Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 111
  1. #11
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Perkundrazi ai ka thene shume gjera per Europen. U perpoqa te gjeja nje faqe qe ka qene zyrtare e tij JohnTitor.com po nuk hapet. Aty ka qene i koncentruar komunikimi i tij me njerezit dhe aty mesoje shume per ato qe ai thoshte per vitet qe vijojne. Sidoqofte sic e thashe do perpiqem ta paraqes me bollek historine dhe parashikimet e tij si dhe nje analize prespektive sesi po shkojne gjerat ne raport me ato qe ka thene Titor qe ne vitin 2000.
    Une sonte e lexova per here te pare historine rreth ketij personi Darius dhe pranohen dhe disa gabime te tilla, kur nuk ke gjithe informacionin e bollshem, por une iu referova shkrimit te hapesit te temes e ne ate shkrim flitet vetem per USA. Por megjithate ne ditet ne vijim do te marim informacion te bollshem besoj, duke rremuar neper ēdo vrime te internetit .

    Por megjithate une serish ndjehem pak skeptik lidhur me besueshmerine ndaj ketij personi, ashtu siē dhe nuk e mohoj qe me ben deri ne nje fare mase ta besoj. Por duke pare dhe te tjera ngjarje jo identike, por pak a shume te ngjashme, te cilat kane rezultuar te genjeshterta me bejne te ndihem pakez mosbesues. Ndersa ajo qe me ben ta besoj eshte parashikimi i disa ngjarjeve, perfshi ketu dhe per te drejtat civile ne USA.
    Tani lidhur me kete te fundit, lind pyetja: "A thua presidenti G.Bush ta kete mare te mirqene deklaraten e ketij personi mbi ēeshtjen e te drejtave civile te amerikaneve, dhe ligji qe ka miratuar ai ka qene me i zbutur se sa e ka patur ne mendje presidenti ne menyre qe te ndalej nje lufte civile"?

    Imperator
    Albanian Perandory

  2. #12
    Ben mire qe ndihesh skeptik Edhe une keshtu ndihem ne lidhje me histori te tilla. Nuk eshte gje e zakonshme dhe as e kendeshme te lexosh qe per pak vjet cdo gje qe na rrethon nuk do zgjasi per shume kohe. Plus ideja qe dikush mund te udhetoje mbrapa ne kohe dhe te japi informacion per ate qe na pret ne te ardhmen eshte nje subjekt qe e shikojme vetem ne filmat fantastiko shkencore.

    Per informacionin qe flitet vetem per USA ke te drejte. Shumica e informacionit perqendrohet per USA pasi dhe forumet ne te cilat ai postoi ishin amerikane ose angleze. Megjithate ka dhene informacion edhe per vende Europiane si Franca, Italia, Anglia. Sipas tij i vetmi vend qe nuk preket dhe del pa lagur eshte Amerika e Jugut. Ndersa Amerika e Veriut behet lemsh, perfshi dhe nje pjese te madhe te Europes Perendimore.

    Ndersa ne lidhje me pyetjen tende une kam nje mendim shume here me radikal dhe nuk dua te influencoj njeri. Kjo vjen si rezultat i materialeve qe lexoj dhe kendveshtrimit qe kam ne lidhje me situaten e sotme ne Amerike. Mendimi im eshte qe Bushi po instalon nje shtet policor dhe fashist. Duhet te kishe pare filmimet e diteve te fundit nga protestat e emigranteve ne Los Angeles dhe menyren sesi u trajtuan gazetaret e mediave te cilet arriten dhe filmuan keqtrajtimet policore dhe ndaj tyre. Eshte e frikshme te shikosh se ku eshte duke shkuar Amerika. Por sic e thashe ky eshte mendimi im personal dhe sdua te influencoj njeri. Do hedh sa te mundem nga historia e John Titor dhe ne fund fare do postoj nje analize qe trajton me detaje parashikimet e tij dhe sa perputhen ato me realitetin e tanishem.

  3. #13
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    A e vėrteton kjo teorinė e fatalizmit, qė ēdo gjė ėshtė e pėrcaktuar qysh mė parė??

  4. #14
    Jo kjo verteton ate qe eshte thene me kembengulje nga Al Bielek (lexoni me vemendje temen mbi Eksperimentin e Filadelfias). Pra krijimi i disa rrjedhave kohore ose Timeline. Me pak fjale udhetimi kohor me qellim alterimin e nje ngjarje te caktuar shkakton ndryshimin e rrjedhes se ngjarjeve per ate vijshmeri kohore duke krijuar nje paralele me ate qe ekziston. Kjo mbeshtet edhe teorine e ekzistences se multirealitetit.

    Shpjegimin me te gjere do e gjeni tek tema qe permenda.

  5. #15
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar mė parė nga Darius

    Tani historia e ketij njeriu (ka patur disa te tille qe kane deklaruar qe jane udhetues ne kohe ose time traveler por qe kane rezultuar mashtrues) ka zgjuar nje interes te jashtezakonshem dhe eshte marre seriozisht nga shume njerez perfshi shkenctare, fizikane, psikologe madje i eshte kushtuar edhe nje liber. Besoj se ne kete pike ky kend i forumit e meriton ti kushtoje nje seksion dhe John Titor. Do perpiqem te paraqes disa materiale per te zgjuar kureshtjen e anetareve ndersa per ata qe dine anglisht mund te konsultojne link qe kam paraqitur aty pasi eshte me i sakti per nga informacioni.
    Dmth Darius keta psikolog, fizikan etj. i kane besuar? se nese i kane besuar atehere edhe na antaret ketu duhet ti marrim pak seriozisht edhe shpresoj qe na poston ndonje artikull mbi pretendimet e ketij djali (dmth artikuj nga ana e shkenctareve qe e kane marr seriozisht).

  6. #16
    Kur thashe e kane marre seriozisht, kjo ne raport me rastet e tjera qe jane deklaruar si udhetues ne kohe. Shkaku eshte pasi Titor ka dhene disa informacione teknike dhe sidomos fizike qe nuk jane te zakonshme dhe kjo ka terhequr vemendjen ndaj tij. Megjithate une do i shkruaj disa gjera dhe ju gjykoni vete.

  7. #17
    Darius,per mendimin tim me duket interesant.Ne vjeshten e vitit 1959 Albert Ajnshtajni gjate nje interviste dhe njekohesisht vizatuar porteretin e tij nga nje artist, i pyetur rreth fenomenit te UFO_ve , ai pergjigjej se kjo mund te jete dhe fenomen i cili eshte i bere nga pasardhes tane, qe jetojne shume pas neve ne kohe!(kjo interviste mud te gjeni dhe ne internet).

  8. #18
    E kam lexuar pjeserisht ose me sakte kete fragment vetem se nuk me kujtohet me detaje. Ne fakt Ajnshtajni eshte nga te paret qe ka hedhur idene qe UFO-t jane mjete fluturuese qe vijne nga e ardhmja. Madje ketu ai ka bere dhe argumentimin e perkuljes se kontiniumit hapesire kohe dhe postuloi mbi dimensionin e katert qe konsiderohet Koha. Megjithate le e mos dalim nga tema dhe ta perzjejme me ufot. Per ate ka teme me vete

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje-

    Duke lexuar te kjo tem me shkurt per kete udhtarin ne kohe njeherit duke shiquar keto fotot i bera pyetje vetes eshte nje trillim apo e verrtet .

    Perfundimi i keti rasti te keti Gjonit del nje trillim , duke u bazuar ne realitet ne fakte del se eshte trillim .

    e gjith gjithsia materja shkon duke u zgjeruar leviz.

    jan ne pyetje shum vite mbrapa

    por si te ishte edhe nje sekond per tu kthyer mbrapa koha

    per ket njeri a do tekthehej procesi i zgjerimit te gjithsis te te gjitha planeteve
    te miljarda e miljarda ekuilibra te planeteve duhet te kthejn prapa shum procese
    te gjdo gjallese gjdo lloji a do te i hjeken brinat kaut a do te behet viq .
    Ky dashamiri e paska bere shulevek .

    KY GJONI ESHTE DUHUR SE PARI TE HYJ KAH KA DAL PER ME U KTHYE MBRAPA,
    TE KISHTE THENE SE KAM UDHTUAR NE TE ARDHME KA MUNDSI PO KU DHE SI DO TE KTHEHEJ PERSERI DUHET TE PRISHEJ HARMONIA E MATERJES KOHES ,REALITETIT
    .
    AJNSHTAJNI E KA DHENE NJE FORMUL NJE TEORI POR KURRSESI PER KTHIM MBRAPA . E=mc^2

    Une do ta lexoj por veshtir te besoj kete tregim.

    kesaj pune ne fshat i thon shit dushk per googla .
    pse more hupi ky njeri .
    Nje e di qe nese lind djelli nga perendimi ather e dini ju or vllezer se do te ndodh KATAKLIZMA .

    NUK ZGJAT SHUM KY PROCES SHKURT.

    ME FALNI ESHTE MENDIM I IMI .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 13-05-2007 mė 05:14

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e F.M
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Postime
    40
    E vetmja siguri e juaj ėshtė: Jeta dhe vdekja dhe garancion i vėrtetė udhėtim nė kohė.

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •