
Postuar më parë nga
thekthi
Bush humbet oren ne Fushe-Kruje
Artan Cena
E Marte, 12 Qershor 2007
TIRANE - Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Xhorxh W. Bush, permes entuziazmit dhe perqafimit me qytetaret e Fushe-Krujes, cuditerisht ka dhe oren e dores. Por jo per shume kohe, pasi ne momentin qe pershendeste nga avioni i "Air Force One", i tipit "Hercules", ne Rinas gjate largimit, ne doren e tij do te shihej nje tjeter ore. Mungesa e ores se dores eshte vene rè dhe gjate pamjeve filmike te transmetuara, ndersa do te publikohej ne disa nga web-et e shumta dhe me pas mediat vendase. Por te pyetur nga "Koha Jone", zyrtare te larte te policise shqiptare qe ndoqen masat e gardhit te sigurise se forcave te rendit, thane se "Presidentit Bush ora mund t'i kete rene, per nje moment gjate takimit me turmen e banoreve ne Fushe Kruje, ose t'i jete hequr nga badigardet per t'iu vendosur ne fund te vizites". Sakaq, sipas informacioneve qe jane mbledhur ne rruge operative, ora me rrip te zi eshte zbuluar nga gazetaret e nje prej mediave tona, por nuk jane dhene detaje te tjera konkrete.
Incidenti ka ndodhur rreth ores 16:15 te dites se diel ne sheshin kryesor te qytetit te Fushe-Krujes. Presidenti Bush pasi ka hyre ne nje nga bizneset e vogla ne qytet e ka pasur oren ne doren e majte. Por nga pamjet filmike, pasi ka dale nga ndertesa, eshte vene re qe ora e dores mungonte. Kjo gje nuk eshte vene rè nga asnje prej te pranishmeve dhe as nga vete Presidenti. Sepse entuziazmi qe kishte perfshire turmen, nuk ka lene kohe qe dhe forcat e sigurise te shikojne kete element. Detaji eshte bere i ditur vetem nje dite pas largimit nga Shqiperia te Presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush, ne drejtim te Bullgarise, nga ku eshte larguar pasditen e djeshme ne drejtim te Uashingtonit, pas nje turi nje javor ne Evrope.
Ora e dores se Presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush, eshte zhdukur teksa ka dale ne rruge jashte makines se tij, duke perqafuar banoret e Fushe-Krujes. Ne dy fotot karshi qe jane te shkeputura nga vizita ne kete qytet, shihet qarte se ne njeren, Bush eshte me ore ne doren e majte dhe ne tjetren i mungon. Ora eshte pare pergjate takimit ne ambientin e mbyllur te firmes, por ne momentin qe ka dale ne terren ajo eshte "zhdukur". Drejtoria e Policise se Shtetit, mohoi qe te kishte ndodhur nje incident apo vjedhje e ores nga qytetaret. Ai hodhi dyshimin se ndoshta sendi personal i Presidentit Bush mund te kishte rene nga dora, apo te ishte hequr nga badigardet. Mbetet ende mister "zhdukja" per te pakten 30 minuta e ores se dores, qe eshte pare gjate momentit qe Bush pershendeste gjate largimit ne avion, ndersa nuk hidhet poshte versioni i faljes ndaj ndonje qytetari, por qe ky gjest nuk eshte shfaqur ne pamjet filmike. Policia ka bere nje inspektim te pamjeve filmike dhe verifikim te te dhenave, ndersa pritet te dale me version zyrtar. Burime te tjera thane se ora e Bushit pasi eshte gjetur, i eshte dorezuar truprojave te Presidentit dhe ai e ka rimarre duke u ngjitur ne avion per ne Bullgari, me oren qe kishte ne Shqiperi.
Krijoni Kontakt