė jepej nga Thesalia. Ushtria konsullore pasi zbriti nė Apoloni, pėrshkoi Epirin dhe ra nė ultėsirėn thesale; kėtu ajo u gjend pėrpara forcave tė Perseut qė kishin zėnė rrugėn e hyrjes pėr nė Maqedoni; 40 000 ishin forcat konsullore pėrballė 43 000 forcave tė Perseut, megjithatė tė dyja palėt iu shmangėn betejave vendimtare dhe stina e verės sė vitit 171 u mbyll pa ndonjė rezultat tė shėnuar, duke i lėnė kundėrshtarėt nė pozitat e mėparshme, fillestare.
    Ndėrkaq Roma nuk e la krejt pas dore edhe Mbretėrinė Ilire.

    Ndėrsa ushtria konsullore u nis pėr tė zbritur nė Apoloni, flota romake vuri dorė mbi 54 anije tė Gentit, pa marrė pėlqimin e mbretit dhe i pėrfshiu nė pėrbėrjen e forcave detare qė do tė zinin Qefaloninė dhe do tė vepronin gjatė bregdetit grek nė mbėshtetje tė forcave tokėsore romake. Mė vonė romakėt duket se ndėrmorėn njė aksion tė dytė, shumė tė rėndėsishėm, kundėr Mbretėrisė Ilire. Ndėrsa po zhvillohej fushata verore nė Thesali, konsulli urdhėroi tė nėnshtroheshin disa qytete nė Iliri. Midis tyre Karnunti, njė qytet i paidentifikuar, u bėri njė qėndresė tė fortė pushtuesve, prandaj pretori qė komandonte forcat romake, urdhėroi plaēkitjen e kėtyre qyteteve. Nuk ėshtė thėnė qartė pėr ē’qėllim u organizua kjo fushatė, megjithatė njė ngjarje qė ndoshta mund tė lidhej me tė, do tė ishte ajo qė ka tė bėjė me ndryshimet nė kufirin jugor tė Mbretėrisė Ilire.

    Duke qenė nė marrėdhėnie tė ndera me Gentin dhe pasi dėshtuan pėrpjekjet pėr ta bėrė atė pėr vete, senati urdhėroi aneksimin e tokave dhe tė qyteteve parthine qė i pat njohur Pleuratit mė 196 dhe e shtyu kufirin e Mbretėrisė Ilire nga Genusi nė Ardaksan, aty ku shėnohet disa vite mė vonė. Nė kėtė rast Karnunti dhe qytetet e tjera qė u sulmuan bashkė me tė duhen kėrkuar nė veri tė Genusit. Ėshtė pėr t’u shėnuar se si pėr rastin e grabitjes sė anijeve, ashtu dhe pėr ndryshimet qė ndodhėn nė kufirin jugor tė mbretėrisė, sundimtari ilir nuk jep asnjė shenjė kundėrshtimi, sepse, me sa duket, nuk ishte nė gjendje ta bėnte njė gjė tė tillė.

  2. #22
    Fushata e Perseut nė Iliri nė dimrin e vitit 170/169.


    Aleanca iliro - maqedone


    Gjendja nė frontin thesal edhe nė vitin 170 mbeti e pandryshuar. Nė Iliri pėrkundrazi u zhvilluan ngjarje tė rėndėsishme. Nė verėn e kėtij viti romakėt i shtuan forcat e tyre rreth Mbretėrisė Ilire. Garnizoni i Isės qė kishte mė parė vetėm 12 anije tė vogla vendase u pėrforcua me 18 anije tė tjera pesėrremėshe dhe 2 000 ushtarė, qė do tė ishin tė gatshėm pėr ēdo rast kundėr Gentit. Nga ana tjetėr, Senati dėrgoi nė Iliri edhe 4 000 kėmbėsorė dhe kjo forcė u rrit mė vonė me 8 000 veta, me trupat ndihmėse qė u mobilizuan midis aleatėve tė Romės. Kėshtu forcat romake nga 5 000 qė ishin nė fillim tė konfliktit u rritėn nė vitin 170 nė 15 000 veta. Kjo forcė e konsiderueshme qė ushtronte presionin e vet tė vazhdueshėm mbi Mbretėrinė Ilire, kishte krijuar njė gjendje lufte tė pashpallur.

    Gjendja e krijuar nė Iliri shqetėsonte mjaft edhe Perseun, sundimtarin e Maqedonisė. Forcat romake qė ishin grumbulluar kėtu po bėheshin njė rrezik gjithnjė mė serioz pėr tė dhe po e ngushtonin Gentin qė ai e quante aleatin e tij tė natyrshėm. Prandaj, pasi pėrfundoi fushatėn kundėr dardanėve, Perseu vendosi t’i godiste pozicionet romake nė Penesti dhe, duke u shtyrė nė thellėsi tė Ilirisė, tė vendoste kontaktet me Gentin. Si kohė tė pėrshtatshme pėr kėtė ekspeditė, Perseu zgjodhi mesin e dimrit (dhjetor-janar 170/169), kur njė sulm romak kundėr Maqedonisė nga ana e Thesalisė ishte pothuajse i pamundshėm, meqenėse bora e madhe i bėnte tė pakapėrcyeshme malet qė ndanin kėto dy vende. Pasi pėrqendroi njė forcė goditėse prej 12 500 vetash nė Stuberė u drejtua kundėr Uskanės, qytetit mė tė madh tė tokės sė penestėve dhe e rrethoi atė. Mbas njė qėndrese tė vogėl garnizoni romak prej 4 000 vetash dhe forcat ndihmėse tė mobilizuara tek ilirėt u dorėzuan. Romakėt i ndanė nė grupe tė vogla dhe i shpėrndanė nėpėr qytete pėr t’i mbajtur nė rojė, kurse uskanasit dhe ilirėt e zėnė rob i shitėn.

    Pas kėsaj Perseu u drejtua kundėr qytetit Oene, qė zinte njė pozitė strategjike nė rrugėn pėr nė krahinėn e labeatėve, qendėr e mbretėrisė sė Gentit. Por mė parė iu desh tė nėnshtronte njė varg kėshtjellash, midis tė cilave Draudakun, njė qendėr e fortė dhe me njė popullsi tė dendur, qė zinte njė vend me rėndėsi nė mbrojtjen e Oenes. Vetėm pasi zuri kėto kėshtjella dhe bashkė me to edhe garnizonet e vogla romake, gjithsej 1 500 veta, Perseu arriti nė Oene. Qyteti ishte vendosur nė njė vend tė mbrojtur mirė nga lumi qė i kalonte pranė dhe njė mal i lartė nė shpinė tė tij. Meqenėse nuk pranoi tė dorėzohej, mbreti qe i detyruar ta merrte me forcėn e armėve pas njė rrethimi tė gjatė e tė lodhshėm. I zemėruar, Perseu urdhėroi tė masakroheshin tė gjithė burrat; gratė e fėmijėt i mori rob dhe qytetin ua la ta plaēkisnin ushtarakėve.

    Pas kėsaj fitoreje ekspedita i kishte arritur objektivat e saj: kishte larguar njėherė pėr njėherė rrezikun e njė invazioni romak nga perėndimi dhe kishte ēelur rrugėn pėr tek Genti. I kėnaqur Perseu u kthye nė Stuberė dhe menjėherė u kujdes pėr tė hyrė nė lidhje me mbretin ilir, aleancėn me tė cilin nė kėtė ēast e ēmonte shumė. Pėr kėtė qėllim, nisi dy pėrfaqėsues tė vet, Adeun nga Maqedonia, dhe ilirin Pleurat, i cili gjendej pranė tij i mėrguar dhe qė do tė shėrbente si pėrkthyes. Delegatėt u porositėn tė informonin Gentin mbi rezultatet e luftės kundėr romakėve dhe dardanėve, nė mėnyrė tė veēantė t’i vinin nė dukje fitoret qė kishte korrur Perseu gjatė fushatės sė fundit nė Iliri dhe t’i propozonin aleancė. Pasi pėrshkuan njė rrugė tė gjatė, pėrmes krahinave malore tė Ilirisė delegatėt arritėn nė Skodra.

    Genti ndodhej nė Lis, prandaj i ftoi ta gjenin atje. Bisedimet qė filluan kėtu nė janar tė vitit 169 dhe qė u rimorėn disa herė gjatė kėtij viti, pėrfunduan vetėm nė janarin tjetėr tė vitit 168. Qė nė takimin e parė Genti e pranoi idenė e njė aleance, por u tha tė dėrguarve tė Perseut se nuk kishte armė dhe tė holla tė mjaftueshme pėr t’u shpallur luftėn romakėve. Pas kėsaj pėrgjigjeje tė Gentit, tradicioni antik dhe pas tij gjithė historiografia moderne, kanė parė gjithmonė lėkundjet dhe pavendosmėrinė e mbretit ilir pėr t’u prishur haptazi me romakėt dhe dėshirėn e tij pėr tė pėrfituar sa mė shumė tė holla. Perseu, nga ana tjetėr, paraqitet gjatė traktativave si njė koprac qė do t’ia arrijė qėllimit me njė ēmim sa mė tė lirė, prandaj humbet kohėn me bisedime tė zgjatura dhe pa rezultat. Nuk ka dyshim se qėndrimi proromak i Polibit, qė i transmeton kėto bisedime, ka bėrė qė tė errėsohet pėrmbajtja racionale e kėtyre traktativave.

    Rezerva qė bėn Genti nė lidhje me mungesėn e armėve dhe tė tė hollave dėshmon vetėm se ai ishte i papėrgatitur pėr tė hyrė nė luftė. Kjo vėrtetohet edhe me atė qė njė vit mė vonė ai do ta bėnte kėtė pa ngurrim. Fakti qė Genti nuk iu pėrgjigj menjėherė kėrkesės sė Perseut tregon se midis tyre kishte, me sa duket, vėshtrime tė ndryshme tė karakterit taktik pėr ēėshtjen e luftės. Ndėrsa mbreti maqedon, mbasi kishte hyrė nė luftė, donte qė me aksionet e tij ushtarake dhe politike t’u imponohej romakėve, t’i bindte se ishte e pamundur fitorja mbi maqedonėt, dhe t’i bėnte tė pranonin njė zgjidhje kompromisi, Genti qė e shikonte ende tė balancuar forcėn romake me atė maqedone, donte tė fitonte kohė pėr njė pėrgatitje tė mjaftueshme para se tė hynte nė luftė, nė qoftė se kjo do tė ishte e pashmangshme.

    Ndėrsa kėta dy sovranė mendonin dhe vepronin me mėnyrėn e tyre, romakėt merrnin masa pėr tė kaluar nė veprime vendimtare. Nė muajt e fundit tė dimrit tė vitit 169, aksionet e tyre nė Iliri ishin ende tė parėndėsishme: ata ndėrmorėn njė sulm qė pėrfundoi pa sukses, pėr tė ripushtuar Uskanėn dhe mė pas u kujdesėn qė tė forconin kontrollin mbi krahinat e pushtuara tė Ilirisė, duke marrė pėr kėtė qėllim pengje nga parthinėt dhe disa qytete tė penestėve, qė kishin mbetur nė duart e tyre. Romakėt nuk patėn sukses nė njė aksion qė ndėrmorėn nė Epir. Por nė prag tė verės gjendja ndryshoi. Nė frontin thesal romakėt, me njė manovėr tė shkathėt kaluan masivin e Olimpit dhe papritur u gjendėn nė Maqedoni, duke e detyruar Perseun tė tėrhiqej nė pozita tė reja mbrojtėse.

    Ndėrkaq forcat romake nė Iliri u rritėn nė 30 000 veta. Nė numrin e pėrgjithshėm tė forcave tokėsore dhe detare qė pėrqendroi Republika nė fillim tė vitit 168, kjo ishte njė fuqi e konsiderueshme. Nė kundėrshtim me tendencėn e historiografisė antike dhe moderne pėr tė minimizuar rolin e Mbretėrisė Ilire, kjo shifėr tregon qartė se ē’vend zė ajo nė kėtė luftė vendimtare pėr fatet e popujve tė Ballkanit, sa kohė qė Roma qe detyruar tė drejtonte kundėr saj njė forcė tė tillė ushtarake.
    Pėrpjekjet qė u bėnė nga Perseu gjatė dimrit 169/168 pėr tė gjetur njė zgjidhje diplomatike tė konfliktit, duke pėrdorur si ndėrmjetės shtetet helenistike, dėshtuan. Nė kėto rrethana u bė e qartė se fati i luftės do tė zgjidhej vetėm nė fushėn e betejės.

    Nė janar tė vitit 168 bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė Perseut dhe Gentit morėn fund pasi pala maqedone kishte marrė pėrsipėr tė jepte njė ndihmė financiare prej 300 talentesh pėr nevojat e luftės dhe “gjithė sigurimet e domosdoshme”. Kjo frazė qė mbase nėnkuptonte rregullimin e gjithė marrėdhėnieve midis dy mbretėrive gjatė dhe mbas luftės, mbetet pėr fat tė keq te Polibi e papėrfunduar. Menjėherė pas kėsaj Genti ratifikoi marrėveshjen nė Meteon dhe pasi bėri betimin, u dorėzoi pėrfaqėsuesve tė mbretit maqedon pengjet. Perseu qė i jepte njė rėndėsi tė veēantė kėsaj aleance, nė kėtė ēast kritik pėr Maqedoninė, e shpalli pėrfundimin e marrėveshjes me njė solemnitet tė veēantė: ai organizoi nė Dium ceremoninė e betimit dhe tė kėmbimit tė pengjeve nė prani tė kalorisė maqedone, duke llogaritur kėshtu edhe efektin psikologjik qė do tė kishte kjo ngjarje nė trupat e tij.

    Pėrveē delegacionit qė asistoi nė ceremoninė e ratifikimit tė marrėveshjes, Genti dėrgoi nė Maqedoni edhe dy pėrfaqėsues, tė cilėt sė bashku me njė delegacion maqedon do tė shkonin nė Rod pėr ta tėrhequr kėtė fuqi detare nė aleancėn e tyre. Kėtij misioni sovranėt i jepnin njė rėndėsi tė madhe, sepse sipas tyre po tė bėnin pėr vete kėtė qytet, romakėve nuk do t’u mbetej asnjė shpresė pėr fitore as nė tokė, as nė det. Ata kishin shumė besim nė suksesin e kėtij misioni, sepse edhe Rodi, me pozitėn hegjemone nė Mesdheun Lindor nuk e donte daljen e Republikės nė kėto anė.

    Pas kėsaj Genti mori qėndrimin e parė tė hapur kundėr romakėve, tė cilėt kohėt e fundit kishin riaktivizuar diplomacinė e tyre pėr ta bėrė pėr vete mbretin ilir. Dy delegatė qė senati kishte dėrguar pėr kėtė qėllim i arrestoi dhe menjėherė kaloi nė masat efektive pėr fillimin e veprimeve luftarake. Nė kėtė pikė tradita polibiane i atribuon Perseut njė veprim tė pandershėm qė e shpjegon me vesin e tij tė kopracisė. Sipas Polibit, mbreti maqedon i bindur se me kėtė hap Genti ishte komprometuar nė marrėdhėniet me romakėt, ndėrpreu dėrgimin e ndihmės financiare, lejoi vetėm dėrgimin e 10 talenteve, kurse shumėn tjetėr tė parave, tė vulosura me simbole ilire, qė kishte arritur nė kufi, urdhėroi ta kthenin mbrapsht. Ky pasazh i Polibit, pėr vėrtetėsinė e tė cilit e mbrojnė me forcė edhe autorė modernė, ėshtė vėnė nė dyshim me tė drejtė, si njė shprehje e qėndrimit tė tij, pėrgjithėsisht armiqėsor ndaj Perseut, ashtu sikurse edhe ndaj Gentit, figurat e tė cilėve ky historian dhe pas tij gjithė burimet antike i paraqisnin nė njė dritė tė rreme.

  3. #23
    Lufta e tretė iliro-romake


    Kėshtu nė ēastin kur konflikti kishte arritur kulmin e tij, mbreti ilir kishte vendosur tė hynte nė luftė kundėr Romės, duke e zgjedhur kėtė si tė vetmen rrugė pėr mbrojtjen e pavarėsisė politike. Vendimi i tij u prit me entuziazėm nė Maqedoni, nė Rod dhe duhet menduar edhe nė vise tė tjera tė Ballkanit, sepse ngjallte shpresa pėr fitoren mbi romakėt.

    Genti nuk vonoi tė vepronte. Pasi kishte grumbulluar nė Lis njė forcė tė konsiderueshme prej 15 000 vetash, u hodh nė sulm. Me forcat kryesore u drejtua kundėr qytetit Basania, i cili siē na ka mbėrritur nė tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Ky qytet ishte nė aleancė me romakėt. Genti u mundua ta bėjė pėr vete atė me anė tė bisedimeve, por mbasi nuk pranoi tė nėnshtrohej, e rrethoi. Ndėrkaq tė vėllanė Karavandin e dėrgoi me 1 000 kėmbėsorė dhe 50 kalorės, nė veri pėr tė nėnshtruar fisin e Kavėve. Qyteti Durn e priti mirė, kurse qyteti tjetėr i mbylli dyert Karavandit. Genti nuk pati sukses edhe nė operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh qė ishte dėrguar tė godiste tokat rreth Dyrrahut dhe Apolonisė dhe, me sa duket, tė vendoste kontrollin mbi rrugėn detare qė lidhte tė dy brigjet e Adriatikut, u thye nė afėrsi tė Apolonisė nė ndeshjen me flotėn romake dhe qe e detyruar tė tėrhiqej nė drejtim tė veriut.

    Pas kėsaj romakėt, qė kishin pėrqendruar ndėrkaq forcat e tyre nė Genus, u drejtuan kundėr mbretit nė Basania. Forcat romake, dy herė mė tė mėdha nė numėr, mbasi pushtuan qendrat e rėndėsishme gjatė rrugės, u gjendėn para mureve tė Skodrės. Boshllėku qė ėshtė krijuar nė tekstin e Livit nuk jep mundėsi pėr tė njohur hollėsitė e kėtyre veprimeve luftarake.

    Qėndresėn e fundit Genti e bėri nė Skodra. Ai shpresonte shumė nė kėtė qytet qė e kishte zgjedhur si kryeqendėr tė mbretėrisė, sepse pozita e tij ofronte njė mbrojtje tė sigurt. Dhe me tė vėrtetė i rrethuar nga dy lumenj, Klausali dhe Barbana dhe i fortifikuar mirė, qyteti mund tė pėrballonte me sukses njė rrethim tė gjatė. Por mbreti nuk diti ta organizonte mirė mbrojtjen. Nė vend qė forcat ilire tė qėndronin brenda mureve rrethuese tė qytetit dhe t’i shmangeshin pėrleshjes nė fushė tė hapur, u futėn nė betejė aty ku armiku kishte epėrsi numerike, dhe i theu keqas. Pasi dėshtuan edhe pėrpjekjet e vėllait tė tij, Karavandit, pėr tė grumbulluar forca tė tjera nga krahinat pėrqark, Genti u dorėzua.

    Dhjetė ditė mė vonė pas rėnies sė Skodrės, nė betejėn qė u zhvillua nė Pydna u shkatėrrua pėrfundimisht dhe ushtria maqedone. Njėherėsh me Ilirinė dhe Maqedoninė romakėt nėnshtruan dhe Epirin. Genti dhe Perseu bashkė me familjet e tyre, me plaēkė e robėr tė shumtė lufte u dėrguan nė Romė.
    Kėshtu u nėnshtruan dy shtetet e fuqishme tė Ballkanit dhe u vendos nė kėto krahina sundimi romak.


    Copėtimi i tokave tė shtetit ilir



    Menjėherė pas mbarimit tė luftės romakėt u morėn me ndarjen administrative tė tokave tė shteteve tė mundura. Senati romak i shpalli “tė lirė” ilirėt e maqedonėt; nė tė vėrtetė, sikurse e treguan ngjarjet e mėvonshme, ai shpalli humbjen e pavarėsisė sė tyre. Nė njė mbledhje qė u bė nė Skodra, nė vitin 167 p.e.sonė, ku morėn pjesė pesė tė dėrguar tė posaēėm nga Roma dhe pėrfaqėsuesit e parisė ilire proromake, komandanti i ushtrisė Lue Anici shpalli vendimet e senatit romak. Tokat e shtetit ilir u ndanė nė tri njėsi administrative tė veēanta. Nė krahinėn e parė, me qendėr Lisin, qenė pėrfshirė tokat pėrreth kėtij qyteti deri te lumi Mat nė jug.

    Njėsia e dytė administative pėrbėhej nga krahina e banuar prej labeatėve, qendra e sė cilės ishte Skodra. Nė krahinėn e tretė bėnin pjesė viset bregdetare ilire nė veri tė Skodrės deri te lumi Narona, duke pėrfshirė qytetet Rizen e Olcin. Pushtuesit romakė shpallėn gjithashtu se tė gjithė ilirėt, qė nuk ishin bashkuar me Gentin nė luftėn kundėr Romės nuk do tė paguanin taksa, kurse ilirėt e tjerė do t’i jepnin shtetit romak gjysmėn e taksave qė i kishin paguar mbretit Gent. Romakėt larguan nga qytetet dhe kėshtjellat ushtritė e tyre dhe nė krye tė njėsive administrative tė formuara rishtas vunė pėrfaqėsues nga paria ilire, pėrkrahėse tė politikės pushtuese tė Romės nė Iliri.

    Ēfarė fshihej prapa “Lirisė” sė dhėnė nga Roma? Pėr tė kuptuar kėtė duhet marrė parasysh pohimi i autorėve antikė, qė theksojnė se Iliria e Maqedonia, tė mundura ishin vėnė “nėn pushtetin e popullit romak” dhe se ilirėt e maqedonėt do tė jetonin “tė lirė” vetėm mbasi romakėt t’u jepnin atyre kushtetutėn, duke rregulluar ligjet dhe duke caktuar taksat. Pastaj tri krahinat ilire tė ndara dhe tė bazuara mbi autonominė e “civitates-ve” bashkėsive, do tė kishin organet e tyre administrative, por nuk do tė kishin tė drejtė pėr tė pasur asnjė lloj marrėdhėnie gjinie, ekonomike e politike midis tyre. Nė kėtė mėnyrė ndėrpriteshin lidhjet ekonomike, bėhej i pamundur njė bashkim ushtarak i tyre dhe shmangej kėshtu rreziku i njė kryengritjeje.

    Krahinat e qytetet ilire nė jug tė lumit Mat, tė cilat nuk kishin bėrė pjesė nė shtetin ilir tė Gentit, sundimtarėt e paria e tė cilėve qysh nė dy luftėrat e para iliro-romake kishte mbajtur krahun e Romės, siē qenė parthinėt e atintanėt, romakėt i mbajtėn nėn protektoratin e tyre. Tė tjerėt qė nuk kishin marrė pjesė nė luftė, si bylinėt, amantėt, dasaretėt etj., i lanė pėrsėri mė vete. Qytetet greke Korkyra, Apolonia e Dyrrahu ruajtėn autonominė e tyre, por mbetėn baza tė rėndėsishme ushtarake pėr veprimet luftarake tė mėvonshme tė Romės nė Ballkan. Pėr pjesėmarrjen nė luftėn kundėr shtetit ilir senati romak u ndau atyre 220 anijet qė ishin pjesė e plaēkės sė zėnė nė Iliri.

    Nė tokat e shtetit tė Epirit, ku romakėt kishin hasur gjatė veprimeve ushtarake njė qėndresė tė fortė, pas shkatėrrimeve tė mėdha, pas masakrave qė bėnė legjionet romake dhe shndėrrimit nė skllevėr tė njė pjese tė madhe tė popullsisė, u vendos njė regjim i rreptė ushtarak. Vetėm qytetit Foinike, bashkė me njė territor tė vogėl tė banuar nga kaonėt, romakėt u lanė njė farė autonomie, sikurse tregojnė disa mbishkrime dhe monedhat e prera prej kėtij qyteti.

    Kėshtu pas mbarimit tė luftės sė tretė iliro-romake, Iliria e Jugut u copėtua ekonomikisht e politikisht. Tė vėna nėn protektoratin e Romės ose duke pasur njė farė autonomie, krahinat e qytetet ilire nuk mundėn tė zhvillonin si mė parė ekonominė e tyre. Disa degė tė prodhimit, si nxjerrja e metaleve e ndėrtimi i anijeve u ndėrpre dhe kaluan nė duart e romakėve. Megjithėse disa qytete tė Ilirisė sė Jugut vazhduan prerjen e monedhave autonome, qarkullimi monetar dhe marrėdhėniet tregtare nuk kishin mė atė intensitet qė kishin pasur para luftėrave iliro-romake. Nė kėtė kohė u forcua edhe mė tepėr pozita e shtresės sė pasur ilire, e skllavopronarėve tė mėdhenj, tė cilėt e mbėshtetnin politikėn e Romės dhe kėrkonin tė pėrfitonin nga rrethanat e reja ekonomike e politike pėr tė shtuar pronat e pasuritė e tyre.

    Kjo gjendje qė u krijua nė Ilirinė e Jugut nė fund tė shek. III dhe gjatė shek. II p.e.sonė nuk zgjati shumė. Ajo qe e varur nė pėrgjithėsi nga politika qė Republika do tė ndiqte nė Gadishullin Ballkanik dhe nga synimet pushtuese tė saj. Dy ngjarje qė ndodhėn brenda njė kohe tė shkurtėr, agresioni romak ndaj krahinave veriore ilire dhe kthimi i Maqedonisė nė provincė e bėnė tė qartė qėndrimin qė do tė mbante Roma kundrejt ilirėve. Romakėt, pas kryengritjes maqedone tė vitit 149 p.e.sonė, krijuan provincėn e Maqedonisė dhe pėrfshinė nė tė tė gjitha krahinat ilire nė jug tė lumit Mat.

  4. #24
    K R E U VII

    QĖNDRESA E ILIRĖVE KUNDĖR PUSHTUESVE ROMAKĖ




    Luftėrat e gjata tė shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bėrė pengesa mė e fuqishme kundėr pushtuesve romakė. Thyerja e kėtyre dy fuqive mė tė rėndėsishme nė Ballkan i kishte hapur Romės rrugėn pėr tė vazhduar mė tej politikėn e saj ekspansioniste nė kėtė gadishull dhe mė tej nė Lindje. Nė shekullin II p.e.sonė dhe nė shekujt qė pasuan, Roma i shtriu luftėrat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera tė Ilirisė sė brendshme dhe tė asaj veriore.

    Objekt i synimeve tė Romės u bėnė, nė radhė tė parė Mbretėria Dardane dhe federata e dalmatėve, dy formacione shtetėrore ilire, tė cilat dolėn nė skenėn politike mė vonė. Mbretėria Dardane, siē u pa nė kreun e mėparshėm, pėrmendet nė burimet e shkruara edhe para kėtyre luftėrave dhe del si kundėrshtare e fortė e ekspansionit maqedon nė Ilirinė Verilindore, duke arritur zhvillimin e saj mė tė madh nė pjesėn e dytė tė shek. III dhe gjatė shek. II p.e.sonė. Nė kėtė shekull tė fundit dardanėt u bėnė gjithashtu edhe kundėrshtarėt mė tė fortė tė pushtuesve romakė.

    Flamurin e luftės e morėn dalmatėt dhe fiset e tjera tė veriut, qė u bėnė simbol i qėndresės kundėr romakėve pėr njė shekull e gjysmė. Kryengritjet e njėpasnjėshme tė ilirėve morėn karakter tė gjerė duke pėrfshirė thuaj gjithė trevėn ilire nga Danubi nė veri deri nė skajet jugore tė Ilirisė.
    Nė prag tė erės sonė shpėrtheu kryengritja e madhe e ilirėve, e quajtur kryengritja e Batos, e cila qe kurorėzim i tė gjitha kryengritjeve tė mėparshme dhe i solli dėme tė ndjeshme Perandorisė Romake duke e detyruar tė hiqte dorė nga politika e saj agresive nė Evropėn Qendrore.




    1. FEDERATA E DALMATĖVE




    Nė veri tė shtetit ilir dhe tė Mbretėrisė Dardane banonin popullsi tė ndryshme ilire, tė cilat me pėrjashtim tė ilirėve tė bregdetit tė Adriatikut. dalin vonė nė burimet e shkruara antike. Midis tyre ata qė pėrmenden mė herėt janė “liburnėt” tė njohur si njė nga popullsitė ilire qė zhvilluan detarinė. Por nga ilirėt veriorė, tė cilėt njihen mė mirė dhe qė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė ngjarjet e shekujve II-I p.e.sonė e nė qėndresėn kundėr pushtuesve romakė, kanė qenė dalmatėt.
    Kjo gjendje e trashėguar nga pėrshkrimet e autorėve antikė pėr ilirėt e veriut ėshtė pasqyruar nė njė farė mėnyre edhe nė historiografinė e sotme.

    Nuk mund tė thuhet se mungojnė studimet pėr ilirėt e veriut, por kėto studime lidhen mė tepėr me popullsi tė veēanta, me shtrirjen e tyre gjeografike dhe nuk ka njė trajtim tė pėrgjithshėm tė historisė sė tyre. Kėto studime mbėshteten pak nga tė dhėnat e arkeologjisė, edhe pse kėto janė tė pasura nė krahinat veriore ilire pėr periudhat prehistorike e protohistorike dhe pėr periudhėn e pushtimit romak.

  5. #25
    Federata e dalmatėve dhe luftėrat kundėr pushtuesve romakė


    Nė shek. II p.e.sonė, dalmatėt shfaqen nė Ilirinė e Veriut si njė fuqi politike aktive. Tokat e banuara prej tyre deri nė atė kohė ndodheshin nė krahinėn e brendshme, nė jug tė Alpeve Dinarike, ku gjendej edhe kryeqendra politike e tyre, kėshtjella e Delminit. Nė kėtė krahinė dalmatėt krijuan njė federatė tė fuqishme, e cila erdhi duke u shtrirė nė drejtim tė bregdetit. Nė federatėn e dalmatėve u pėrfshinė edhe disa popullsi fqinje. Gjatė shek. II p.e.sonė territori i saj u zgjerua mjaft, nė kėtė territor qenė pėrfshirė jo vetėm tokat e brendshme, por edhe ato bregdetare. Nė veri treva e federatės arriti deri te lumi Titius (Krka e sotme), duke pasur si fqinjė liburnėt.

    Nė jug, nė fillim ishte lumi Tilur (Cetina), por mė vonė kufiri arriti deri te rrjedhja e poshtme e Naronės (lumi i sotėm Neretva), nė brigjet jugore tė sė cilės banonin daorsėt. Mė i vėshtirė ėshtė pėrcaktimi i kufirit lindor, pasi kemi tė bėjmė me njė krahinė malore, por ka shumė tė ngjarė qė ai tė arrinte deri tek viset e banuara nga desidiatėt, nė Bosnjė. Pjesa mė e madhe e trevės sė federatės sė dalmatėve, brenda kėtyre kufijve dhe detit Adriatik ishte thuajse tėrėsisht malore, por nuk mungonin edhe disa pllaja tė mėdha. Kjo veēori e relievit tė viseve dalmate dhe kullotat e pasura tė rrafshnaltave favorizonin zhvillimin e blegtorisė, kanė bėrė qė blegtoria tė ishte baza kryesore e ekonomisė dhe qė vetė dalmatėt tė njihen mė tepėr si blegtorė. Bujqėsia vinte nė rend tė dytė, kurse xehtaria ka qenė mė pak e zhvilluar.

    Tė dhėnat e arkeologjisė tregojnė se edhe te dalmatėt sikurse tek ilirėt e tjerė, nė periudhėn e parė tė hekurit kishte filluar shthurja e bashkėsisė primitive dhe diferencimi ekonomik e shoqėror. Nė gjirin e shoqėrisė sė dalmatėve ishte krijuar njė shtresė e veēantė qė zotėronte kope tė mėdha bagėtish tė imta, nga e cila doli paria fisnore, qė u vu nė krye tė federatės dhe e udhėhoqi nė luftėrat e ndryshme. Kėsaj kohe i pėrkasin edhe njė tok qendėrbanimesh tė fortifikuara, tė quajtura zakonisht “gradina” tė ngritura pėrreth pllajave tė brendshme, rrėnojat e tė cilave janė ruajtur deri nė ditėt tona. Kėto qendėrbanime tė fortifikuara apo kėshtjella ngriheshin nė majat e sheshuara tė disa kodrave tė ulta dhe janė tė njėkohshme. Ato pėrveē mbrojtjes natyrore ishin tė fortifikuara me ledhe gurėsh qė dalmatėt bėnė kundėr pushtuesve romakė.

    Ndryshonte prej tyre Delmini, kryeqendra e dalmatėve, tė cilėn Straboni e ka quajtur njė qytet tė madh; sikurse del nga pėrshkrimet e disa autorėve tė tjerė antikė, ai ka qenė shumė i fortifikuar, i rrethuar me mure tė larta dhe i vėshtirė pėr t’u pushtuar. Pėr tė njohur natyrėn e qendėrbanimeve tė fortifikuara tė dalmatėve mund tė ndihmonte arkeologjia; por ato qendėrbanime kanė mbetur ende tė pastudiuara mirė. Sidoqoftė ato nuk u zhvilluan si qendra qytetare, veēse me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, por i shėrbyen kryesisht popullsisė blegtorale. Duke qenė blegtoria degė kryesore e ekonomisė sė viseve tė brendshme dalmate, nė kėto vise u zhvilluan ato zeje qė lidhen me blegtorinė. Kėshtu pasuria e madhe me dhen i dha shkas punimit tė leshit dhe krijimit tė punishteve tė tekstilit. Nė popullsinė blegtorale tė dalmatėve pati njė zhvillim edhe punimi i drurit, i ndihmuar nga pyjet e pasura tė viseve tė tyre.

    Tė dhėnat burimore tė shkruara dhe arkeologjike, tregojnė se te dalmatėt e viseve tė brendshme u ruajt mė gjatė organizimi fisnor; pėr marrėdhėniet ekonomike e shoqėrore tė ruajtura te dalmatėt e brendshėm bėn fjalė Straboni kur shkruan se, ende nė kohėn e tij, dalmatėt e ndanin tokėn ēdo tetė vjet dhe se ndryshe nga banorėt e bregdetit, pėrdornin monedhat. Nga kjo e dhėnė e Strabonit kuptohet se nuk ishte fjala pėr tokat e kulturave bujqėsore, ku ekzistonte prona private, por pėr kullotat, pyjet etj., tė cilat vazhdonin, si edhe tek ilirė tė tjerė, tė ishin prona tė pėrbashkėta. Por, nė tė njėjtin vend Straboni shkruan se Salona ishte njė skelė e dalmatėve dhe se nė viset e tyre ka pasur qendėrbanime tė shumta (sipas tij numri arrinte nė 50); qytete tė rėndėsishme, pėrveē Salonės e Delminit, kanė qenė Propona, Ninia, Andetri etj. Ėshtė e qartė se njoftimi i parė i Strabonit u pėrket viseve tė brendshme, kurse nė krahinėn bregdetare gjendja ishte krejt ndryshe.

    Nė ishujt fqinjė dhe nė bregdet ndodheshin kolonitė greke tė Farit e tė Isės dhe qytetet Tragur e Epeti, tė varura prej kėsaj tė fundit. Nė krahinėn bregdetare ku ndodheshin tė gjitha qendrat qytetare qė u pėrmendėn mė sipėr, janė gjetur materiale arkeologjike e monedha, midis tė cilave edhe monedha tė Dyrrahut e tė Apolonisė, tregues tė njė zhvillimi ekonomik e shoqėror tė pėrparuar. Nė kėtė krahinė tė gjerė tė federatės sė dalmatėve organizimi fisnor po ia lėshonte vendin shoqėrisė skllavopronare. Ka qenė ky zhvillim qė pati treva e federatės sė dalmatėve, i cili e bėri kėtė tė fundit njė fuqi politike tė rėndėsishme nė brigjet e Adriatikut Verior nė shek. II-I p.e.sonė.

    Nė fillim tė shek. II p.e. sonė, gjatė sundimit tė Pleuratit dalmatėt qenė nė vartėsinė e shtetit ilir, por pėr njė kohė tė shkurtėr. Me vdekjen e Pleuratit dhe me ardhjen e Gentit nė krye tė shtetit ilir nė vitin 181 p.e.sonė ata u bėnė pėrsėri tė pavarur. Pas shkėputjes nga shteti ilir federata e dalmatėve u forcua shumė. Nė kėtė kohė dalmatėt bashkuan rreth vetes edhe popullsi tė tjera ilire, tė cilat qenė detyruar t’i jepnin federatės si tribut, bagėti dhe grurė. Nė viset bregdetare adriatikase, Traguri e Epeti, dy qytete qė ishin nėn varėsinė e kolonisė sirakuziane, Isės, dhe qė ndodheshin pranė Salonės, qenė detyruar t’i jepnin gjithashtu njė tribut federatės sė dalmatėve. Dalmatėt u pėrpoqėn njėkohėsisht tė nėnshtronin daorsėt, tė cilėt zotėronin vetėm krahinat pas bregut tė majtė tė rrjedhjes sė poshtme tė lumit Naretva. Daorsėt para vitit 168 p.e.sonė bėnin pjesė nė shtetin ilir dhe me rėnien e kėtij tė fundit kishin hyrė nėn protektoratin e Romės.

    Forcimi i federatės sė dalmatėve sidomos nė viset bregdetare jugore, nuk mund tė mos ngjallte shqetėsime nė shtetin romak, qė ndiqte njė politikė pushtuese nė viset veriore ilire. Kėtė politikė pushtuese shteti romak e justifikonte, gjoja pėr tė mbrojtur kufijtė lindorė tė Italisė. Kėshtu pati vepruar qė nė kohėn e luftėrave iliro-romake, ndėrsa nė vitin 178 p.e.sonė ushtria romake, pasi kishte thyer qėndresėn e istrėve, kishte pushtuar gjithė gadishullin e banuar prej tyre. Duke zbatuar mė tej politikėn pushtuese Roma sulmoi edhe federatėn e dalmatėve. Pėr luftėn kundėr dalmatėve romakėt pėrdorėn si pretekst ankesat e daorsėve e tė Isės, tė cilėt ishin nėn tutelėn e Romės, dhe sjelljet e kėqija tė dalmatėve kundėr delegatėve tė tyre. Vepra e Polibit, qė ėshtė burimi kryesor pėr kėto ngjarje, tregon se nuk qenė veprimet e dalmatėve shkaku i luftės, por plani i Romės, i pėrgatitur me kohė pėr tė pushtuar trevėn veriore ilire.

    “Duke ndėrmarrė njė fushatė kundėr dalmatėve, shkruan Polibi, nė njėrėn anė do tė nxitnin, do tė ngrinin shpirtin luftarak tė popullit tė tyre dhe, nė anėn tjetėr, do t’u jepnin njė mėsim ilirėve dhe do t’i detyronin t’i nėnshtroheshin sundimit tė Romės. Pėr kėto arsye romakėt u shpallėn luftė dalmatėve, por pėrpara popujve tė tjerė hiqeshin se e bėnė kėtė pėr shkak tė sjelljes sė keqe tė dalmatėve ndaj pėrfaqėsuesve tė tyre”.
    Nė vitin 156 p.e.sonė ushtria romake duke pasur si bazė rrjedhjen e poshtme tė lumit Naretva filloi sulmin kundėr dalmatėve. Pėrpjekja e parė e ushtrisė romake pėr t’u futur nė viset e dalmatėve pėrfundoi keq dhe ajo u detyrua tė kthehej pėrsėri nė bazėn e nisjes. Konsulli romak G. Mark Figuli, duke shpresuar se do t’i zinte dalmatėt nė befasi, i sulmoi pėrsėri ata nė fillim tė dimrit. Dalmatėt e pėrballuan me sukses sulmin qė ushtria romake i bėri kryeqendrės sė tyre Delminit, por njė vit mė vonė, pas pėrgatitjesh tė mėdha, romakėt duke pėrdorur tė gjitha mjetet mundėn tė pushtojnė Delminin. Burimet e shkruara nuk bėjnė fjalė pėr gjendjen qė u krijua pas luftės.

    Ngjarjet e mėpastajme tregojnė se lufta vėrtet pėrfundoi keq me pushtimin e Delminit, por jo me nėnshtrimin e dalmatėve. Pas kėsaj lufte romakėt e zgjeruan agresionin e tyre nė Ilirinė e Veriut duke sulmuar japodėt e panonėt. Kėsaj radhe sulmet e romakėve patėn si pikėnisje kufirin verilindor tė Gadishullit Italik dhe si bazė pėr fushatat e tyre kundėr ilirėve shėrbeu qyteti Akuilea, nė Gadishullin e Istrisė, ku shteti romak kishte vendosur njė koloni me qytetarė romakė. Japodėt e panonėt, ashtu si dalmatėt i vazhduan pėr njė kohė tė gjatė luftėrat kundėr pushtuesve romakė. Me qėndresėn qė i bėnė shtetit romak pėr mė se njėqind vjet - nga gjysma e dytė e shek. II deri nė gjysmėn e dytė tė shek. I p.e.sonė - popullsitė ilire tė veriut, e detyruan atė tė dėrgonte nė viset e tyre ushtri tė reja, por pa arritur rezultate tė dukshme. Nė krye tė popullsive veriore ilire, nė luftėn kundėr romakėve, qėndronin dalmatėt, tė cilėt pėr shumė vjet me radhė mbetėn kundėrshtarėt mė tė fortė tė Romės.

    Nė gjysmėn e dytė tė shek. II p.e.sonė kundėr pushtuesve romakė luftuan edhe ardianėt. Ardianėt ishin njė nga popullsitė e mėdha ilire qė jetonte nė brigjet e Adriatikut tė Mesėm deri nė afėrsi tė liqenit tė Shkodrės. Viset e tyre, qė bėnin pjesė nė shtetin ilir, pas vitit 168 p.e.sonė, ishin futur nė njėrėn nga krahinat pseudoautonome tė krijuara nga shteti romak. Nėn ndikimin e luftės dhe tė qėndresės sė federatės sė dalmatėve kundėr Romės, ardianėt e ndryshuan statusin e vendosur nė vitin 168 dhe u bėnė tė pavarur. Nė pėrpjekjet pėr tė forcuar pozitėn e tyre nė njė krahinė tė varur politikisht nga shteti romak, ata u ndeshėn sė pari me “aleatėt” e kėtij shteti. Sipas Tit Livit ardianėt e pleurejtė “shkretonin Ilirinė qė ishte nėn romakėt”.

    Pėrpjekjet e ardianėve e tė pleurejve pėr tė forcuar pavarėsinė e tyre, nė njė kohė kur edhe fise tė tjera ilire luftonin kundėr pushtuesve romakė, krijuan pėr Romėn njė situatė tė vėshtirė, tė rėnduar edhe nga kryengritja e skllevėrve nė Sicili. Pėr tė dalė nga kjo situatė shteti romak dėrgoi nė viset e ardianėve e tė pleurejve njė ushtri relativisht tė madhe, tė pėrbėrė nga 10 mijė kėmbėsorė e 600 kalorės. Mėnyra se si u zhvilluan luftimet tregon se sulmi romak i gjeti ardianėt e pleurejtė tė papėrgatitur pėr njė luftė e qėndresė tė gjatė. Burimet japin njoftime vetėm pėr njė betejė qė u bė nė vitin 135 p.e.sonė, ku romakėt i thyen ardianėt e pleurejtė. Pas kėsaj lufte shteti romak, pėr tė shmangur njė kryengritje e re, i shpėrnguli me forcė ardianėt nga bregdeti nė viset e brendshme malore tė Hercegovinės sė sotme.

  6. #26
    2. KRYENGRITJET E ILIRĖVE



    Kryengritjet e ilirėve nė mesin e shek. I p.e.sonė



    Megjithėse popullsitė e ndryshme ilire ishin mundur nė beteja tė veēanta nga ushtria romake, kjo e fundit nuk e kishte thyer pėrfundimisht qėndresėn e tyre. Pas luftėrave mbrojtėse filluan kryengritjet. Mizoritė e ushtrive romake, veprimet arbitrare tė komandantėve e tė qeveritarėve romakė, taksat e rėnda, plaēkitjet e grabitjet e pushtuesve i shtynė nė kryengritje ilirėt e veriut dhe tė jugut. Pushtimi romak bėhej pėrherė e mė i rėndė; nė krahinat e pushtuara nuk ishin tė siguruara as gjėja, as nderi dhe as jeta e ilirėve.

    Kjo bėri qė nė gjysmėn e dytė tė shek. I p.e.sonė, gjatė krizės politike qė kaloi Republika Romake pėr shkak tė luftės civile, lufta ēlirimtare e ilirėve tė zgjerohej edhe mė shumė. Nė krahina tė ndryshme tė Ilirisė, sidomos nė ato bregdetare u krijua njė situatė e favorshme, e cila u dha shkas pėrpjekjeve pėr ēlirim. Duke pasur synime tė qarta politike, ilirėt u pėrpoqėn tė pėrfitonin nga konfliktet qė lindėn nė gjirin e klasės sunduese romake. Kėshtu nė vitet 50 tė shek. I p.e.sonė njė pjesė e qyteteve (ku ishin vendosur qytetarė italikė) qė kishin filluar tė zhvilloheshin ekonomikisht, morėn anėn e Cezarit; paria ilire, e nisur nga interesat e saj jetėsore, pėrkrahu kundėrshtarin e tij, Pompeun.

    Tė parėt qė morėn armėt dhe u ngritėn kundėr romakėve qenė pirustėt; nė vitin 50 p.e.sonė ata sulmuan krahinat jugore tė vėna nėn administrimin e Cezarit. Shteti romak mori masa mbrojtjeje kundėr pirustėve kryengritės, dėrgoi forca tė reja ushtarake dhe fortifikoi qytetet. Ne kemi dėshminė e tri mbishkrimeve latine tė gjetura nė Lezhė dhe tė vetė Cezarit pėr rindėrtimin e fortifikimeve tė Lisit, qė duhet tė ketė qenė njė nga qytetet e para tė sulmuara nga pirustėt.

    Atė qė nuk mundėn ta bėnin pirustėt, dėbimin e pushtuesve romakė nga vendi i tyre, e bėnė dalmatėt. Nė vitet 50 tė shek. I p.e.sonė dalmatėt rimėkėmbėn federatėn e tyre. Nė kufirin verior me liburnėt ata ēliruan qytetin Promona dhe thyen ushtrinė e fortė romake tė dėrguar kundėr tyre nga Cezari. Nė vitet 47-48 nė njė betejė tė madhe ata shkatėrruan tėrėsisht ushtrinė romake tė pėrbėrė nga 15 kohorta kėmbėsorėsh e 3 000 kalorės. Mė shumė se 2 000 ushtarė, 30 centurionė e 4 tribunė romakė u vranė nė kėtė betejė. Me disfatė pėrfunduan edhe operacionet e tjera tė ushtrisė romake, e cila u thye, duke humbur edhe flamujt. Sipas Apianit, dalmatėt pas kėtyre betejave “nga plaēka e shumtė qė zunė jo vetėm u pasuruan nė tė holla, por rritėn fuqinė e tyre ushtarake”. Dalmatėt mbetėn tė pavarur dhe tė fuqishėm edhe pas vdekjes sė Cezarit.
    Kundėr pushtuesve romakė u ngritėn edhe parthinėt, tokat e tė cilėve gjatė luftėrave u bėnė shesh lufte.

    Me pasoja pėr ta qe lufta midis Cezarit e Pompeut qė shkatėrroi ekonominė e tyre. Gjatė kėsaj lufte ushtritė romake grabitėn popullsinė parthine dhe krijuan aty njė gjendje pasigurie. Pėr herė tė parė parthinėt ngritėn krye nė vitin 48 p.e.sonė, por kryengritja mė e madhe e tyre ka qenė ajo e vitit 39, gjatė sė cilės u shkaktuan pushtuesve romakė humbje tė mėdha. Por nė luftimet u vranė rreth 5 000 kryengritės. Sipas tregimit tė Apianit, edhe pasi ishte shtypur kryengritja, njėri prej komandantėve romakė, Mark Antoni, do tė ndihmonte ushtrinė qė kishte nė tokat ilire dhe me qėllim qė ta bėnte tė pasur dhe njėkohėsisht ta stėrviste, e hodhi kėtė ushtri kundėr parthinėve.

    Gjatė gjysmės sė dytė tė shek. I fise tė tjera kryengritėse ilire tė veriut vazhduan tė luftojnė kundėr pushtuesve romakė. Oktaviani, qė ishte bėrė nė vitet 40 sundimtar i vetėm i shtetit romak, u detyrua tė vinte vetė nė viset ilire tė ēliruara nė krye tė njė ushtrie prej 8-10 legjionesh (pothuaj 1/5 e ushtrisė sė tij). Me kėtė fushatė tė madhe ushtarake Oktaviani kėrkonte tė forconte njėkohėsisht edhe pozitėn e tij nė Itali. Nė vitin 35 p.e.sonė ushtria i sulmoi nga toka dhe nga deti liburnėt, kaonėt dhe japodėt. Kėta tė fundit u bėnė legjioneve pushtuese njė qėndresė tė madhe. Nė qėndresėn ilire tė kėsaj kohe mbetet si njė shembull i madh lufta pėr mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesor tė japodėve. Romakėt mundėn tė pushtonin kėtė qytet vetėm kur ai u shkatėrrua i tėri dhe kur ishin vrarė mbrojtėsit e tij. Pėr tė mos rėnė nė duart e armikut, gratė metulase me fėmijėt e tyre u hodhėn nė zjarrin qė pėrfshiu qytetin. Shteti romak sulmoi pastaj edhe fise tė tjera ilire si panonėt, dalmatėt e dardanėt.

    Pas kėsaj fushate tė pėrgjakshme qė u kushtoi rėndė romakėve, kėta tė fundit arritėn deri nė Danub, duke hapur edhe rrugėn tokėsore qė lidhte krahinat danubiane me detin Egje. Ilirėt kryengritės, qė luftonin jo tė bashkuar u mundėn nga ushtria e madhe romake e armatosur dhe e organizuar mirė. Por popullsitė ilire nuk iu nėnshtruan pushtuesit as pas fushatės sė viteve 30, me gjithė masat e marra nga shteti romak, largimin me forcė prej vendit tė tyre tė shumė kryengritėsve dhe kthimin nė skllevėr tė robėrve tė zėnė gjatė luftėrave pushtuese.


    Kryengritja e ilirėve e viteve 6-9 tė erės sonė



    Kryengritja mė e madhe ilire kundėr pushtuesve romakė ka qenė ajo e viteve 6-9 tė e.sonė. Ajo dallohet nga kryengritjet e tjera pėr shtrirjen e gjerė tė saj, pjesėmarrjen e popullsive tė tėra ilire, pėr luftėn e paepur tė kryengritėsve dhe pėr gjendjen e vėshtirė qė krijoi pėr shtetin romak. Kryengritja filloi nė njė kohė kur Perandoria Romake, duke vazhduar politikėn pushtuese tė saj, po pėrgatitej pėr luftėn kundėr markomanėve gjermanikė, tė cilėt kishin krijuar nė tokat e Ēekisė sė sotme njė federatė fisnore tė fuqishme. Shteti skllavopronar romak kishte ngarkuar me tribute popujt e pushtuar dhe i kishte detyruar tė jepnin rekrutė pėr luftėrat e reja pushtuese. Pėr luftėn kundėr markomanėve ishte pėrgatitur njė ushtri e madhe prej 12 legjionesh, e cila do tė plotėsohej me reparte ndihmėse. Ushtarėt e kėtyre reparteve do tė rekrutoheshin kryesisht tek fiset e mėdha tė veriut: dalmatėt, desidiatėt, panonėt etj.

    Rekrutimi i bėrė me forcė i shtyti pėrsėri nė kryengritje ilirėt, qė ishin rėnduar edhe nga pagesa e taksave. Dalmatėt edhe para kėsaj kryengritjeje kishin qėndruar tė qetė. Tė parėt u ngritėn desidiatėt dhe shumė shpejt kryengritja u pėrhap edhe tek popullsitė e tjera ilire, nga lumenjtė Sava e Dava nė veri, deri tek lumi Mat nė jug, ku u ngritėn pirustėt. Kjo ka qenė kryengritja mė e madhe ku, pėr tė parėn herė, njė tėrėsi popullsish ilire rrokėn armėt sė toku dhe u hodhėn nė luftė kundėr pushtuesve romakė. Ushtria kryengritėse ilire pėrbėhej nga 200 mijė kėmbėsorė e 9 000 kalorės dhe udhėhiqej nga tre komandantė: nga Bato Desidiati dhe nga njė tjetėr Bato e Pini nga fisi i breukėve panonė. Duke bashkėrenditur veprimet e tyre, kryengritėsit ilirė filluan operacionet nė tri drejtime: 1) Njė grup kryengritėsish u drejtuan nga krahinat bregdetare adriatikase dhe, duke ēliruar mjaft qytete e kėshtjella, zbritėn nė jug deri nė afėrsi tė qytetit tė Apolonisė, nė provincėn e Maqedonisė. 2) Njė grup tjetėr kryengritėsish u drejtua nga veriperėndimi, pėr tė ēliruar krahinat ilire nė kufi me Italinė dhe pėr tė forcuar mbrojtjen nė kėto vise. 3) Njė pjesė tjetėr e kryengritėsve qėndroi nė brendėsi tė viseve dalmate, duke pasur si detyrė jo vetėm ēlirimin e plotė tė vendit, por edhe organizimin e mbrojtjes.

    Lufta ēlirimtare e ilirėve dhe fitoret e para tė tyre u bėnė shqetėsuese pėr romakėt, tė cilėt po humbnin kėshtu tokat e pushtuara nė pjesėn veriore tė Ballkanit. Vrulli i kėsaj lufte e tronditi shumė pushtetin qendror romak. Nė Romė u shpall mobilizimi i pėrgjithshėm. Vetė perandori Oktavian lėshoi kushtrimin nė senat, se “nė dhjetė ditė, po tė mos merren masa mbrojtjeje, armiku mund tė hyjė brenda nė Romė”. Perandori kėrkoi qė pėr nevojat e ushtrisė shtresat e pasura tė jepnin njė pjesė tė pasurisė sė tyre. U thirrėn nėn armė veteranėt e luftėrave tė mėparshme dhe u pranuan nė ushtri edhe skllevėrit e liruar. Me markomanėt shteti romak bėri njė marrėveshje, e cila u lehtėsua edhe nga fakti qė nuk kishin filluar veprimet e luftės. Legjionet romake, tė dėrguara kundėr markomanėve dhe tė vėna nėn komandėn e Tiberit, morėn urdhėr tė drejtohen pėr nė Iliri, ku ziente kryengritja.

    Me gjithė masat e forta qė mori Perandoria Romake, gjatė dy viteve tė para tė luftimeve me legjionet romake, iniciativa ishte nė duart e kryengritėsve, tė cilėt duke vepruar me shpejtėsi dhe shkathtėsi e goditnin ushtrinė romake nė befasi dhe nė disa drejtime nė njė kohė, sulmonin kolonat e furnizimit etj. Nė luftė kundėr kryengritėsve ilirė, shteti romak solli nga Siria dy legjione nga mė tė fortat, kėrkoi ndihmėn e aleatit tė tij Remetalkut, mbretit tė Trakėve dhe dėrgoi nė Ilirik komandantėt mė tė mirė ushtarakė. Ushtria romake gjatė operacioneve nė viset ilire pėrdori tė gjitha mjetet pėr tė mposhtur qėndresėn e ilirėve, forcėn e armėve, djegien e qendėrbanimeve tė ilirėve kryengritės, shkatėrrimin e arave, tė kopshteve e tė pyjeve, vrasjen e kthimin e popullsisė ilire nė skllevėr. Nė vitin e tretė tė kryengritjes duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė tė krijuar pas dimrit tė fortė nė vitet 7/8, duke pėrdorur intrigat dhe pėrēarjet, romakėt mundėn me anė premtimesh tė bėnin pėr vete Baton, njėrin prej prijėsve breukė.

    Megjithėse Batoja i breukėve u kap shpejt nga kryengritėsit dhe u dėnua si tradhtar, kryengritėsit panonė ishin pėrēarė dhe ushtria romake mundi ta shtypte qėndresėn e fiseve kryengritėse tė Panonisė.
    Nė vitin 9 vatra kryesore tė kryengritjes mbetėn krahinat dalmate. Shteti romak, nė luftėn kundėr kryengritėsve ilirė angazhoi tė gjitha forcat ushtarake tė grumbulluara. Kryengritėsit ilirė, ndėr tė cilėt forcėn kryesore e pėrbėnin dalmatėt, qenė tė detyruar t’u bėnin ballė sulmeve tė njė ushtrie armike disa herė mė tė madhe dhe qė zotėronte mjete tė shumta lufte. Kryengritėsit dalmatė treguan nė luftimet kundėr legjioneve romake njė trimėri e vendosmėri tė madhe dhe u shkaktuan dėme tė shumta armiqve. Nėn muret e kėshtjellės sė Andetrit, nė Dalmati romakėt nga rrethues u shndėrruan nė tė rrethuar dhe shpėtuan nga njė katastrofė e madhe, tė ndihmuar pėrsėri nga tradhtia e disa pėrfaqėsuesve tė parisė vendase.

    Nė mbrojtje tė njė kėshtjelle tjetėr, Arbudės, me kryengritėsit u bashkuan edhe gratė, tė cilat pėr tė mos rėnė nė duart e armiqve u hodhėn me fėmijėt e tyre nė zjarrin qė kishte pėrfshirė kėshtjellėn dhe nė humnerat poshtė saj. Kėshtjellat dalmate, tė mbrojtura nga kryengritėsit ranė nė duart e pushtuesve romakė si gėrmadha dhe pa banorė. Popullsi tė veēanta ilire e vazhduan qėndresėn edhe pas rėnies sė kėshtjellave dalmate. Tė fundit qė u mposhtėn qenė desidiatėt e pirustėt, tė cilėt sikurse shkruan historishkruesi romak Velei Paterkuli, pjesėmarrės nė luftėn kundėr kryengritėsve ilirė, “ishin pothuaj tė pathyeshėm nė sajė tė pozitės sė vendeve dhe tė maleve, tė natyrės sė tyre tė egėr, tė zotėsisė sė tyre tė ēuditshme pėr tė luftuar...”.

    Kryengritja e ilirėve e viteve 6-9 tė e.sonė, sipas historishkruesit romak Suetonit, “ishte mė e tmerrshme nga tė gjitha luftėrat e jashtme pas luftės punike”. Gjatė luftės pėr mposhtjen e kryengritjes shkruan njė tjetėr historianshkrues antik, “shumė njerėz humbėn dhe u shpenzua njė sasi e madhe tė hollash. Sepse gjatė kėsaj lufte u desh tė mblidhej shumė ushtri, ndėrsa plaēka e luftės ka qenė shumė e paktė”. Pasojat e kryengritjes sė madhe ilire, dobėsimi i fuqisė ushtarake tė Perandorisė Romake, qė nuk dispononte mjete tė mjaftueshme pėr njė luftė tė re, u dukėn shumė qartė nė disfatėn e nė humbjen e tri legjioneve nė pyllin e Teutiburgut nė viset gjermane. Kryengritja e madhe e ilirėve e viteve 6-9 krijoi nė Perandori njė situatė tė nderė e tė vėshtirė. Ajo i dha fund periudhės agresive tė politikės sė jashtme tė Oktavianit.

    Shteti romak u detyrua tė hiqte dorė nga politika e tij pushtuese kundėr markomanėve gjermanikė dhe Evropės Qendrore.
    Raprezaljet qė bėnė romakėt nė viset ku shpėrtheu kryengritja qenė tė tmerrshme. Kryengritėsve iu mor toka dhe ēdo gjė qė kishin; disave u prenė duart, kurse shumė tė tjerė u shitėn si skllevėr. Vetėm pas mė shumė se njė shekulli e gjysmė luftimesh pushtuesit romakė mundėn tė mposhtnin qėndresėn e armatosur tė ilirėve dhe t’i nėnshtronin “nė njė farė mėnyre”. Straboni shkruante asokohe se shkretimi i Ilirisė “ka filluar prej shumė kohėsh dhe nė disa vise nuk ka pushuar as sot e kėsaj dite pėr shkak tė kryengritjeve...”. “Romakėt po ngrehin lėmet nė shtėpitė e tyre”.

    Pas kryengritjes sė madhe tė viteve 6-9 tė e.sonė ndonėse nuk pati lėvizje tė mėdha tė organizuara tė ilirėve kundėr romakėve, qėndresa e ilirėve ndaj pushtuesve, e sidomos kundėr romanizimit e asimilimit vazhdoi gjatė.

  7. #27
    K R E U VIII

    ILIRIA NĖ PERIUDHĖN E ZGJERIMIT DHE TĖ RĖNIES
    SĖ PERANDORISĖ ROMAKE




    1. GJENDJA EKONOMIKO-SHOQĖRORE DHE ADMINISTRIMI I ILIRISĖ NĖ SHEK. I-III E.SONĖ


    Shteti romak si gjatė luftėrave, ashtu edhe pas mbarimit tė tyre u mor me organizimin administrativ tė viseve tė pushtuara, tė cilin e kreu nė disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave qė krijoheshin herė pas here dhe nė pajtim me mundėsitė qė kishte vetė shteti romak. Qėllimi kryesor i organizimit administrativ tė Ilirisė, ka qenė pėrforcimi i pushtetit romak, me anė tė tė cilit do tė kalohej nė njė administrim e shfrytėzim mė racional e sistematik tė provincave ilire. Kjo ka ndodhur nė periudhėn e fundit tė Republikės sė Romės dhe nė mėnyrė tė veēantė me krijimin e perandorisė. Kėtij qėllimi i shėrbyen masa tė tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet nė pronėsinė tokėsore, shndėrrimi i disa qyteteve nė koloni romake dhe ngulimet e njė popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikės dhe i prodhimit, shfrytėzimi i minierave dhe ndėrtimi e rindėrtimi i rrugėve dhe nė pėrgjithėsi situata e rėndė qė iu imponua ilirėve, veēanėrisht duke filluar nga shek. I e.sonė.
    Bashkė me kėtė politikė Roma bėri pėrpjekje tė mėdha pėr asimilimin, “romanizimin” e popullsisė ilire, por pa arritur rezultate tė dukshme.



    Marrėdhėniet agrare. Krijimi i latifondeve


    Qė nė shek. I p.e.sonė, por nė mėnyrė tė veēantė pas shek. I e.sonė, shteti skllavopronar romak filloi zbatimin nė viset ilire tė njė politike agrare, nė thelb tė sė cilės ishte marrja me forcė, konfiskimi i tokave mė tė mira e pjellore, tė cilat i shpalli “ager publicus”, prona tė shtetit romak. Njė pjesė tė madhe tė tokave tė konfiskuara Roma ua dha qytetarėve romakė, kolonistėve romakė e italikė dhe veteranėve tė ushtrisė, tė cilėt banonin nė periferinė e qyteteve, duke i shndėrruar nė toka tė qyteteve qė qenė kthyer nė koloni e nė municipe. Por nga fondi i tokave tė grabitura morėn prona edhe pėrfaqėsuesit e aristokracisė tokėsore; nė kėtė mėnyrė nė Iliri u krijuan ekonomitė e mėdha bujqėsore, latifondet. Latifondet gjendeshin kryesisht nė fushat, zonat e ulėta kodrinore dhe nė luginat e ulėta tė lumenjve, mė tepėr pranė rrugėve tė mėdha, sepse ato furnizonin me prodhime bujqėsore qendėrbanimet e mėdha. Nga burimet e shkruara del se zotėrime tė mėdha tokash, latifonde ka pasur nė krahinat bregdetare dhe nė fushat e brendshme. Pėrreth Buthrotit ka pasur prona tė mėdha tokėsore Pompon Atiku, qė i pėrkiste parisė skllavopronare romake, kurse nė rrethet e kolonive tė Ulpianės e tė Skupit, nė Dardani, zotėronte prona tė gjera tokėsore familja patrice romake e Turėve.

    Me gjithė konfiskimet tokėsore pushtuesit romakė i lanė toka edhe popullsisė ilire dhe nė kėtė drejtim vepruan sipas qėndrimit qė mbanin kundrejt fiseve tė ndryshme. Nė mėnyrė tė veēantė pronat tokėsore tė vendasve u ruajtėn nė viset e brendshme ilire, ku nė shekujt e parė tė erės sonė, njė pjesė e madhe e popullsisė jetonte, ende nė fshatra, e organizuar nė bashkėsi fshatare. Pjesėtarėt e kėtyre bashkėsive fshatare, krahas pronės sė pėrbashkėt, kullotave, djerrinave e pyjeve zotėronin ngastra toke, tė cilat i punonin vetė, me mjetet e tyre.

    Skllavopronarėt romakė, pas tyre dhe paria ilire, vazhduan tė konfiskonin tokat duke bėrė pėrpjekje tė reja pėr t’i rritur pronat e tyre tokėsore. Tė dhėnat mbishkrimore tregojnė se nė fillim tė shek. II tė erės sonė, territori bujqėsor i qytetit tė Dyrrahut arrinte deri nė Skampin (Elbasan) qė ishte njė fshat “vicus” i varur nga Dyrrahu. Mbishkrimet latine, tė zbuluara nė fshatra tė ndryshme tė fushės sė Tiranės dhe qė i takojnė shek. I tė erės sonė mbajnė emra jo ilire, ēka do tė thotė se edhe nė kėtė zonė pronat bujqėsore u ishin marrė vendėsve. Nė lidhje me grabitjen e tokave tė bashkėsive fshatare vendėse me shumė interes ėshtė njė mbishkrim i shek. II tė erės sonė i zbuluar nė tokat e orestėve, qė banonin nė krahinat kufitare juglindore ilire. Nė kėtė dokument mbishkrimor, i gjetur pranė Vatinės, theksohet e drejta e njohur e orestėve pėr zotėrimin e tokave shtetėrore nė territorin e qytetit Vatina.

    Nė mbishkrim theksohet gjithashtu se nga kjo e drejtė pėrjashtohen “tė huajt”, nė kėtė rast pronarėt romakė tė tokave qė kėrkonin tė zgjeronin pronat e tyre tokėsore. Njė organizim tė ngjashėm me orestėt, pra edhe marrėdhėnie agrare tė ngjashme me ta kanė pasur edhe dasaretėt. Njė veēanti e krahinave tė banuara nga orestėt, dasaretėt dhe popullsitė e tjera malėsore tė Ilirisė Juglindore ėshtė mungesa, nė gjetjet arkeologjike, e dokumenteve mbishkrimore nė gjuhėn latine. Kjo mungesė mund tė shpjegohet vetėm me njė status tė posaēėm tė kėtyre krahinave ilire.

    Marrėdhėniet e reja agrare tė vendosura nė Iliri gjatė sundimit romak e keqėsuan shumė gjendjen sidomos tė asaj pjese tė fshatarėsisė ilire qė i ishin grabitur tokat. Fshatarėt e mbetur pa tokė u detyruan tė iknin dhe tė kėrkonin punė si argatė nė qytetet dhe nė minierat. Ata qė mbeteshin nė fshat pėr tė jetuar, u shtrėnguan tė punonin si mėditės - arrendatorė - nė pronat tokėsore tė qyteteve dhe tė latifondistėve romakė. Nė veprėn e tij “Mbi ekonominė fshatare” shkrimtari romak Varroni shkruan pėr ekzistencėn nė shek. I tė erės sonė tė fshatarėve tė varur, tė skllavėruar nė borxhe, tė cilėt ai i quan “obaerati”, qė sipas tij gjendeshin me shumicė nė Iliri dhe punonin nė vende e nė kushte tė vėshtira. Edhe gjendja e fshatarėve tė lirė nuk ishte aspak e mirė; mbi ta rėndonin taksa e detyrime tė ndryshme, tė cilat i ēuan nė shkatėrrim tė plotė. Shumė prej fshatarėve tė shpronėsuar, nė pamundėsi pėr tė pėrballuar jetėn hynin nė borxhe, shpeshherė duke u kthyer edhe nė skllevėr. Skllevėrit nė pėrgjithėsi i bėnin punimet bujqėsore nė latifondet dhe nė pronat tokėsore tė qyteteve.

    Zhvillimi i ekonomive bujqėsore nė territoret e konfiskuara nga qytetet, rritja e pronave tė mėdha tokėsore e shpejtoi procesin e zėvendėsimit tė pronės sė pėrbashkėt (prona kolektive u bė pronė e “shtetit romak”) me atė private dhe pati si pasojė shtrirjen dhe thellimin mė tej tė marrėdhėnieve skllavopronare nė fshatin ilir. Ky proces preku edhe pronat e vogla private nė ato vise qė hynin nėn administrimin e qyteteve ose ku kishte mundėsi tė zhvilloheshin latifondet. Mė pas u bėnė pėrpjekje pėr t’i shtrirė marrėdhėniet e reja agrare edhe nė viset e brendshme. Megjithatė, nė krahinat e brendshme ilire vazhdoi tė ruhej edhe prona e vogėl tokėsore dhe fshatarėt e lirė. Nė kėto krahina blegtoria, krahas bujqėsisė, mbeti njė degė e fuqishme e ekonomisė sė popullsisė ilire.

  8. #28
    Qytetet


    Duke filluar nga shek. I i e.sonė nė krahinat ilire ndodhėn ndryshime edhe nė jetėn qytetare. Kėto ndryshime u bėnė natyrisht nė pajtim me traditat vendase tė urbanizimit dhe me kushtet e reja politiko-ekonomike tė krijuara nė tre shekujt e parė tė erės sonė.
    Kėshtu nė Ilirinė e Jugut dhe nė Epir, gjatė shekujve tė mėsipėrm nuk u ngritėn qytete tė reja, madje nė krahasim me periudhėn pararendėse numri i tyre u pakėsua. Nuk kanė tė bėjnė me procesin e urbanizimit tė asaj kohe, disa kėshtjella (castra), me karakter thjesht ushtarak, tė cilat u ngritėn gjatė rrugėve mė tė rėndėsishme.

    Me pushtimin romak dhe me organizimin administrativo-ekonomik provincial pjesa mė e madhe e qyteteve autoktone nuk i kishin mė funksionet ekonomike e politike qė kishin pasur mė parė dhe, duke mos pasur mundėsi tė zhvilloheshin mė tej, filluan tė bien. Nė kushte tė tilla banorėt e disa qyteteve e qytezave tė fortifikuara ilire braktisėn vendbanimet kodrinore-malore dhe zbritėn nė fushė. Disa prej tyre, megjithėse u kthyen administrativisht nė gjendjen e fshatrave, nuk kanė pushuar sė qeni qendra qytetare, tė tjerat u bėnė vendbanime fshatare duke u marrė kryesisht me bujqėsi. Pati edhe ndonjė qendėrbanimi tė fortifikuar ilire, qė duke pasur qysh nė fillim karakter mbrojtės u shndėrrua si qendėr e njė garnizoni ushtarak romak.

    Shpėtuan nga rrėnimi pėr dy-tre shekuj pak qytete qė pėrfituan nga politika e diferencuar qė zbatuan nė fillim autoritetet pushtuese romake. Kjo politikė mbėshtetej nė qėndrimin proromak tė disa qyteteve gjatė periudhės sė luftėrave iliro-romake dhe ndikohej nga fakti se romakėt pėr njė farė kohe nuk qenė nė gjendje tė qeverisnin drejtpėrdrejt tė gjitha krahinat bashkė me tė gjitha qytetet e pushtuara. Nė krye tė kėtyre qyteteve ishte ai i Apolonisė, ku u ruajtėn krahas autonomisė sė brendshme edhe traditat kulturore-artistike helenistike, gjuha greke dhe punishtja monetare, ku priteshin monedha deri nė fillim tė shek. III tė erės sonė. Statusin e vjetėr dhe njė autonomi tė brendshme ruajtėn edhe qytetet Amantia e Foinike.

    Njė impuls tė ri nė zhvillimin e tyre ekonomik e kulturor patėn nė tė gjithė Ilirinė qytetet qė morėn statusin e kolonisė dhe tė municipit. Nė Ilirinė e Jugut koloni romake u bėnė Skodra, Dyrrahu, Bylisi dhe Buthroti, kurse nė Ilirinė e Veriut dhe tė brendshme si koloni tė rėndėsishme qenė Narona, Salona, Jader, Epidauri dhe Skupi. Tė dhėnat qė kemi pėr kėto koloni tregojnė se njė pjesė e konsiderueshme e popullsisė sė tyre pėrbėhej nga italikė tė ardhur aty, nga veteranė tė legjioneve romake dhe banorė me prejardhje nga Lindja. Kjo popullsi, pavarėsisht nga pėrbėrja etnike, kishte tė drejtėn e qytetarisė romake dhe formonte shtresėn mė tė pasur tė qyteteve. Nė duart e saj ishin pėrqendruar postet mė tė rėndėsishme administrative. Mbajtja e tyre, qė konsiderohej detyrė nderi, ishte e lidhur edhe me detyrime nė fushėn e ndėrtimeve, tė zbukurimit tė qyteteve etj. Pėrfaqėsuesit e shtresės sė pasur, kalorėt, financonin shfaqje teatrale, garat sportive dhe luftėrat e pėrgjakshme tė gladiatorėve. Tė hollat pėr tė gjitha kėto nxirreshin nga puna e skllevėrve dhe e masės sė gjerė tė popullsisė sė varfėr.

    Nė pėrbėrjen e shtresave tė larta ka pasur edhe ilirė tė pasur, pėrfaqėsues tė shtresės skllavopronare ose tė parisė sė vjetėr fisnore, tė cilėt kishin marrė qytetarinė romake. Nė njė situatė tė tillė, paria provinciale ilire, si njė shtresė e privilegjuar, e cila mė tė shumtėn i pėrkiste shtresės sė kalorėve dhe prej nga dilnin edhe komandatė ushtarakė, u bė njė pėrkrahėse e shtetit romak, sepse ajo shihte te pushteti i fortė perandorak mbrojtėsin e interesave tė saj.
    Shtresat e tjera tė popullsisė sė lirė, me tė drejta qytetare, pėrbėheshin nga pronarėt e vegjėl tė tokave, zejtarėt e tregtarėt. Banorėt vendės qė nė to kanė qenė tė paktė, sepse qenė dėbuar qė nė fillim, madje edhe nga zonat periferike bujqėsore, nuk kishin tė drejta politike dhe kryenin punė tė rėnda si punėtorė krahu, druvarė, barinj etj.

    Kolonitė, bashkė me municipet, kanė qenė baza ekonomike tė Romės dhe njėkohėsisht bėrthama pėrēuese tė politikės sė asimilimit tė popullsisė ilire. Veprimtaria ekonomike e kulturore e tyre ka qenė e lidhur ngushtė me Romėn e modelet romake dhe gjuha zyrtare e tyre ka qenė gjuha latine.
    Institucionet municipale ishin tė njėjta nė tė gjitha qytetet-koloni tė Ilirisė dhe ishin organizuar sipas shembullit tė Romės. Organ drejtues ka qenė kėshilli i qytetit ordo decuriorum, i cili vendoste pėr ēėshtjet mė me rėndėsi. Pushteti ekzekutiv ushtrohej nga njė kolegj prej dy magjistratėsh tė lartė, tė zgjedhur pėr 5 vjet, duumviri quinquennales. Funksionarė tė tjerė tė qytetit ishin edilet (aediles), tė cilėt kujdeseshin pėr ndėrtimet publike e furnizimin e popullsisė, kuestorėt (questores), qė kishin nėn kontrollin e tyre arkėn e shtetit. Nė administrimin e qytetit njė detyrė e lartė ka qenė detyra e mbrojtėsit ose e patronit tė kolonisė (patronus coloniae), i cili ishte i ngarkuar nga perandori pėr tė mbrojtur interesat e saj.

    Nė krahinat ilire, pėrveē qyteteve-koloni nė shekujt e parė tė erės sonė njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur disa qendėrbanime tė vogla tė quajtura municipe, tė cilat kanė pasur njė vetėqeverisje mė tė kufizuar. Municipet zotėronin gjithashtu prona tokėsore nė periferinė e afėrt; zejtaria e tregtia nuk kanė qenė aq tė zhvilluara dhe nė pėrgjithėsi nė kėto qendėrbanime nuk ka pasur institucione, qė ishin karakteristike pėr kolonitė. Municipe ka pasur edhe nė viset e brendshme, disa prej tė cilave kanė qenė lidhur me minierat. Njė municip i tillė ka qenė Ulpiana nė Dardani (afėr Prishtinės), e ngritur nė fillim tė shek. II tė erės sonė pranė njė qendre minerare, qė u bė shpejt qendra kryesore e krahinės.

    Nė municipet e zonave tė brendshme popullsia ishte thuajse tėrėsisht vendase, nė to puna e skllevėrve ka qenė pėrdorur fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, kurse banorėt ilirė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre kanė qenė marrė me bujqėsi e blegtori. Nė kėto qendėrbanime u ruajtėn mė tė forta traditat e lashta vendėse dhe politika asimiluese e shtetit romak gjeti njė kundėrshtim e njė qėndresė mė tė madhe se nė rajonet bregdetare.

    Burimet e shkruara antike tregojnė pėr ekzistencėn nė Iliri tė disa qendėrbanimeve tė vogla tė fortifikuara, tė cilat i quajnė castella ose oppida (kėshtjella apo qyteza), banorėt e tė cilave nuk kishin tė drejtėn e qytetarisė romake. Kėto kėshtjella e qyteza ilire ishin edhe qendra tė njėsive krahinore tė brendshme civitates-ve, ku qenė vendosur paria vendase dhe autoritetet provinciale tė perandorisė qė zbatonin politikėn sunduese tė saj.

  9. #29
    Zejtaria, tregtia dhe komunikacioni



    Zhvillimi i mėtejshėm i qyteteve dhe lulėzimi i jetės qytetare nė shekujt e parė tė erės sonė nė provincat ilire ka qenė i lidhur ngushtė me zhvillimin qė morėn degėt e ndryshme tė ekonomisė, zejtaria, tregtia dhe bashkė me ta rrjeti i komunikacionit. Me gjithė ngritjen qė pati nė dy shekujt e parė tė perandorisė provinca e Maqedonisė, ku qenė pėrfshirė edhe Iliria e Jugut dhe Epiri, kėto nuk arritėn gjendjen qė kishin pasur nė kohėn kur qenė tė pavarura. Ndryshe prej tyre, nė krahinat e brendshme e tė veriut, nė Dalmati, Panoni, Dardani etj., vendosja e mėnyrės antike (romake) tė prodhimit u pasua nga njė zhvillim ekonomik mė i lartė se ai qė kishin pasur mė parė.

    Nė kėtė periudhė u zhvilluan nė Iliri ato degė tė zejtarive, prodhimet e tė cilave ishin tė destinuara pėr tė plotėsuar kėrkesat e njė rrethi tė gjerė konsumatorėsh, nė radhė tė parė tė vendasve. Nė kėtė kategori hynin veglat e punės, orenditė shtėpiake, enėt prej balte, qelqi dhe stolitė. Zhvillimi i metalurgjisė dhe i disa zejeve tė rėndėsishme u pasua me futjen nė pėrdorim tė njė sėrė veglash tė reja pune, tė cilat e shtuan edhe mė tej prodhimin. Njėkohėsisht vėrehet edhe krijimi, sidomos nė qytetet e mėdha, tė punishteve, tė cilat i zotėronin skllavopronarė tė njohur italikė, sikurse ėshtė rasti i kandilave prej balte tė pjekur tė prodhuar nė Bylis nga firmat e njohura FORTIS e FELIX tė Italisė sė Veriut, tė cilat ishin llogaritur gjithashtu pėr tregun vendės. Nga fundi i shek. I dhe sidomos nė shek. II tė e. sonė bėhet i zakonshėm edhe nė provincat prodhimi i kandilave me firmė, me kallėpe tė sjella nga Italia. Nė qytetet e mėdha ku zejtaria ka qenė mė e zhvilluar zejtarėt ishin tė bashkuar sipas zejeve nė shoqata (collegia). Disa mbishkrime tė zbuluara pėrmendin kolegjet e zejtarėve qė punonin hekurin, gurin e drurin. Shumė qytete tė Ilirisė kanė qenė tė njohura pėr prodhimin e tullave e tė tjegullave, tė armėve, tė tekstileve etj.

    Njė nga degėt e ekonomisė qė mori njė zhvillim tė madh nė krahinat ilire nė shek. I-III tė erės sonė dhe pėr tė cilėn pushtuesit treguan njė zell tė madh ka qenė shfrytėzimi i minierave. Pas pushtimit tė Ilirisė edhe minierat e arit, tė argjendit, tė bakrit e tė hekurit tė Dalmatisė, tė Dardanisė e tė viseve tė pirustėve u bėnė prona tė shtetit romak dhe patėn njė rėndėsi tė madhe pėr perandorinė. Shfrytėzimin e minierave perandorake ose e bėnte vetė shteti ose ua jepte sipėrmarrėsve tė vegjėl romakė. Nė minierat punonin, nė kushte tė kėqija, skllevėrit dhe banorėt e lirė vendės. Minierat e provincave ilire filluan tė shfrytėzoheshin nė mėnyrė intensive nė shek. II e.sonė. Flori, historian i shek. I-II tė e.sonė, tregon se pas kryengritjes sė viteve 6-9 romakėt i shtrėnguan dalmatėt “tė gėrmojnė tokėn dhe tė nxjerrin prej saj arin”. Mė vonė minatorėt dalmatė e pirustėt u dėrguan me forcė pėr tė punuar nė minierat e provincės sė Dakisė.

    Njė rol jo tė vogėl nė jetėn e krahinave ilire ka luajtur edhe tregtia. Mė e zhvilluar ishte tregtia qė bėnin qytetet si qendra tė prodhimit zejtar me periferinė e tyre bujqėsore dhe me viset e brendshme, nė tė cilėn merrnin pjesė gjerėsisht shtresat e gjera tė popullsisė vendėse. Njė zhvillim tė madh mori gjithashtu tregtia tranzite dhe ajo qė bėhej nė Gadishullin Italik e nė provincat mesdhetare tė perandorisė, qė ishte nė duart e shtresės sė tregtarėve negotiatores, tė cilėt u dukėn nė viset ilire qė nė gjysmėn e dytė tė shek. I p.e.sonė. Nga tregtia pėrfituan ato krahina qė ishin nė afėrsi tė qendrave tė mėdha tregtare ose tė pėrshkuara nga rrugėt e mėdha tė komunikacionit. Qendra tė rėndėsishme tregtare tė kėsaj kohe qenė Dyrrahu, Salona, Jader etj., nė skelat e tė cilave shkarkoheshin mallra tė ndryshme qė drejtoheshin nga perėndimi nė lindje dhe anasjelltas.

    Sipas njė burimi tė shkruar, nga krahinat dardane eksportohej djathė, kurse Dalmatia, pėrveē djathit, eksportonte lėndė druri tė pėrshtatshme pėr ndėrtime dhe hekur.

    Qytetet dhe qendėrbanimet e rėndėsishme tė provincave ilire tė kėsaj kohe kanė qenė lidhur me rrugė. Shteti romak, fill pas pushtimit tė tyre, nisi ndėrtimin e rrugėve tė reja dhe rregullimin e rrugėve tė vjetra. Njė rrugė e njohur dhe e rrahur ka qenė rruga Egnacia (e ndėrtuar fill pas formimit tė provincės sė Maqedonisė (mesi i shek. II p.e.sonė), mbi rrugėn mė tė vjetėr tė Kandavisė), e cila duke u nisur nga Dyrrahu e Apolonia dhe duke kaluar nėpėr Thesalonik arrinte nė Bizant (Kostandinopojėn e mėvonshme), pasi kishte pėrshkuar njė pjesė tė mirė tė krahinave jugore tė Ballkanit. Sipas Strabonit, rruga Egnacia ka qenė e gjatė 553 milje, afėrsisht 830 km.

    Ajo ishte rruga mė e shkurtėr dhe mė e sigurt midis Italisė sė Jugut, Greqisė Veriore, Maqedonisė e Azisė sė Vogėl. Njė rrugė e rėndėsishme transballkanike ka qenė edhe ajo qė nisej nga bregdeti jugor i Adriatikut, kalonte nėpėr Lis, kapėrcente Drinin dhe dilte nė Dardani duke arritur nė Nais. Nė Nais ajo lidhej me rrugėn qė vinte nga Veriu (Danubi), nga Singiduni e Viminaci dhe qė mbaronte nė Thesalonik. Rrugė tė tjera tė dorės sė parė kalonin gjatė bregdetit pėr nė veri dhe pėr nė jug. Tė dhėna mė tė plota pėr kėto rrugė gjenden nė itineraret (lista rrugėsh e harta grafike, tė hartuara qė nė fillim tė shek. III e.sonė), qė janė njė burim i ēmueshėm pėr rrugėt e lashta, ku jepen edhe emrat e vendbanimeve dhe situata gjeografike.

    Mjetet e nevojshme pėr ndėrtimin e rrugėve dhe krahėt e punės romakėt i nxirrnin nga popullsia vendase. Gjatė kėtyre udhėve ka pasur vende pėr kėmbimin e kuajve (mutatio) dhe stacione tė posaēme me bujtina (mansio).

  10. #30
    Organizimi administrativ i Ilirisė



    Nė fund tė shek. I.p.e.sonė u krijua provinca e Ilirikut (Illyricum), ku qenė pėrfshirė krahinat e Ilirisė Veriore. Provinca e Ilirikut pėrfshinte njė territor shumė tė gjerė: nė veri arrinte deri nė Danub, kurse nė jug deri te lumi Mat; nė lindje provinca e Ilirikut shtrihej nė qendėr tė Ballkanit, duke pėrfshirė nė pėrbėrjen e saj edhe territorin e Serbisė sė sotme. Ndryshimet qė ekzistonin midis krahinave perėndimore bregdetare dhe atyre tė brendshme malore bėnė tė nevojshėm krijimin nė pjesėn qendrore tė Ilirisė tė njė province tjetėr. Provinca e Mėzisė - me kėtė emėr u quajt provinca e re - pėrfshinte edhe Dardaninė, e cila deri atėhere kishte bėrė pjesė nė provincėn e Maqedonisė.
    Kryengritjet dhe nė pėrgjithėsi kundėrshtimi qė iu bė pushtimit nė viset ilire, sidomos nė ato tė provincės sė Ilirikut e detyruan shtetin romak tė rishikojė marrėdhėniet me provincat dhe tė riorganizojė aparatin administrativ. Pas kryengritjes sė madhe tė viteve 6-9 tė e.sonė provinca e Ilirikut u nda mė dysh: nė jug u krijua provinca e Dalmatisė dhe nė veri ajo e Panonisė. Nė etapėn e fundit tė organizimit administrativ tė provincave ilire, nga Perandoria e hershme Romake (shek. II e.sonė), u krijua provinca e Epirit, ku u futėn krahinat ilire nė jug tė Vjosės, i gjithė Epiri dhe Akarnania e Etolia, nė jug tė tij.

    Provincat e nėnshtruara e tė qetėsuara nė njė farė mėnyre, ishin nėn mbikėqyrjen e senatit romak, kurse provincat qė kishin rėndėsi strategjike, ku gjendja ishte e pasigurt dhe ku ishte e nevojshme tė mbaheshin reparte ushtarake, vareshin drejtpėrdrejt nga perandori. Nė Iliri provinca perandorake ishin Panonia, Dalmatia, Mėzia e Epiri, kurse Maqedonia ishte provincė e varur nga senati.

    Nė krye tė provincave qėndronin sundimtarė tė posaēėm, mėkėmbėsit, tė cilėt sipas rėndėsisė sė provincave ishin tė rangjeve tė ndryshme. Nė provincėn perandorake tė Dalmatisė, mėkėmbėsi ishte nė rangun e konsullit (legatus) (Augustipropraetore). Provinca e Epirit hynte nė grupin e provincave tė dorės sė dytė dhe sundohej nga mėkėmbės qė vinin nga shtresa e kalorėve romakė. Nė krye tė provincės sė Maqedonisė kanė qenė vėnė senatorė nė rangun e propretorit.

    Mėkėmbėsit emėroheshin nė administrimin e provincės pėr njė vit, duke pasur edhe funksionin e lartė gjyqėsor dhe politikėn fiskale. Nė provincat ku mbaheshin reparte ushtarake ata kishin nė dorė edhe pushtetin ushtarak. Mėkėmbėsit kanė qenė zotėr tė vėrtetė tė provincave dhe kanė pasur njė pushtet tė pakufizuar. Veprimtaria e mėkėmbėsve nė provincat ka qenė jashtė ēdo kontrolli, ata kishin nė duart e tyre jetėn e banorėve tė provincave dhe shfrytėzonin postin e tyre pėr interesat vetjake, duke shtuar pasurinė e tyre me anė tė grabitjeve sistematike. Nė pėrgjithėsi veprimet e mėkėmbėsve tė provincave karakterizoheshin nga njė arbitraritet i theksuar. Shembull i abuzimeve dhe i plaēkitjeve tė sundimtarėve romakė, i shthurjes dhe i paligjshmėrisė sė plotė nė provincat, ishte bėrė provinca e Maqedonisė, gjatė sundimit tė mėkėmbėsit romak Kalpurn Pizonit, nė vitet 57-55 p.e.sonė. Nė njė ligjėratė tė mbajtur kundėr Pizonit, oratori i njohur romak Ciceroni, e ka pėrshkruar gjendjen e krahinave ilire nė provincėn e Maqedonisė tė asaj kohe me kėto fjalė: “Dyrrahu e Apolonia tė shkatėrruara... parthinėt e bylinėt tė gėnjyer, Epiri krejt i shkatėrruar ... tė gjithė kanė provuar se ti kishe ardhur vetėm pėr t’i vjedhur, plaēkitur, keqpėrdorur dhe trajtuar si armiq...”.
    Nė provincat ilire mėkėmbėsit kishin mjaft nėpunės ndihmės, midis tyre ishin kuestorėt qė merreshin me financat, prokuratorėt qė drejtonin degė tė ndryshme tė ekonomisė dhe legatėt qė kryenin detyrat e tyre nė ushtri dhe nė gjyqe. Njė detyrė themelore e mėkėmbėsve dhe e ndihmėsve tė tyre ka qenė mbledhja e taksave nga popullsia ilire.

    Shteti romak kishte pėrpunuar njė sistem tė hollėsishėm tė nxjerrjes sė taksave dhe tė detyrimeve tė tjera nė popullsitė e viseve tė pushtuara. Taksat kryesore kanė qenė ato qė paguheshin pėr tokėn dhe ato pėr frymė (tributum soli dhe tributum capiti). Baza e sistemit fiskal romak ka qenė regjistrimi i pasurisė. Me caktimin e taksave janė marrė prokuratorėt, tė cilėt i caktonin ato sipas tė ardhurave, sipėrfaqes dhe cilėsisė sė tokės. Kėto taksa, nė fillim i paguanin vetėm banorėt vendės, tė cilėt romakėt i quanin “peregrini” (tė huaj). Mė vonė taksat u shtrinė edhe mbi qytetarėt romakė tė vendosur nė provincat ilire.

    Pėrveē taksave tė drejtpėrdrejta, popullsia vendėse ka qenė e shtrėnguar tė paguante edhe taksa tė tjera tė tėrthorta, qė merreshin pjesėrisht nė tė holla e pjesėrisht nė natyrė, si p.sh. taksėn pėr ndėrtimin e rrugėve, pėr pyllin, pėr peshkimin dhe taksėn doganore. Taksa doganore apo e kufirit paguhej pėr disa mallra tė importuara qė kalonin nėpėr rrugėt tokėsore lumore ose detare nga njė njėsi administrative-doganore nė tjetrėn. Njė njėsi doganore mė vete pėrbėnte Iliriku (portorium Illyrici), nė tė cilėn qenė pėrfshirė provinca e Dalmatisė, e Panonisė, e Mėzisė, e Norikut dhe mė vonė provinca e Dakisė. Nga banorėt e provincave ilire nxirreshin shuma tė mėdha nė tė holla pėr mbajtjen e administratės romake dhe tė reparteve ushtarake tė dislokuara nė to. Tė gjitha taksat e abuzimet e nėpunėsve romakė rėndonin thuajse tėrėsisht mbi popullsinė e thjeshtė.

    Pėrfaqėsuesit e pushtetit perandorak, legatėt, prokuratorėt, fajdexhinjtė e tregtarėt italikė i shihnin provincat si objekt grabitjeje. Njė nga provincat qė u shkatėrrua shpejt nga veprimtaria grabitqare e sundimtarėve romakė ka qenė provinca e Maqedonisė. Pasiguria e krijuar nė kėtė provincė, kundėrshtimet dhe kryengritjet e banorėve tė saj kundėr qeveritarėve romakė, bėnė qė mė vonė ajo tė kthehej nga njė provincė e administruar nga senati nė njė provincė perandorake.

    Grabitjet dhe barra e rėndė e taksave kanė qenė mė tė theksuara nė krahinat bregdetare dhe nė ato tė pėrshkuara nga rrugėt e mėdha tė komunikacioneve, ku kishte gjithfarė nėpunėsish romakė. Nė viset e brendshme dhe nė krahinat malore tė provincave ilire, pushtuesit romakė nuk mund tė vendosnin marrėdhėnie tė tilla vartėsie as edhe tė nėnshtronin plotėsisht banorėt vendės ndaj autoriteteve shfrytėzuese tė perandorisė. Shumė krahina e bashkėsi territoriale ruajtėn pėr njė kohė tė gjatė njė vetadministrim tė brendshėm. Kėto bashkėsi, tė quajtura civitates, ishin tė pėrbėra nga qendėrbanime tė vogla e fshatra qė kishin pėrreth tyre njė territor bujqėsor tė gjerė, qė shtrihej nė kufijtė e vjetėr tė popullsive ilire dhe qė ishte pjesėrisht tokė private dhe pjesėrisht pronė e pėrbashkėt.

    Nė krye tė civitates-ve ka pasur njė prefekt (praefectus civitatis) qė zakonisht zgjidhej midis ushtarakėve tė reparteve tė afėrta. Nė kėto bashkėsi prefektėt ushtronin autoritetin e tyre nė emėr tė shtetit romak, pa pėlqimin e tė cilit nuk mund tė merrej asnjė vendim. Mė vonė oficerėt romakė u zėvendėsuan nga pėrfaqėsues tė parisė vendėse qė kishin marrė qytetarinė romake. Duke organizuar bashkėsitė vendėse sundimtarėt romakė, mundėn tė siguronin njė farė kontrolli mbi popullsinė vendėse dhe ta tėrhiqnin atė nė jetėn e shtetit romak. Nė burimet mbishkrimore pėrfaqėsuesit e parisė ilire tė vėnė nė krye tė bashkėsive autonome, si p.sh. te dalmatėt, japodėt, desidiatėt e dokleatėt, janė quajtur praepositi (kryetarė). Pranė tyre ka pasur edhe njė kėshill fisnor, i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė ndryshėm tė parisė vendėse, principes, qė ishin gjithashtu njerėz tė besuar tė Romės. Kjo shtresė e parisė ilire erdhi gjithnjė duke u kufizuar; nga gjiri i saj kanė dalė mė vonė ata qė bėnė pėrpjekjet e fundit, por pa rezultat, pėr tė mėkėmbur perandorinė e hershme romake dhe pėr tė mbajtur gjallė skllavopronarinė qė ishte nė shthurje e sipėr.

    Pėr tė lehtėsuar sundimin e tyre romakėt krijuan krahina tė mėdha gjuhėsore-administrative, tė quajtura kuvende (conventus provinciae). Nė provincėn e Dalmatisė ka pasur tri kuvende. Nė kuvende merrnin pjesė pėrfaqėsuesit e shtresave sunduese tė qyteteve dhe tė parisė ilire tė bashkėsive territoriale; midis tyre zgjidhej pėr njė vit, kryetari i kuvendit dhe prifti i kultit tė perandorit.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si formohen shtetet?
    Nga Qerim nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 03:01
  2. Kryeministri belg pėr krijimin e Shteteve tė Bashkura tė Evropės
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 16:41
  3. "Buldozeri" i Pavarėsisė sė Kosovės : Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 09:19
  4. Kreu i OKB: Pushtimi i Irakut i paligjshėm
    Nga bunny nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 10:03
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •