Po e kam degjuar kete teori sipas se ciles permbytja e bibles ka ngjare me shperthimin e diges natyrale midis detit te ZI dhe Dardaneleve.Mendohet qe ky det ka qene liqen.
.
Po e kam degjuar kete teori sipas se ciles permbytja e bibles ka ngjare me shperthimin e diges natyrale midis detit te ZI dhe Dardaneleve.Mendohet qe ky det ka qene liqen.
.
Postuar më parë nga Kreksi
Kreks ske pse kerkon falje. Tema nuk eshte prona ime dhe derisa eshte e hapur, eshte per te gjithe. Tani dua te sqaroj dicka qe me duket se po keqkuptohet. E specifikova shume qarte qe mitet dhe legjendat te cilave une ju referohem jane me te hershme se Noah biblik. Ato i perkasin nje kohe shume te larget qe ka qene e tille dhe kur jane rregjistruar ne kujtesen e popujve dhe kulturave te ndryshme perreth botes. Sic e vute re ato kane te perbashket permbytje globale, nje arke/anije dhe nje numer fare te vogel personash qe kane mbijetuar dhe kane populluar token me pas. Permbytja qe permendet tek Gjeneza eshte shume me e vonshme dhe ne te ka elemente te permbytjeve te tjera dhe perzjerje me mitologjine e kulturave me te hershme se ajo e hebrenjve. Kane ndodhur shume permbytje gjate 10 mije vjeteve te fundit, madje me nje karakter disi ciklik keshtuqe eshte e veshtire te kuptohet mire se kujt i referohen por timeline e bibles me jep te kuptoj qe nuk behet fjale per permbytjen qe po permend une. Nga sa kam pare datat dhe krahasuar te dhenat, e vetmja periudhe qe permbush kushtet e nje 'permbytje globale' eshte fundi i Epokes Se Akullnajave ku niveli i detrave dhe oqeneve u ngrit shume ndjeshem ne shkalle globale. Kjo ngritje ka permbytur zona te tera dhe vija te tera bregdetare dhe eshte mese llogjike qe te kete cuar ne fund te detit dhe civilizime te cilat kane prefereruar te ndertohen buze detit (kuptohen arsyet pse). Ndofta shkrimi do marri nje pamje me te plote kur te hidhet i gjithe materiali por une do ngulmoja me force ne kete fakt: Ato qe po postoj ketu jane mite dhe legjenda te cilat i perkasin nje periudhe shume te lashte, aq te lashte sa arkeologet kane frike ta thone me ze te lart por ka disa prej tyre qe jane te datuara me saktesi dhe qe i perkasin 7-8 mije vjet p.e.s sic do i shohesh neper postimet e mepasshme. Referenca e kesaj perbytje me ate bibliken eshte e gabuar dhe po e perseris qe floodi biblik eshte huazuar nga cifutet nga nje kulture me e hershme qe ishin sumeret nga te cilet e moren dhe akkadianet si dhe babilonasit. Po u mbajt kjo gje parasysh besoj se do shmangen keqkuptimet.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Materialin po e e vazhdoj me mite dhe legjenda te mbledhura nga popuj te ndryshem te botes. Disa here ato i perkasin te njejtit vend por grupeve te ndryshme entike dhe gjuheve te ndryshme. E perseris qe ky material nuk eshte historik apo arkeologjik por nje folklor i popujve te ndryshem dhe arsyeja pse e marr ne konsiderate eshte pasi ndonese largesia dhe kulturat jane te ndryshme dhe larg njera tjetres, ato cuditerisht kane elemente te perbashket qe deshmon ose nje lidhje midis tyre ne lashtesi (per te cilen ne skemi asnje prove sot) ose jane shprehi e kujteses se njerezimit per kete ngjarje kaq misterioze te te kaluares. Nuk po pretendoj se kam arritur te mbledh cdo gje qe ekziston per permbytjen por besoj se kaq do jete i mjaftueshem per te dhene nje ide sesa thelle eshte i rrenjosur ne ndergjegjen e njerezimit faktori natyror me pasoja katastrofike.
Po i bej nje grupim miteve sipas shperndarjes gjeografike dhe po e filloj me Europen
Europe
• Greke, Arcadian, Samothrake
• Romake
• Skandinave, Gjermane
• Kelte, Uellsi
• Lituaneze, Ciganet e Transilvanise
• Turqi
Greqine e permenda dhe njehere tjeter kur postova materialin nga Graham Hancock por po e perseris ketu ne nje forme me te zgjeruar.
Greke
Zeusi dergoi nje permbytje per te shkaterruar njeriun e Epokes se Bronzit. Prometeusi lajmeroi birin e tij Deukalionin qe te ndertonte nje arke. Te gjithe qeniet e tjera njerezore u zhduken pervec disave te cilet u fshehen neper male te larta. Malet ne Thesali u ndane nga njeri tjetri dhe e gjitha bota pertej Istmit dhe Peloponezit u trondit.
Deukalioni dhe gruaja e tij Phyrra (vajza e Epimeteusit dhe e Pandores) mbasi lundruan ne arke per nente dite dhe nete zbriten ne Parnas. Kur pushoi shiu Deukalioni beri nje sakrifice per nder te Zeusit, Perendise se Shpetimit. Mbas kerkeses se Zeusit ai hodhi gure pas kokes se tij dhe ato u bene burra ndersa guret qe hodhi Phyrra u bene gra. Ja pse njerezit jane quajtur Laoi, nga laas “gur” [Apollodori 1.7.2]
Rraca e pare e njerezve u shkaterrua komplet pasi ata ishin shume te persosur. Rrjedhat e thellesive dolen ne siperfaqe, shiu ra me rrebesh dhe lumenjte e detet u fryne deri sa mbuluan token duke vrare gjithe gjallesat. Deukalioni mbijetoi per hir te kujdesit dhe devocionit te tij te madh dhe u be hallka lidhese midis rraces se pare dhe te dyte njerezore. Ne arken e madhe ai ngarkoi gruan e tij, femijet dhe gjithe kafshet. Kafshet erdhen tek ai dhe me ndihmen e Zotit ato u treguan miqesore pergjate gjithe permbytjes. Ujrat e permbytjes iken neper nje te care te hapur ne Hierapolis. [Frazer, fq 153-154]
Nje version me i vjeter i historise treguar nga Hellanicus e vendos zbritjen e arkes se Deukalionit ne Malin Othrys ne Thesali. Ndersa nje tjeter e vendos zbritjen ne nje maje mali, mbase Phouka ne Argolis e cila me pas u quajt Nemea. [Gaster, fq 85]
Megarianet thone se Megarus, i biri i Zeusit i shpetoi permbytjes se Deukalionit duke notuar per ne drejtim te majes se Malit Gerania, i drejtuar per aty me ndihmen e klithmave te lejlekeve. [Gaster, fq 85-86]
Nje permbytje me e hershme raportohet te kete ndodhur ne kohen e Ogyges, themeluesi dhe mbreti i Tebes. Permbytja mbuloi gjithe boten dhe ishte kaq shkaterruese sa vendi mbeti pa mbret deri ne mbreterine e Kekropsit (Cecrops) [Gaster, fq 87]
Nannacus, mbreti i Frigjise ka jetuar ne kohet perpara Deukalionit dhe parashikoi qe ai dhe populli i tij do zhduken nga permbytja qe do vinte. Ai dhe frigjianet vajtuan me hidherim dhe nga ketu ka dale dhe proverba “Te lotosh si (per) Nannacus.” Mbasi permbytja shkaterroi njerezimin, Zeusi urdheroi Prometeusin dhe Athinen qe te ndertonin imazhe prej balte dhe Zeusi beri ererat qe t’i jepnin jete atyre. Vendi ku i krijuan qeniet quhet Iconium. [Frazer, fq 155]
”Shume permbytje kane dnodhur pergjate nente mije vjeteve” qe nga koha kur Athina dhe Atlantida kane qene te shquara. Shkaterrimi nga zjarri dhe katastrofa te tjera ka qene po ashtu i zakonshem. Ne keto permbytje, uji u ngrit qe nga poshte duke shkaterruar qytete dhe banoret e saj por jo banoret neper male. Permbytjet, sidomos permbytja e trete perpara Deukalionit mori me vete pothuajse pjesen me te madhe te tokes pjellore te Athines. [Platoni, “Timaeus” 22, “Critias” 111-112]
Arcadian
Dardani (Dardanus), mbreti i pare i Arkadias u perzu nga vendi i tij prej nje permbytje te madhe e cila mbuloi tokat e ulta duke i bere ato te papershtatshme per mbjellje. Njerezia gjeti strehe neper malet e larta por ata shume shpejt vendosen qe toka e mbetur nuk mjaftonte per te gjithe. Disa ndejten me Dimasin, djalin e Dardanit, si mbreti i tyre; Dardani udhehoqi pjesen e mbetur per ne ishullin e Samothrakes. [Frazer, fq 163]
Samothraka
Deti u ngrit kur penda qe ndante Detin e Zi nga Mesdheu u shemb duke leshuar ujrat nga Deti i Zi me nje terbim te madh qe rrafshoi nje pjese te brigjeve te Azise dhe tokat e ulta te Samothrakes. Te mbijetuarit ne Samothrake u terhoqen neper malet dhe u luten per shpetim. Mbasi shpetuan ata ndertuan monumente dhe altare ne te cilat vazhduan sakrificat pergjate shekujve. Peshkataret edhe sot e kesaj dite vazhdojne te nxjerrin me rrjetat e tyre pjese kollonash, shenja te qyteteve qe u permbyten dhe sot gjenden ne fund te detit. [Frazer, fq 167-168]
Romaket
Jupiteri, i zemeruar me menyrat djallezore te njerezimit vendosi ti shkaterronte. Ai ishte gati ta digjte token por duke menduar se ne kete menyre mund ti vinte flaken dhe qiellit, ai vendosi qe ta permbyste token. Me ndihmen e Neptunit ai krijoi stuhi dhe termete per te permbytur cdo gje pervec majes se Parnasit (Parnassus) ku Deukalioni dhe gruaja e tij Phyrra gjeten strehe. Duke vleresuar perkushtimin e tij, Jupiteri i lejoji te jetonin dhe terhoqi permbytjen. Deukalioni dhe Phyrra sipas keshilles se nje orakulli ripopulluan token duke hedhur gure mbrapa kraheve; sejcili nga guret u shnderrua ne njerez. [Ovidi, libri 1]
Njeri nga mbreterit e Albes (i quajtur Romulus, Remulus ose Amulius Silvius), u vetshpall perendi ne te njejtin rang ne mos me lart se vete Jupiteri. Ai shpiku makineri qe te imitonin bubullimat dhe vetetimat dhe i urdheroi ushtaret e tij qe te krijonin bubullima te verteta duke goditur mburojat e tyre. Per kete mungese respekti te treguar prej tij, shtepia dhe ai vete u shkaterruan nga nje shkreptime gjate nje stuhie te papare. Liqeni Alban u fry dhe permbyti pallatin e tij. Mund te shikohen ende rrenojat kur ujrat e liqenit jane te kthjellta dhe te qeta. [Frazer 1993, fq 149]
Skandinavet
Oden, Vili dhe Ve luftuan dhe munden gjigandin e madh te akullit Ymir dhe ujrat e akullta nga plaget e tij permbyten pjesen me te madhe te Rimes Gjigande. Gjigandi Bergelmir iku sebashku me gruan dhe femijet e tij me nje anije te bere nga trungu i gerryer i nje peme. Prej tyre lindi dhe rraca e viganeve te ngrire. Trupi i Ymir u shnderrua ne boten qe jetojme ne sot. Gjaku i tij u shnderrua ne oqeanet. [Sturluson, fq 35]
Gjermanet
Nje morr dhe nje plesht ishin duke fermentuar birre ne nje levozhge veze. Morri ra brenda dhe u dogj. Kjo e beri pleshtin te lotonte, kjo beri deren te kerciste, kjo beri fshesen te pastronte, kjo beri karrocen te vraponte, kjo beri hirin te digjej, kjo e beri pemen te dridhej, kjo beri vajzen te thyente shtamben me uje dhe kjo beri burimin te gufonte. Dhe ne ujrat e burimit u mbyt cdo gje. [Grimm 30]
Keltet
Qielli dhe Toka ishin gjigande dhe Qielli shtrihej siper Tokes; ne kete menyre femijet e tyre ishin strukur midis dhe femijet dhe nena e tyre nuk ishin te mjere dhe ne erresire. Me trimi nga vellezerit udhehoqi vellezerit e tjere qe te prisnin qiellin ne disa pjese. Nga kafka e tij ata bene steren. Rrjedhja e gjakut krijoi nje permbytje te madhe e cila vrau gjithe njerezimin pervec nje cifti te cilet u shpetuan nga nje anije e bere me bujari nga nje Titan. Ujrat mbushen humnerat duke u shnderruar ne oqeane. Djali i cili udhehoqi masakren e Qiellin ishte nje Titan dhe ai u be mbreti i tyre por Titanet dhe perendite e urrenin njeri tjetrin dhe mbreti i Titaneve u rrezua nga froni i tij nga vete i biri i cili kishte lindur perendi. [Sproul, fq 172-173]
Uellsi
Liqeni i Llionit u fry duke permbytur te gjitha tokat. Dwyfan dhe Dwyfach iken ne arrati me nje anije sebashku me dy nga cdo lloj krijese e tokes. Ata zbriten ne Prydain (Britani) dhe ripopulluan boten. [Gaster, fq 92-92]
Lituanezet
Nga dritarja e tij qiellore, perendia supreme Pramzimas nuk pa gje tjeter vecse lufte dhe padrejtesi midis njerezve. Ai dergoi dy gjigande, Wandu dhe Wejas (uje dhe ere) per te shktaterruar token. Mbas 20 dite e nete asgje nuk mbeti. Pramzimas shikonte ngjarjen nga siper. Ne ate moment qelloi qe ai po hante arra dhe hidhte poshte levozhgat. Njera prej tyre ra ne maje te malit me te larte ku ishin strehuar disa njerez dhe disa kafshe. Te gjithe hipen ne levozhge duke i mbijetuar keshtu permbytjes. Zemerimi i perendise u ul dhe ai urdheroi eren dhe ujin te pushonin. Te gjithe njerezit vdiqen pervec nje cifti te cilet qendruan aty ku zbriten. Per te ngushelluar ata, Perendia dergoi nje ylber dhe i keshilloi qe te ngjiteshin mbi eshtrat e tokes nente here. Ata vepruan sic ju tha dhe u shfaqen nente cifte nga te cilat rrjedhin nente tribute e Lituanezeve.
Ciganet e Transilvanise
Njeriu njehere e nje kohe jetonte pergjithmone dhe nuk kishte asnje shqetesim. Toka prodhonte fruta te mrekullueshme, mishi rritej neper peme dhe qumshti e vera rridhnin neper lumenj te shumte. Nje dite ne vend erdhi nje njeri i moshuar dhe kerkoi strehe per nje nate dhe qe ju dha nga nje cift i ri. Kur ai u largua diten e neserme ai i tha ciftit se do kthehej pas nente ditesh. Ai ju dha bujtesve te tij nje peshk te vogel ne nje varke dhe ju tha se do i shperblente nese nuk e hanin peshkun deri sa te kthehej ai. Gruaja mendoi se peshku duhet te ishte shume i shijshem per t’u ngrene por burri tha se i kishte premtuar te moshuarit qe do e mbante dhe e detyroi te shoqen qe ti betohej qe mos e hante peshkun. Mbas dy ditesh gruaja e tunduar nga mishi e hodhi peshkun ne qymyrin e ndezur. Menjehere ajo vdiq nga nje rrufe dhe nje shi me rrebesh filloi te binte papushim. Lumenjte filluan te fryhen dhe permbysin vendin. Diten e nente njeriu i moshuar u kthye dhe i tha bujtesit te tij qe te gjithe qeniet e gjalla do mbyteshin por duke qene se ai e kishte mbajtur premtimin e tij atehere ai do shpetonte. I moshuari i tha burrit qe te merrte nje grua, te mblidhte farefisin dhe sebashku te ndertonin nje anije me te cilet te shpetonin veten e tyre, kafshet dhe farat e pemeve dhe te bimeve. Burri beri si i thane. Shiu ra per nje vit rrjesht dhe ujrat mbuluan cdo gje. Mbas nje viti ujrat u terhoqen dhe njerezit e kafshet zbarkuan nga anija. Tani ata duhet te punon per te jetuar dhe semundja e vdekja ra mes tyre. Ata u shumuan me ngadale dhe duhet te kalonin me mijera vjet deri sa toka u popullua edhe njehere sic ishte perpara permbytjes. [Frazer, fq 177-178]
Turqit
Iskender-Iulcarni (Aleksandri i Madh) gjate pushtimeve te shumta te tij kerkoi harac nga Katife, Mbreteresha e Smirnes. Ajo kundershtoi me perbuzje dhe e kercenoi mbretin se do e mbyste nese ai ngulte kembe. I terbuar nga paturpsia e saj, pushtuesi vendosi ta ndeshkonte mbretereshen duke e mbytur ate ne nje permbytje te madhe. Ai punesoi Moslems dhe disa punojes te pabese per te bere nje ngushtice ne Bosfor duke paguar punonjesit nje e pesta e asaj qe pagonte moslemet. Kur kanali pothuajse mbaroi ai ndryshoi pagesen duke paguar tani moslemet sa nje e pesta e asaj qe paguante te pabeset. Moslemet braktisen punen te zemeruar dhe ja lane perfundimin e kanalit te pabeseve. Deti i Zi rrodhi vrullshem neper kanal duke mbytur puntoret. Permbytja u shpernda edhe mb vendin e Mbretereshes Katifa duke e mbytur ate dhe disa qytete ne Afrike. E gjithe bota do ishte permbytur por Iskender-Iulcarni i kishte marre masat duke hapur Ngushticen e Gjibraltarit dhe duke lene keshtu Mesdheun qe te rridhte ne oqean. Evidenca e permbytjes mund te shihet ende ne formen e qyteteve te fundosura ne brigjet e Afrikes dhe spirancat e anijeve ne brigjet e larta te Detit te Zi. (Kjo e fundit dhe ajo e ciganeve psh jane mite te permbytjeve me te vonshme dhe ndonese mund te kene te perbashket faktin e numrit te vogel te te shpetuareve dhe varken perseri mund te dallohen qe i perkasin nje tradite dhe kujtese me te vonet - Darius)
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
"...Por Legjendat, te cilat nuk jane vecse fakte historike te zbukuruara, te idealizuara apo te metamorfozuara na japin disa tregues te vlefshem...."postuar me pare nga Darius
Ato qe po postoj ketu jane mite dhe legjenda te cilat i perkasin nje periudhe shume te lashte, aq te lashte sa arkeologet kane frike ta thone me ze te lart por ka disa prej tyre qe jane te datuara me saktesi dhe qe i perkasin 7-8 mije vjet p.e.s sic do i shohesh neper postimet e mepasshme.
(Mathieu Aref, Shqiperia (Historia dhe Gjuha) Odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Shtepia botuese Plejad, Tirane 2007, faqe 36)
Per sa i perket legjendave ato qe sigurisht kane shume per te na thene por sa mund tu besohet ketyre legjendave kur ekziston mundesia qe te jene te huazuara nga shpikesit ose perjetuesit e vetem dhe origjinale te tyre. Pra, kur u zbuluan ne pyjet e Amazones nga spanjollet ne vitet 1500, se nje fis i bardhe jetonte ne te njejten menyre si fiset "indiane", dhe me vone u mendua se ishin Vikinge qe kishin humbur drejtimin dhe oqeani i kishte hedhur ne Amerike te jugut ku jetuan atje prej shume shekujsh. Po ashtu perseri rasti i Vikingeve ne Kanada, qe sipas disa historianeve kane shkelur atje qe nga viti 700-800 te eres sone, pra rreth 700 vjet me pare se zbulimi i Amerikes. Por a ekziston mundesia qe te kene shkuar edhe me perpara, une mendoj se po sepse ata ishin lundertare te zote.... Po ashtu jane gjetur vizatime shpellash ne Afrike qe tregojne lloje varkash te modeleve qe perdoreshin nga indianet e amerikes se jugut, pra qe ka pasur komunikime te ndersjellta, ndoshta qe kane filluar ose si pjese e natyres eksploratore njerezore ose si pasoje e prurjes nga dallget dhe "deti i keq", por ekziston edhe mundesia qe te kene llogaritur keq menyrat e lundrimit sic ishte edhe rasti i Kolombit nga te cilet "Indianet" moren edhe emrin gabim.
Ndersa per permbytjen e madhe si pasoje e shkrirjes se akullnajave, kjo permbytje besohet se ka marre me mijra vite per tu realizuar dhe nuk ndodhi ne nje dite, apo gjashte, as edhe ne nje vit, qe besoj une ti jepte "statusin" e ndertimit te legjendave si denime nga zoti etj ...... ky eshte thjesht mendimi im dhe eshte pozicionim i kundert brenda kontekstit te supozimit ne menyre qe te zgjeroj edhe njohurite nepermjet ketij nenforumi.
Eshte shume sport i rrezikshem te futem ne konfrontim per kete teme qe kam njohuri te limituara, por kam vendosur ta bej dhe pse jo te mesoj ndonje gje te re.....
Une e kam shpjeguar me hollesi edhe faktorin e huazimit te mitit ose legjendes nga kultura ne kulture dhe argumenti me i forte eshte ai i largesise se madhe gjeografike si dhe mungesa e plote e nje kontakti te mundshem (me aq sa dihet) midis kulturave ne ato kohera. Shkrimi i fundit tek Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura ka kete fragment permbylles:
A nuk eshte e pazakonte qe e njejta gjuhe simbolike na shfaqet ne traditat e lashta nga vende kaq te ndryshme dhe larg njeri tjetrit neper bote? Si mund te shpjegohet kjo gje? A mos po flasim per nje vale interkulturale telepatike subkoshiente apo keto elemente te ketyre miteve kaq te mrekullueshme jane hartuar nga njerez te mencur dhe me qellim te caktuar epoka te tera me pare? Kush nga keto propozime te pamundshme eshte me afer te vertetes? Apo ka shpjegime te tjera per enigmat dhe mitet?
Gjate shtjellimit te librit do na duhet t’i rikthehemi ketyre pyetjeve. Nderkohe cfare duhet te nxjerrim si konkluzion nga vizionet apokaliptike te zjarrit, akullit, permbytjeve, vullkaneve dhe termeteve qe permbajne keto mite? Ne brendesi te tyre ato kane nje realitet perndjekes dhe te frikshem. A eshte e mundur qe kjo te jete per shkak se ato na tregojne per nje te kaluar e cila ne dyshojme se eshte e jona por qe as nuk e kujtojme dhe as e harrojme dot teresisht?
Dhe per mendimin tim jane pyetje jo vetem shume rracionale por edhe shume domethenese.
Ne lidhje me kohen qe mund te haje shkrirja e akullnajave dhe shpejtesia me te cilen mund te ndodhi permbytja kjo eshte evazive. E para eshte e vertete qe akullnajat mund te kerkojne kohe per tu shkrire por kur niveli i ujrave arrin ne nje lartesi te caktuar prishja e balancave natyrore ne nivelet aktuale realizohet brenda nje afati kohor shume te shkurter. Shembulli me konkret eshte ai i Tsunamit ne Azine Juglindore para 2 vjetesh. Dhe sic pershkruhet ne te njejtin shkrim qe permenda permbytja ka qene e shoqeruar me disa faktore te tjere, jo vetem permbytje e thjeshte. Ne lidhje me permbytjen (ne kete shembull eshte lokale) po te jap nje rast me Luginen Hindu dhe sidomos kufirin midis Pakistanit, Indise dhe Kines. Kur balancat natyrore ndryshuan gjithe akulli masiv i Himalajave filloi te shkrinte por permbytja e luginave poshte tij dhe deri ne nje distance te frikshme prej 1200 miljesh u realizua brenda disa oresh. Forca e ujit shkaterroi nje lloj pende natyrale qe mbante te bllokuar akullin nga luginat dhe vershimi i ujit ishte i tille qe jo vetem shkaterroi cdo gje dhe permbyti cfare i doli perpara por po ashtu mbuloi cdo gjurme civilizimi me nje shtrese balte dhe dheu prej disa dhjetra metrash. Ky eshte vetem nje shembull per te treguar se ne cfare shkalle mund te ndodhi shkaterrimi dhe sa shpejt. E bera kete shembull edhe per arsyen qe te ilustroj ate qe permbytja e permendur neper mite shpesh mund te jete dhe lokale dhe qe i referohet vetem nje zone te caktuar.
Une akoma se kam hedhur gjithe materialin. Jane te shumta ato qe do sjell ketu dhe do e shikosh dhe vete sesi nderthuren dhe sa te perbashketa kane.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Lindja e Afert
• Sumeria
• Egjypti
• Babilonia
• Asiria
• Kaldea
• Cifutet
• Islami
• Persia
• Zoroastrianet
Sumeret
Perendite kishin vendosur te shkaterronin njerezimin. Perendia Enlil paralajmeroi mbretin prift Ziusudra per permbytjen e ardhshme duke folur drejt nje muri nderkohe qe Ziusudra degjonte perbri. Ai u keshillua qe te ndertonte nje anije te madhe dhe te ngarkonte ne te kafshe dhe shpende. Erera te fuqishme mberriten dhe nje rrebesh shiu mbuloi token per shtate dite dhe nete. Pas kesaj Ziusudra hapi dritaren e anijes se madhe duke lejuar te hynin rrezet e diellit dhe u gjunjezua perpara perendise diell Utu. Mbasi zbarkoi ai sakrifikoi nje dele dhe nje ka dhe u perkul perpara Anu dhe Enlil. Per mbrojtjen qe i beri kafsheve dhe fares se njerezimit atij ju dhurua perjetesia dhe u cua ne vendin e Dilmun nga ku lind dielli. [Hammerly-Dupuy, fq 56; Heidel, fq 102-106]
Egjyptianet
Njerezit ishin bere rrebela. Atum tha se ai do shkaterronte cdo gje qe kishte krijuar dhe do e kthente token ne Ujrat Primitive te cilet ishin gjendja e tokes ne fillim. Atum do mbetej aty ne formen e nje gjarperi sebashku me Osirisin. [Faulkner, pllaka 30] Fatkeqesisht versioni i pepirusit me historine e permbytjes eshte i demtuar dhe i paqarte ne lexim.
Babilonasit
Tre here (cdo 1200 vjet) perendite ishin te shqetesuara nga mbipopullimi njerezor. Ata e zgjidhen kete situate fillimisht nepermjet epidemive dhe me pas urise. Te dyja heret perendia Enki paralajmeroi njerezit qe te dorovisnin perendine qe shkaktonte kete gje. Heren e trete Enlil i keshilloi perendite qe te shkaterronin gjithe njerezimin me nje permbytje por Enki i tha Atrahasis qe te ndertonte nje arke dhe keshtu te shpetonte. Po ashtu ne anije ndodheshin bageti, kafshe te egra dhe zogj si dhe Atrahasis me gjithe familjen e tij. Kur erdhi stuhia Atrahasis mbylli dyert me bitum dhe preu litarin e anijes. Perendia e stuhise Adad u terbua duke e kthyer diten ne nate. Mbas shtate ditesh permbytje perendite u penduan per veprimin e tyre. Atrahasis ju blatoi nje dhurate ndaj te ciles perendite u mblodhen si miza dhe Enki per te eleminuar problemet ne te ardhmen beri te mundur qe femrat te mbeteshin shtatezane. [Dalley, fq 23-35].
Asirianet
Perendite te udhehequra nga Enlil rane dakort qe te pastronin token nga mbipopullimi por Utnapishtim u lajmerua nga perendia Ea ne gjume gjate nje endrre. Ai dhe disa marangoze ndertuan nje anije te madhe (me siperfaqe 1 hektar dhe me shtate kuverta) brenda nje jave. Me pas ai hipi aty sebashku me familjen, marangozet dhe ‘faren e cdo gjeje te gjate’. Ujrat e thellesive u fryne dhe stuhia zgjati per gjashte dite. Edhe vete perendite u tremben nga furia e permbytjes. Ndersa shikonin te vdisnin te gjithe njerezit perendite u penduan dhe u ngasheryen. Ujrat mbuluan cdo gje pervec majes se malit Nisur ku ndaloi anija. Shtate dite me pas Utnapishtim la te lire nje pellumb por qe u kthye mbrapsht pasi nuk gjeti asnje toke ku te ulej. Me pas ai leshoi nje harabel i cili po ashtu u kthye mbrapsht dhe me pas nje korb i cili nuk u kthye. Ne kete menyre ai mesoi se ujrat ishin ulur mjaftueshem dhe ai dhe njerezit e tij tashme ishin te sigurit se mund te zbrisnin. Utnapishtim beri nje sakrifice per perendite. Atij dhe se shoqes ju dha pavdeksia dhe jetuan deri ne fund te tokes. [Sandars, kapitulli 5].
Sharun shkaterroi Asag, demonin e semundjeve dhe fatkeqesive duke permbytur ndertesen e tij. Nerkohe ‘Ujrat e lashte te Kur u ngriten dhe si rezultat i forces se tyre asnje pike uje i pijshem nuk mund te arrinte me neper fusha dhe kopshte.’ [Kramer, fq 105].
Kaldeanet
Perendia Kronos gjate nje vegimi paralajmeroi Xisuthrus, mbretin e dhjete te Babilonise per ardhjen e nje permbytje ne diten e pesembedhjete te muajit te Daesius. Perendia e urdheroi ate qe te shkruante nje histori dhe ta groposte ne Sippara dhe me pas i tha qe te ndertonte dhe pajiste nje anje per veten e tij, miqte dhe te afermit e tij si dh megjithe llojet e kafsheve. Xisuthrus e pyeti se per ku duhet te lundronte dhe Kronos ju pergjigj, ‘Tek perendite por me pare lutu qe njerezimi te kete gjithe te mirat.’
Xisuthrus ndertoi nje anije te madhe sic ju tha dhe e ngarkoi sic ju kerkua. Mbas permbytjes e cila erdhi dhe shkoi, ai leshoi disa zogj te cilet u kthyen mbrapsht. Me pas ai provoi perseri dhe zogjte u kthyen me balte neper kembet e tyre. Ne proven e trete zogjte nuk u kthyen me. Ai po se toka me ne fund kishte dale mbi uje dhe hoqi disa derrasa nga anija per te pare brigjet dhe me pas lundroi drejt tokes per ne malet Corcyraean ne Armeni. Aty zbriti sebashku me gruan dhe vajzen, pilotin dhe blatoi nje theror per nder te perendive. Keta te katert u lejuan te jetonin me perendite. Te tjeret fillimisht i drejtuan diku ku nuk mund te gjenin kater te paret por aty ata degjuan zerin e Xisuthrus ne ajer qe i thoshte se duhet te beheshin besimtare dhe te kerkonin shkrimet e tij ne Sippara. Nje pjese e anijes vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite dhe disa njerez bejne hajmali nga druri i saj. [Frazer, fq 108-110; G.Smith, fq 42-43].
Sipas disa kronikave te cilat i atribuohen Berosusit, antediluvianet (njerezit e para permbytjes) ishin gjigande te cilet u korruptuan dhe u degjeneruan pevec njerit prej tyre i cili respektonte perendite dhe ishte i urte dhe i matur. Emri i tij ishte Noa dhe ai banonte ne Siri sebashku me tre femijet e tij Sem, Japet, Chem dhe grate e tyre Tidea, Pandora, Noela dhe Noegla. Nga yjet ai parashikoi shkaterrimin dhe filloi te ndertonte nje arke. 78 vjet pasi filloi ndertimin e arkes, oqeanet, detrat dhe lmenjte u bymyen qe nga poshte si shkak i shirave te vrullshem disa ditore. Ujrat permbyten te gjitha malet dhe rraca njerezore u mbyt e gjitha pervec Noa dhe familjes se tij te cilet mbijetuan fale anijes. Anija ndaloi perfundimisht ne maje te Gendyae ose Mal. Pjese te saj vazhdojne te jene aty dhe njerezit bejne hajmali me pjeset e drurit per te mbajtur larg djallin. [H.Miller, fq 291-292].
Cifutet
Perendia e zemeruar me ligesine e njerezimit vendosi ta shkaterronte ate por Noah duke qene se ishte njeri i drejte u favorizua pre Tij. Perendia i tha Noah te ndertonte nje arke 450 x 75 x 45 kembe dhe me kuverta. Noah beri sic i thane dhe hipi ne anije familjen e tij (8 persona gjithsej) dhe nje cift nga cdo lloj kafshe (7 prej me te pastrave). Per 40 dite e nete ujrat permbytes rane nga qiejte dhe nga thellesite e tokes deri sa malet me te larta u mbuluan teresisht. Ujrat permbyten token per 150 dite; dhe me pas Perendia dergoi nje ere te fuqishme dhe ujrat rane dhe arka ndaloi ne Ararat. Mbas 40 ditesh Noah leshoi nje korb i cili vazhdoi te fluturonte deri sa u thane ujrat. Me pas ai leshoi nje pellumb i cili u kthye pa gjetur asgje. Pas kesaj ai leshoi perseri nje pellumb qe kete rradhe u kthye me nje gjethe ulliri ne sqep. Javen tjeter pellumbi nuk u kthye me. Mbas 1 viti e 10 ditesh nga fillimi i permbytjes te gjithe dhe cdo gje dolen nga arka. Noah blatoi disa kafshe te pastra dhe zogj si theror per nder te Perendive dhe Perendia e kenaqur nga ky veprim premtoi se nuk do e shkaterronte me kurre njerezimin me permbytje dhe si shenje e fjales se tij ai na dhuroi ylberin. Kafshet u bene te egra dhe te pershtatshme si ushqim dhe Noah me familjen e tij ju tha se duhet te ripopullonin Token. Noah mbolli nje hardhi dhe nje dite ai u deh. Djali i tij Ham e pa ate te shtrire lakuriq ne tenden e tij dhe lajmeroi vellezerit Shem dhe Japheth te cilet erdhen rrembimthi dhe e mbuluan te atin duke mbajtur koken anash. Kur Noah u zgjua ai mallkoi ham dhe pasardhesit e tij dhe bekoi femijet e tjere. [Gjeneza 6-9]
Njeriu jetonte i shkujdesur para permbytjes; nje e korrur e vetme perftonte ushqim per 40 vjet, femijet lindnin vetem mbas disa ditesh ne vend te nente muajsh shtatezaneri dhe mund te ecnin dhe flisnin menjehere dhe njerezit mund te komandonin diellin dhe henen. Kjo pertaci e coi njerezimin ne rruge pa krye sidomos ne mekatin e paturpsise dhe pangopesise. Perendia vendosi te shkaterronte mekataret por meshiroi Noah te cilin e udhezoi qe t’i lajmeronte ata per kercenimin nga permbytja dhe te luteshin qe te gjenin rrugen e drejte. Noah e beri kete gje per 120 vjet. Perendia i dha njerezimit nje jave te fundit per te ndryshuar dhe nderkohe dielli nderroi drejtim por njerezit keqinj nuk ndryshuan madje u tallen me Noah kur ky ndertoi arken. Noah mesoi si te ndertonte arken nga nje liber te cilin ja kishte dhene Adamit engjelli Raziel dhe qe permbante gjithe diturine. Ky liber ishte i bere me zefira dhe Noah e vendosi ne nje kuti te florinjte gjate kohes se permbytjes, e perdori ate qe t’i tregonte ditet dhe netet pasi henda dhe dielli nuk ndriconin ne ato kohera. Permbytja u shkaktua nga ujrat mashkullore qe rane nga qielli duke u takuar me ujrat femerore te tokes. Perendia krijoi vrima ne qiell duke hequr dy uje nga Pleiadet dhe keshtu uji mund te binte ne toke. Ai me pas mbylli vrimat duke marre hua dy yje nga Arusha. Ja pse Arusha eshte gjithmone ne ndjekje te Pleiadeve. Kafshet erdhen tek arka ne nje numer kaq te madh saqe Noah nuk mund ti merrte te gjitha; ai i kerkoi qe te uleshin ngjitur me deren dhe mori ne arke ato kfshe te cilat ishin shtrire tek derea. 365 specie reptilesh dhe 32 specie zogjsh u moren ne arke. Duke qene se shtate cifte te cdo specie kafshesh te pastra u shpetuan, kafshet e pastra mbas permbytjes u bene me te shumta ne numer se kafshet e papastra. Nje krijese, reem (urusi) ishte kaq e madhe se u detyruan ta lidhin jashte mbas varkes qe te ndiqte kete te fundit gjate lundrimit. Gjigandi Og, Mbreti i Bashan po ashtu ishte shume i madh dhe i shpetoi permbytjes duke ndejtur siper arkes. Pervec Noah, gruas se tij Naamah, femijeve dhe grave te tyre ne varke u strehua po ashtu dhe Fati i Keq dhe Fati i Rreme. Fati i Rreme u refuzua kur ai u paraqit pa shoqeruesen e tij keshtuqe ai nxiti Fatin e Keq qe te bashkohej me te dhe u kthye serisht tek arka. Kur filloi permbytja, mekataret u mblodhen rreth arkes dhe donin te hynin por bishat e egra ruanin dyert dhe ju treguan dhembet. Ata qe shpetuan nga bishat gjeten vdekjen nga permbytja. Arka dhe kafshet ne te u lekunden ne uje per nje vit por veshtiresia me e madhe per Noah ishte te ushqyerit e kafsheve pasi i duhej te punonte dite e nate per te ushqyer kafshet e dites dhe ato te nates. Kur Noah u vonua njehere te ushqente nje luan, ky i fundit i leshoi gulcimen e tij duke e turperuar keshtu per gjithe jeten dhe duke e ndaluar ate qe te sherbente si prift. Ne diten e dhjete te muajit te Tammuz, Noah leshoi nje korb por korbi gjeti nje kadaver per tu ushqyer dhe nuk u kthye. Nje jave me pas Noah leshoi nje pellumb i cili ne fluturimin e trete te tij u kthye me nje dege ulli ne sqep te marre nga Mali i ullinjve ne Jeruzalem pasi Toka e Shenjte nuk kishte pesuar asgje nga Permbytja. Noah kur doli nga arka u ngasherye kur pa shkaterrimin nga permbytja dhe Shem ofroi nje kurban te cilin Noah nuk mund ta bekonte si njeri i shenjte per shkak te takimit te tij me luanin. [Ginzberg, fq 319-355; po ashtu Frazer, fq 143-145].
Shkrimet akroptifale tregojne se Adami urdheroi qe trupi i tij sebashku me gjithe arin, temjanin dhe miren (kimi) duhet te merreshin ne Arke dhe mbas permbytjes duhet te vendoseshin ne mes te Tokes. Perendia do vinte aty dhe do shpetonte njerezimin. [platt, fq 66, 80 (2 Adam 8:9-18, 21:7-11)].
Nje grua ‘e veshur me diell’ lindi nje djale i cili u mor ne qiell nga Perendia. Gruaja me pas jetoi ne gjendje te eger kur Djalli Dragua zbriste ne toke dhe e persekutonte ate. Nje here ai krijoi nje permbytje me ujin qe leshoi nga goja e tij duke u perpjekur qe ta zhdukte gruan por toka e ndihmoi ate dhe gelltiti permbytjen. [Apokalipsi 12].
Islamiket
Kete po e anashkaloj pasi nuk me intereson
Persianet
Ne kohet e hershme, toka ishte mbushur plot me krijesa te keqija te krijuara nga djalli Ahriman. Engjelli Tistar (Ylli Sirius) zbriti tre here ne formen e nje njeriu, kali dhe demi duke shkaktuar 10 dite e nete me shi per cdo here. Cdo pike shiu ishte e madhe sa nje tas dhe ujrat u fryne ne gjithe token sa gjatesia e nje njeriu. Permbytja e pare vrau krijesat nga ku shpetuan vetem ato qe u futen neper vrimat e tokes. Perpara se te kthehej per te shkaktuar permbytjen e dyte, Tistar, ne formen e nje kali te bardhe luftoi me demonin Apaosha i cili morri formen e nje kali te zi. Ormuzi e goditi demonin me nje vetetime duke e bere te qante, e qare qe mund te degjohet edhe sot gjate stuhive dhe Tistar ne triumf beri lumenjte te permbyten. Helmi qe u la nga toka ne permbytjen e dyte i beri detrat te kripur. Ujrat u terhoqen ne fundin e tokes nga nje ere e madhe dhe u shnderruan ne detin Vourukasha. [Carnoy, fq 270; Vitaliano, fq 161-162; H.Miller, fq 288].
Zoroastrianet
Yima, nen kujdesin yjnor, mbreteroi mbi boten per 900 vjet. Duke qene se ne ate kohe nuk kishte semundje dhe vdekje popullsia u shumua aq sa doli e nevojshme qe mbas 300 vjetesh toka te zgjerohej; Yima e realizoi kete gje me ndihmen e nje unaze te arte dhe nje kame te lare me flori te cilen e kishte marre nga Ahura Mazda, Krijuesi. Zmadhimi i tokes u be i nevojshem perseri edhe mbas 600 vjeteve. Kur mbas 900 vjeteve popullsia u rrit shume ne numer, Ahura Mazda paralajmeroi Yima per nje shkaterrim qe po vinte ne formen e nje dimri, acari dhe shkrirjen e debores qe do e pasonte. Ai e keshilloi Yima qe te ndertonte nje vara, nje arke te madhe katrore ne te cilen te ruante specie te bagetive te imta e te trasha, qenie njerezore, qen dhe zogj, bime dhe ushqime, dy nga cdo lloj. Njerezit dhe kafshet qe do fuste aty duhet te ishin nga me te persosurat ne toke. Ne brendesi te arkes njerezit kaluan nje kohe te lumtur ku kalimi i nje viti dukej si kalimi i nje dite. [Frazer, fq 180-182; Dresden, fq 344].
Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 25-03-2007 më 14:33
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Per te qendruar brenda temes - shembujt e legjendave per permbytjen jane te shumta dhe interesante edhe pse supozoj se mund te jene, sic e ke thene edhe Ti, te huazuara nga i njejti burim dhe jane metamorfizuar shume kohe me pas... por te them te verteten besohet sot nga te gjithe qe permbytja ka ndodhur. Eshte e veshtire te percaktohet saktesisht se kur, por ka ndodhur. Keshtu qe duke pare edhe pjesmarrjen e ulet ne kete teme , mund te me thuash apo te na thuash se cfare konkluzione keni ju per kete ngjarje dhe se ku do te dalesh me kete teme..... ???
falemnderit paraprakisht
Jo Justinian nuk besohet nga te gjithe qe ka ndodhur, perkundrazi arkeologjia e mohon permbytjen sidomos ate te madhen. E quajne thjesht perralle biblike apo sajese artistike te popujve.Postuar më parë nga Justiniani 2007
Ne lidhje me pjesmarrjen te them te drejten nuk ka shume rendesi pasi jo cdo teme eshte per te gjithe dhe jo te gjithe kane te njejtat interesa. Pjesmarrjen une nuk e shikoj ne shkrim por ne leximin e temes (megjithese sic ta thashe nuk i ve re keto gjera). Konkluzioni im (qe ska pse te jete i imi pasi une temen se hap per veten time. Keto gjera i di dhe skam nevoje te dal ne konkluzion) do dali ne fund kur te jene postuar ne mos te gjitha te pakten nje pjese e konsiderueshme e ketyre historive.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Jam dakort me darius kur thote se ka ekzistuar nje permbytje e madhe,por nuk mendoj se ka qene nje permbytje mbareboterore....Ne kohet e lashta mjaftonte ndonjehere nje stuhi disa ditore ,fryrja e nje lumi si pasoje,prishja e fshatit dhe te mbjellave dhe ky fakt te ngelej ne memorien a asaj bashkesie...Kudo ka demostrime te permbytjeve te medha sepse stuhite e forta qe ndodhin rralle po kudo ne glob lene shkaterrime pamase e ngelen ne memorien popullore....
Persa i perket lindjes se mesme ,mendoj se permbytja biblike qe njohim eshte permbledhje e permbytjeve te meparshme nje prej te cilave eshte ajo e epit te gilgameshit....Mali ararat ngaqe eshte me i larti i njohur ne zone sepse kaukazi ishte sistemi malor me i larte ne boten antike u njoh si permbledhes i majave te ndryshme....mendoj se shume levizje popujsh ne antikitet kane ardhur si pasoje e permbytjeve te zonave te tyre origjinale...biles edhe populli ilir duhet te kete levizur si pasoje e ndonje permbytje ose edhe thatesire te vazhdueshme...personalisht mbeshtet thatesiren e madhe sepse perrallat me kucedrat qe zene ujin jane te shumta e te perhapura kudo ne shqiperi..por mund te kete qene edhe ndonje permbytje,megjithese skemi prova ne folklor sikunder per thatesirat e medha te veshura me lekura kucedre.....
persa i perket kohes,besoj se i perkasin koheve te ndryshme nje prej te cilave ka qene me siguri edhe mbarimi i te ftohtit e shkrirja e akullnajave qe permbendi darius....
Referenca mbi nje permbytje mbarebotere gjehen dhe ne Tekstet e Piramides qe jane gjetur ne Piramiden e Zoserit ne Saqqara ose sic njihet ndryshe Piramida me Shkalle. Ne keto tekste, ne nje moment flitet per zemerimin e Ra-se dhe vendimi i tij per te permbytur njerezimin mbas hakmarrjes ndaj sjelles se tyre duke ju ndersyer nje luaneshe te terbuar. Fragmentin e kam shkeputur nga libri qe po postoj ketu ne forum Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura.
Ra-Atum, zoti i cili krijoi vetveten, fillimisht ishte mbret mbi perendite e njerezit sebashku por njerezimi u rebelua ndaj mbreterimit te tij pasi ai po plakej, kockat e tij u bene argjend, mishi i tij u be ar ndersa floket u bene lapis lazuli.
Kur ai e kuptoi se cfare po ndodhte, Perendia e moshuar Diell (kaq i ngjashem me Tonatiuh, Dielli i Peste gjakpires i Actekeve) vendosi qe ai do ndeshkonte kete rrebelim duke vrare pjesen me te madhe te njerezimit. Mjeti qe ai zgjodhi per hakmarrjen e tij ne ate kohe u simbolizua me nje luaneshe te terbuar per gjak dhe po ashtu si perendesha e frikshme me koke luani Sekhmet e cila ‘villte zjarr nga goja dhe masakronte njerezimin me nje ekstaze mizore.’
Shkaterrimi i frikshem zgjati pareshtur per nje kohe te gjate. Me ne fund Ra nderhyri per te shpetuar jetet e ‘ te mbeturve’, paraardhesit e njerezimit te sotem. Kjo nderhyrje u be ne formen e nje permbytje te cilen luanesha e etur e shijoi dhe me pas ra ne gjume. Kur u zgjua ajo nuk ishte me e interesuar te vazhdonte shkaterrimin dhe me ne fund paqja ra mbi boten e shkaterruar. Nderkohe Ra kishte vendosur qe ‘te largohej’ nga ajo qe kishte mbetur prej krijimit te tij: ‘Tani qe largohem e kam shpirtin te merzitur nga qendrimi me Njerezimin. Vrava pothuajse te gjithe deri ne fund dhe numri i [paperfillshem] i te mbeturve nuk eshte me problemi im...’
Ne kete rast permbytja trajtohet si mjet shpetimi ndaj terbimit te luaneshes qe u zgjodh nga Ra si mjet hakmarrje. Por mund te konsderohet si referenca me e hershme e permbytjes. Dihet mire qe Tekstet e Piramides jane shume te vjeter dhe nga vete Zoser eshte thene se ato tekste ishin shume te vjetra kur u gdhenden ne piramiden e tij.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt