"Air Force One", Shtepia e Bardhe qe fluturon
E Enjte, 07 Qershor 2007
Presidenti amerikan, vec masave ekstreme te sigurise, ka edhe nje sistem krejt te vecante transporti. Sistem qe garanton siguri dhe efikasitet per kreun e shtetit me te fuqishem te botes.
Transporti ajror i Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes sigurohet nga dy avione speciale "Boeing 747-200", me numrat 28000 dhe 29000, me kodin e nenshkruar "VC-25". Kur Presidenti i SHBA-se eshte ne bordin e njerit prej ketyre avioneve, apo te cdo avioni te flotes ajrore, radio perdor thirrjen "Air Force One".
Diferenca midis "VC-25" dhe "Boeing 747" standard, vec numrit te pasagjereve qe mund te transportojne, eshte menyra e fluturimit, pajisjet e komunikimit dhe ato elektronike, konfigurimi i brendshem dhe furnizimi, mbajtja e transportuesit te bagazheve, shkallet anesore dhe fundore dhe mundesia per t'u furnizuar ne ajer.
Akomodimi per Presidentin amerikan perfshin nje suite ekzekutive, me te gjitha lehtesite per jetesen (dhome veshjeje, larjeje dhe gjera te tjera ndihmese), si dhe zyren e Presidentit. Nje dhome tjeter, qe perdoret per konferenca dhe ngrenie, eshte ne sherbim te shefit te Shtepise se Bardhe, familjes se tij dhe stafit qe e shoqeron ne udhetime. Te tjera ambiente te ndara ndodhen brenda avionit per te ftuar miq, zyrtare te larte te stafit, sherbimin sekret, sherbimin e sigurise dhe mediat, qe shoqerojne Presidentin.
Ne te njejten kohe, ambiente te tjera jane parashikuar per ushqimin e njerezve, qe mund te shoqerojne Presidentin. Lehtesi per njerezit me aftesi te kufizuara, gjashte tualete per pasagjeret dhe nje minimense per stafin, jane ndertuar brenda gjigantit te ajrit. Ne menyre te vecante avionet VC-25 jane te pajisur me pajisje mjekesore dhe mjete per emergjenca.
Avionet qe perdor Presidenti amerikan qendrojne ne bazen e forcave ajrore ne Meriland. Transporti presidencial filloi ne vitin 1944, kur nje avion "C-54", i quajtur "Lopa e Shenjte", u vu ne sherbim te Presidentit Franklin Rusvelt. Me pas erdhi "Pavaresia", nje "DC-6 (Liftmaster)", qe transportoi Presidentin Herri Truman gjate periudhes 1947-1953. Ndersa Presidenti Duajt Ajzenhauer udhetoi ne bordin e "Columbine II" dhe "Columbine III" nga viti 1953 deri ne vitin 1961. Megjithese thirrja "Air Force One" eshte perdorur per here te pare ne vitet '50, avioni "VC-137" (Boeing 707) i Presidentit Kenedi ishte i pari qe u njoh boterisht si "Air Force One".
Ne vitin 1962, nje avion "C-137C", qe ne menyre specifike u pershtat per t'u perdorur si "Air Force One" hyri ne sherbim me numrin 26000. Ai eshte ndoshta avioni me i njohur dhe me historine me domethenese nder avionet presidenciale. Numri 26000 eshte avioni qe transportoi Presidentin Kenedi ne Dallas, me 22 nentor 1963 dhe kthehu trupin e tij ne Uashington, pas vrasjes. Lindon Xhonson mori detyren si Presidenti i 36-te i Shteteve te Bashkuara ne bordin e avionit ne "Love Field" ne Dallas. Ky avion u perdor per te kthyer ne Teksas trupin e Presidentit Xhonson, gjate funeralit shteteror me 24 janar 1973. Ne vitin 1972, Presidenti Ricard Nikson beri nje vizite historike ne bordin e avionit 26000, kur udhetoi ne Republiken Popullore te Kines dhe Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Numri 26000 u terhoq nga perdorimi ne maj 1998 dhe ndodhet i ekspozuar ne Muzeun e Forcave Ajrore, ne Ohajo.
Numri 27000 zevendesoi numrin 26000 dhe pasuroi historine e tij kur u perdor per te transportuar Presidentet Nikson, Ford dhe Karter ne Kajro me 19 tetor 1981, si perfaqesues te Shteteve te Bashkuara ne funeralin e Presidentit egjiptian, Anuar Sadat.
Avioni i pare "VC-25A" me numer 28000 fluturoi si "Air Force One" me 6 shtator 1990, kur transportoi Presidentin Xhorxh Bush (i vjetri) ne Kansas e Florida per ta kthyer ne Uashington. Nje avion tjeter "VC-25A", me numer 29000, transportoi Presidentet Klinton, Karter dhe Bush ne Izrael per funeralin e Kryeministrit Jitzhak Rabin.
Karakteristikat kryesore:
Funksioni kryesor: Transporti ajror i Presidentit te SHBA
Kontraktor: "Boeing Airplane Co."
Fuqia: Kater motore te "General Electric" CF6-80C2B1
Shtytja: Thrust: 56,700 paund per cdo motor
Gjatesia: 70,7 meter
Lartesia: 19,3 meter
Gjatesia e kraheve: 59,6 meter
Shpejtesia: 630 milje ne ore
Dyshemeja: 13,746 meter
Pesha maksimale per ngritje: 374,850 kilogram
Rrezja e levizjes: 12,550 kilometer
Stafi: 26 (pasagjer/staf: 102)
Misioni
Misioni i avioneve VC-25 - "Air Force One" - eshte te sigurojne transportin ajror per Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Krijoni Kontakt