Tung...
Jam nje lexues i rregullit i forumit-shqiptar dhe them me gojen plot se eshte komuniteti me i mire, e me i madh, e me serioz, ne gjuhen shqipe ne internet. Ndoshta nuk shkruaj shume, por aq sa kam kohe te lire qe e frekuentoj forumin, kam vene re se nje nenforum teper i rendesishem per Shqiperine mungon ketu, ai eshte nje nenforum per TURIZMIN SHQIPTAR. Turizmi ne pergjithsi eshte nje sektor teper i rendesishem per cdo ekonomi boterore dhe gjykoje se duhet ti jepet me shume rendesi ketij dikasteri, per afirmimin e tij, per promovimin e natyres shqiptare para botes. Nese kete se ben qeveria shqiptare kete realisht, le te bejme ketu ne ne forum simbolikisht, nese nuk do jemi faktore qe te promovojme denjesisht ate, do jemi faktore qe te pakten shqiptaret te njihen me Shqiperine, e te mos bejne pushimet ne Turqi, Bullgari, Ulqin - (pa keqkuptime ketu), Itali apo Greqi. Nga ana teknike nuk mendoj se do te jete problem hapja e nje nenforumi te tille, sepse nese kemi disa nenforume teper rralle te frekuentura, pse te mos kemi nje nenforum per turizmin, qe me siguri do te kete shume shkrime, njekohesisht duke i transferuar te gjitha temat aktuale per turizmin shqiptar, bukurite e tokes shqiptare ne ate nenforum e duke e shnderuar ate ne nje nenforum te kompletuar! Une jam i bindur se me tere seriozitetin qe ka ky forum, mund te jete faktore teper i madh ne afirmimin e promovimin e bukurise shqiptare ne syrin kritik te botes.
Shqiperia ka se me cka te krenohet: Shkodra legjendare - qendra e shtetit te Ilirise se dikurshme, Kruja - kryeqyteti i Principates se Arberise e simboli i rezistences heroike ndaj Perandorise Osmane, qyteti antik i Beratit, Amfiteatri antik i Durrsit-amfieatri me i madh ne Ballkan me 20 mije vende per spektatore, Korca e serenatave e katedrales me te bukur shqiptare, tropikalet e Sarandes, rivierat e Vlores, Butrinti antik famoz, Gjirokastra sic njihet ndryshe qyteti i gurit, Tirane e brigjeve te Dajtit te bukur, Pogradeci - qyteza buze liqenit te Ohrit, e shume shume shume bukuri tjera shqiptare..........
Me shprese se kerkesa ime do te has ne mirekuptim te madh tek pronaret e faqes dhe se nje nenforum i tille do hapet se shpejti.
Miqesisht, Sokoli nga Shkodra!
Krijoni Kontakt