Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1

    Aktorja që po bën rrugë si fotomodele

    Ky kend i Forumit Shqiptar i kushtohet artit dramatik dhe gjithe komponenteve te tij. Por duke qene se disa perfaqesues te shkolles se aktrimit shqiptar po bejne rruge edhe ne fusha te tjera sic eshte ai i modelimit, mendova se do ishte me vend qe ky shkrim te perfshihej nen artet dramatike

    Çoba, modelja shqiptare në klipin njujorkez

    Nuk ka pranuar kurrë të pozojë nudo për një revistë. Për të bukuria ka një koncept të veçantë. Valbona Çoba thotë se "nuk do të pozoja kurrë nudo për një agjenci fotografike, mbase për një rol kinematografik. Por ky i fundit duhet të jetë me të vërtetë i rëndësishëm". Ende e paafirmuar në botën e kinemasë, Çoba vazhdon karrierën e saj si modele në Nju-Jork. "Amerikën e kam parë gjithmonë si një mundësi të mirë për shqiptarët", do të shprehej ajo. Së fundmi, ajo është modelja e disa videoklipeve të xhiruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtari italian Daniel Groff ka zgjedhur bukuroshen shqiptare si modelen e tij në videoklipin e albumit të fundit, "Come sempre" (Si gjithmonë).

    Vajza e dashuruar në videoklip
    Ambientohet në Nju-Jork videoklipi i këngës "Come sempre", singëlli i ri i këngëtarit Daniel Groff. Një trup prej 25 vetash kanë realizuar këtë videoklip me producent shqiptarin Azem Elezaj e modelen Valbona Çoba në qendër. Videoja tregon historinë e një çifti, të cilët në fund të marrëdhënies së tyre rishikohen. Të dy të pavetë-dijshëm për praninë e njëri-tjetrit, Daniel së bashku me Çobën eksplorojnë qytetin, vendin përreth, të ndarë, por ende të dashuruar. Një spunto kinematografike e frymëzuar nga filmi "Lost in Traslation" (I humbur në përkthim) i regjisores Sophia Coppola. Dy të dashuruarit gjenden të huaj përballë frenezisë së paqes në Nju-Jork, por në të njëjtën kohë të rrëmbyer nga bukuria dhe energjia e këtij vendi. Në video fokusohet modelja shqiptare Valbona Çoba, e cila ecën rrugëve të qytetit.

    Ndërmjet Tiranës e Nju-Jorkut
    E ndërsa lidh kontrata me agjencitë më prestigjioze të modës, ajo nuk mund të harrojë Tiranën, vendin e saj të lindjes. E veshur me xhinse, me një bluzë të thjeshtë dhe e patrukuar, ajo vit për vit shëtit nëpër Tiranë. Për një moment ajo nuk është vajza që shohim nëpër kopertina revistash. Nuk është as bukuroshja shqiptare që sfidoi Greqinë teksa korr suksese të tjera në Amerikë. Tri vjet më parë ajo është shpallur si fotomodelja më e mirë e muajit qershor në revistën "Viplife", por as kjo nuk është. Kur vjen në Shqipëri ajo kërkon të shijojë një kafe me miqtë pa rënë shumë në sy. Edhe pse hiret, e mbi të gjitha vendosmëria, e kanë ndihmuar që t'i bëjë ballë konkurrencës në një vend të huaj, ajo në Tiranë është vetëm e thjeshtë. Ka prekur tashmë skenën e teatrit, ka prekur majat e agjencive më të njohura në Greqi dhe aktualisht punon si modele edhe në Amerikë. Sfida e saj e fundit duket se është kinemaja. Ëndërron Hollivudin, por kjo për vetë Çobën është një sfidë e vështirë që kërkon shumë punë. "Modelja është një profesion i rastësishëm", do të shprehej ajo në një intervistë, "ajo që preferoj më shumë është aktrimi".

    Në rrugën e modeles
    Një nga punët më të suksesshme të saj është kalendari "I love America". Në të pozojnë 13 modele kopertinash me rroba banjoje. Çoba në shumë pak kohë pushtoi një pjesë të mirë të kopertinave greke në Athinë dhe arriti të lidhte kontrata me agjenci të ndryshme modelesh, si "Helena Model", "ACE model" ,"Creative model" etj. Punonte me kontrata të gjata dhe të përsëritura për kompani të njohura në botë, si "L'oreal", cigaret "Rex", "Diesel", "Panten" "Rilken", teksa fytyra dhe hiret e saj shfaqeshin radhazi në katalogët e njohur "Sloge", "Luna", "Winter", "Vingo", "Lolita", "Vanesa" e shumë të tjera.


    "Mis fotozhenia" që u shndërrua në aktore
    Fillimet e saj kanë qenë në një spektakël bukurie. Në vitin 1991, në spektaklin e organizuar nga regjisorja Vera Grabocka, "Miss Albania", Valbona Çoba u shpall "Miss fotozhenia 1991". Ishte konkursi i parë i bukurisë femërore në Shqipëri. Përfundon studimet e larta në Akademinë e Arteve, dega aktrim, për t'u larguar më pas jashtë vendit. Zgjedh Greqinë, së bashku me nënën e saj, ndërsa kryen dhe shërbimet e para fotografike për disa agjenci modelesh. Për disa vjet punon me ngulm për të hyrë në radhët e fotomodeleve më të njohura në Athinë. Dhe në Greqi, gjithçka nis me një konkurs bukurie, ku Çoba shpallet "Miss Trupi më i Bukur '97". Në pak kohë ajo renditet në radhën e dhjetë modeleve më të njohura në Greqi, ku pati mundësinë e një karriere të shkëlqyer me disa nga fotografët më në zë të Greqisë në krah. Bëhet pjesëmarrëse në disa spektakle të ndryshme televizive organizuar nga kanali më i njohur në Greqi ANT 1. Për të vazhduar karrierën e modeles, zgjedh Nju-Jorkun, e në pak kohë ia arrin të dalë në pozicionin që dëshiron. E ndërkohë nuk është ndarë edhe nga drama, të cilën e kishte lënë në mes në Tiranë.

    "Xhordan" dhe pasioni për artin dramatik
    Nuk mund të harronte teatrin. "Teatri është pasioni im", është shprehur ajo. E diplomuar në Akademi në Fakultetin e Artit Dramatik, Çoba kërkon të vërë në provë aftësitë e saj në teatër. Regjisori Kiço Londo do të ishte i pari që do t'i ofronte një mundësi të tillë. Tema me të cilën ajo ka mbrojtur diplomën, vjen si një shfaqje e madhe në Teatrin Kombëtar. Shfaqja "Xhordan" do të ishte kali i saj i betejës, një sukses i dyfishtë në atë kohë për Çobën, që kishte vetëm një vit e diplomuar. Dramaturgjia angleze duket se e mrekullon Valbonën. Tragjedia e gruas së mbyllur në çmendinë e një rol i vështirë e mjaft psiko-logjik është sfida e saj e radhës. Largohet nga Nju-Jorku për të ardhur në Tiranë, ku e priste një shfaqje e vështirë. Punon përsëri me regjisorin Londo dhe rikthejnë në skenë tragjedinë. Në rolin e vetëm të kësaj drame, për dy orë rresht Valbona Çoba interpreton një grua të re, së cilës duan t'i marrin fëmijën. Vendos ta mbysë foshnjën me jastëk dhe pastaj të vrasë veten për t'u larguar që të dy përfundimisht nga kjo botë. Ndërsa mbytja e fëmijës funksionon, vetëvrasja jo. "Xhordan" mbyllet në çmendinë e më pas në burg.

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683

    nje foto e saj si Marlyn Monroe

    Ndryshuar për herë të fundit nga KoTeLja_VL : 16-10-2004 më 00:37

  3. #3
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Hemmmmm sa per ate qe nuk ka pozuar nudo nje cik si me spec kjo se ka ca foto te tilla ne Greqi . Por ka marre pjese edhe ne shume videoclipe kengetaresh greke ku mund te theksoja Nikos Kourkoulis dhe nji tjeter qe spo me kujtohet mbiemri po emrin e ka Valantis me duket . nejse lumsi ajo qe po vazhdon karrieren e saj .


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SeXy^-^ElBa
    Anëtarësuar
    01-10-2004
    Postime
    117
    white angel. kam vellain ne greqi dhe ka par foto te Valbones nudo ne reviste keshtu qe s'me besohet se cfare thuhet aty lart.
    te them te dua eshte pak te fal zemren e ke hak me mire te them te verteten, i yti do jem per jete, dashuria ime do te perfundoj kur deti te shteroj kur dielli te me ndricoj, kur mua ne varr te me mbulojn atehere jam e detyruar te harroj
    Ne syte e tu,heshtje kozmike,ne fytyren tende heshtje romantike,ne fjalet e tua as po as jo,me thua te lutem:"me do apo jo


    LoVe^-^BeBy

  5. #5
    Nudizmi sduhet ngaterruar me pornografine. Nudizmi ne pikture dhe skulpture dhe ma ha mendja edhe ne fotomodelizem eshte art me vete. Ka shume piktore qe kane kryeveprat e tyre me nudo artistike. Goya ka bere mrekulli me nudo, Boticelli, Kavaradosi, Renoir, Mikelanxhelo, Da Vinci apo dhe skulptore dhe piktore te tjere sidomos te Rilindjes Europiane i kane kushtuar nje pjese te rendesishme te krijmtarise se tyre nudos artistike, sidomos asaj femerore. Po ashtu edhe ne fotografi nudoja eshte nje nga me te preferuarat dhe nuk lidhet fare me anen erotike te paraqitjes por thjesht me trupin e njeriut sidomos atij femeror qe dihet qe eshte me joshes nga natyra.
    Une vete nuk ka studiuar arte figurative por me aq sa di me kujtohet qe ne Akademine e Arteve qe gjate kohes se komunizmit praktikohej nudo ne skulpture dhe pikture si ore mesimore madje ka qene nje nga me te vleresuarat. Ka patur disa modele femra qe kundrejt pageses pozonin perpara studenteve. Dhe mos harroni po flas per nje kohe kur mentaliteti ka qene shume i mbyllur por kur vjen puna tek arti cdo gje shikohet nen nje kendveshtrim tjeter. Nese Cobo ka bere foto nudo, per mua ska asnje gje te keqe perkundrazi. Ne art ska komplekse, ska paragjykime dhe aq me pak fshehje te hireve.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga KoTeLja_VL


    Shum sexy kjo monroja :D
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Me pelqen shume ne kete foto..!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    ...........
    Anëtarësuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    home
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga shkodrane82
    Me pelqen shume ne kete foto..!
    Edhe un e kam qef ate foto shum,ka dalur yll(te ngjan icik shkodrane :D), por thjesht ajo si person nuk me pelqen aspak.
    What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!

  9. #9
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    keshtu si kallep eshte e mire, ske ci thua, por kur ishte ne greqi hiqej si greke e lere dhe e ritur ne athine...kishte nderuar edhe emrin ne Valbona KOba...
    te pakten ne Amerike nuk besoj se do ti duhet ndonje nderim i ri identiteti...

    nuk me pelqejne njerezit kamaleone...
    When in Doubt, Act Stupid!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    kshu nga trupi mire eshte ajo, po nga fytyra nuk po ma mbush mendjen.
    Personalisht nuk me duket kushedi se çfare.
    Shije shije kjo bote.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktori ose aktorja juaj e preferuar!
    Nga Marini83 në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 20-04-2012, 11:58
  2. Vdes aktorja britanike Natasha Richardson
    Nga Inteligjentja në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 19:47
  3. Aktorja Nicole Kidman viziton Kosovën
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-10-2006, 08:09
  4. Aida Dumani-Modelja dhe Aktorja
    Nga dodoni në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 09:04
  5. Michelle Pfeiffer: aktorja - flutur e Hollivudit
    Nga BOKE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 11:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •