Close
Faqja 42 prej 54 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 533
  1. #411
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Enveristat Vetem Me Shpifje Merren!!!

    Citim Postuar më parë nga thekthi
    Bush humbet oren ne Fushe-Kruje
    Artan Cena
    E Marte, 12 Qershor 2007


    TIRANE - Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Xhorxh W. Bush, permes entuziazmit dhe perqafimit me qytetaret e Fushe-Krujes, cuditerisht ka dhe oren e dores. Por jo per shume kohe, pasi ne momentin qe pershendeste nga avioni i "Air Force One", i tipit "Hercules", ne Rinas gjate largimit, ne doren e tij do te shihej nje tjeter ore. Mungesa e ores se dores eshte vene rè dhe gjate pamjeve filmike te transmetuara, ndersa do te publikohej ne disa nga web-et e shumta dhe me pas mediat vendase. Por te pyetur nga "Koha Jone", zyrtare te larte te policise shqiptare qe ndoqen masat e gardhit te sigurise se forcave te rendit, thane se "Presidentit Bush ora mund t'i kete rene, per nje moment gjate takimit me turmen e banoreve ne Fushe Kruje, ose t'i jete hequr nga badigardet per t'iu vendosur ne fund te vizites". Sakaq, sipas informacioneve qe jane mbledhur ne rruge operative, ora me rrip te zi eshte zbuluar nga gazetaret e nje prej mediave tona, por nuk jane dhene detaje te tjera konkrete.

    Incidenti ka ndodhur rreth ores 16:15 te dites se diel ne sheshin kryesor te qytetit te Fushe-Krujes. Presidenti Bush pasi ka hyre ne nje nga bizneset e vogla ne qytet e ka pasur oren ne doren e majte. Por nga pamjet filmike, pasi ka dale nga ndertesa, eshte vene re qe ora e dores mungonte. Kjo gje nuk eshte vene rè nga asnje prej te pranishmeve dhe as nga vete Presidenti. Sepse entuziazmi qe kishte perfshire turmen, nuk ka lene kohe qe dhe forcat e sigurise te shikojne kete element. Detaji eshte bere i ditur vetem nje dite pas largimit nga Shqiperia te Presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush, ne drejtim te Bullgarise, nga ku eshte larguar pasditen e djeshme ne drejtim te Uashingtonit, pas nje turi nje javor ne Evrope.

    Ora e dores se Presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush, eshte zhdukur teksa ka dale ne rruge jashte makines se tij, duke perqafuar banoret e Fushe-Krujes. Ne dy fotot karshi qe jane te shkeputura nga vizita ne kete qytet, shihet qarte se ne njeren, Bush eshte me ore ne doren e majte dhe ne tjetren i mungon. Ora eshte pare pergjate takimit ne ambientin e mbyllur te firmes, por ne momentin qe ka dale ne terren ajo eshte "zhdukur". Drejtoria e Policise se Shtetit, mohoi qe te kishte ndodhur nje incident apo vjedhje e ores nga qytetaret. Ai hodhi dyshimin se ndoshta sendi personal i Presidentit Bush mund te kishte rene nga dora, apo te ishte hequr nga badigardet. Mbetet ende mister "zhdukja" per te pakten 30 minuta e ores se dores, qe eshte pare gjate momentit qe Bush pershendeste gjate largimit ne avion, ndersa nuk hidhet poshte versioni i faljes ndaj ndonje qytetari, por qe ky gjest nuk eshte shfaqur ne pamjet filmike. Policia ka bere nje inspektim te pamjeve filmike dhe verifikim te te dhenave, ndersa pritet te dale me version zyrtar. Burime te tjera thane se ora e Bushit pasi eshte gjetur, i eshte dorezuar truprojave te Presidentit dhe ai e ka rimarre duke u ngjitur ne avion per ne Bullgari, me oren qe kishte ne Shqiperi.

    ORA IMAGJINARE E ENVERISTAVE SHQIPETARE!!!

    PARIMI ENVERJANE , DUHET SHPIFUR SA ME SHUME QE DICKA TE MBETET!

    JA DEKLARATA E ZEDHENSIT TE SHTEPIS SE BARDHE!!!




    Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron lajmet e mediave të afërta me Kryetarin e PS


    Tony Snow: Presidenti vendosi orën në xhep dhe u kthye pa iu prekur asgjë
    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tony Snow, përgënjeshtroi dje mashtrimin e paskrupullt të disa mediave të papërgjegjshme, të afërta me opozitën, sipas të cilave, Presidentit Bush, gjatë vizitë së tij në qytetin e Fushë-Krujës, i ishte vjedhur ora. "Presidenti e vendosi orën në xhep dhe u kthye pa iu prekur asgjë", tha Snow dje për gazetarët.

    Presidenti amerikan u prit si hero në Tiranë, dha mbështetje të qartë për reformat e qeverisë dhe mbështetje pa rezerva për pavarësinë e Kosovës. Ai u prit në mënyrë aq madhështore, saqë shpërfilli çdo lloj rreziku të mundshëm dhe zbriti në shesh për të takuar nga afër qytetarët e ekzaltuar. Kjo tablo nga Shqipëria e vogël pro-amerikane zgjoi xhelozinë e segmenteve të caktuara, të cilat vunë në lëvizje veglat e tyre në Shqipëri që ta nxinin, me ç`të ishte e mundur, këtë vizitë historike të Presidentit amerikan. Dhe sigurisht që në këtë nxirje të imazhit të shqiptarëve u angazhuan edhe ultra-majtistë të rinj shqiptarë që, fatkeqësisht, drejtojnë parti politike në Shqipëri. Çuditërisht, lajmi u dha fillimisht në "NEWS 24" dhe më pas u huazua edhe nga "Top Channel", televizione këto të njohura për afrimitetin e ngushtë me Edi Ramën. Lidhja mes lënies në harresë të Ramës në axhendën e Bush dhe shfaqja e këtij lajmi në televizionet e komanduara prej tij nuk mund të jenë rastësore. Media franceze, pavarësisht nëse ishte mbështetëse e pozitës apo e opozitës në Francë, censuroi tërësisht një konferencë në gjendje të dehur të Presidentit Sarkozy në takimin e G8, duke e konsideruar atë si cënim të vlerave kombëtare të vendit. Ky ishte një fakt që, gjithsesi, kishte ndodhur, e megjithatë nuk u bë publik nga mediat vendase. Në Shqipëri janë vetë mediat vendase ato që japin kontributin e tyre në denigrimin e dinjitetit dhe vlerave kombëtare, aq më tepër që këtë e bëjnë duke u bazuar në imagjinatën e sëmurë të njerëzve të etur për pushtet.

  2. #412
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    RRUGE TE MBARE ZOTI BUSH!!!


    ZOTI TE BEKOFTE JU DHE FAMILJEN TUAJ!!!


    ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN!!!


    ZOTI E BEKOFTE SHQIPERIN QE TE REZERVOJ PRITJE MADHESHTORE

    PER JU !!!

    JENI GJITHEMONE I MIRPRITUR NE VENDIN E SHQIPEVE!!!

  3. #413
    rrushja Maska e Bejbi
    Anëtarësuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    Këndej rrotull
    Postime
    382
    Kjo me oren e Bushit ka qene vetem nje propagand e gazetarve turp i madh.
    I chose to love you in silence, for in silence I find no rejection

  4. #414
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Boh, sapo hapa televizorin ne CBS, dhe "Late, Late Show" u hap me qesendite e komedianit per "vjedhjen" e ores se presidentit nga shqiptare duarshpejte ....
    Asnje nuk pyet per vertetesine e ngjarjes, njerezit duan te degjojne ate qe u pelqen.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #415
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Bukur shumë, shqiptarët edhe njëherë treguan se sa mirënjohës janë. Siç u komentua edhe nga gazetarët e CNN, shqiptarët i bënë Bushit pritje çfarë ai vetëm ka mundur të ëndërrojë...

    Nga ana tjetër është paksa për tu habitur si shqiptarët gjithnjë janë në kurs të kundërt me botën. Gjersa gjithkund nëpër botë vizitat e Bushit përcillen me protesta, mbase edhe të dhunshme, tek neve është plotësisht ndryshe.

    Vallë a do ta kapim ndonjëherë hapin e botës apo gjithnjë do të jemi delet qëduhet të qurravitemi e jargavitemi pas ndonjë çobani që na ka mëshiruar në çast...
    Po te shajme njeri tjetrin, keshtu kemi per t'u katandisur,ndoshta dhe me keq, do te arrij te haje delja e zeze ate te bardhe bashke me qinjgjat .
    Ketu flasim per shqiptare, ne mos gabohem ...
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  6. #416
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Shiko komentet e ketyre shker......

    : Video: Not only do the Albanians love Bush, but they loved his watch! Exuberant Muslim crowd in Albania steals Bush's watch?
    Frames before Bush greets the Muslim Albanian crowd and after show missing watch.
    VIEW
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #417
    Mua nuk me acaron shume kjo puna e ores sesa me acarojne disa komente qe po lexoj neper disa forume amerikane. Ka nje mendim te pergjithshem qe pritja ndaj Bush ishte e sajuar dhe thjesht nje show televiziv per elektoratin qe ka kunder ne amerike. Kam 3 ore qe zihem neper forume... Sa njerez te trashe jane keta amerikanet mer zot. Kujtojne se bota vertitet vetem rreth tyre dhe cfare nuk ndodh ne USA nuk ka mundesi te ndodhi ne vende te tjera te botes

  8. #418
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Pas kesaj videoje ploteisht i terhjek fjalet qe i kam thene ne kete teme ne lidhje me vjedhjen. Kjo videoja tregon qarte se si Bushi e hjek oren vet .

    Fakt: Bushit nuk i'a vodhën orën -VIDEO

    Deri sa ne mediat boterore qarkullon lajmi se si i vidhet ora e dores presidentit Bush gjate vizites ne Shqiperi respektivisht ne Fushe-Kruje, Poroj.com arritit te gjej videon e cila demanton plotesisht akuzen per vjedhjen. Kete lajm e ka publikuar televizoni Amerikan NBC

    Shikoni me kujdes dhe shperndajeni kete lajm sa me shume qe te dalim faqebardhe neper bote para atyre qe na duan te keqen.

    Zoti e bekofte Ameriken dhe popullin shqiptar.

    http://www.poroj.com/index.php?optio...d=110&Itemid=1

    Kjo video tregon qart se nuk i kan marr!!

    ma bani hallall o njerz qe me keni sha deri tani qe thash " ja kan vjedh " gagagag
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #419
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Pas kesaj videoje ploteisht i terhjek fjalet qe i kam thene ne kete teme ne lidhje me vjedhjen.
    Po ate demin qe bere me ato fjalet, do e terheqesh dot ?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #420
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Deklaratat e Shtepise se Bardhe zbardhin mosvertetesine e cdo lloj hamendesimi qe ora qenka vjedhur. Keshtu qe mendoj se duhet ta mbyllim ketu sagen e diskutimeve mbi oren e Presidentit Bush.

    Persa i perket shkrimeve dhe videove ne web-faqe propagandistike, si Serbianna, as mos e merrni mundimin t'i hapni, sepse dihet fare mire se jane anti-amerikane e sigurisht anti-shqiptare.

    Rendesi ka qe vizita e Presidentit Bush, me pergjithesisht e nje presidenti amerikan, i dha nje shuplake te rende radikalisteve serbe, fanatikeve greke, dhe botes sllave (anti-shqiptare) ne pergjithesi!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 42 prej 54 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •