Close
Faqja 6 prej 54 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 533
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga thekthi

    E Shtune, 02 Qershor 2007


    Shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, flet per viziten e Bush dhe politiken shqiptare


    Por, nje popull, gjithashtu, po aq ka rendesi te kuptoje kur i troket e mira. Ne duhet te presim me dashuri dhe brohoritje Presidentin amerikan dhe kjo eshte e natyrshme, por, nderkaq, s’duhet te harrojme se bashke me to ne duhet te kuptojme perse ai vjen, pra ate qe thate ju. Ai eshte mysafiri i kombit shqiptar, me i madhi mysafir qe ka ardhur te ne deri me sot. Me fjale te tjera, ai eshte mysafiri i lirise sone dhe i shpreses sone”.
    Te lumt goja Kadare!

    Pastaj ke rob si Brari qe mbjellin urrejtje dhe gjak ne shqiptari. Nuk e kuptoj pse mundoheni ta ktheni viziten e Bushit si politike. Presidenti amerikan nuk vje ne Shqiperi as per Berishen as per PS as per ty Brari por vjen per popullin shqiptar. Kur te mbaroje viziten pershtypjet ndac te mira ndac te keqija do ti kete per popullin shqiptar dhe jo Berishen apo Ramen.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Kur perandoria vjen në shtëpi


    Ilva Tare

    Edhe pse në një kohë kur presidenti Bush është
    kthyer në simbol të urrejtjes në një pjesë të botës, shqiptarëve iu troket në derë simboli i demokracisë dhe lirisë. Aspak të prekur nga virusi i antipatisë, veçanërisht në vendet kundër luftës së Irakut, shqiptarët po përgatiten me emocion për ndalesën disa orëshe të perandorit të idealeve të tyre. Për qytetarët e thjeshtë, 10 Qershori do të jetë materializmi i një ëndrre të ndërtuar ndër vite me dashuri dhe respekt për shtetin më të lirë dhe frymëzues të globit. Për politikanët është pa dyshim zbritja në tokë e Zotit që jeton në Shtëpinë e Bardhë dhe që deri më sot është i gjithëpushtetshëm në gatimin e mikropolitikës së Tiranës. Merret e mirëqenë që Shqipëria në hartën e shteteve mike brenda mureve të qeverisë amerikanë është më shumë e interpretuar sesa e eksploruar. Për nga pesha specifike nuk ka arsye që vendi ynë të jetë në axhendën e vëmendjes së superfuqisë botërore edhe pse historikisht Amerika ka qenë në krah të interesave të shqiptarëve. Po të përmendet edhe mbidoza proamerikane si dhe rreshtimi kokë e këmbë në favor të vendimeve luftarake të George Bush, territori i Shqipërisë është natyrshëm i piketuar me ngjyrën e aleatëve të vlefshëm, sidomos për ditët e vështira politike që po kalon.
    Në shtëpinë e tij Presidenti amerikan është duke u përballur jo vetëm me nivelin e ulët të popullaritetit për shkak të luftës dhe menaxhimit të krizës së Irakut, por edhe dyluftimin me Kongresin e dominuar nga demokratët kundërshtarë. Përpara pak orësh dha dorëheqjen edhe këshilltari më i besuar dhe miku personal i Bush-it, Dan Bartlett, për të vazhduar karrierën jashtë kornizave të administratës. Sikundër edhe shumë miq dhe bashkëpunëtorë të tjerë gjatë këtyre viteve presidenciale kanë braktisur shërbimin ndaj republikanit dy herë të mandatuar.
    SHBA-ve, sot më shumë se kurrë, iu nevojiten fuqi diplomatike për të bindur qeveritë ta përkrahin në luftën kundër terrorit në një përpjekje për të balancuar agresivitetin e disa shteteve antiamerikane. Ai, Perandori vjen në Shqipëri në një periudhë delikate për fatin e politikëbërjes së tij. Megjithatë në Shqipëri vjen si një mik që e njeh dhe e shpreh publikisht mirënjohjen po të kihet parasysh dërgimi i trupave tona në Afganistan dhe Irak. Pavarësisht se me një mbështetje më shumë simbolike, shqiptarët dëshmuan besnikëri të proamerikanizmit të tyre. 10 qershori është dita e marrjes së shpërblimit. Për nga dimensioni shpirtëror është i pamatshëm ndërsa nga këndvështrimi politik është më tepër modest, përfshi edhe premtimin e mundshëm për NATO-n. Radhitja e emrit të Tiranës në listën e kancelarive që kanë kontribuar kundër terrorizmit është më shumë një argument për Bush-in në debatin e brendshëm sesa për rritjen e kuotave të Shqipërisë në bursën diplomatike. Takime të niveleve të tilla jo vetëm që janë historikë, por mund të ndryshojnë historinë e një vendi që vuan ende pasojat e një diktature të egër. Duhet mençuri për ta shfrytëzuar mjeshtërisht dhe për të përfituar maksimumin nga një fat i tillë. Ashtu siç duhet edhe maturi politike për t’u bashkuar e bashkëpunuar si një trup i vetëm që pas shtrëngimit të duarve nuk shohin Berishën apo Moisiun, por Shqipërinë dhe bekimin për shëndoshjen e demokracisë së saj. Sidomos në prag të pavarësisë së Kosovës, do të ishte foshnjor mundimi për të matur vlerën e një vizite të Presidentit amerikan në tokën e shqipfolësve kudo gjenden në Kosovë, Maqedoni, Itali, Greqi, a Australi. Perandoria, ku strehohet demokracia më e famshme dhe më e diskutuar botërisht, zgjodhi të hyjë në shtëpinë e shqiptarëve duke kontribuar që miqësia të kapërcejë oqeanin dhe të bëhet e prekshme për dy popuj që deri më sot janë dashur në distancë. Është koha për të shtruar tapetin e kuq të mikëpritjes dhe për të nderuar gjakun e atyre dhjetëra shqiptarëve që u dënuan me vdekje pse dëshiruan një Shqipëri demokratike, si Amerika.

  3. #53
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Po. Dhe me lejoni t’ju bej nje pyetje feminore sepse eshte hera juaj e pare ne Shqiperi dhe cdo njeri po mendon se cfare ju shkon ndermend kur degjoni fjalen Shqiperi?

    Nje bregdet i bukur, nje histori interesante dhe njerez myslimane, qe mund te jetojne ne paqe. Kjo eshte ajo qe me shkon ndermend. Jam entuziast per te shkuar atje. Me duhet gjithashtu te rrefej rreth diteve te erreta te komunizmit, kur shoqeria ishte e mbyllur. Une kam takuar shume shqiptare, te cilet jane entuziaste qe jetojne ne nje shoqeri te hapur dhe une mezi po pres te vij. Kam degjuar shume gjera per Shqiperine, dhe ky do te jete nje udhetim entuziast per mua dhe Lauren.
    Gazetari ben pyetje feminore?!

    Nejse, kjo pergjigja e Bushit, tipike bushiane . Per ata/ato qe jetojne ne US i dine mire "lapsuset" e tij. Edhe ne kete rast, i falen, ne fund te fundit Bushi s'e dinte para luftes qe ne Irak kishte suni dhe sheite qe s'para i kane pasur punet mire me njeri tjetrin. (Tani e di shume mire.) Dmth dhe i falet te bej pergjithesime te tilla. Shqiperia eshte shtet laik, me tre fe kryesore qe kane jetuar ne paqe jo qe "mund te jetojne ne paqe". Histori interesante? Komb i lashte ne Ballkan?

    Qe te mos keqkuptohemi, si shqiptare e vleresoj jashte mase viziten e tij ne Shqiperi, historike si e pare e ketij rangu, dhe ne nje kohe kyce per aspiratat e kombit. Por psh, te kishte qene Klinton lol, akoma me mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 02-06-2007 më 14:33

  4. #54
    Citim Postuar më parë nga nga Bushi
    Nje bregdet i bukur, nje histori interesante dhe njerez myslimane, qe mund te jetojne ne paqe.


    Sa ma vret syrin e veshin kjo fjale. Ne jemi mysliman si popull se ashtu ka mbetur dhe jo ne ideale dhe koncept. Kur behet ky koment se di pse ndjej nje lloj paralelizmi me boten islamike dhe me ngec ulerima ne fyt...

  5. #55
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Kur behet ky koment se di pse ndjej nje lloj paralelizmi me boten islamike dhe me ngec ulerima ne fyt...
    Mos ja vej re. Aq di aq thote. Qazetat lexo edhe ai i shkreti. Ene kur vje ke forumishqiptar, po prap isoj nigjo
    Ishalla na jep nenji fletlavderimi "Myslimon shembullor"
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #56
    Njerez garda e republikes ne 10 qershor do te carmatoset , kjo u vendos dje nga ata qe na qeverisin, mijera marinsa do te vershojne kudo ne territorin qe do te vizitoje Bush , e pra shteti yne per aq ore sa do te jete Presidenti i USA do te pushoje se funksionuari !!!!!
    Une jam pro Bushit tek ne , por edhe keshtu te na fshijne fare , a do ndodhin te njejtat historira dhe kur te vizitoje Bullgarine dhe di une kush tjeter e ka radhen !!!?
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  7. #57
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga apollon 23
    , e pra shteti yne per aq ore sa do te jete Presidenti i USA do te pushoje se funksionuari !!!!!
    lol, apollon, shteti do filloje se funksionuari, jo pushoje. Hajde mendje hajde.

    Citim Postuar më parë nga apollon 23
    Une jam pro Bushit tek ne , por edhe keshtu te na fshijne fare ,
    Me mire keshtu apo te na ngele ndonje dopjogjashte ne dore ?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #58
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Nejse, kjo pergjigja e Bushit, tipike bushiane . Per ata/ato qe jetojne ne US i dine mire "lapsuset" e tij. Edhe ne kete rast, i falen, ...
    Nuk besoj se eshte lapsus. Ate qe Bushi e shoke mendojne se paraqesin para botes islame eshte se "Ne ju duam ju, popujt e Irakut, Pakistanit, Afganistanit, Arnautistanit etj. Ja, shikoni sa merredhenie te mira kemi me kete te fundit. Ne kemi probleme vetem me terroriste, jo me faktin qe ju ndodheni nja 6-7 shekuj prapa ne ide dhe veprime, na keni keqkuptuar !"

    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    vizite historike per shqiptaret,po Bushi nuk e din se shqipetaret se pari besojne ne zot jane shqiptare e pastaj musliman e krishtere etj

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22
    Nje bregdet i bukur, nje histori interesante dhe njerez myslimane, qe mund te jetojne ne paqe. Kjo eshte ajo qe me shkon ndermend.
    Tani e degjuat edhe nga goja e presidentit Bush ate qe kam kohe qe ua kam thene ne kete forum. Fakti qe Shqiperia eshte nje "popull mysliman qe jeton ne paqe" me komunitetet e tjera te krishtera dhe eshte populli me pro-amerikan i Evropes, e bejne Shqiperine nje "poster child" per politiken e jashtme Amerikane ne mbare boten myslimane.

    Ky eshte nje ogur i bardhe dhe jo nje ogur i zi dhe ky do te jete roli me i madh qe Shqiperia mund te luaje ne arenen boterore ne vitet e dekadat qe do te vine.

    Albo

Faqja 6 prej 54 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •