Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Angry Barbari në "qytetërim"

    (Marre nga Shekulli)

    Të përmendësh fjalët "barbarë" dhe "barbari", natyrisht mendja të shkon në mënyrë instinktive tek kohë të largëta, tepër të largëta, ndoshta për ndërgjegjen e shumëkujt tek kohët e pakohë, domethënë tek kohë të papërcaktuara qartë, ndoshta edhe prej faktit se askush nuk do që të ketë të bëjë me barbarët dhe me barbarinë. Sepse jetojmë të tjera kohë. Kohë të qytetërimit. Por ja që barbarët dhe barbaria nuk i "ndahen" qytetërimit. Sidomos këtij qytetërimit tonë, në këtë vend ku jetojmë.

    Më tronditi ajo që pashë në një kanal televiziv ditën e enjte, një kronikë që ngrinte shqetësimin se si një shpellë me një histori gjashtëmijë vjeçare po shkatërrohej me tërë thesarin që mbart ajo në vetvete, si objekt me vlera kaq të veçanta. Bëhet fjalë për një shpellë në një fshat të Korçës, e cila i kishte rezistuar rrjedhës së kohës në plot gjashtëmijë vjet, u kishte rezistuar edhe atyre epokave dhe kohëve që flitej më shumë për barbarë dhe barbari, por ja që në këtë fillim të shekullit të 21-të ajo po shkatërrohet prej barbarëve që jetojnë në "qytetërim". Dikush kishte marrë leje edhe nga Ministria përkatëse, për të vendosur në brendësi të tokës lëndë shpërthyese, për të hapur… gropa gëlqereje (!) "Shpella prehistorike është në rrezik!", kumtonte me të drejtë dhe me shqetësim qytetari, kronika. Në rrezik janë edhe vizatimet prehistorike në faqet e shpellës, në brendësi të saj. Në rrezik një pasuri e tillë e madhe, që "konkurrohet" aq lehtësisht dhe në mënyrë kriminale, për hir të ndërtimit të një grope gëlqereje! O Zot, çfarë barbarie!,- gati sa nuk klitha prej një zemërimi dhe dëshpërimi të thellë. Si është e mundur të ndodhe një gjë e tillë? Si lejohen të tillë barbarë të hedhin në erë atë që natyra e ka ruajtur me mijëra vjet, duke na e lënë "amanet" këtë trashëgimi që ta ruajmë me kujdes, madje edhe prej vetë asaj?!

    Të nesërmen pashë me vëmendje mediat e tjera, se mos ngrihej shqetësimi për këtë veprim, por trishtimi dhe dëshpërimi im ishte akoma më i madh. Asgjëkund nuk pashë të flitej më për këtë akt barbar mbi një objekt kaq të vyer. (Kërkoj ndjesë nëse mund të mos kem vënë re në ndonjë gazetë, ndonjë reagim lidhur me këtë ngjarje). Për çfarë nuk shkruajmë e flasim në media: për politikanë që shahen dhe kacafyten, për dashuritë dhe pabesitë e tyre, për drogë dhe prostitucion, për krime dhe kriminelë ordinerë, duke dhënë shpesh detaje kaq të rëndomta nga gjithë kjo "tematikë" e gjerë... Por asnjë rresht për barbarinë e disa njerëzve që, me psikologjinë e tritolit, hedhin në erë vlera të papërsëritshme kulturore.

    Hedhin në erë historinë tonë. Dhe për çfarë? Për një gropë gëlqereje, në rastin në fjale. Për të hapur themelet e ndonjë ndërtimi, pikërisht atje ku është zbuluar se fshihen thesare arkeologjike, në një rast tjetër… Barbarë të kohëve moderne, të "qytetërimit" tonë, ka sa të duash mes nesh. Barbarë që, pa asnjë brerje ndërgjegjeje, me sharra dhe sëpata në duar, u janë vërsulur dhe vazhdojnë t'u vërsulen pyjeve duke i rrafshuar, duke zhbërë në mënyrë tejet barbare atë që natyra ka krijuar në qindra e mijëra vite. Barbarët në "qytetërim", u janë vërsulur dhe vazhdojnë t'u vërsulen lumenjve, duke i zhbërë në një mënyrë të frikshme, duke i devijuar, apo edhe më keq, duke i shndërruar në përrenj të veckël, apo edhe duke i tharë krejt.

    Barbarë që masakrojnë Tokën! Dhe janë barbarë me licenca të marra nga shteti, nga organet e tij të specializuara dhe "kompetente". Të specializuar për çfarë? Për akte barbare? Se çfarë emri mund t'u vihet veprimeve të tilla? Shkatërrimit të vlerave kulturore? Rrafshimit të pyjeve? Vjedhjeve dhe dëmtimeve të bëra në Voskopojë, të këtij vendi që krijoi në kohën e vet një qytetërim dhe kulturim pararoje për Ballkanin, ndërsa sot, "qytetërimi" ynë i fillim shekullit të 21-të e trajton barbarisht. Voskopoja, kjo trashëgimi e vyer kulturore, renditet mes 100 site-ve më të rrezikuara në botë, sipas drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe… A nuk është barbari në qytetërim fakti, që njerëzit iu sulën deri edhe kështjellave dhe i "zhveshën" ato duke u marrë gurët për të ndërtuar haure, stalla për bagëti, puse, apo për çfarë t'u lindë nevoja?

    Duke iu kthyer shembullit në hyrje të shkrimit, sjell në kujtesë diçka nga një udhëtim turistik nëpër disa qytete të njohura të Spanjës, para katër viteve. Në qytetin historik, Granada, mes gjërave të bukura dhe pikante që na servirën autoritetet e qytetit për të vizituar, na çuan edhe në dy-tri shtëpi në formë shpelle, ku dikur jetonin ciganët. Nuk ishin më shumë se njëqind apo dyqind vjeçare. Brenda tyre nuk kishte ndonjë gjë të veçantë, por turistët e huaj që kalonin në atë qytet, shkonin me kënaqësi nëpër këto shtëpi-shpella, duke parë me sytë e tyre një pjesë të historisë së atij vendi… Dhe të binte në sy kujdesi i lavdërueshëm që tregohej për mirëmbajtjen e tyre. Kurse tek ne një shpellë gjashtëmijë vjeçare bëhet "viktimë" e barbarëve të licencuar për shkatërrim. Dhe ajo që është për të dhënë alarmin, ka të bëjë me heshtjen shtetërore dhe qytetare ndaj kësaj lloj barbarie.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Asgje nuk ndodh pa nje aresye, dhe ne disa raste cdo aresye e dukshme ka dhe ato te padukshmet nga mbrapa. Kjo mveshja e barbarizmit me duket se i bie problemit anash. Valle barbare eshte ai qe merr leje nga Ministria Antishqiptare te shkaterroj nje veper te tille te natyres, apo ato njerezit qe nuk fillojne nga ai qelbesire e deri tek ndyrsirat qe na qevirisin e ti varin ne qytetet perkatese derisa te vendoset e drejta absolute e popullit shqiptar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Para viteve 90,pothuaj c'do vit kam kaluar nga nje deri dy muaj ne zonen e Devollit.Ai fshat quhet Tren,i vendosur ne shpatin e Malit te Thate,prane lumit Devoll dhe prane liqenit te Prespes se Vogel.Perballe,ne anen tjeter te lumit Devoll eshte fshati Vranisht dhe Pilur,rreze malit te Moraves,dhe prane nje lumi te vogel qe derdhet ne Devoll.Ajo zone ka qene shume e bukur,e bekuar nga Zoti per nga natyra.Fatkeqesisht c'do gje eshte shkaterruar plotesisht.Akoma me duket e pabesueshme qe mali i Moraves me pyllin e padepertueshem ku gjendeshin me shumice te gjitha kafshet e Europes nga ariu e rriqebulli deri tek ketri e pellumbi i eger,sot eshte i zhveshur plotesisht.Fshataret qe me shekuj kane mare drurin nga ky mal,pa llogaritur cilesine e ujit dhe te ajrit,arrat e geshtenjat,lajthiat e dellenjat,sot u duhet te blejne lende te ndryshme djegese,ose duhet te shkojne 6-7 ore larg per te prere edhe ato peme qe kane mbetur akoma ne kembe.Lugina e lumit te dikurshem(sot lumi ka vdekur) e mbushur me qershi e arra gjigande,me molle e kumbulla,me geshtenja duket si nje terren i shkaterruar nga ndonje lufte apo katastrofe natyrore,peme qe nuk ekzistojne me,errozion galopant,ndotje pertej fjaleve.E njejta gje ndodh ne fshatin perballe,fshati Tren dhe shpella e Trojanit.(besoj se emrin Tren fshati duhet ta kete mare nga Trojani).Se per pak harrova,ne kete skenar katastrofe desha te kujtoj se deri para pak viteve 90 ne Vranisht ka ekzistuar edhe nje kala e vjeter e cila u rrafshua plotesisht nga vendasit qe vidhnin gurret per te ndertuar shtepite e tyre,si edhe nje muze qe tregonte hisorine e fshatit dhe zones,me objekte te vjetra si qypa,kryqe,ikona etj. u vodh e u shkaterrua pas vitit 1990.Per here te fundit e kam vizituar kete zone ne vitin 1999,dhe pa turp e them se mu mbushen syte me lot kur pashe qe mali i Moraves kishte mbetur plotesisht qeros.

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    lexoni edhe kete me poshte

    Nje krim ndaj Gjirit te Vlores
    E Merkure, 28 Mars 2007
    Nga Fatos Lubonja

    Gjiri i Vlores eshte nga ato vende qe zakonisht i quajme bukuri te rralla te natyres. Keshtu quhen vendet ku mblidhen shume bukuri njeheresh apo te gjitha bukurite se bashku, ne menyre te tille sa te duket e pabesueshme qe natyra tregohet kaq bujare me nje vend. Edhe Gjirin e Vlores natyra e ka bere te tille. Ai te mahnit me kombinimin e jashtezakonshem te detit te kalter me malet e larta rreth tij, me gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanin qe e mbrojne nga deti i hapur ne perendim, por edhe me lagunen e Nartes ne veri. Ai ka energjine e detit, por edhe qetesine dhe paqen e nje liqeni njeheresh. Eshte e veshtire te pershkruhen perendimet dhe lindjet e diellit ne Gjirin e Vlores. Eshte nje nga ato vende qe meriton me tepri fjalen “i bekuar”.

    Gjirin e Vlores mund ta imagjinosh te mbushur me jahte e varka me vela shumengjyreshe, si nje nga portet me terheqes e me piktoreske te Mesdheut, si nje nga portat me te bukura te hyrjes ne Ballkanin Perendimor. Por sot, ne keto dite fundmarsi, ai eshte bosh dhe i zymte ne bukurine e tij, sepse sikur e ndjen qe i kanoset nje e keqe e madhe: vdekja.

    Eshte e pabesueshme, por e vertete: shqiptaret, ose me mire te them, disa shqiptare nga ata qe kane ne dore fatet e vendit, ne traditen e paraardhesve te tyre qe per 50 vjet e izoluan dhe e shperfytyruan sa munden e ku munden Shqiperine me bunkere dhe metalurgjike e monstra gjithfareshe, duke pretenduar se po i benin mire, kane vendosur ta kthejne gjirin e bukur te Vlores ne nje mocal te ndyre nafte. Atij i kanosen dy plane vrastare. Ne pjesen veriore te tij, ne Triport, atje ku sot, per nje kombinim fatlum te disa rastesive, ka mbetur nje pjese e gjirit krejt e virgjer me nje brez te gjere rere te paster e te imet ne breg dhe pastaj me nje pyllnaje pishash qe shtrihet disa kilometra, keta lloj shqiptaresh kane vendosur, pa pyetur as komunitet dhe askend qe i ka mbetur dy pare mend e ndergjegje ne koke, ta kthejne ne nje vend ku do te ngrihen oxhaqet e TEC-ve ne nje siperfaqe 14 hektare, si dhe nje rezervuar e rafineri nafte e ashtuquajtur “Petrolifera”, qe do te zaptoje edhe ajo 18 hektare te tjere. Per t’u bere vend ketyre monstrave - e pabesueshme, por e vertete - do te priten pishat e nje plazhi, qe do ta kishte zili cdo vend ne Evrope.

    Nuk mjafton kjo. Ne pjesen jugore te Gjirit te Vlores do te vendoset terminali i se ashtuquajturit “AMBO”, qe do te thote se brenda Gjirit te Vlores do te nxjerrin gryket e tyre te zeza tubat e naftes, qe do te mbushin 750 000 deri ne 1 milion fuci nafte ne dite, per ta shperndare ne tere boten. Sa per dijeni, Shqiperia ka nevoje vetem per 700 000 tone nafte ne vit, kurse “AMBO” do te sjelle rreth 300 000 tone ne dite. Nuk do shume mend per ta perfytyruar shnderrimin e Gjirit te Vlores brenda nje kohe te shkurter, ne nje vend te helmuar e ne agoni. Efektet shkaterruese te naftes njihen tashme. Nuk do te vonoje e ujerat e tij te kalter, ku sot notojne gjithfare peshqish, do te shnderrohen ne ujera te zinj e te vdekur, sepse, vec tjerash, ujerat e Gjirit te Vlores nuk nderrohen lehte, pikerisht prej mbrojtjes se tij nga deti i hapur. Po ashtu, oxhaqet e TEC-it do te leshojne ne qiellin mbi Vlore hijen e tyre te zeze e te ndotur me helme. (Nuk po flas ketu per ndotjen akustike dhe ndotjen estetike te peizazhit, sepse shqiptaret per te cilet bej fjale, duket nuk e kane mesuar ende se sot ne bote ka edhe urbaniste peizazhi.) Vlonjatet duhet te harrojne peshkimin, duhet te harrojne kultivimin e vreshtave per vere e raki, si dhe te frutave gjithfareshe, duhet te harrojne endrrat per turizem e agroturizem, duhet te harrojne deri sportin e notit, per t’ia lene vendin perbindeshit te naftes qe do te ushqehet me Gjirin e Vlores.

    Eshte nje krim ndaj gjirit, qe do te thote nje krim ndaj banoreve te sotem te tij, por edhe ndaj femijeve te ketyre banoreve dhe femijeve te femijeve, por edhe nje krim ndaj tere vendit? Shqiperia ka vetem 400 km bregdet dhe ky eshte shume pak dhe shume i shtrenjte per ta masakruar kesisoj. Shqiptaret tashme kane prishur shume nga ky breg me padijen dhe babezine e tyre e te politikaneve qe kane ne krye. Edhe Gjiri i Vlores nuk ka mbetur pa u demtuar nga betoni dhe cimentoja e hedhur pa pergjegjesi nga ndertuesit qe pretendojne t’i marrin atij sot per sot, tere fitimin qe duhet te shperndahet ne breza. Ne fakt eshte pangopshmeria e papergjegjshmeria e shqiptareve mbare, qe i ka hapur rrugen trajtimit te tyre ne kete menyre edhe nga te huajt. Por, gjithsesi, Gjiri i Vlores ka mbetur nder pjeset me te bukura te bregdetit dhe shkaterrimi i ketij gjiri me naften, do te jete grushti perfundimtar mu ne zemer, qe do t’i jepet bregdetit shqiptar.

    Cdo shtet normal evropian nje vend te tille si ai i Triportit, ku duan te vendosin TEC-in dhe “Petroliferen” e ku qeveria famekeqe e Nanos parashikoi nje park energjetik qindra hektaresh, do ta kishte shnderruar ne nje park te madh kombetar natyror. Nuk do shume pune e mund per kete, sepse deti eshte aty dhe i paster, pyllnaja e pishave eshte aty dhe rera eshte aty. Nuk do shume pune e mund qe atje te vinin e te benin plazh, te thithnin ajrin e paster e te shijonin peizazhin shqiptar nga tere Shqiperia, Kosova e Maqedonia, qe nuk do te mund te shkojne me ne Golemin e kthyer ne kosh te shemtuar plehrash. Aty do te vinin pa dyshim edhe turistet e huaj, te cilet perseri ne vende te tilla si Saranda dhe Durresi, nuk mund te qendrojne me as edhe nje dite, per shkak te ndyresise dhe betonimit te papare te bregut. Vlora me hotelet, bare-restorantet e shtepite e dhena me qira, do te mbushej perplot me ta. Ky park duhet te ishte pjese organike me lagunen e Nartes qe e ka perbri e qe eshte zone e mbrojtur. Prandaj, duke perfytyruar kete mundesi kaq te dukshme, nuk mund te mos shtrosh pyetjen: si ka mundesi qe, mu ngjitur me nje zone te mbrojtur per vecantite e saj natyrore, si laguna, te ndertohet nje monster natyrevrases e njerivrases? Si ka mundesi qe Gjiri i Vlores te mendohet njeheresh si zone turistike dhe industri nafte dhe energjetike? Nuk ka gje me absurde. Vetem ne Shqiperi i gjen absurditete te tilla, si per te na kujtuar se qeverisemi ende nga nje klase politike qe ka trasheguar kulturen e Enver Hoxhes, i cili ne breg te liqenit te Pogradecit ndertoi “Ferrokromin”, ne luginen e mrekullueshme e pjellore te Elbasanit Metalurgjikun, e qe bregdetin e populloi me bunkere, ne vend qe ta popullonte me turiste.

    Ajo qe te vjen ne mendje kur meson per projektet e qeveritareve te sotem ne kombinim me partneret e tyre nderkombetare ne kete rast, eshte se Shqiperia shihet si nje vend i zgjedhur nga bota globale per shkarkimin e plehrave te kesaj bote. E ne kete perzgjedhje politikanet tane kane marre rolin e menaxhuesve te mirepaguar te ketij procesi te shnderrimit te Shqiperise ne koshin e plehrave te Evropes. Jo rastesisht, ne projektet e meparshme te famezezes “qeveri Nano”, parashikohej qe ne Shqiperi te digjeshin plehrat e Italise e te prodhohej energji edhe per Italine. Sigurisht njerezve te naftes globale nuk ka pse t’u dhimbset Shqiperia. Ata kane hapur edhe lufte dhe kane vrare njerez e po vrasin njerez per nafte. Dhe pushimet kane se ku i kalojne, ne pika te tjera me fatlume te globit. Po ashtu, ata nuk kane ndonje lidhje historike, shpirterore dhe kulturore as me Vloren, as me Shqiperine. Por Vlora dhe Shqiperia duhet t’u dhimbset shqiptareve.

    Te shkaterrosh Vloren me pretendimin se keshtu po prodhon energji per te pasur drita shqiptaret, eshte njelloj sikur te djegesh pemet e oborrit te shtepise per t’u ngrohur e bere drite. Jo vetem, por, ne fakt, prapa idese se nevojes se shqiptareve per drita qendron nevoja per te pajisur me energji pompat e perbindeshit “AMBO”. TEC-i me shume do te ngrihet per pompat e “AMBO”-s, sesa per Vloren. Kurse ideja se ne saje te “AMBO”-s shqiptaret do te kene 40 milione dollare me shume ne vit eshte qesharake, sepse vetem turizmi qe mund t’i humbe Vlores prodhon me teper se kaq e do te prodhoje shume here me teper se kaq pa “AMBO”-n.

    Vlora u be e njohur ne vitin 1997, per shkak se ishte vendi ku u perqendrua kriza e renies se piramidave financiare. Por ato ishin vetem letra qe humben, tek e fundit, kurse krimi qe do t’i behet Vlores duke i ngritur TEC-in, “Petroliferen” dhe terminalin e “AMBO”-s eshte shume here me i madh, shume here me afatgjate dhe do te mbetet gjithhere aty. Megjithate, Aleanca Qytetare e krijuar ne Vlore per mbrojtjen e Gjirit te Vlores, nuk ka sot mbeshtetjen e asnjeres parti, ndonese shumica e komunitetit te Vlores eshte me te. Asaj nuk iu njoh as e drejta per referendum nga KQZ-ja e komanduar nga partite. Por, mu per kete levizja e saj eshte me e forte, e premton te behet baza prej se ciles mund te ngrihet neser nje klase e re politike dhe nje kulture tjeter politike. Ne fakt, levizja e saj nuk denoncon vetem masakren qe kerkon t’i behet Vlores, jo vetem klasen politike qe e njeh qytetarin vetem kur i kerkon voten dhe pastaj e mashtron. Kjo levizje denoncon edhe faktin se sa e rrezikshme eshte kur dy parti dalin jashte kontrollit te shoqerise, duke u kthyer ne banda qe e grabisin ate. Ne kohen e krizes se piramidave, Vlora ishte ne faqe te pare te gazetave e te lajmeve. Sot nuk ndodh keshtu, jo vetem pse asnjeres force politike nuk i intereson, por edhe pse, per fat te keq, nje pjese e qytetareve nuk e dine e nuk jane te informuar per cfare i pret, ashtu sikurse dje nuk qene te informuar, derisa iu mbyll dera e piramidave. Pergjegjesit jane te njejte. Por nje gje eshte e sigurt: politikaneve si Sali Berisha, Fatos Nano me shoke edhe mund t’u harrohet humbja e parave te njerezve ne piramidat, edhe mund t’u falet korrupsioni, por krime te tilla si ky qe po bejne e planifikojne kunder natyres se Shqiperise, do te mbajne emrin e tyre per brezat te tere e nuk do t’u harrohen e falen kurre

  5. #5
    Po kush te mendoje per kete gjera ne Shqiperi? Pushtetaret qe e kane mendjen te vjedhin? Apo opozita qe se ze gjumi si te vije ne pushtet prape dhe te fillojne e te vjedhin nga e para? Apo akademiket (lexo trutharet) qe ja kane shitur shpirtin dreqit dhe vetem per vendin e tyre nuk punojne me? Apo populli i thjeshte qe ska as idene me minimale te thesareve qe po shkaterron? Do vije shume shpejt dita qe do qajme me kuje per kete masaker qe po i bejme vendit tone por do jete vone dhe ajo e qare sdo jehoje me por do na perplaset fytyres.

    Ca mallkimi o zot

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Ata qe na drejtojne ketu e 17 vjet jane barbaret e vertete dhe te vetem te kesaj tragjedie qe po i ndodh vendit tone.

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Eshte vertet per te vene duart ne koke,kur shikon barbarizmin dhe shkaterrim e vendit sidomos ne kete 50-vjecarin e barbarzmit te kuq,dhe barbrizmin shtazarak te 17 viteve pseudo-pluralizem.

    Dikur barbaret komuniste dhe Partia e tyre dhe e jona lavire,hodhen parullen "Tu qepemi kodrave dhe maleve e ti bejme pjellore si fushat"
    Renkuan ne ato vite lisat e gjate te poezive te Naimit tone kombetar,kur sepatat e barbareve i hidhnin ne toke,dhe natyra vajtonte................
    Ne vitet famekeqe te ardhjes se demokracise,barbare te rinj,qe do i kishin zili edhe edhe kryqezatat famekeqe,filluan te prisnin e shkaterronin Shqiperine e gjore .
    Nuk u la peme rrugeve automobilistike,u shkateruan uzina,fabrika,kopeshte,spitale,dinamiti i dikurshem i hekurudhave,tashme shfaroste peshkun Jonit te bukur e te kalter.
    Dhe krimi me i madh,grabit,u shit vete historia.Kam kaluar vite te paharruarra dikur ne qytetin antik te Apollonise ne Pojan.Ikonat dhe sklupturat moren rrugen harbuterisht drejt Greqise,Europes.
    Nje krim qe nuk ka te paguar.Te shesesh vete historine .
    Edhe monastiri i Ardenices ,eshte shkretuar e vjedhur tashme.

    Kur shikon Shqiperine e ketyre viteve te fundit te vjen te nxjerresh me ze te larte vargjet e dikurshme te Pashko Vases.........."Ehhhhh Moj Shqipri,e mjera Shqipri kush te ka qit me kryet ne hi............."
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kalasë së Elbasanit i grabiten gurët e portës


    Kujtim Boriçi

    Elbasan-Lënia jashtë vëmendjes dhe investimeve e Kalasë së lashtë të Elbasanit, ka bërë së fundi që krahas amortizimit të bëhet dhe objekt i shkatërrimit nga persona të papërgjegjshëm deri në heqjen e gurëve për t’i shfrytëzuar për ndërtime private. Sikur të mos mjaftonin ndërtimet brenda mureve të saj rrethues, që sipas specialistëve nuk janë në harmoni me konstruktin arkitekturor duke lënë në hije vlerat e saj historike, këto kohë është konstatuar heqja e gurëve tek porta dhe muret rrethues. “Eshtë konstatuar se në hyrjen e kalasë janë hequr disa gurë”,- konfirmon specialisti Ilir Sulkja, njëkohësisht drejtor i Kulturës e Sporteve në bashkinë e Elbasanit. “Kemi njoftuar që në momentet e para të konstatimit institucionet përgjegjëse, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë po përpiqemi të shtojmë masat ruajtëse, dhe të investohet për rikonstruksionin e mureve të dëmtuara dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme. Njëkohësisht, sipas Sulkjes, nga Instituti i Monumenteve të Kulturës është akorduar fondi 3 milionë lekë për këtë qëllim, por procedurat ligjore të lëvrimit, kanë sjellë dhe vonesën e ndërhyrjes në investim. Pritet që puna për rikonstruksionin e pjesshëm të Kalasë së Elbasanit të nisë së shpejti e të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Kalaja e lashtë e Elbasanit u bë, sidomos pas rindërtimit në vitin 1466, kohë në të cilën Sulltan Mehmeti dështoi në rrethimin e dytë të Krujës, një nga veprat e qëndresës ndaj pushtuesit turk.
    Pas viteve ‘90, kalaja dhe muret e lashtë të saj “u pushtuan” nga ndërtimet e shumta pa lejë (rreth 60), të cilat u prishën në fillim të këtij viti duke nxjerrë në dritë këtë objekt të lashtësisë e kulturës shqiptare. Ndërsa projekti i para tre viteve, i quajtur “Bizantium”, financuar me rreth 500 mijë euro nga Bashkimi Europian (seksioni i ruajtjes së Monumenteve të Kulturës), në të cilin përfshiheshin punime në kalanë e lashtë të Elbasanit për rikthimin e saj në identitet, për shkak të ndërhyrjes dhe shpërdorimit të fondeve nga drejtuesit lokalë dështoi, duke sjellë dhe ndërprerjen e fondeve nga donatorët.
    Në mbledhjen e tij të fundit, Këshilli Bashkiak ka bërë objekt gjendjen e kalasë dhe domosdoshmërinë për ndërhyrje urgjente, për rikonstruksion dhe ruajtje.

    Ndërsa projekti i para tre viteve, i quajtur “Bizantium”, financuar me rreth 500 mijë euro nga Bashkimi Europian, për shkak të shpërdorimit të fondeve nga drejtuesit lokalë dështoi, duke sjellë dhe ndërprerjen e fondeve nga donatorët.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Puuuu, si na mban dheu me keto krime ... shkojne pertej barbarizmit ... shtazerimit.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Secili duhet t'i jape vetes nje rol konstruktiv ne shoqeri aq sa mundet me vepra, me goje, apo me e pakta me zemer. Kur shoqeria te jete e shendoshe atehere mund te ecim perpara.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •