Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Gjimnazi “Loyola” në Prizren – çfarë fshehet pas tij?

    Gjimnazi “Loyola” në Prizren – çfarë fshehet pas tij?
    Nga: Nexhat Ibrahimi


    Shkolla dhe arsimi– ardhmëria e një populli dhe një vendi

    Kur dëgjon apo sheh se ndërtohet dhe hapet një shkollë, të rritet jeta dhe të pushon shpirti. Besimtari këtë ndjenjë e përjeton dyfishë, sepse, mësimi në Islam është njëherit edhe devotshmëri.

    Si gjithëherë, lajmi për ndërtimin dhe hapjen e Gjimnazit të ri në Prizren na gëzoj të gjithëve!

    Mirëpo, nëse do të hulumtonim për prejardhjen e emrit të gjimnazit, pak kush do të dinte se ky gjimnaz quhet “Loyola”. Nëse lexojmë për të kaluarën e Lojolës dhe të organizatës së tij, gëzimi që përjetuam në shikim e dëgjim të parë, për shqiptarët që ideal kanë kombëtarinë dhe për shqiptarët muslimanë që për ideal kanë edhe shqiptarinë edhe islamin, ky gëzim e hare do të shndërrohet në ankth e në ethe.

    Përse ankthi, përse ethet?

    Ankthi dhe ethet ngase jemi fanatikë dhe jotolerantë ndaj besimeve tjera, ndaj shkollave tjera, ndaj gjuhëve të tjera, apo ankthi dhe ethet nga prapavija, nga qëlimet perfide, që edhe nuk fshehen, me hapjen e kësaj shkolle vetëm në shikim të parë “gjimnaz”, si çdo gjimnaz tjetër.

    Përse kështu?

    Sepse, “Gjimnazi Loyola” nuk është një gjimnaz si çdo gjimnaz tjetër, por është një shkollë profesionale katolike e rendit jezuit kristian në mesin e muslimanëve me emrin gjimnaz. Kumbarë të këtij gjimnazi janë “laramanët” tanë komunalë, që përkthyer me gjuhë të përditshme, do të thotë: kumbarë janë kreu komunal i Prizrenit me baballarët e tyre lartë, thuajse të gjithë me emra personalë e emra baballarësh muslimanë.

    Ta hetosh dhe konstatosh këtë gjendje nuk është e vështirë, sepse vetë emri “Loyola” ta pohon këtë.

    Kush është I. Loyola?, dhe kush është rendi jezuit?

    Emri i tij i plotë është Inigo Lopez de Loyola (1491-1556), si fëmija më i ri i një shenjtori në malet e regjionit Bask në veri të Spanjës, në kohën e mbretit Ferdinand dhe mbretëreshës Izabel. (Sipas: St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of jesus, në: http://www.jesuit.org/sections/defau...SECTION_ID=215).

    Sipas burimit të mësipërm, Loyola dhe grupi i shokëve të tij të diplomuar në Universitetin e Parisit (disa pohojnë se ishin 6 shokë), të pakënaqur me rrjedhat e jetës brenda katolike, formuan rendin religjioz të cilin e quajtën Bashkësia e Jezusit (Society of Jesus) ose jezuizmi, siç e njohim gjatë historisë. (Sipas: St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of Jesus, në: http://www.jesuit.org/sections/defau...SECTION_ID=215).).

    Rendi fetar i jezuizmit karakterizohet me disiplinë të madhe. Këtë disiplinë e arrinin me edukim dhe ushtrime të veçanta shpirtërore, me dëgjueshmëri të përkushtueshme ndaj më të vjetërve dhe me dëgjueshmëri absolute ndaj papës.

    Më 1551 në Romë jezuitët themeluan Seminarin Romak për përgatitjen e klerikëve, kurse më 1552 themeluan Seminarin Gjerman për të luftuar kundër reformacionit. Ndikimin e tyre e shtrinë edhe te sunduesit, pastaj nëpër shkolla. (A. Gams, Biblija i drustvo Novi Sad, 1979, fq. 349; Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Zagreb, 1998, fq. 293.)

    Në pamundësi të zgjerohemi edhe më tepër, do të theksojmë se rendi jezuit ka qenë rend me sjellje dhe aktivitete mjaft brutale e drastike, duke përdorë metoda të rënda ndaj jobashkëmendimatarëve. Kjo në vitin 1773 papa Klementi IV, me kërkesë të shumë sunduesve evropianë, e çregjistroi rendin jezuit për shkak të pakënaqësisë së madhe që kishte shkaktuar ky rend edhe në vendet katolike, e lëre në vendet tjera. Por, punën e këtij rendi e ripërtëriu papa Pio VII në vitin 1801. (Andrija Gams, fq. 350). M. Vujaklija pohon se Pio VII-të e rikonfirmoi rendin jezusit edhe në vitin 1814. (M. Vujaklija, Leksikon …, Beograd, 1980, fq. 373.). Sipas të dhënave historike, jezuitët përbëjnë rendin më të madh religjioz në Kishën romako-katolike. (Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 337.).

    Ky rend kishtar katolik gjatë historisë ishte aktiv edhe në tokat shqiptare, e sidomos nga mesi i shekullit XIX dhe në përfundim të sundimit të halifatit osman. Në shikim të parë dhe nga vetë shkencëtarët katolikë, veprimtaria e tyre është vlerësuar si produktive, arsimdashëse, kulturore e atdhetare, edhe pse nga disa studiues dhe bashkëkohës të tyre veprimtaria e disa veprimtarëve jezuitë, kryesisht italianë dhe perëndimorë është karakterizuar si antiatdhetare dhe sllavofile. (Zef Mirdita, op. cit., fq. 67, 202-203, 243, 295 dhe 306-314).

    Me sllavofilinë e këtij rendi korrespondon edhe fjala e shefit të zyrës gjermane me rastin e hapjes së gjimnazit: “…duajeni njëri-tjetrin, bëhuni solidarë dhe mos e kujtoni të kaluarën, por orientohuni nga ardhmëria e Kosovës”, duke aluduar që të harrojmë gjenocidin serbo-sllavë, dhunimet e tyre, prishjen e 218 xhamive në Kosovë, e të përqafojmë mësimet antikombëtare të Ignacie Lojolës dhe jezuizmit.

    Shkojmë më tej:

    Jezuitët janë aktiv në Shqipëri vazhdimisht, por edhe pas përmbysjes së komunizmit në vitet e nëntëdhjeta, për të vazhduar deri në ditët e sotme.

    Jezuitët janë të pranishëm edhe në Kosovë, e sidomos pas luftës shqiptaro-serbe më 1999 e pas. Veprimtarinë e vet e zhvillojnë në kuadër të institucioneve ekzistuese katolike, të kamufluar nëpër shoqata humanitare, arsimore, por edhe nëpërmjet organeve dhe institucioneve shtetërore për arsim dhe kulturë të Kosovës dhe nëpërmjet bartësve dhe praktikuesve të këtyre institucioneve. Dëshmi e fundit është ndodhia në Prizren, ku më 12 shator 2005, Rendi jezuit, Kisha Katolike dhe veglat e tyre, pushtetmbajtësit e Kosovës dhe të Prizrenit, hapen të a.q. Gjimnazin Loyola, respektivisht shteti I Kosovës nuk e ruajti parimin e laicizmit të mospërzierjes së shtetit në punët fetare, duke hapur shkollë fetare katolike për fëmijët shqiptarë muslimanë të Kosovës.

    Sot, rendi jezuit në botë ka 55 institucione për edukim të lartë (28 në SHBA dhe 27 në vendet tjera), pa llogaritur këtë në Prizren dhe të tjerë të hapur kohëve të fundit.. (Sipas: http://www.loyola.edu/about/).

    Për ta parë fytyrën e vërtetë të jezuizmit do ta theksojmë edhe një prove tjetër: Ky rend kishtar katolik, është një lloj vazhdimësie e françeskanëve dhe dominikanëve, me synime të qarta edhe në rrafshin fetar por edhe nacional e tradicional. Këtë e argumenton edhe nëse i bëjmë një lexim Betimit të jezuitëve:

    “Në emër të të kryqëzuarit në kryq, Krishtit, unë betohem se do t’i ndërpres të gjitha lidhjet që më lidhin me babën, nënën, vëllezërit, motrat, farefisin, shokët, me mbretin, gjykatësit dhe me çdo pushtet tjetër të cilit i kam shërbyer ose që jam betuar se do t’i nënshtrohem ose shërbej. I ndërpres marrëdhëniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime është në sferë tjetër. Betohem se do t’ia shpalojë kryeshefit tim të gjithë atë që bëj, mendoj, lexoj, mësoj dhe shikoj rreth vetes.” (N. M. Nikollov, Komploti botëror, Tetovë, 2003, fq. 47).

    Lexojeni edhe njëherë betimin dhe vlerësoni ku qëndron interesi kombëtar i shqiptarëve në këtë shkollë, në këtë sekt katolik kristian dhe në angazhimin me mish e shpirt të pushtetarëve tanë që më shumë u ngjajnë roleve nga filmi “Planeti i majmunëve” se sa nga jeta reale, duke u paraqitur “më katolik se papa”.

    Ju përkujtoj se anëtare e devotshme dhe një prej personaliteteve kryesore të këtij rendi gjatë pjesës së dytë të shekullit XX ka qenë edhe e a.q. Nënë Tereza, tash e Lumja Tereza, e pas disa kohësh e Shenjta Tereza. Lexojeni këtë betim dhe imagjinojeni dashurinë kombëtare të saj.

    Çfarë gjimnazi është ky?

    Nëse e hapim internetin do të gjejmë formulimin vijues për një shkollë të ngjashme të rendit jezuit në SHBA të themeluar nga jezuitët:

    “Loyola College in Meriland is a Jesuit Catholik university committed to the educational and spiritual tradicions of the Society of Jesus and …”. (http://www.loyola.edu/about/), pra, se “…Kolegji Loyola është Universitet Jezuit Katolik …”.

    Nëse kemi parë ambientin e hapjes së kësaj shkollë në TV-të lokale dhe në ato kombëtare apo nëpër gazeta dhe nëse kemi parë strukturën e pjesëmarrësve me rastin e hapjes së kësaj shkolle, sërish s’do ta kemi të vështirë ta kuptojmë çfarë gjimnazi është ky me emrin “Loyola”. Priftërinjë nga bota, kryeipeshkvi i Kosovës Mark Sopi me suitën e tij prej skllevërve dhe shumë servilë, laramanë e injorantë në shpirt, kurse deri sot muslimanë në petk, nga Kosova dhe Prizreni.

    Nëse kemi dëgjuar se gjuha latine është lënda kryesore në gjimnaz, sepse 25% e gjuhës shqipe qenka nga brumi latin, nëse kemi dëgjuar se për mësues të gjuhës latine janë angazhuar motrat e nderit, sepse edhe është shkollë e tyre, nëse kemi dëgjuar se kjo shkollë edhe nuk është e lire në para për t’u regjistruar, përkundrazi, është shumë e shtrenjtë për ata që dëshirojnë të mësojnë aty, etj. etj., e kemi të qartë se qëllimi nuk është t’i ndihmohet Kosovës dhe shqiptarëve, por katolicizmit dhe vetëvetes.

    Roli i Kuvendit Komunal të Prizrenit

    Roli i Kuvendit Komunal të prizrenit dhe i Presidentit e Qeverisë së Kosovës në këtë ndërmarrje dhe këtë organizim është shumë, shumë i madh. Këtë e ilustrojnë edhe prania dhe fjala e zv.ministrit të Arsimit Fevzi Berisha e zv.ministrit Kadri Kryeziu, kryetarit të asociacioneve të komunave të Kosovës Ismet Beqiri, kryeshefit të ekzekutivit të Prizrenit Ragib Gajraku, përfaqësues të SHPK-së, përfaqësues të TMK-së, të KFOR-it, të UNMIK-ut, disa shefa të zyrave të vendeve evropiane në Kosovë etj.

    Këtë rol na ilustron edhe leximi i fjalëve të kryeshefit të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit, të shprehura me rastin e hapjes së këtij gjimnazi: “Vetë fakti se vendimi për ndërtimin e këtij gjimnazi është i vetmi vendim që KK-ja e ka miratuar pa asnjë vote të këshilltarëve kundër fletë më së miri për qasjen positive të qytetarëve për ndërtimin e kësaj shkolle.” (Koha ditore, 13. 09. 2005, fq. 12). Dëshmitarët okular pohojnë se zv.kryeshefat e KK Prizren, që ishin të pranishëm me atë rast, botërisht reaguan duke thënë se ky pohim s’është i vërtetë.

    Roli i KK Prizren është i madh edhe për arsyen sepse në zonën më perspektive të qytetit kësaj shkolle katolike i janë falur hiç më pak se 3.78 hektarë tokë. (Koha ditore, 13. 09. 2005, fq. 12). Mendojeni, falet toka që më herët është nacionalizuar nga pronarët muslimanë dhe i jepet falas një shkolle fetare të fesë tjetër. Solidaritet se jo mahi!

    Me ketë rast do ta bëj edhe një digresion: Me vite të tëra Bashkësia Islame e Prizrenit i kërkon KK Prizren 3-4 ari parcelë për ndërtim të xhamisë në lagjen Ortakoll, dhe ATë ME KOMPENZIM nga ana e Bashkësisë Islame, dhe përgjigjet janë: JO. Qytetarët muslimanë edhe pse paguajnë tatim, edhe pse i ruajnë si “pëllumba këta pushtetarë”, nuk kanë ku t’i kryejnë shërbimet e varrimit e të faljes. Kështu, në mungesë të kushteve brenda banesave të banimit, xhenazet e më të dashurve të tyre i pastrojnë nëpër bodrume, nëpër garazha veturash apo në ambiente të hapura, nëpër trotuare të rrugëve etj...

    Ky është kujdesi i pushtetarëve tanë ndaj bashkëqytetarëve të tyre. ….

    Roli i qytetarëve

    Në biseda rasti me disa qytetarë të Prizrenit se si e shohin këtë gjimnaz, i cili është kryekëput katolik, kristian, me qëllime obskurantiste dhe perfide, përfituese nga fatkeqësia e luftës së Kosovës, për të rritur numrin e tyre në rënie edhe në vetë Itali e Romë, fërkojnë duart dhe pohojnë se “s’është problem, dëgjova se si kundërshpërblim ata do ta asfaltojnë rrugën Bazhdarhanë – Petrovë. Kjo është me rëndësi.

    Të mjerët ne! Çfarë brezi pa kurriz! E shet identitetin e tij, e shet dinjitetin e tij, e shet burrërinë e tij, i ikë përgjegjësisë së tij historike për të dhënë kontributin e tij material dhe shpirtëror për kohën e tij, për një rrugë të asfaltuar që premtohet si kompenzim!

    Kjo nuk ka ndodhë më herët, që për “një kulaç” të shitet nderi!

    Thjeshtë: kjo gjendje quhet “prostitucion kolektiv”!

    Kjo gjendje ma kujton vitin 1991, një nga shumë takime me Alija Izetbegoviqin dhe për herë të parë me Omer Behmenin (i gjykuar me 35 vjet burgim nga jugosllavët) në kuloar të Fakultetit të Shkencave Islame në Sarajevë. Pas njoftimit të ndërsjellë ai më tha: “Gjatë vuajtjes së burgut më 1946, kam përfunduar: “Islamin dhe traditën muslimane por edhe shqiptare në Ballkan do ta ruajnë shqiptarët e Kosovës. Edhe pse u shkonte koka për refuzim të mishit të derrit, ata nuk lëshonin pe. Por tash, gjatë vuajtjes së burgut më 1983, kam përfunduar: “Ku u tretën ata burra të vitit 1946, s’kishte mbetur burrëri te shqiptarët. Vërsuleshin pas mishit të derrit më shumë se serbët e Shumadisë. Të tërë ishin bërë marksistë e enveristë. Kjo nuk është gjeneratë e shëndoshë...”.

    Të dashur qytetarë dhe besimtarë muslimanë!

    Nuk më pengon gjimnazi katolik, nuk më pengon kisha katolike, nuk më pengon kisha ortodokse, nuk më pengon gjuha joshqipe, nuk më pengon njeriu joshqiptar dhe jomusliman. Më pengojnë ata që manipulojnë me ndjenjën e fatkeqësisë së popullit. Muslimanët i gëzohen faktit kur një jomusliman pranon Islamin. Prandaj, muslimanët duhet të jenë të gatshëm ta pranojmë faktin se edhe ndonjë musliman (nga tradita) mund ta pranojë fenë joislame. Më pengojnë manipulatorët dhe sharlatanët që në emër të popullit dhe të atdhetarisë mashtrojnë popullin në mënyrat më të pista.

    Të paktë janë ata që në ndonjë mënyrë i rezistojnë kësaj mënyre të mashtrimit, ndaj edhe nuk i zura në gojë.

    Kjo është një pjesë e të vërtetës rreth Gjimnazit Loyola në Prizren dhe gjendjes aktuale në Kosovë.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #2
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Ma merr mendja nese bojkotohet nga popullata, ketyre misionareve nuk do tju mbetet gje vecse te marrin valixhet me vehte dhe te ikin ne Indi , ku e kane zemren e veprimtarise se tyre!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Shikoni sa aktiv jane keta talebane te Kosoves.
    Hic me pak se para tri vitesh,ne Prizrenin e lashte,kryeqytetin shpirteror e historik te kombit tone,ne qytetin e themelimit te Lidhjes se Prizrenit dhe brumosjes se idese se mvehtesise kombetare e shtetrore, qytetin e qendres se Ipeshkevise se Kosoves,u inaugurua nje shkolle-gjimnaz i cili,sipas te gjitha parametrave pedagogjik eshte nder me te mirat ne Ballkan.
    Dhe me kete rast,pate marre pjese edhe Hiresia e tij Ipeshkevi i Ipeshkevise se Kosoves i ndjeri Mark Sopi,ambasadori i RFGJ,zyrtare te larte qeveritar e vendor vendor dhe nje numer i qytetareve te Prizrenit dhe qyteteve tjera nga gjithe Kosova e Shqiperia.
    Atmosfera e krijuar me kete rast ishte madheshtore.Qytetaret i gezoheshin ndertimit te nje tempulli te diturise te stadardeve evropiane,ku do te mesohet e studiohet ne gjuhen shqipe te pacenzuruar per histori,kulture,gjuhesi e shkenca tjera aplikative ne frymen e eterve te gjuhes e kultures sone qe nga Bogdani,Buzuku,Matrenga,Fishta,Mjeda,Naimi,Samiu,K onica e deri te Kadarea e Mekuli.
    Per here te pare,nxenesi e mesuesi do te kene rast te mesojne ashtu sic kane anderruar gjithe rilindasit tane me shekuj.Te mesojne per rrenjet evropiane te kultures,gjuhes,shkences dhe historise sone dhe per shkencat ekzakte, nga mesues shqiptare e te huaj te perzgjedhur sipas standardeve me te perparuara.
    Vendimi per ndertimin dhe dhenien tokes ndertimore per kete Gjimnaz,eshte miratuar njezeri nga perfaqesuesit e pushtetit lokal te Prizrenit.Perfaqesuesi i atehershem i qeverise komunale e pat cilesuar hapjen e kesaj shkolle si simbol te orientimit te kombit tone kah vlerat evropiane e perendimore dhe si hap i pare drejte shkeputjes nga sistemet e kaluara dhe ideologjite orientale.
    Sot,pas tri vitesh,kjo shkolle frekuentohet nga mbi njemije nxenes e nxenese nga te gjitha viset shqiptare dhe sherben si moster e punes dhe perkushtimit te mbi 100 mesuesve te gjithe nga Kosova e Shqiperia.

    Talebanet e Kosoves paten ngrite zerin edhe atehere,sic po bejne edhe sot e gjithe diten me ca Tv lokale pro-talebane e revista diverzante fetare, qe vetem nje zot e di kah dhe kush i financon .
    Shikoni se sa te pa cipe jane te mjeret.Edhe pas tri vitesh qe kur ka nderruar jete Ipeshkvi, burrri e patrioti i madh i Kosoves Imzot Mark Sopi,keta te mjere ende e pergojojne e shpifin ate dhe miqet tjere te ketij populli si ambasadorin e RFGj etj.
    Keta i pengon orientimi pro-amerikan dhe evropian i shqiptareve,i pengon gjuha latine dhe greqishtja e lashte,i pengon gjuha e Budit e Bogdanit i pengon rilindja shpirterore qe po perjeton kombi ne keto vite te lirise,i pengon liria jone dhe per te penguar kete, jane ne gjendje te sajojne edhe brocukulla te ketilla si ajo mbi gjoja sllavofiline e jezuiteve.O tempora...
    Prizreni eshte qytet krenar,i lashte, i durueshem,por edhe i hapur per te gjitha vlerat njerezore,civilizuese qe e kane stolisur kombin tone nder shekuj.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    paj kto dun me e mush kosoven me medrese e xhamija po u ka has sharra n'gozhde te shkretve.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    .[B]Qytetaret i gezoheshin ndertimit te nje tempulli te diturise te stadardeve evropiane,ku do te mesohet e studiohet ne gjuhen shqipe te pacenzuruar per histori[/B

    Vendimi per ndertimin dhe dhenien tokes ndertimore per kete Gjimnaz,eshte miratuar njezeri nga perfaqesuesit e pushtetit lokal te Prizrenit.

    Sot,pas tri vitesh,kjo shkolle frekuentohet nga mbi njemije nxenes e nxenese nga te gjitha viset shqiptare dhe sherben si moster e punes dhe perkushtimit te mbi 100 mesuesve te gjithe nga Kosova e Shqiperia.

    .
    Ste besoj se jan gzu qytetaret ne ate mase qe don ta bejsh ti , participimi 720 euro per nje vit dhe konvikti 1500 euro per nje vit , smund ta gezon qytetarin e Kosoves , 2200 euro per nje vit , standard europian , normal apo jo ?
    Pse athu kaq shtrenjt ?
    Po te shikosh se sa donator ka kjo shkoll , shumica e donatorve shkolla krishtere nga Europa , dioqeza , me nje fjal projekt i krishter , kan shum donator dhe prap cmim jashtzakonisht i lart per standardin e Kosoves .

    Te lutem mos genjej , ne ket shkoll momentalisht mesojn 300 nxenes , ndersa kapaciteti MAKSIMAL esht 720 vende qe akoma nuk esht mbushur, sepse ska shqiptari i Kosoves 2200 euro me dhon per nje vit. Poashtu genjej kur thua se ka mbi 100 mesues , behet fjal per 35-50 mesues , poashtu genjen kur thua te gjith nga Kosova e Shqiperia .

    Ndonse shumica e nxenesve dhe profesoreve jan (ne baz te emrave mbiemrave) musliman , e gjith udheheqsia e shkolles 100% jan te krishter , ndersa drejtori dhe shefi i finansave jan gjerman.

    Disa nga donatoret :

    Diözese Augsburg

    Diözese Dresden

    Diözese Eichstätt

    Diözese Erfurt

    Diözese Hildesheim

    Diözese Limburg

    Diözese Mainz

    Diözese Rottenburg-Stuttgart

    Diözese Würzburg

    Kathol, Paul - Schwaig

    Katholische Männergemeinschaft - Hildesheim

    Katholische Kirchengemeinde - Frankfurt

    Katholischer Standortpfarrer - Köln

    Katholischer Standortpfarrer - Neustadt


    Kjo ishte sa per tu sqaru gjerat , un sjam kunder shkolles , mos tme keqkuptoni , por duhet te tregohet qart qellimi i ksaj shkolle ,e jo te manipulohet me femijet .

    Drini i Zi

  6. #6
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Po ca ju prish nje shkolle ju mer amani ... shkoni aty e mesoni sa bejne 1+1 pa se jane myslimane se jane katolike kujt po i interson ... po ju me mire rini analfabete se sa te shkoni e te mesoni me pretekstin se shkolla eshte shkolle katolike

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  7. #7
    Ore po ca ka katolicizmi xhanem se na hutuat? Nuk eshte kolere mer njerez por thjesht nje fe. Ju me demek besoni dhe ne zot. Qe kur na paska thene zoti qe nje fe eshte me e mire se tjetra? Sa hipokrite qe beheni. Nuk shikoni anen pozitive te kesaj ceshtje qe eshte hapja e nje gjimnazi te tille me kaq reputacion po merreni nese shkolla do kete rraso e kryqe apo tyrbe e callma. Late kokrren e namit late.

  8. #8
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    une nuk e di se qka po mundoheni me thene me kete, vellaun e kam ne ate gjimnaz absolutisht nuk ka lidhje me fene, profesoreshen e frengjishtes e ka moter nderi ama absolutisht as qe nuk e permendin fene aty, duke pas parasysh se gjimnazi fqinje ne pz ''mehmet akif '' i nenqmon nxensit qe nuk falen, i malltreton psiqikisht, i marin nxensat me mesu pas mesimit dhe i mesojn te falen, ndersa ne layola eshte veq nje problem qe eshte diciplina teper e madhe, ama bash regjim ushtarak eshte, edhe nje gje jam e sigurt qe sot vellau lirisht per dije mund ta sfidoje nje absolvent te cilit do fakultet ,absolutisht ska lidhje me fene , mos beni propaganda pa qene te mire informuar
    ylli i mëngjesit

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga edona Lexo Postimin
    une nuk e di se qka po mundoheni me thene me kete, vellaun e kam ne ate gjimnaz absolutisht nuk ka lidhje me fene, profesoreshen e frengjishtes e ka moter nderi ama absolutisht as qe nuk e permendin fene aty, duke pas parasysh se gjimnazi fqinje ne pz ''mehmet akif '' i nenqmon nxensit qe nuk falen, i malltreton psiqikisht, i marin nxensat me mesu pas mesimit dhe i mesojn te falen, ndersa ne layola eshte veq nje problem qe eshte diciplina teper e madhe, ama bash regjim ushtarak eshte, edhe nje gje jam e sigurt qe sot vellau lirisht per dije mund ta sfidoje nje absolvent te cilit do fakultet ,absolutisht ska lidhje me fene , mos beni propaganda pa qene te mire informuar
    Mire e ke ti moj Edona,por nje vrime ne uje i thone nga Shqipnija

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga edona Lexo Postimin
    une nuk e di se qka po mundoheni me thene me kete, vellaun e kam ne ate gjimnaz absolutisht nuk ka lidhje me fene, profesoreshen e frengjishtes e ka moter nderi ama absolutisht as qe nuk e permendin fene aty, duke pas parasysh se gjimnazi fqinje ne pz ''mehmet akif '' i nenqmon nxensit qe nuk falen, i malltreton psiqikisht, i marin nxensat me mesu pas mesimit dhe i mesojn te falen, ndersa ne layola eshte veq nje problem qe eshte diciplina teper e madhe, ama bash regjim ushtarak eshte, edhe nje gje jam e sigurt qe sot vellau lirisht per dije mund ta sfidoje nje absolvent te cilit do fakultet ,absolutisht ska lidhje me fene , mos beni propaganda pa qene te mire informuar

    A ka te boje me fe ose jo , ket e deshmojn donatoret , edukatoret ... kvalitet ke ne cdo shkoll private , dihen arsyet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Gjimnazi “Loyola” në Prizren
    Nga forum126 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 18-03-2012, 20:04
  3. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  4. Mediat Ne Kosove
    Nga ARIANI_TB në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •