Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 111
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje-

    Darius ne qe po e lexojm kete rast te ketij udhtarit po mundohemi si shkurtazi te bejm konkludime te bazuara ne argumente te reales dhe ireales .

    Verrtet bota eshte e vjeter qe lapsi dhe mendja e njeriut vetem mund te jep ndonje mendim individual .

    Darius gjithnji kur kam lexuar postimet tuaja kam lexuar me vemendje sepse te une shkrimet tuaja prekun qelulat -neuronet pasive ne koken time verrtet ja vlen te lexoj shkrimet e tilla te cilit do qofshin ato.

    Nje gje eshte e verrtet se rastet e ketyre ,,udhtarve'' jan skeptike une kisha me thene vetem me dy fjal ju vet e keni shkruar se faktet ekzistojn por dikush
    ka prirje ti shef ato e dikuj edhe ti tregosh nuk ja vlen .

    PER UDHTARET NE KOHE

    Nje enderr zgjat 3 deri 5 sekonda per ket koh SHPIRTI i njeriut udhton ne shtat qjej gjithashtu kontakton me te vdekur dhe te gjalle , me te kaluaren dhe te ardhmen pra eshte kontakt abstrakt i pa pare per materialistat .

    E per ta zgjuar nga gjumi njeriun gjat endrres duhet leht ta thrrasesh apo ta prekesh kurrsesi me britma e trazime shtohet pyetja pse
    Sepse shpirti ka vajt e deri ti kthehet eshte ne rrezik te zgjohet
    Njeriu zgjohet i hutuar pa mend edhe verrtet mund te luaj mendesh te disa humb memorja e se kaluares tregon gjera qe si perkasin kesaj kohe por kurrsesi me fotografi pra materiali nuk ka shans te jet bashk udhtar me shpitrin.

    E kam cek dhe perseri po e ceku se keta udhtaret ne kohe sjan gje tjeter veqse interpretues te personave te me parshem por mvaret se sa ju shitet .

    Ka iks raste kur njeriut i kujtohet se ka jetuar ne ket bot edhe me pare ketu eshte ne pyetje ajo ngatrresa e zgjuarjes nga gjumi gjat endrres pra ajo enderr ju eshte fokusuar ne kok me te bemat jeten e tjetrit dhe keto tjerat sjan pershtypse pra i komenton gjerat e se shkuares apo te ardhmes krejt mvaret prej rrugetimit te shpirtit ne enderr se nga cila an ka udhtuar .

    Ndoshta ju keni shum material por per mua keto jan montime .

    me fal une vetem kam shpreh mendimin tim .

  2. #32
    XhGashi po e perseris qe nuk mbroj vertetesine e ketij personi apo historise se tij. Replika ime ka te beje me konceptin ne teresi.
    Ke thene nje fraze aty qe me pelqen: bejm konkludime te bazuara ne argumente te reales dhe ireales. Ketu eshte dhe thelbi i asaj qe une po debatoj. Realja dhe irealja eshte dicka e cila ne 20 vitet e fundit ka ndryshuar shume. Ajo qe dikur ishte ireale sot eshte me shume se reale. Pra eshte dicka relative. Ajo qe nuk dime ne sot nuk do te thote se nuk ekziston dhe ajo qe mundt e ekzistoje per ne konsiderohet pjese e ireales per shkak te aftesive qe kemi per te perceptuar dicka jo te zakonte.

    Une vazhdoj te ngulmoj ne kete pike; prisni sa te postohet materiali dhe sidomos konkluzioni ne fund dhe pastaj le te hapim nje diskutim. Vazhdoj te perseris qe une nuk mbroj vertetesine e John Titor por njoh shume mire historine e tij dhe ato qe kane ndodhur. Pra vetem beni durim dhe pak dite.

  3. #33
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    [QUOTE=Darius]Ne 24 Mars 2001 ai deklaroi se do kthehej perfundimisht ne kohen e tij ose timeline, pra ne vitin 2036 dhe qe nga ajo kohe nuk eshte bere me i gjalle. QUOTE]


    Ku ekzistoka kjo 2036-shta????? Ne Hene, ne Mars, ne Pluton, apo ne alfa centauėr (ylli me i afert i tokes).
    Si mund ta kuptosh kete???
    Di njeri ta shpjegoje??????????????
    p.s. nuk e kam me ty darius.
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  4. #34
    Ore me plaset se shqip po e them. Prisni te hidhen materialet pastaj filloni me pyetje. Vetem me shkrimin e pare ne teme nuk mund as te krijosh nje ide e jo me te besh pyetje pse e qysh. Beni durim.

  5. #35
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 17-05-2007 mė 18:54
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #36
    Faleminderit Zemrushja.

    Ne fakt po kerkoja per nje tjeter me te gjate qe e kam pare para ca kohesh po qe nuk e gjej dot me. Sidoqofte mund te ndiqni nje tjeter dokumentar qe eshte rreth 25 minuta ku sqarohet shkencerisht mundesia e udhetimit ne kohe. Ja vlen te shikohet.

    http://video.google.com/videoplay?do...uration%3Along

  7. #37
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    I kam lexuar disa shkrime te John Titorit qe iu pergjigjte antarve te ndryshme qe i benin pyetje...ishin me te vertete shume interesante...nese ky ka genjyer hallall i qofte se ishte mjafte intelegjent askush nuk mundej ta zinte ne genjeshter ...i kishte disa shkrime mbrese lenese.

  8. #38
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Darius.. ne fakt fillimisht ka qene dicka e vene ktu..

    http://www.anomalies.net/time_traveler/jump1.wmv


    Por tani nuk ekziston si file.. Megjithate kam gjetur nje tjeter video interesante..



    Kjo eshte nje video qe tregon per nje filem ose dokumentar qe se shpejti do te vihet ne qarkullim.. (ka disa te dhena qe mua ne fakt mu duken te frikshme.. "luft e trete boterore?" thuhet qe ne 2015 Rusia do te leshoje nje bombe nukleare nese e kapa mire kete dhe do te demtoje qytetet kryesore te usa. Gjithashtu thuhet se dhe Europa dhe Kina do te shkatrrohen gjithashtu..??? )

    Ketu me poshte eshte nje tjeter video : Time traveler_0 advance teaser



    Kurse ne kete tjetren me poshte thuhet: A possible real time travel jump video



    Ja dhe nje tjeter ku tregohet se si udheton ai me makinen e tij

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 17-05-2007 mė 20:03
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #39
    Po filloj te postoj gradualisht disa nga deklaratat e John Titor te permbledhura ne seksione dhe normalisht qe te reduktuara duke dhene vetem nje pjese te tyre. Jane mbushur me mijera faqe interneti me pyetje dhe pergjigje dhe do ishte e pamundur te paraqiteshin te gjitha. Sic e kam thene ka dy grupe te cilet ndajne mendime te ndryshme me vertetesine e ketij personazhi. Normalisht nje grup qe mendon qe ai eshte nje mashtrues gjenial dhe nje njeri me horizont te gjere ne shume fusha, sidomos ne ate te fizikes sic ka dhe nje grup tjeter me i prirur per ti marre deklaratat e tij me seriozisht dhe 'pa rezerva'. Une mendimin personal e kam thene, pra aktualisht nuk kama asnje bindje personale, as pro dhe as kundra ketij individi. Ne materialin e tij ka shume gjera interesante qe po ti lidh me materialet e tjera qe kam lexuar dhe lexoj, marrin shume kuptim dhe mbeshtesin vertetesine e John Titor. Nga ana tjeter ka shume dyshime dhe mosbesim per vete natyren e qenies se tij nje Udhetar i Kohes. Qe te mos ndikoj asnje anetar ne mendimet e tyre po paraqes materialin pa asnje koment personal dhe ja u le ne dore juve vete qe te krijoni bindjen personale.

    p.s. Materiali i meposhtem eshte ndertuar me pyetjet qe i jane bere atij dhe pergjigjet qe ka dhene. Fjalet ne kllapa jane pyetjet ndersa numri tregon pergjigjen e tij.


    John Titor: Misioni dhe Qellimi



    8 Nentor 2000 22:27

    (Pa hyre ne detaje, a mund te na thoni se kush eshte arsyeja specifike qe ju ndodheni ketu dhe a mund te shpjegoni kush eshte qellimi kryesor i udhetimit ne kohe ne te ardhmen?)

    1. Ne vitin 2036 po behet nje perpjekje e madhe per te 'riparuar' ambjentin. Jam derguar ne vitin 1975 per te marre nje sistem kompjuterik dhe ta coj ate ne vitin 2036. Ne vitin 2036, udhetimi ne kohe nuk eshte nje sekret dhe presim qe te behet edhe me popullor.


    08 Nentor 2000 22:27

    (Pse perdoret dhe sipas njohurise tuaj sa here perdoret?)

    2. Aktualisht perdoret per te mbledhur informacione ose 'sende' qe mund te jene te vlefshme per te normalizuar boten mbas Luftes se Trete Boterore. Ne skuadren time jane dhe 7 udhetare te tjere te kohes.


    08 Nentor 2000 22:27

    (A ka ndonje periudhe specifike ku shkojne me shume udhetaret e kohes?)

    3. Ne keto momente misionet tona praktike jane me shume ne vitin 1960 dhe 1980. Po behen studime te medha per periudha me te hershme dhe me te ardhme por sa me larg shkon ne kohe aq me e ulet behet divergjenca e konfidences ne vije globale.


    08 Nentor 2000 22:27

    (Ju deklaruat se ka disa makina kohe ne dispozion dhe sipas njohurise qe keni, a jane ato aktive ne kete moment?)


    4. Po
    --------------------------------------------------

    Ketu me poshte vijojne disa pergjigje te tij pa paraqitur pyetjen pasi nenkuptohen nga vete pergjigja.


    12 Nentor 2000 16:41

    Ndodhem ketu per disa arsye personale. Per disa muaj rrjesht jam perpjekur qe te lajmeroj te gjithe ata qe duan te degjojne per mundesine e nje lufte civile ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2005.


    15 Nentor 2000 14:41

    Hapi i pare i udhetimit tim ishte nga viti 2036 ne vitin 1975. Mbas disa llogaritjeve u gjet me perafersi qe divergjenca ishte rreth 2.5% (nga vitim im 2036). U dergova per te marre nje sistem kompjuteri IBM te quajtur 5100. Ka qene njeri nga kompjuterat e pare portativ dhe ka patur aftesine qe te lexonte gjuhet e programimit te vjeter te IBM plus APL dhe Basic. Ky sistem na nevojitet per te 'rregulluar' disa programe kompjuterike ne vitin 2036. Unix ka nje problem te madh ne vitin 2038.


    25 Nentor 2000 13:59

    Ne kohen time, eshte i njohur fakti qe seria 5100 eshte e afte qe te lexoje te gjitha kodet e IBM te cilat jane shkruar perpara perhapjes se gjere te APL dhe Basic. Per fat te keq ne kohen ku jetoj ska mbetur asnje i tille.


    30 Dhjetor 2000 11:47

    Nese eci perpara ne kete periudhe kohore atehere e ardhmja nuk do jete e ardhmja ime. Mund te kthehem ne shtepi vetem nese shkoj mbrapa ne vitin 1975 ku vajta fillimisht dhe me pas te shkoj perpara ne vitin 2036. Disa njerez me kane pyetur ne lidhje me kete deklarate pra po perpiqem qe ta sqaroj. Ne kohen time, viti 2036 mu ngarkua nje mision per ne vitin 1975. Si rezultat une dhe makina ime 'kercyem' ne nje kohe tjeter ne vitin 1975 e cila ka nje divergjence prej 2 % nga viti 2036 te cilen po e quaj A ndersa kohen ne vitin 1975 po e quaj B. Nga momenti qe une fik makinen ne B, krijoj nje kohe te re vetem per shkakun qe ndodhem aty. Kjo kohe mund te pershkruhet si C dhe filloi kur mberrita tek B. Tani jam duke kryer nje mision qe i perket kohes C, viti 1975 kur zbulova nje arsye te vlefshme per te avancuar ne C dhe te shikoja se cfare ka ndodhur. Ndeza makinen dhe vazhdova perpara ne C ne vitin 2000. Por kur e fika perseri atehere krijova nje tjeter kohe qe po e quaj D. Pra nga prespektiva ime ja ku jemi ne D, viti 200. Ne menyre qe te kthehem ne shtepi ne kohen A duhet te ndez makinen dhe te kthehem mbrapsht ne D deri sa arrij C qe si rrjedhoje do me coje mbrapsht tek B dhe vetem nga kjo pike mund te kthehem perseri tek A.

    vazhdon...

  10. #40
    30 Dhjetor 2000 13:37


    Po e shpjegoj edhe me tej. Ne vitin 2036 u zbulua (ose te pakten u mesua mbas testeve te ndryshme) qe kompjuteri 5100 ishte i afte qe te lexonte dhe ndryshonte te gjithe kodet e shkruara per IBM perpara nxjerrjes se atij sistemi dhe perseri te ishte i afte qe te krijonte nje kod te ri ne APL dhe Basic. Kjo eshte arsyeja pse na duhet ne vitin 2036.


    05 Janar 2001 13:46

    (Ju thate se jane 7 udhetare te tjere ne kohe te cilet ju keni dijeni dhe qe jane me misione te ndryshme ne kohen qe jetoni. Jam kurioz, njerezit ne vitiin 2036 a jane vizituar nga njerez te tjere nga e ardhmja? Sepse kushdo mund te mendoje qe ne momentin qe udhetimi ne kohe eshte i mundur dhe i njohur publikisht atehere eshte e mundur per vizitore nga periudha te tjera kohore qe te vizitojne kohen tuaj dhe te tregojne per kohen ku jetojne.)


    1. Jo nuk kam dijeni per udhetare ne kohe qe te kene vizituar kohen time ne 2036. Sidoqofte nuk do te thote qe ska ndodhur apo qe nuk mund te ndodhe. Po ashtu eshte e mundur qe numri i koheve ne te cilen nje udhetar ne kohe mund te shkoje eshte kaq i madh sa mundesia qe ai te ndeshe kohen ku une jetoj eshte e vogel.


    05 Janar 2001 13:46


    (A e di ndonjeri sa i madh eshte nje IBM 5100?)

    2. Mund te them se eshte rreth 20 inc i gjate, 10 i larte dhe 30 i gjere.


    05 Janar 2001 13:46

    (A eshte qeveria ajo qe operon makinen e kohes per te ardhur ketu apo ju jeni i lire te veproni sipas zgjedhjes suaj?)


    3. Makina nuk eshte e imja por une jam i lire te marr vendime te caktuara qe bazohen ne eksperience dhe informacion te cilin e mbledh nga cdo periudhe kohore. Natyrisht qe pritem te kthehem mbrapsht por sipas prespektives se tyre une jam larguar vetem nje fraksion te sekondes.


    09 Janar 2001 09:28
    9
    Nuk kam dijeni per detajet e misioneve te tjera. Nga shtate prej nesh, tre iken perpara meje. Mendoj se ata jane duke kryer misione te ngjashme.


    09 Janar 2001 09:28

    ( A eshte ndonjeri prej tyre ne te njejten kohe me ju, nese keni dijeni?)

    4. Jo, shancet per kete gje jane shume te vogla.


    09 Janar 2001 09:28

    (A jeni ne ndonje komunikim special me TT (time traveler ose udhetaret e kohes) dhe nese po atehere si realizohet kjo?)

    5. Jo, por megjithate mendoj se kjo nuk eshte e pamundur. Nuk ja kam idene sesi mund te behet.


    11 Janar 2001 11:49

    Nuk besoj se kam thene ndonjehere qe kam ardhur per te pare sesi mund te rregulloj nje virus UNIX. Kam ardhur per nje sistem kompjuteri. A nuk e mendoni ju UNIX si te pavlefshem tani?


    15 Janar 2001 12:04

    (A duhet ti nenshtroheni ndonje testimi psikologjik perpara se te zgjidheni? Sipas mendimit tuaj cfare parametrash duhet te plote nje udhetar ne kohe?)

    6. Po, ka disa testime psikologjike. U zgjodha si rezultat i arsimimit tim dhe sherbimit ne ushtri. Trajnimi zgjati pothuajse 2 vjet. Dhe kjo periudhe eshte nje kohe e gjate trajnimi fizik per te perballuar efektet fizike te shtrembrimit te kohes. Ata po ashtu kerkonin per shofera te cilet gezojne aftesine per te funksionuar ne rrethana te nje izolimi dhe kufizimi total.


    15 Janar 2001 12:04

    (Kush jane kriteret te cilat ata shikojne kur zgjedhin dike per nje mision?)


    7. Varet nga misioni. Udhetaret ne kohe zakonisht zgjidhen per nje mision te caktuar qe perputhet me aftesite e tyre per te siguruar bashkepunimin e dikujt qe ka lidhje me qellimin e misionit ne periudhen kohore te caktuar. Ne rastin tim, gjyshi im ka qene direkt i perfshire ne ndertimin dhe programimin e 5100.


    15 Janar 2001 12:04

    (Po nese caktojne nje element te papershtatshem dhe e dergojne te udhetoje ne kohe dhe ky person ben ndonje dem, a ka ndonje mundesi qe ata ta ndjekin ate person? Jam thjesht kurioz.)

    8. Pyetje interesante. Ka nje ndryshim ne filozofi midis nesh dhe qe duhet sqaruar. Duke qene se besoj se te gjitha rezultatet dhe ngjarjet jane te mundshme, te qarta dhe te pangaterrueshme, eshte e pamundur qe te caktohet apo te percaktohet nje ngjarje apo nje person si i mire apo i keq. Ne disa momente kohore te tjera une jam nje udhetar ne kohe i cmendur qe shkaktoj vdekje dhe shkaterrim ndersa udhetaret e tjere te kohes me ndjekin me grupin e tyre per te me kapur. Sidoqofte ne kete moment kohor une nuk jam i tille. Pra duke qene se te dyja ngjarjet jane te qarta, vlera e tyre eshte neutrale.


    26 Janar 2001 09:21 pm

    (Mua me duket qe 'misioni' juaj per te shkuar mbrapa ne kohe per te ndihmuar shoqerine ne te ardhmen duket me shume jo llogjik pasi ju nuk mund ti ndihmoni pa patur aftesine per te krijuar qe qe ju e quajtet si udhetimi ZD ose Udhetimi i Divergjences Zero.)


    9. Realiteti i mundesive te pafundme eshte shume i veshtire per tu kuptuar nese nuk do ishte matematika dhe pa te do e konsideroja si pjese e realmit fetar. Me pelqen te mendoj per ti sikur qendroj ne nje dhome muret e te ciles jane te veshura me pasqyra. Mund te shikoj ne te djathten dhe te shikoj disa pamje te vetes sime, disa UNE te cilet bejne te njejten gje ne te njejten kohe. Nese ne te gjithe bejme nje hap perpara ne te djathte ne te njejten kohe dhe kalojme nepermjet nje hyrje dimensionale per ne dhomen tjeter te veshur po me pasqyra, do jete shume e veshtire te thuash qe ndonje gje ka ndryshuar. Pra nen kete kendveshtrim ka nje numer te pafund kohesh qe presin per mua qe te kthehen bashke me kompjuterin. Nese arrij te shkoj ne ndonjeren prej tyre atehere kam kompletuar misionin tim.

    vazhdon...

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •