Kjo teme po bazohet ne nje teme qe ekzistonte ketu ne forum por e hapur ne kendveshtrimin e gabuar dhe ky material ishte bashkangjitur per hir te debatit. Po e ripostoj si teme me vete. Te me falin Genesis dhe Styx pasi shkrimet jane te tyre dhe po i ripostoj me emrin tim.
17:05/01.02.07 Kishat dhe manastiret e Kosoves i perkasin Shqiperise Natyrale (Analize nga Fatos Aliu)
Kujt i pėrkasin kishat dhe manastiret nė Kosovė? Kjo ėshtė njė ēėshtje esenciale dhe ekzistenciale pėr identifikimin e lashtėsisė sė njė etniteti dhe entiteti tė njė kombi, e kulturės dhe historisė sė tij. Ēėshtje e tė vėrtetės sė lashtėsisė dhe autoktonisė sė kombit shqiptar, tė Ilirisė dhe Shqipėrisė Natyrale, qėndron para ēfarėdo vendimi rreth statusit politik tė Kosovės. Neglizhenca e trajtimit shkencor dhe historik tė trashėgimisė historike-kulturore shqiptare tė kishave dhe manastireve nė Kosovė, paraqet turpin mė tė madh tė qarqeve tona akademike shqiptare, sidomos nė kohėn kur kemi tė bėjmė me ringjalljen e pansllavizmit, me pretendimet pėr pėrvetėsimin e trashėgimisė shqiptare pėr interesa tė hegjemonizmit serbomadh. Pėrgjegjėsinė do ta bartin ata qė nė kėto kohėra jetike pėr ardhmėrinė e Kosovės, gjenden nė ballė tė kėtyre proceseve politike, si dhe institucionet e heshtura akademike tė Kosovės dhe e Shqipėrisė. As politika e Kosovės, as edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, nuk e kanė kryer obligimin qė u takon, nė tė mirė tė vėrtetės shkencore e historike, pėrderisa kishat dhe manastiret e Kosovės po trajtohen si serbe nėn kontroll tė Kishės Ortodokse Serbe. Si mund tė bėhet njė politikė reale dhe e qėndrueshme duke e heshtur dhe falsifikuar historinė? Ēfarė politike pėr shtet bėjnė shqiptarėt duke mohuar kulturėn dhe trashėgiminė autoktone tė popullit tė vet? Si mund tė heshtet uzurpimi dhe tjetėrsimi i trashėgimisė historike dhe kulturore tė shqiptarėve tė Kosovės gjatė kohės sė sundimit tė regjimeve pansllave tė Kosovės. Serbia dhe Kisha serbe nuk ka as tė drejtė as legjitimitet tė thirret e ti uzurpojė ato, duke u sjellė si patron ndaj tyre; Serbo-jugosllavia ka qenė vetėm njė pushtues i pėrkohshėm, falė pansllavizmit ruso-evropian. Ato nuk i takojnė Serbisė as serbėve, por janė pasuri e Kosovės, me themele tė kohės sė Perandorisė Bizantine, e cila, jo vetėm qė nuk ka njohur Serbi nė Kosovė, por nė atė kohė as qė ka ekzistuar, as kombi serb, as gjuha serbe.
Krishtėrimi nė kėto troje ėshtė autokton, me vendlindje dhe themele nė Iliri, atė nuk e solli as Serbia nga stepet e Karpateve, as nga Rusia. Para se tė arrinte nė Evropė, krishtėrimi ishte zhvilluar nė trevat e Ilirisė, me qėllim dhe mision ta kultivonte shpirtėroren e mbronte njerėzoren dhe tė mirat e pėrparimit e kulturės, nga sulmet dhe plaēkitjet e hordhive ardhacake tė hunėve, gotėve, avarėve e fiseve tjera tė egra, qė asokohe ishin vėrsulur drejt tokave tė Ilirisė sė begatshme me kulturė, dijeni dhe zhvillim. Dyndjet e hordhive sllave janė tė kohės sė mėvonshme, tė intensifuara vetėm nė mesjetė, nė kohėn e dobėsimit dhe rėnjes sė Perandorisė Bizantine, por sllavėt nuk kanė qenė asnjėherė me supermacion etnik, si serbė, por si pėrzierje e shumė etnive. Pas rėnjes sė Perandorisė Osmane, Serbia me mbėshtetjen e fuqive tė mėdha ka arritur tė infiltrohet dhe pozicionohet nė Ballkan, pikėrisht nga shkaku i kėsaj pėrzierje e madhe tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike, ku rol tė madh kanė pasė vetė prijėsat shqiptarė. Edhe emrat e serbėve janė emra shqiptare tė deformuar nė gjuhė sllave; si Boris (Bora), Mira (Mirė), Dhimitri (Dimitar), etj. Gjuha ėshtė themeli, shpjeguesi i tė vėrtetės, sado tė ēirren pansllavistat e botės. Historianėt dhe shkencėtarėt e kanė pėr detyrė ti sjellin argumentet se kush ishin vėrtet rindėrtuesit e kishave dhe manastireve ortodokse nė Kosovė, a ishin serbė apo shqiptarė ortodoksė. Ku i kanė rrėnjėt gjuhėsore emėrtimet sllavizuara ortodokse si tė njėrėzve edhe objekteve fetare?
Fatkeqėsisht, sot pėr kėto ēėshtje mė shumė flasin historiografėt e botės dhe krijues shqiptarė jashtė vendit, se sa ata brenda. Kjo indeferencė dhe kjo heqje dorė nga kultura dhe historia, nga shpirti krijues dhe etnik, ėshtė tragjedia dhe turpi qė po ndodhė nė trojet e Ilirisė sė stome - tė Shqipėrisė Natyrale! Ky ėshtė turpi i intelegjecės, turp i politikės, turp i kombit. Pėr kėtė qesh e po qesh bota me ne, pėrderisa mohojmė identitetin tonė, tė kaluarėn tonė, kulturėn tonė! Nėse kėshtu vazhdon, vėrtetohet teza e pushtuesve se, pa marrė parasysh lashtėsinė e shqiptarėve, shqiptarėt nuk dijnė tė pėrcaktohen dhe mbrojnė tė vėrtetėn, dhe, duke heqė dorė nga trashėgimia kulturore-historike e tė parėve tė tyre, nuk e meritojnė as ardhmėrinė si komb e si shtet. Si duket, pėr kėto shkaqe ėshtė krijuar (apo ka ndryshuar) edhe strategjia e bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj ēėshtjes shqiptare, edhe po tė supozonim se njė strategji e kėtillė nuk ka qenė e kurdisur qė nga fillimi. Harresa kaq e shpejtė e krimeve dhe gjenocidit serbomadh, tregon papjekurinė tonė mė ekstreme dhe mė tė turpshme pėr shtet e sovranitet.
Historiografėt e ndryshėm dėshmojnė me dokumente se shqiptarėt kanė dhėnė katėr papė tė Romės (shiko www.frosina.org). Sa paska dhėnė Serbia, e cila akoma guxon tė sillet si zot shtėpie, nė shtėpitė shpirtėrore dhe kulturore tė Kosovės? Serbia e di mirė kėtė, prandaj zhvillon fushata anė e mbanė botės, pėr ti mbrojtur pronat e uzurpuara dhe fshehė tė kaluarėn gjenocidale, pėr ti mbuluar gjurmat e krimit me falsifikime tė historiografisė dhe uzurpimin e kulturės iliro-shqiptare. Prandaj nuk thuhet kot krimineli kthehet gjithmonė nė vendin e krimit. Kjo po ndodh nė Kosovė, me klerikėt e vendosur nė kishat dhe manastiret e Kosovės, si drejtues tė saj. Jo vetėm qė i kanė uzurpuar ato, por brenda mureve tė kėtyre kishave serbet kanė bėrė krime gjenocidi, jo vetėm nė tė kaluarėn e largėt por edhe nė luftėn e fundit. Ky ka qenė misioni i tyre kryesor nė kėto objekte fetare. Prandaj, edhepse nė rrethana tė reja, tė prezencės ndėrkombėtare, liderėt serbe, si Koshtunica etj., gostiten nėpėr festa nė Kosovė, nė Mitrovicė, Shtėrpce e Graēanicė. Krimineli nuk e harron vendin e krimit, po kthehet gjithmonė sa herė qė ti mundėsohet. Serbia i ka aktivizuar kollaboratorėt shqifolės nė interes tė politikės sė copėtimit tė Kosovės, kontrollit tė enkllavave me shumicė serbe, kishat dhe manastiret ortodokse tė Kosovės, duke siguruar nyjet kryesore pėr kontrollin ndaj Kosovės nė tėrėsi, dhe synimet e hegjemonizmit pėr tė ardhmen. Faktori i sapoardhur ndėrkombėtar nuk brengoset pėr luftėn e supermacionit tė njėrės apo tjetrės palė, se do tė jenė serbėt apo shqiptarėt prioritet i saj nė Ballkan, meqė ka interesat dhe fuqinė globale. Ajo nuk shikon drejtėsinė, por krahun e atij qė ėshtė mė i vendosur, qė tregon fuqinė e organizimit dhe unitetit tė brendshėm, si garanci pėr sigurinė e interesave strategjike nė pėrmasa mė tė gjėra lindje-perėndim e veri-jug. Kosova u duhet vetėm si njė vatėr multietnike e koklavitur etnikisht, nėn kontroll, derisa tė realizohen kėto interesa, mėpastaj mbeten kėtu popujt pėr tia filluar serish me konfliktet e luftrat e pambarim.
Kah po shkon Kosova, kah po shkon Shqipėria?
Shqiptarėt i kanė bėrė llogaritė gabim, (vet)mashtrimi i fundshekullit XX dhe fillimi i atij XXI do ti kushtojė, me aventurat dhe proceset vetėshkatėrruese nė emėr tė demokracisė, vrapin marramendės pėr pėrfitime, duke ikur nga qenėsorja, nga identiteti e nga bashkimi si komb e si shtet. Tashmė kemi hyrė nė fazėn pėrfundimtare tė kėtij procesi, me logjikėn e pandryshuar tė iluzioneve pėr integrime me BE pėrmes dezintegrimit kombėtar. Kėtė e tregon pikėrisht mospėrfillja e vatrave tė trashėgimisė sė lashtė tė kishave dhe manastireve nė Kosovė, sikur kėto tė ishin diku nė qiell e jo nė tokėn e Kosovės. E kujt pra ėshtė Kosova, nėse shpėrfillet historia dhe kultura e saj nga vet shqiptarėt?
Postuar nga Genesis
Krijoni Kontakt