Une kam plot shoke vllehe, nga ata qe e pranojne qe jane vlleh, dhe me kane thene ne biseda e siper qe gjuhen nuk e flasin pervec pleqve dhe plakave, qe e kane harruar. Kete besoj tashi, juve nga Filadelfia, apo ato shoket e mi?Postuar më parë nga Albo
Mbiemrat ne masen derrmuese i kane shqiptare, s'kane mbiemra te tipit Popesku, Rumunsku etj..., jane martuar pa hezitim me shqiptaret (nuk ka degjuar ndonjehere qe te mos jene martuar "jo se eshte vlleh", "jo se eshte shqiptar"). Ato qe permendni, dmth fshatra me vlleh apo lagje me vlleh, jane nje dukuri me se e pranueshme per nje komunitet me nje numer kaq te madh anetaresh. Po nuk eshte dukuri dominuese. Se fundmi "globalizmi" po ben te veten.
Pse nuk hapin nje shkolle ne gjuhen arumune? Nuk e hapin se vetem pleqte e plakat do te ishin nxenesit e saj. Sic e thash meso-brezi, dhe brezi pas demokracise nuk e praktikon gjuhen arumune. Kete se them une, e thone vete vllehet (ndoshta ndonje nga vllehet e forumit mund te na ndihmoje me kete).
Pse nuk e ruajten gjuhen pra? Kater perqind te popullsise, eshte mese e mjaftueshme per te ruajtur gjuhen, te pakten nje evidence qe te themi se ne kete fshat apo ne kete qytet ka patur turq. Vetvetiu, lind pyetja tjeter pse e ruajten turqit turqishten ne Prizren, apo ne Maqedoni (sic e permenda), ndersa ne Shqiperi sot nuk gjen asnje qe te flase turqishten te trasheguar nga familja. Shume te paorganizuar paskenq ene lanetet!Minoriteti turk eshte instaluar ne qendrat e vilajeteve qe perfshinin gjithe popullsine shqiptare: Janine, Shkoder, Prizren, Manastir. Keta jane ish-vezire, ish-oficere, ish-bejlere, qe zgjodhen te jetojne ne Shqiperi edhe pas renies se perandorise otomane. Dhe per tu asimiluar me vendasit, ata ndryshuan edhe mbiemrat qe jane ose fjale turke ose emra qytetesh, ose emertime nga vete popullata shqiptare.
Per te njejten gje, çudi ne Maqedoni nuk i ndryshuan emrat ne -ovski, po vetem ne Shqiperi paska ndodhur kjo.
Sipas teje, kjo tregon qe ne Shqiperi jetonka minoritet turk? Te lutem...Nuk eshte rastesi, qe Partia Islamike ne Shqiperi u themelua ne Shkoder ashtu sic nuk eshte rastesi qe pazari i Prizrenit gjuhe zyrtare ka turqishten e jo shqipen, apo qe kryetari i bashkise se Gostivarit, ngre flamurin shqiptar perkrah atij turk, kur shqiptareve iu njohen te drejtat kushtetuese me mareveshjen e Ohrit.
Duhet te dish qe me luften e Shqiptareve ne 2001 u sanksionuan te drejtat edhe per minoritet e tjera, mes tyre edhe turqve (qe jane 75 mije ne Maqedoni), keshtuqe nuk shoh dicka te vecante ne kete mes.
Ketu ke bere nje gabim te pafalshem. Ndoshta ngaqe je i informuar gabim, nepermjet internetit. Nje shembull: nje kusheriri im mbaroi maturen para dy vitesh te kolegji turk, mos valle kjo e ben ate turk apo mua turk??Ashtu si kolegji turk, i hapur me fondet e ministrise se jashtme turke, eshte kolegji i pare privat i hapur ne Shqiperine pluraliste ne te cilen kane kaluar plot studente shqiptare, shume prej tyre femije te minoritetit turk ne vend. Ministria e jashtme turke e ka hapur kete kolegj pikerisht per kete minoritet. U be edhe nje reportazh nga nje TV turk ne Shqiperi para dy vitesh, kerkoje ne youtube se mbase e gjen, dhe mbase i shikon se si reporteri turk fjalosej edhe turqisht me minoritetin turk ne Shkoder.
Jo aspak, e ke gabim. Ne kolegjet turke kane studiuar femijet e atyre qe kane patur mundesi ekonomike (psh kusheriri e ka patur diku te 700 Eur viti, me pak se te tjeret se kishte fituar burse). Po te jete ashtu si thua ti: "kolegj per minoritetin turk", duhet te dish qe ka qene kolegj privat, me pagese, dhe nuk mund te shkonte kushdo (falas, pa paguar kuoten).
Bie fjala, nqs une do te isha "turk", dhe do te ikja te kolegji turk, e tu kerkoja shkollim ne kete kolegj meqe jam turk, nuk do ma jepnin kete te drejte pa pagur kuoten. Praktike per pranim nxenesish falas nuk ka patur (te sigurte ete pohim).
Sa per ate video te cilen e kam pare, mund te te jap kete kundershembull: Çka ndodh nese pas 5 vitesh do te realizohet nje viedo e ngjashme me ate qe ke pare ti ne kolegjin grek te Boboshtices? Perfytyro femije duke kenduar greqisht. Mos do te vish ne forum e te thuash: Ata jane minoritar! (vetem prej asaj video-je). S'besoj.
P.S. Sa per dijeni, ne kolegjet turke mesimet jane bere ne anglisht, shqip dhe gjuha turke vetem sa eshte mesuar. Ne menyre qe pas matures, nxenesit te ishin te gatshem nga ana gjuhesore per shkollim ne Turqi/apo Qipron turke ku ka nje mori universitesh.
P.S. 2 Ai kusheriri im vazhdon sot shkollen ne kolegjin amerikan ne Sofje, Bullgari.![]()
A e kupton se c'fakte po jep, per te vertetuar edhe njeher se paska 4% minoritet turk ne Shqiperi. Lexoje edhe njeher c'ke shkruar. Pash zotin...Fshati Tirane, qe tani se fundi na ngriti edhe nje bust per "pashain turk themelues te Tiranes", ka qene vatra e familjeve te medha bejleresh e pashallaresh shqiptare, ku spikat ajo e Toptaneve dhe disa te tjere. Pra meritat e mbretit Zog qe e levizi qendren e qeverise nga Durresi ne Tirane pas kongresit te Lushnjes, i mori pashai turk, perpara bustit te te cilit ka hedhur valle edhe nje "minister i Berishes" (sic thote Kadare), minister qe tani nuk eshte me ne kabinet.
Elbasani i bukur o, eshte qyteti qe themeloi Sulltan Mehmeti i II, mbi rrenojat e qytetit te vjeter antik Skampa. Vulen e Sulltanit e gjen edhe sot e kesaj dite ne Elbasan ne murret rrethuese, dhe vete emri Elbasan eshte fjale turke.
Kavajasve u pelqen qe ta mbajne veten si "safi myslimane" (dallim ky nga myslimanet shqiptare) dhe jane te paret qe reagojne sa here qe ne menyre direkte apo indirekte preket feja Islame. Te kujtohet fjalimi i presidentit Moisiu ne Oksford dhe reagimi i myftiut te Shkodres e Kavajes?!
Sipas kesaj llogjikes tende, meqe toponimet e shumices se fshatrave ne Shqiperi, e kudo ne trevat shqiptare, jane ne sllavisht, ne qenkemi sllave?! Ncncnc, goxha konkluzion ky!
Lexoje pak:Sa per bosnjaket e Shijakut dhe fshatrat rreth tij, lexim te kendshem:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=4061
Lol, nuk e dija qe Shijaku perbehej nga dy fshatra. Rrofsh qe me mesove dicka.Jetojnë fare pranë Shijakut në fshtrat Koxhasë e Borakë ndërsa kanë mbërritur në Shqipëri më 1878.
JW.
Krijoni Kontakt