
Postuar më parë nga
conman
Pa dashur te kritikoj viziten e Bushit ne Shqiperi, nje vizike historike ne shume askpekte, nuk mund te rri pa kritikuar SERVILITITETIN e popullit shqiptar. Ne nje fare menyre, fakti qe Shqiperia eshte endje ne kete gjendje sot, eshte rrjedhoje e servilizmit dhe nenshtrimit pa kushte ndaj klaneve dhe grupeve te vecanta.
Koha kalon, vitet iken, dhe shqiptaret ende vazhdojne te zbresin ne sheshe per te shprehyr servilizmin, ashtu si zbrisnin per te pritur Stalinin, Mao etj, ashtu si priten J. Baker para 16 vjetesh, ashtu si dolen edhe sot per te pritur Bushin.
Shqiptaret ende se kane kuptuar se mireqenien nuk ta dhuron as Amerika, as Europe [edhe pse ne kemi nevoje per ndihmen e tyre], ajo fitohet nepermjet punes. Edhe 20 presidenta te tjere te vijne ne shqiperi, nqs shqiptaret nuk e lene menjane servilitetin dhe fitojne ndergjegjen e punes, Shqiperia nuk ka per te ec perpara.
Se kuptoj pse ishte e nevojshme sot te ngrihej gjithe populli ne kembe per te pritur Bushin, kur edhe nje mirepritje e thjeshte do te kishte po te njejtat vlera.
Sot polonia, cekia, hungaria, rumania dhe shume vende te tjera te ish bllokut komunist, jane ne nivelin e partnerit te barabarte me Ameriken, kurse Shqiperia ende vazhdon te jete ne nje partner pa kushte. Arsyet jane te shumta, por dinjiteti dhe barazia ne Bote nuk fitohen duke nxjerr 2 milion njerez per te duatrikitur presidentin Amerikan, por duke u bere faktor i rendesishem i ekonomise globale.
Krijoni Kontakt