Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 118
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga qorrbiba
    Albo, eshte Greqia qe duhet te rishikoje librat, kurse perpara librave te rishikoje Ligjin e Luftes qe eshte akoma ne fuqi. Keta te ministrise se aresimit jane delfinat e nje qeverie qe ka per vizion "ishalla greku me ha te fundit".
    Lufta italo-greke dhe implikimi i shqiptareve ne te eshte nje nga momentet me te erreta te historise shqiptare dhe nje nga shkaqet kryesore qe solli vendosjen e atij ligjit te luftes me Shqiperine.

    Po te lexosh librat e historise shqiptare sot, lufta pasqyrohet si nje lufte "italo-greke" dhe anashkalohen me dashje shume fakte historike qe do te implikonin njerezit qe italianet vendosen ne krye te shtetit shqiptar, per ti shpallu lufte Greqise, apo implikimin e cameve dhe disa shqiptareve ne jug te vendit ne kete lufte, apo implikimin e Faik Konices ne kete lufte qe shkroi nje artikull ne NYT qe me pak fjale e perligjte luften e italianeve kunder Greqise per gjoja "Clirimin e Camerise".

    Po te lexosh librat e historise greke per kete ceshtje, jam i bindur qe ata e portretizojne luften si nje "lufte italo-shqiptaro-greke", pasi pushtimi Greqise i erdhi nga fqinji i vete verior, Shqiperia. Edhe pse e verteta historike eshte qe Shqiperia ishte e pushtuar dhe implikimi i shqiptareve ne ate lufte ne dem te fqinjit jugor ishte minimal.

    Te dy palet duhet te pranojne te vertetat e historise dhe te gjithe popujt ne kete kohe paqeje qe jetojme duhet ta shkruajne e lexojne historine jo per te perligjur paragjykimet dhe urrejtjen nder-etnike, por per te njohur te verteten historike. Dhe pasi ta njohesh kete te vertete historike, e rendesishme nuk eshte qe te gjykosh popujt, kohen apo personazhet, e rendesishme eshte qe te nxjerresh mesimet e duhura nga historia e shkuar, qe ato gabime te mos ndodhin ne te ardhmen.

    Albo

  2. #102
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Po ta perseris edhe nje here.

    Historia nuk eshte objekt negocimesh. Eshte fakt.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga drity
    Po ta perseris edhe nje here.

    Historia nuk eshte objekt negocimesh. Eshte fakt.
    Historia nuk eshte fakt por SHKENCE dhe mos kembengul ne paditurine tende.

    Albo

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Lufta italo-greke dhe implikimi i shqiptareve ne te eshte nje nga momentet me te erreta te historise shqiptare dhe nje nga shkaqet kryesore qe solli vendosjen e atij ligjit te luftes me Shqiperine.

    Po te lexosh librat e historise shqiptare sot, lufta pasqyrohet si nje lufte "italo-greke" dhe anashkalohen me dashje shume fakte historike qe do te implikonin njerezit qe italianet vendosen ne krye te shtetit shqiptar, per ti shpallu lufte Greqise, apo implikimin e cameve dhe disa shqiptareve ne jug te vendit ne kete lufte, apo implikimin e Faik Konices ne kete lufte qe shkroi nje artikull ne NYT qe me pak fjale e perligjte luften e italianeve kunder Greqise per gjoja "Clirimin e Camerise".
    Albo
    Lufta ishte italo-greke. Italia pushtoi Shqiperine dhe Shqiperia asokohe s'kishte ushtri. Si mund te kete pushtuar Shqiperia Greqine? Nese Greqia mban ligj lufte me Shqiperine, duhet ta mbaje sidomos edhe me Italine, po s'ia mban s.. Nuk ka c't'i beje gomarit dhe i bie samarit (shqiptarit).

    Sa shqiptare kane shkuar te luftojne ne Greqi bashke me italianet? Ne ate kohe, shqiptaret s'kishin as pashaporte italiane, pra s'kishin as te drejtat e njejta te italianeve. Qeveria ishte nje qeveri kukull e aprovuar nga Partia Fashiste Italiane dhe zevendesi i mbretit. Faik Konica mund te thoshte c'te donte, po Shqiperia atehere ishte nje shtet i pushtuar nga Italia. Nuk kishte zgjedhje te lira, pasi ishte pushtim i plote nga nje shtet diktatorial fashist. Nuk mund te behet fajtor populli shqiptar dhe kombi shqiptar per nje agresion fashist te bera nga Republika fashiste Italiane.

    Librat e historise shqiptare jane shume te sakta dhe shume me afer historiografise asnjanese boterore (qofte kjo sovjetike, angleze, gjermane, franceze, apo kineze), sesa jane librat greke. Une nuk kam lexuar ne asnje liber historie ne cdo gjuhe (perjashtuar greqisht) qe Shqiperia paska sulmuar Greqine. Lexuesi i kultivuar do qeshte. Po shume lexuese greke e perpijne kete perralle me kenaqesi dhe ajo vazhdon t'u serviret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga qorrbiba : 07-06-2007 më 13:44

  5. #105
    Citim Postuar më parë nga Albo
    apo implikimin e cameve dhe disa shqiptareve ne jug te vendit ne kete lufte...


    Te dy palet duhet te pranojne te vertetat e historise dhe te gjithe popujt ne kete kohe paqeje qe jetojme duhet ta shkruajne e lexojne historine jo per te perligjur paragjykimet dhe urrejtjen nder-etnike, por per te njohur te verteten historike. Dhe pasi ta njohesh kete te vertete historike, e rendesishme nuk eshte qe te gjykosh popujt, kohen apo personazhet, e rendesishme eshte qe te nxjerresh mesimet e duhura nga historia e shkuar, qe ato gabime te mos ndodhin ne te ardhmen.

    Albo
    Albo implikimi i cameve eshte nje perralle qe nuk pi me uje (dhe ne fakt ska pire uje ndonjehere). Nese pati 200 apo 2000 came qe bashkepunuan gjoja me gjermanin, vete Zerva hengri dhe piu sa u fry me nazistet madje ju la dhe zone te lire veprimi. Shprehja qe Cameria u ndeshkua per bashkepunim me okupatorin ka qene dhe do mbetet nje propagande e ulet e Greqise dhe nuk perkon aspak me te verteten historike. Tek tema Dosja Antishqiptare e Greqise ka material me bollek (te shoqeruar me foto) per bashkepunimin e Zerves me nazitet dhe zullumet e tija me camet.

    Per paragrafin tjeter: e verteta historike eshte nje fjale qe bazohet ne faktet historike dhe jo nje shprehje qe mund te pertypet si chewingum. Dhe kjo e vertete historike flet shume ndryshe.

    Por jam jashtezakonisht dakort kur thua qe duhen nxjerre mesimet e duhura nga historia e shkuar dhe qe te mos ndodhin perseri gabimet e te djeshmes atehere e nesermja duhet pritur duke korrigjuar te kaluaren.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Do te shtoja dicka per implikimin e cameve. Neqoftese greket vune ligjin e luftes per camet qe luftuan bashke me italianet kunder grekeve, atehere greket nga ana politike i bejne hesapet pa hanxhine.

    Camet, ne fakt, ishin shtetas greke. Neqoftese Greqia shpall luften me Shqiperine pasi disa shtetas greke jane te implikuar thjesht pranon de facto qe Cameria eshte pjese e Shqiperise. Ndryshe ligji i luftes nuk mund te mendohet ndryshe vetem si nje akt ekspansioni i Greqise ne dem te Shqiperise.

  7. #107
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Ministri i Arsimit, Genc Pollo ishte thirrur ne interpelance nga parlamenti per çeshtjen e shkolles per te cilen ne po bisdojme. Ai ne interpelance sqaroi qe do te behen inspektimet e duhura por nuk tha nese do te meret ndonje mase apo jo ndaj shkolles jopublike ne fjale.

    Gjithashtu ai sqaroi se te gjitha tekstet shkollore te vendeve te ballkanit kane shtremberime historike ne lidhje me vendet qe kane qene ne konflikt. Pra ketu sqaroi se ne me greqine kemi qene dhe jemi akoma ne konflikt perderisa ka shtremberime te shumta te historise, gje te cilen disa ketu nuk e pranojne. Gjithashtu ai beri te ditur se do te kete nje angazhim dypalesh midis dy qeverive per te rregulluar shtremberimet qe iu jane bere teksteve shkollore te historise ne menyre qe mos kete vend per konflikte te tjera dhe te gjithe te mesojne te drejten.

    Gjithashtu nga pamjet filmike qe pashe ne te gjitha televizionet sot, te vinte shume keq kur shikoje femijet duke kenduar himnin e Greqise ne vend te himnit tone te bukur.

    Imperator
    Albanian Perandory

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Pra Genc kuqi tha qe ndoshta e kemi ne shqiptaret gabimin.

    As nuk e vuri zjarrin te rishikoje licensen e shkolles, e cila nuk eshte fare konforme mesimdhenies ne baze te ligjeve shqiptare.

    Po te isha rektor do perjashtoja ne universitet pranimin e nxenesve nga kjo shkolle. Do vija kusht dhenien e provimeve te matures ne shkolla shqiptare.

  9. #109
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Po te isha rektor do perjashtoja ne universitet pranimin e nxenesve nga kjo shkolle. Do vija kusht dhenien e provimeve te matures ne shkolla shqiptare.
    A pika ty.... e ka menduar greku dhe ate pune , mos u bej merak.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1
    A pika ty.... e ka menduar greku dhe ate pune , mos u bej merak.
    çe ke mire bre lalke aq mire e ka menduar sa qe edhe ketu ne forum na ka sjelle ca mustafa nano qe deklarojne qe sjane aspak patriote dhe e thote mu ne mes te ekranit te top çenit.dhe dihet qe jane te pllenuarit e grekut dhe na çajne k..oken me idiotesira qe nuk i ha as nje femije 3 veç.keto si puna albos nuk shofin me larg se hunda vet ose jane te paguar.pse ti djege ***** kaq shume per grekun valle kur e di shum mire qe ja ka perdhunuar gjyshen ne kohe te pavaresise dhe nji here tjeter ne luften e pare boterore.
    do jene rritur çunat????? ndoshta.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •