Close
Faqja 41 prej 49 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 486
  1. #401
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Ermal 22
    Kjo ngjarje eshte turp e faqja e zeze se po na e shtojne me shume namin e zi nga sa e kemi.

    Duke lexuar Aktakuzen te mbushur me fakte dhe te botuar ne internet esht e qarte se keta shqipfoles perfunduan keshtu se shkuan teper larg me variantin e tyre urryes te Islamit. Nuk eshte se arrestuan nje por disa nga keta bukeshkale, dhe po te mos ishin fajtore, atehere do kishte protesta nga te afermit, besimtaret e familjaret, por edhe ata me siguri e dine se nuk i kishin ne terezi djemt por nuk i kontrolllonin dot.
    Amerika nuk eshte shtet komunist dhe avokate te mire ka shume, dhe shembuj xhihadizmi ka patur dhe nga kombesite e tjera. Kete rradhe i ra 'fati' ekstremistave shqipfoles. Keta terroristat shqiptare qenkan bashkuar dhe me nje ekstremist palestinez, dhe hajde mos u habit nga rrezultatet pastaj.

    pse pak website me prirje jihadi e wahabi shqiptare ka ne internet???

    ai stan ket bylmet ka,

    Po ti mer vlla lexon car shkruhet siper apo si eshte kjo puna juj ?

    Shif cka sjelle Darwini siper:


    ...Kevin O’Brien, 36, who lives in the same community, said he had gone out drinking twice with several of the men, who told him they were avid hunters. Mr. O’Brien said the men drank whiskey and beer and, asked him about his stint in the Marines, trading stories of their own military training in the former Yugoslavia.


    Per te mos thene gjera te tjera. Car lesh islami, keta jane te PAFE.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #402
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Pse disa nga ata terroristat qe rrezuan kullat binjake ne Amerike nuk shikuan filma porno e nuk pine alkol thua ti??
    Pse nuk po e perdorin drogen e piset ata talibanet e 'kulluar' islamike per te financuar xhihadin e tyre te prapambetur?

    Keta sauditet wahabi hiqen si me te 'pastrit' keta jane me te nxire nga rrealiteti i ndyre

    http://news.bbc.co.uk/2/hi/middle_east/6592123.stm


    Hidhi nje sy fakteve

    Before September 11, 2001: Hijackers Drink, Watch Strip Shows on Eve of Attacks

    A number of the hijackers apparently drink alcohol heavily in bars and watch strip shows. On September 10, three of them spend $200 to $300 apiece on lap dances and drinks in the Pink Pony, a Daytona Beach, Florida strip club. While the hijackers had left Florida by this time, Mohamed Atta is reported to have visited the same strip club, and these men appear to have had foreknowledge of the 9/11 attacks. [Boston Herald, 10/10/2001] Marwan Alshehhi and Mohamed Atta are seen entering the Hollywood, Florida, sports bar Shuckums already drunk. They proceed to drink even more hard alcohol there (see September 7, 2001). Atta and Alshehhi are seen at Sunrise 251, a bar in Palm Beach, Florida. They spend $1,000 in 45 minutes on Krug and Perrier-Jouet champagne. Atta is with a tall busty brunette in her late twenties; Alshehhi is with a shortish blonde. Both women are known locally as regular companions of high-rollers. [Daily Mail, 9/16/2001] A stripper at the Olympic Garden Topless Cabaret in Las Vegas, Nevada, recalls Marwan Alshehhi being “cheap,” paying only $20 for a lap dance. [Cox News Service, 10/16/2001] Several hijackers reportedly patronize the Nardone’s Go-Go Bar in Elizabeth, New Jersey. They are even seen there on the weekend before 9/11. [Boston Herald, 10/10/2001; Wall Street Journal, 10/16/2001] Majed Moqed visits a porn shop on three occasions, and rents a porn video. The mayor of Paterson, New Jersey, says of the six hijackers who stayed there: “Nobody ever saw them at mosques, but they liked the go-go clubs.” [Newsday, 9/23/2001; Newsweek, 10/15/2001] Nawaf Alhazmi and Khalid Almihdhar often frequented Cheetah’s, a nude bar in San Diego. [Los Angeles Times, 9/1/2002] Hamza Alghamdi watched a porn video on September 10. [Wall Street Journal, 10/16/2001] University of Florida religion professor Richard Foltz states, “It is incomprehensible that a person could drink and go to a strip bar one night, then kill themselves the next day in the name of Islam… People who would kill themselves for their faith would come from very strict Islamic ideology. Something here does not add up.”
    [South Florida Sun-Sentinel, 9/16/2001]

  3. #403
    Ermal me kete krahasim qe ke bere i ke rene ne koke tamam. Vetem se ka nje problem te vogel me keta qe hodhen kullat. Duhet te kene patur disa jete si puna e maceve qe permendi Genesis se mbas disa javesh u bene ca protesta nga njerez me te njejtin emer qe ishin gjalle e shendoshe dhe kishin probleme me ate qe quhet Identity Theft

  4. #404
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Te pakten ata qe lane video lamtumire me emrat dhe fytyrat e sakta nuk ngaterrohen kollaj Darius,
    se nuk ishin kineze.

  5. #405
    Mos e dhente zoti mer Ermal. Ata nuk lane vetem video lamtumire po lane dhe me shume se aq qe ja u vulosi identifikimin. Per shembull kur rane kullat dhe mbasi avionet ishin bere pershesh, disa metra larg kullave u gjet nje pjese pasaporte e njerit nga keta te poshtrit. Njerez nuk gjeheshin dot po ama pashaporta gjeheshin qe cke me te. Kjo ndihmoi edhe me shume ne identifikimin me sukses te tyre. Pastaj pati dhe avantazhe te tjera. Jo vetem ata lane gjithe keto gjera nga mbrapa po munden te merrnin ne avion dhe thermites (aluminothermics) dhe sidomos 4th Generation MicroNukes qe ta vulosnin rrezimin tamam

    Shko shiko ne google video Loose Change se te ndihmon te bindesh akoma dhe me shume.

    Naten e mire per sot.

  6. #406
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Une vetem sa te bera te qarte qe qendrimi yt eshte nje qendrim ateisto-komunist, pasi as ne Evrope dhe as ne Amerike asnje shtetas nuk beson se nje besim eshte me i mire se tjetri, por te gjithe besojne se liria eshte e shenjte.
    Ti me duket se kupton ato qe do te lexosh dhe nuk kupton ato qe them une. Une ne asnje shkrim nuk kam thene qe nje besim eshte me i mire se tjetri pasi une nuk jam teolog, e as filozof apo moralist. Une thashe qe krishterimi i ka SHERBYER historikisht shqiptarizmit dhe interesit te kombit shqiptar shume qarte dhe shume here me fuqishem se islami. Per kete une te solla fakte HISTORIKE kurse ti principe morale .... qe i thua por as ti nuk e di se cfare aplikimi praktik kane apo kane pasur ne jeten e shqiptareve.

    Une historine shqiptare nuk e kam perjetuar vetem ne dimensionin intelektual por edhe ne dimensionin shpirteror. Ka nje dallim te madh midis te njohjes se trashegimise e tradites se lashte shqiptare dhe MISHERIMIT te saj, qe do te thote qe une nuk zgjedh vetem te njoh te verteten, por ta jetoj ate e t'ua le tashegimi edhe femijeve te mi.
    Cilen te vertete njeh dhe jeton ti, dhe c'lidhje ka kjo me permbajtjen e shkrimit tim?

    Dhe meqe zure ne goje emrin e Gjergj Kastriotit, deshmite e tij per historine jane dy postulate qe nuk deshmojne vetem respektin e tij per traditen, por edhe misherimin e kesaj tradite ne jeten e tij:

    "Une do te ngelem deri ne vdekje mik i virtytit e jo i fatit"
    Skenderbeun fati e beri mysliman, virtyti e beri te krishtere, ai vdiq i krishtere.



    Nje fe e njohin si "kulture" vetem te pafete, ata qe jo vetem nuk kane nje bote shpirterore te tyren, por as nuk njohin ekzistencen e dimensionit shpirteror te njerezimit. Dhe detyrimisht, ti je duke folur per ate qe nuk e njeh, ose me mire te themi, te pelqen te flasesh per Islamin e Krishterimin kur ti nuk je as mysliman e as i krishtere.
    Se pari ti nuk e di se cfare jam une, dhe se dyti je ti ai qe pretendon qe une njoh fene islame dhe te krishtere, pasi une s'kam pretenduar ndonjehere se i njoh keto fe dhe as po flas per to. Une ta perseris qe po flas se si shqiptaret kane funksionuar si komb nen seicilen kulture, dhe si keto kultura i kane sherbyer interesit tone si komb.


    Kontributi kulturor i nje komuniteti fetar eshte nje derivat sekondar dhe i parendesishem kur je duke folur per kontributin e nje feje te caktuar. Kontributi me i madh i nje besimi ne nje popull e nje shoqeri duket tek njerezit, besimtaret qe besojne e praktikojne ate besim, e si ky besim manifestohet ne jeten e tyre dhe ne jeten e mbare shoqerise.
    Yeah, po une s'po marr vesh cfare thua. Si eshte manifestuar ne jeten e shqiptareve dhe te mbare shoqerise shqiptare besimi islam, dhe si ka qene ky manifestim nje kontribut kulturor????

    Me e shenjte se "kombi", eshte LIRIA! Dhe po te ishe student i mire i historise ashtu sic pretendon se je, do ta kishe kuptuar qe nje popull 3000 vjecar nuk mund te perligji ekzistencen e tij vetem me nje nocion si kombi qe eshte vetem 300 vjecar ne Ballkan. Prandaj meso te vleresosh LIRINE te cilen sot shqiptaret e kane pushtuar me te dyja duart me shume se sa vete "kombin" shqiptar.
    Se pari njehere ti ngaterron kombin (qe percaktohet nga kultura) me shtetin qe percaktohet nga kufij dhe qe eshte "300" vjet i lashte. Se dyti historikisht "Liria" eshte nje nocion me i vone se te dy kombi dhe shteti dhe ka qene nje produkt i evoluimit por jo i formimit dhe konsolidimit te tyre. Liria nuk eshte nje pakt vetvrasje, ku ne thjesht ne emer te parimit te saj, te bejme zgjedhje qe jane kunder interesit tone kombetar. Me tej vete nocioni "liri - per te zgjedhur" eshte nje parim perendimor, i dale prej periudhes se "Rilindjes" europiane ku kisha u nda perfundimisht nga shteti. Kjo nuk eshte perjetuar ne boten islame. Pra ti do te aplikosh nje parim perendimor (lirite dhe te drejtat) per te bere nje zgjidhje (islamin) per te cilin ky parim eshte nje parim i huaj, per te mos thene antagonist?

  7. #407
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Ca te te them Darius se ti ke sjelle fjale te medha.
    Po te jap nje shembull te vogel nga nje qytet i vogel ku doli nje vullnetar i madh qe nuk pertoi po shkoi vete ne baze per te pare situaten dhe per tu takuar me masen talebane..

    Moshe e re dhe ai, si ata te Nju Xhersit, biles me lart me grade fetare [ hoxhe mer hoxhe], dhe me deshiren per te pare vete se c'vinte andej nga fronti i luftes.
    A mendonim ne qe disa shqyptare do shkonin kaq larg per turizem fetar?
    Pse te mos besojme atehere qe disa ne Nju Xhersi i kane rene per shkurt dhe nuk kane dashur te shkojne kaq larg per te njetin muhabet???

    Imami i Krujes: Si mbijetova per nje vit ne burgun amerikan
    ne Afganistan

    http://www.balkanweb.com

    Ora 07:10
    Nga Artan Hoxha
    16 Korrik 2006

    TIRANE (16 Korrik)- Sapo hyn ne pazarin e vjeter te Krujes,
    ne te majte te tij ndodhet xhamia e vetme funksionale e
    qytetit. Minareja e lyer me gelqere ngrihet siper cative me
    qeramidhe te pazarit te vjeter. Nese e shikon nga larg
    rendesia e saj si pike orientimi humb, per shkak te
    dominimit nga kulla e kalase se famshme te Skenderbeut.
    Interesohemi se ku mund ta gjejme njerin prej ish-imameve
    te kesaj xhamie, Olti Veselin, i cili qysh prej tre vitesh
    thuhet se ka shkuar per studime ne nje universitet
    teologjik ne Jemen, por me pas eshte arrestuar nga marinsat
    amerikane ne Afganistan. Na thone se shtepine e ka ne nje
    nga lagjet me periferike te Krujes, diku matane kalase se
    qytetit.

    Nga besimtaret myslimane te Krujes mesojme se Olti ka qene
    per afro nje vit imami i xhamise se qytetit dhe per te
    flasim me fjale te mira dhe respekt te vecante. “Olti ka
    qene gjithmone nje prej besimtareve me te devotshem te
    qytetit. Ai ishte nje djale me deshire te madhe per te
    studjuar dhe mesuar gjithcka mbi besimin islam”, na thote
    nje prej besimtareve te Krujes qe e ka njohur.


    Prinderit e Oltit kane shtruar nje dreke per miqte dhe te
    afermit qe kane ardhur te festojne sebashku kthimin e
    24-vjecarit nga Afganistani. Olti eshte arrestuar me shume
    se nje vit me pare nga trupat amerikane gjate nje
    operacioni kunder talebaneve dhe mbeshtetesve te tyre ne
    Afganistan. Ai ka qendruar ne burg gjate gjithe kesaj kohe
    dhe me 25 qershor 2006 u kthye ne Shqiperi me linjen e
    Turkish Airlines.

    Nese nuk do te na
    prezantohej as qe do ta merrnim vesh se ishte pikerisht ai
    njeriu qe kishte qendruar per me shume se nje vit ne
    burgjet amerikane ne Afganistan, i dyshuar si terrorist
    islamik dhe pjestare i guerrilasve talebane. Ai eshte i
    qethur shkurt dhe forma e mjekrres mezi i dallohet. Me
    veshjen dhe paraqitjen e tij, Olti me shume i ngjan nje
    djaloshi trendy sesa nje besimtari mysliman me paraqitjen
    tradicionale qe jemi mesuar te shohim.
    Imami
    Paraqitja dhe e folura e Oltit te lene me te vertete me
    goje hapur dhe te duket e habitshme sesi ai mund te kete
    qene imami i xhamise se qytetit, apo ca me teper, person i
    dyshuar per lidhje me terroristet islamike. Por nese i
    kushton pak me teper vemendje fytyres se tij, kupton se
    Olti eshte pak i turbullt dhe nuk e fsheh tronditjen nga
    dicka e dhunshme qe mund te kete pesuar.


    Ndersa largohemi Olti na shoqeron deri jashte ne rrugice.
    Ai na kujton se besimi te zoti e beri tu mbijetonte gjithe
    atyre qe ka kaluar ne seancat hetimore speciale gjate kohes
    qe qendroi ne burgjet afgane. “Jeta eshte nje prove qe
    duhet kaluar dhe une nuk kam bere asgje tjeter vecse kalova
    nje prove te tille”, na thote Olti. Gjate kthimit ndalemi
    per nje kafe ne nje lokal prane xhamise ku Olti ka sherbyer
    si Imam. Disa te rinj, bashkemoshatare te tij qe e kane
    njohur prej vitesh nuk ngurrojne te flasin per te. “Bravo i
    qofte, ai eshte nje besimtar i mire dhe ka bere ate qe do
    ta bente cdo myslimane i botes”, na thote njeri prej tyre.
    Bashkemoshataret e tij flasin me respekt per aventuren e
    Oltit ne Jemen e Afganistan dhe nuk duan tia dine shume per
    akuzat qe rendojne mbi te.
    “Nese do te ishte terrorist islamik sic thone nuk do ta
    kishin leshuar, por do ta kishin mbajtur atje”, na thote
    nje tjeter krutan qe e njeh Oltin prej femijerise. Kthimi i
    Oltit te dielen e 25 qershorit me avion nga Turqia, duket
    sikur u ka dhene krahe shokeve te tij besimtare myslimane,
    te cilet duan te mbyllin gojet e liga. “Imami i xhamise
    sone nuk eshte terrorist islamik, ne e njohim mire ate dhe
    e dime sesa beson ai te Allahu”, na thote teksa largohemi
    njeri prej bashkemoshatareve te Oltit.
    Agjentet e antiterrorit marrin ne pyetje Veselin

    Vetem disa dite pasi ishte kthyer nga Afganistani, nje
    inspektor i policise se Krujes ka shkuar ne banesen e Olti
    Veselit dhe i ka kerkuar qe te paraqitet ne komisariat.
    Ish-imami i xhamise se qytetit eshte paraqitur ne
    komisariatin e Krujes ku i eshte nenshtruar nje seance
    rutine pyetjesh. Personat qe jane interesuar per te marre
    ne pyetje imamin e Krujes nuk kane qene policet vendas, por
    agjentet e sherbimit te Luftes Kunder Terrorit te
    Ministrise se Brendeshme dhe te Sherbimit Informativ
    Shteteror. Ata kane kerkuar sqarime nga Olti pse ka qene
    jashte vendit, si eshte larguar nga Jemeni per ne
    Afganistan dhe si eshte arrestuar nga trupat amerikane i
    dyshuar si terrorist islamik. Sipas burimeve te policise
    thuhet se Veseli gjate kthimit nga Afganistani, Olti nuk ka
    patuar asnje dokument identifikimi me vete pasi ato i ishin
    sekuestruar gjate arrestimit. Pasi ka dhene sqarimet e
    nevojshme per agjentet e antiterrorit, Olti Veseli eshte
    lene i lire te kthehet ne banesen e tij.

    Olti Veseli shkoi si student fetar ne Jemen
    Agjentet e sherbimit te Luftes Kunder Terrorit kane mbetur
    te habitur kur jane njoftuar nga sherbimu inteligjente
    amerikan se ne periferi te Kandaharit ishte kapur mes nje
    grupi militantesh afgane dhe imami i xhamise se Krujes.
    Qysh nga ky moment ka nisur puna per te zbuluar te kaluaren
    dhe veprimtarine e tij ne Shqiperi. Hetimet jane kryer
    paralelisht nga agjentet ne terren te zyres se Antiterrorit
    ne Ministrine e Brendeshme dhe nga agjentet e zyres se
    Antiterrorit ne Sherbimin Informativ Shteteror. Eshte
    mbajtur per muaj me radhe nen vezhgim familja e imamit dhe
    persona te njohur te tij. Ndersa jane kryer hetime te
    hollesishme per te zbuluar rrugen sesi 24 vjecari nga Kruja
    kishte mberritur ne rrethinat e ish-kryeqendres se
    talebaneve ne Kandahar, dhe kush e kishte ndermjetesuar per
    udhetimin e tij. Hetimet e kryera deri tani kane cuar ne
    zbulimin e rruges qe ndiqnin rekrutet shqiptare per tu
    bashkuar me guerrilet e muxhaidineve ne Afganistan.
    Agjentet e antiterrorit jane duke kryer hetime ne lidhje me
    shtate shqiptaret e tjere qe vazhdojne te jene te burgosur
    ne Afganistan.
    Studenti
    Imami i Krujes, Olti Veseli ishte padyshim nje nga
    besimtaret me te devotshem dhe nje nga kleriket e rinj
    myslimane qe mbeshtesnin krahun radikal ne Shqiperi. Sipas
    burimeve nga Antiterrori, thuhet se “Olti Veseli u
    perzgjodh per ti sherbyer kauzes se militanteve islamike
    per shkak te moshes se tij te re dhe besimit te forte ndaj
    Allahut”. Udhetimi i Veselit drejt Jemenit u mbulua me
    faktin se ai duhej te shkonte per studime ne nje
    universitet teologjik islamik ne kryeqytetin e ketij
    shteti, San’a. Udhetimi i Veselit eshte mbuluar nga nje
    shoqate me qender ne Tirane emri i se cilen nuk jepet nga
    policia. Sipas burimit te cituar dhuhet se “eshte e njejta
    shoqate qe ndihmonte afro 200 jetime ne fshatin Kondove te
    Maqedonise gjate kohes qe ky fshat ishte nen kontrollin e
    nje grupi te armatosur personash me kombesi shqiptare.
    Universiteti ne te cilin ishte nisur per studime Veseli, ne
    San’a, nuk eshte ndonje institucion arsimor i njohur ne
    pergatitjen e klerikeve myslimane ne bote, perkundrazi
    diploma e tij nuk njihet as nga vet shteti i Jemenit. Pasi
    ka qendruar per disa muaj aty, Veseli eshte nisur ne
    drejtim te Pakistanit. Sipas burimeve nga sherbimi i
    antiterrorit thuhet se “Veseli eshte stervitur dhe trajnuar
    per 4 deri 6 muaj ne Jemen, nga ku me pas eshte transferuar
    ne drejtim te Pakistanit. Udhetimi nga vendi me i varfer i
    gadishullit arabik ne drejtim te Pakistanit eshte i
    kushtueshem keshtu qe shpenzimet e tij jane paguar nga
    personat qe kane pergatitur rekrutet per muxhaidine. Nje
    nga celulat e rrjetit te Al Kaeda-s qe vepron ne Pakistan
    ka bere grumbullimin e rekruteve dhe me pas i ka infiltruar
    nepermjet kufirit tokesor ne drejtim te zonave malore te
    Afganistanit, ku veprojne guerrilet e talebaneve dhe
    militanteve te Al Kaeda-s”.
    Arrestimi
    Agjenteve te antiterrorit do te mjaftonte vetem prezenca e
    Veselit ne rrethinat e Kandaharit per te dyshuar mbi
    aktivitetin e tij ne mbeshtetje te muxhaidineve. Pse nje
    student shqiptar ne Jemen do te kapej ne pjesen tjeter te
    botes, ne nje vend mjaft te rrezikshem per jeten e cdo
    qytetari, ne Afganistan?! Sipas burimit te cituar thuhet se
    “Imami i Krujes sebashku me nje grup militantesh islamike
    mendohet te kete vepruar per me shume se nje vit ne
    Afganistan. Ai eshte kapur gjate nje operacioni te
    marinsave amerikane ne nje nga zonat ne periferi te
    Kandaharit, te zhvilluar afro nje vit me pare”. Qysh nga ai
    moment imami i Krujes i eshte nenshtruar nje hetimi special
    ne burgjet famekeqe te Afganistanit, te njohura per
    trajtimin e ashper qe u bejne te dyshuareve si militante
    islamike apo mbeshtetes te talebaneve dhe Al-Kaeda-s. Pas
    nje viti ne burgjet afgane Veseli u riatdhesua nen kujdesin
    e sherbimeve inteligjente amerikane nepermjet linjes ajrore
    me Turqine ne fundin e qershorit. Gjate hetimit rezultoi se
    ai nuk ka patur ndonje rol te rendesishem ne radhet e
    militanteve islamike dhe se kishte rene viktime e
    radikaleve islamike per shkak te moshes shume te re te tij.


    Ne burgjet afgane edhe shtate shqiptare te tjere ne pranga
    Ne burgjet afgane jane ende te izoluar dhe 7 shqiptare te
    tjere, te arrestuar nga trupat amerikane pasi dyshohet se
    kane lidhje me militantet islamike qe kane shkuar ne
    mbeshtetje te guerrilasve talebane. Sipas burimeve te
    sherbimit te Luftes Kunder Terrorit ne Ministrine e
    Brendeshme thuhet se dy prej tyre jane arrestuar gjate te
    njejtit operacion te marinsave amerikane ku u kap dhe imami
    i Krujes Olti Veseli. I vetmi i rikthyer deri tani nga
    shqiptaret e kapur ne Afganistan eshte Olti Veseli, ndersa
    shtate personat e tjere jane ende nen hetim. Ata dyshohet
    se kane shkuar te luftojne ne radhet e luftetareve talebane
    dhe te Al Kaeda-s ne malet e Afganistanit
    . Udhetimi i tyre
    eshte bere fillimisht drejt Jemenit. Ne vendin me te varfer
    te gadishullit arabik rekrutet per muxhahidine jane
    stervitur dhe me pas jane penetruar ne zonat malore te
    Afganistanit duke kaluar nepermjet kufirit Pakistanez.
    Grupet radikale te besimit mysliman e cilesojne si nje
    detyre te shenjte pjesemarrjen ne xhihad dhe luften kunder
    pushtuesve te vendeve islamike.

    (GazetaShqiptare/Balkanweb)

  8. #408
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Interesante. Sipas kesaj shqiptaret (te perfaqesuar nga shteti shqiptar) luftojne kunder talebaneve, dhe shqiptaret (te perfaqesuar nga nacionalistet arabe te Shqiperise) luftojne krahas talebaneve. Nqs islamizmi ne kete rast nuk eshte percarje kombetare, nuk e di se cfare tjeter mund te quhet.

  9. #409
    i/e regjistruar Maska e artur1976
    Anëtarësuar
    10-05-2007
    Vendndodhja
    Ne Toke
    Postime
    4
    Shteti SHQIPTAR e di se cfare roli kane shoqatat Islamike ne Shqiperi apo nuk ju intereson...Genesis nqs di dicka mundesh te pergjigjesh se une se kam idene se cfare ndodh ne Shqiperi...

  10. #410
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shfaqja e terroristeve anti-perendimore nga Veriu i Shqiperise ishte shume e pritshme dhe vetem ceshtje kohe.Islami atje eshte shume thelle i ngulur ne shpirtin e njerezve ,bile edhe ne fytyrat e tyre.Dibra dhe Peshkopia pasi na dhuroi zonjen e zeze, Nexhmijen,shefin e gestapos se Sali Berishes gjate trazirave ne 97, Shehun , shefin e Vefas Alimucen,Bashen qe prishi Zogun e Zi,kriminele te panumert qe kane mbushur sirtaret e Interpolit dhe te policise ne Shqiperi, tani na beri edhe nje "dhurate" tjeter.

    Dhe kulmi ka ende njerez qe mburren se jane "dibrane"!!!!!!!!

Faqja 41 prej 49 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •