Koment
Albanian Mail dhe ditëlindja e harruar
Nga Muhamed Veliu
Mezi prisja që të merrja në dorë numrin e fundit të gazetës Albanian Mail. Jo i shtyrë nga kurioziteti për ndonje lajm eksluziv, pasi dihet që kjo gazetë është produkt jo gazetaresk por lajmesh copy&paste nga Google. Arsyeja ishte krejt tjetër.
Dalja e numrit të ri (47) përkonte me katër vjetorin e daljes për herë të parë të kësaj gazete në treg.
Deri diku kisha një parandjenjë që në faqet e saj nuk do të gjeja asnjë rresht për këtë katër vjetor.
Megjithatë në në një dyqan turk e mora gazetën duke e lexuar faqe për faqe. Dyshimi im për mos të gjetur asnjë fjalë për këtë katër vjetor ishte mëse i saktë. U ndjeva keq për momentin. Disa minuta më pas tek sa ulem në një kafene në rrugën Green Line nisa e të mendoja përse vallë ti ketë shpëtuar drejtuesit të gazetës kjo ditëlindja e gazetës së që ai drejton? Asnjë fjalë, asnjë koment, asnjë falenderim për bashkëpuntorët?
Ishtë e thjeshtë për të marrë një përgjigje. Kryredaktori anononim i saj LavdrimTerziu nuk ishte pjesë e themelimit të gazetës, kurr nuk u angazhua për të bërë një gazetë gjithpërfshirëve të komunitetit dhe si i tillë si mundet që ai të dijë datën e themelimit të kësaj gazete.
Ky ishte një ngushëllim i vakët që mora nga vetja në këtë katër vjetor të gazetës tonë të dashur, tashmë nën drejtimin e një personi që se ka haberin nga jeta e komunitetit shqiptarë. Kjo është një fatkeqësi e komunitetit shqiptarë në Angli krahash shumë të tjerave.
Më pas mëndja më shkoi direkt në udhëtimin tim të fundit nga Tirana për në Londër kur në aeroportin Nënë Tereza, bleva gazetën Tribuna të komunitetit shqiptarë në Athinë, korrespondent i të cilës jam për Anglinë. Në faqet e mesit botuesei Goro falenderonte të gjithë bashkëpuntorët në tre vjetorin e daljes së parë të kësaj gazete. Po ashtu ai bënte një rezyme të punës e misionit të organit që drejtonte.
Për të gjithë ata të cilët nuk e dinë historinë e Albanian Mail po shkruaj disa rreshta në këtë ditëlindje të mohuar e të papërmendur që i bëhet asaj nga drejtuesi frankofon Ladrim Terziu.
Gazeta Albanian Mail per here te pare e pa driten e botimit ne 21 Shkurt 2003. Bashkethemeluesit e saj ishin zoterinjte Agim Neziri, Anton Prenga, Sami Islami, Taulanti, Jetmir Xhelollari, Zylyftar Bregu,Altin Sulce, Fatmir Terziu, Julia Babalia si dhe ambasadari i Shqiperise ne MB zoti Kastriot Robo e ndonje tjeter qe nuk me kujtohet.
Personalisht e kam drejtuar Albanian Mail deri ne numrin e shtate te saj. Me pas drejtimin e gazetes e mori ne menyre vullnetare pa pagese z Lavdrin Terziu i cili jetonte ne nje fshat periferik jashte Londres. Nuk kam ndermend te paragjykoj backgroundin e tij gazetaresk dhe aftesite per te drejtuar nje gazete. Mjafton t’ju permend numrin 8 te gazetes ku ai e hap faqen e pare me kryeartikull “Vapa ne Tirane”. Kjo ndodhte se zoti Terziu nuk e kishte idene e problematikes se komunitetit shqiptare ne Angli. Nuk e ka patur, nuk e ka ende edhe sot dhe qe as ka per ta patur.
Te tille shkime qe nuk interesonin shqiptareve dhe largimi i themelusve te gazetes beri qe Albanin Mail te kantandisej si mos me keq.
Mungonin lajmet e komunitetit, zeri i tij, problemet e arritjet.
Kjo per nje arsye te veteme. Mos profesionalizmit te Z Terziu, dhe egos se tij personale per tu kthyer nga nje person teresisht anonim ne komunitetin shqiptare ne Angli, ne drejtues te kesaj gazete te komunitetit. Si pasoje e zbehjes se gazetes, sajeses se jajmeve me copy and paste nga gazeta apo burime te tjera ne internet beri qe Albania Mail mos te rritej si gazete aq me teper te shkonte drejt falimetimit.
Eshte mese e qarte. Nje gazete e dobet nuk merr reklama dhe keshtu falimenton.Personalisht kete falimentin ja faturoj kryeredakrtorit Terziu i cili ne vend ta bente gazeten zerin e te gjithe shqiptare ne Angli e perdori per tu bere i njohur ne komunitetin shqiptare.
Kaq per te shkuaren e gazetes.
Kthehemi ne ridaljen ne qarkullim te Albanian Mail disa muaj me pare.
Fale ndihmes se biznesemeneve Besnik Berisha dhe Anton Prenga gazeta fillon perseri daljen e saj ne treg dy here ne muaj. Kryeredaktor vazhdon te jete Lavdrim Terziu nje emer aspak i lakuar ne qarqet mediatike ne Tirane, ku ai thote se ka punuar si gazetar ne TVSH.
Pamvaresisht nga qellimi i mire i zotit Terziu dhe te munduarit per te bere nje gazete per te gjithe shqiptaret e Anglise e ka te pamundur pasi ai personalisht nuk ka njohje te aktulitetit, problematikes se shqiptareve ne Angli gjera te cilat duhet te jene kollonat e kesaj gazete. Kjo bën që ai ti drejtohet Google për lajme të cilat janë lexuar dhe rilexuar me dhjetra here nga shqiptaret permes internetit.
Mungojne bashkepuntoret. Eshte detyra e kryeredaktorit te gazetes te ndertoje nje rrjet korrespondentesh. Kjo eshte e pamundur te behet nga ai pasi eshte teresisht anonin per ata gazetare shqiptar qe jetojne ne Angli. Lind pyetja si nje gazetar profesionis mund te vihet nen urdherat e Lad Terziut kur ky i fundit se ka idene se c’fare ndodh ne terren dhe pret lajme ne zyre nga Google?
Pra Albanin Mail nuk ka nje staf. Eshte vetem zoti Terziu dhe Ervis Maja qe sjell nga Tirana lajme Showbiz.
Fatekeqesisht fale mos profesionalizmit te zotit Terziu Albanian Mail eshte kthyer ne nje gazete pa ngjyra, pa debat, pa aktualitet per lexuesit e saj. Eshte per te ardhur keq qe ndihmesa e z Berisha per daljen ne treg te Albanian Mail sabotohet nga mos profesionalizmi i Z Terziu i cili nese do te vazhdoje te jete ne kryre te kesaj gazete nuk do te bej gje tjeter vecse do ta rrenoje ate per te dyten here.
Megjithate Albanin Mail ashtu sic eshte mbart vlera, dhe me pak pune ndihmen e te gjitheve mund te behet nje organ si motrat e saj gazetat shqiptare ne bote.
Jam i bindur se zoti Terziu nje dite do te reflektoje per pozititen e tij, duke lejuar qe kete gazete ta bejne njerez profesioniste qe nuk i mungojne komunitetit.
Nje gazete komuniteti si Albanian Mail nuk mund te behet ne baza besnikerie dhe servilizmi nga kryeredaktori kundrejt botuesit te saj apo atyre qe me bujari kontribuojne ne botimin e saj, por me profesionalizem dhe pune prane njerzve dhe problemeve te tyre ne komunitet.
Shpresoj se djegia e shtëpisë nga zjarri kryeredaktorit Terziu (lajm në faqen e parë të numrit të 47 të Albanian Mail) dhe stresi i shkaktuar të ketë qënë shkaku i të harruarit së përmenduri se numri 47 i Albanian Mail përkonte me katër vjetorin e daljes së saj për herë të parë në treg.
Gëzuar ditëlindjen e mohuar Albanian Mail. Ka ende njerëz që do të kujtojnë ditëlindjet e tua paçka ti gjindesh në dorën e një kryeredakrtori që nuk të din datën e lindjes tënde.
Krijoni Kontakt