Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50

Tema: Kadri Roshi

  1. #21
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    I malli KADRI ROSHI ishte dhe mbetet nje nga personalitetet me te shquara
    te kinematografise shqiptare!
    Kadriu ishe aktor i shkelqyer,dhe nje patriot i nderuar qe cdo gje te mire qe beri ja kushtoj kombit te vet,prandaj jo pa qellim mbante dhe titullin e nderuar NDERI I KOMBIT.
    ngushllimet me te sinqerta familjes dhe gjith te afermvet te tija!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Postime
    14
    Kadri Roshi nuke u larguar nga skena e zemrat shqiptare,por e muar natyra se e kishte sjellur ne janar te vitit 1924 ne Mallakaster,Lajmi qe Kadri Roshi ka hikur nga kjo bote na preki rend edhe mergaten shqiptare ku do se jetojme.Kadri Roshi ishte njeri i madhe ne skenen e artit Gjithe Shqiptar.Ftyra e rrezet e shkelqyra te Kadri Roshit drit ishin kudo ne token e boten Shqiptare,per Kadriun e madhe qdo gur shqiptar kishte historin e vet.Tani Toka Shqiptare dote mbushet me lule gjithmon mbi varrin e tij,kurse qielli shqiptar drit dote ber edhe naten per vepren e Kadri Roshit.dan gashi Gjermani.

  3. #23
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Dhe te mendosh qe dje po shikonim "Lulkuqe mbi Mure"...

    Humbje e madhe per Artin Shqiptar ne kete kohe te veshtire qe po kalon. Humbje e madhe per artdashesit qe jo vetem e ndoqen nderin e kombit Kadri Rroshi pa fryme, por qe natyrshem ja mesuan permendesh sa e sa batuta te cilat sot kane hyre ne fjalorin e perditshem.

    I madh, virtuoz, artist ne shpirt ku secilin rrol e luante ne menyre origjinale. Krahasoni Kujdestarin me Ezopin, ose Spiunin te Fijet qe Priten me Mullixhiun te Toke e Pergjakur.

    E kam njohur nga afer. Me kujtohet nje nate isha me babin tek shtepia e Artistit te Popullit Mentor Xhemali, dikur erdhi edhe Nderi i Kombit Kadri Rroshi. Gruaja e Mentorit si permetare nikoqire kishte pregatitur ca meze ... rakine e kishte sjelle Kadriu ... televizori po transmetonte Lulkuqe mbi Mure. Kur Kujdestari rrezohet nga shkallet dhe thyen krahun (qe e ka thyer me te vertete gjate xhirimeve) Margarita, gruaja e Mentorit bertet ... maskarai, qeni, katili i keq mire te te behet.... Harroi qe Kadriu ishte aty e kur u kujtua se cfare tha i kerkoi te falur. Me fal Kadri i tha se me hutoi filmi. Ky eshte komplimenti me i bukur qe do mund te me beje i tha KAdriu ... faleminderit.

    Ehhhh te gjithe tani jane bere per Rahmet. Zoti i meshirofte.

    Ngushullimet me te perzemerta familjareve, edhe pse kadriu jeton sikurse do vazhdoje te jetoje ne zemrat dhe mendjet tona ne saje tetrashigimise se pa perseritshme qe la pas.

    Pushofte ne Paqe!
    RIPPR

  4. #24
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    I paharrueshem i madhi Kadri ne dhjetra role.I lehte i qofte dheu.

    "germo Tare,germo, se aty kam qenin e ngordhur"

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    U nda nga jeta ne shtepine e bijes se tij.
    Ngushellimet e mija falimjes se tij.
    Ka qene aktor i "Teatrit Kombetar".Edhe nje nga aktoret me te shquar qe ka pas Shqiperia edhe kishte.Ishte nje cmim Oskar per ne qe kishim nje talent te tille ne Shqiperi.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Qenka vertet nje humbje e madhe gjithe shqipetare...ngushllime per familjen dhe mbare Kombin Shqipetare....
    . .
    Shqiperi me krahet si fleta sa shum trima ne ty gjeta......
    ca artista ca poeta, ca shkrimtare e atedhetar/e.......
    Si Gjithnje Kombi Shqipetar........
    Paste ndjes ky Burr Nderi i Kombit....u prefte ne paqe....AMIN
    . .
    Sa e veshtire qenka,
    per t'humbur Burra te medhenje
    e kur vendi i tyre mbetet i shprazet,
    Sikur dhe zemrat tona ndjejn dhimbje,gjere ne palc!

    Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #27
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Humbje e madhe per artin shqiptar.
    Ngushellime familjes e te afermve.

  8. #28
    Sa e trishtueshme

    Po ikin njeri mbas tjetrit. Vetem kur i degjon se si shuhen ata qe i kemi patur gjithe jeten ne ekranet tona te bie nder mend qe vitet kalojne njesoj per te gjithe...

    I pushofte shpirti ne paqe.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne dizet e 1 -ne kadriu ka qene kalama djal i ri.. o mane.. e nuku kish si te bente e mbaronte studime ne prage.. 17 vjec.. prandaj kujdes kur shkruani..
    shkollat per aktor i ka bere ne vitet 50 -60 ai kur shteti inė e kishte grure me vendet ish socialiste dhe me ate rast u shkolluan mijra te rinj ne universitetet e moskes prages sofies e bukureshtit etj..

    me sakte flet ketu zp-ja per jetshkrimin e tije.. sepse i ngrati Kadri mbeti fanatik i ppsh-se dhe i edvinit..
    nejse kjo eshte ceshtje e tije..
    por si aktor ishte i madh.. ndonse ne rolet qe luajti te cilat i qau.. nuk diskutohet kjo.. ai si shum aktore te tjere luajten demagogjine qe ishte shtylla ku mbahej.. arti letersia e dramaturgjise e kuptonet dhe kinematografia shqiptare nen pushtetin enverist..
    por aktori eshte aktor.. ai luan.. e verteta nuk intereson..
    i thon luaj mithad frasherin e nxirre kopuk e luan i ngrati.. luaj priftin katolik a ortodoks e nxirre pusht.. e luan ai i shkreti aktor..

    u desh dhjetori studentor i azemit qe te dale mbi batakun e demagojjise 50 vjecare.. e pastra drite e bukur e se vertetave..

    ngushellime familjes se Kadriut..





    --



    Zeri i Popullit

    ---


    Shuhet legjenda, Kadri Roshi

    Data e Publikimit: 06/02/2007

    Autori i Lajmit:
    Mo.Ro.
    Tiranė- Legjenda e ekranit dhe skenės shqiptare, Kadri Roshi ka mbyllur sytė pėrjetė dje, duke lėnė pas njė jetė tė tėrė rolesh qė kanė mbetur nė kujtesėn e popullit tė tij. Njė sėmundje e gjatė qė plaku fizikun por jo zemrėn e Roshit ka ndalur jetėn e aktorit tė mirėnjohur nga tė gjitha brezat. Kėta do tė vazhdojnė tė mbajė tė gjallė megjithatė kujtimin e plakut tė thinjur qė arrinte tė bėnte spektatorėt tė lotonin dhe tė mos ndalnin dot duartrokitjet. Talenti i Kadri Roshit ėshtė vlerėsuar pėrmes roleve tė tij tė shumta nė skenė dhe ekran. Ai ka marrė cmimin special tė aktorit mė tė mirė nė vitin 1981 pėr rolin e mėsuesit patriot nė filmin "Liri a vdekje", dhe dy vjet mė pas, pėr interpretimin tek "Era e ngrohtė e thellėsive". Ai, e filloi karrierėn e tij si aktor nė Teatrin Popullor nė moshėn 21-vjeēare, ndėrsa njihet nga publiku si krijues i figurave tė spikatura, karaktereve dhe simboleve tė ndryshme artistike. Themeluesi i Teatrit Kombėtar dhe protagonist i filmit tė parė artistik shqiptar "Tana", pa e ditur se njė ditė do tė ishte i tillė, Roshi fillimisht ka punuar nė punėt mė tė rėndomta si hamall, ēirak, pastrues, etj. Arsimi 4-vjeēar i kryer prej tij, nuk e lejonte tė bėnte punė tė tjera. Pėr njė kohė tė gjatė endet qyteteve dhe rrugėve tė varfėra tė Shqipėrisė, provon ankthet e pushkatimit dhe jetėn e burgut, deri kur njė ditė vuajtjet dhe mundi i shpėrblehen. Teatri Popullor i hap dyert pėr tė ushtruar profesionin e suflerit, ndėrkohė qė ai provon talentin e tij nė njė vepėr tė Gogolit, vepėr e cila i dha suksesin e parė nė publik. Pas kėsaj, Ai trajtohet nga bashkėpunėtorėt e tij si njė artist me tė ardhme, gjė e cila solli edhe shkollimin e tij nė Zagreb dhe mė pas diplomimin shkėlqyeshėm nė Pragė.

    Dhjetėra ēmime pėr aktorin e mirėnjohur

    Tirane-Nė vitin 1977, Kadri Roshi merr ēmimin special tė aktorit mė tė mirė pėr interpretimin nė rolin e kujdestarit te "Lulėkuqe mbi mur". Kurse katėr vjet mė pas, nė vitin 1981 ai ka marrė tė njėjtin ēmim pėr rolin e mėsuesit patriot nė filmin "Liri a vdekje". Ai ėshtė nderuar me cmimin special tė aktorit mė tė mirė pėr interpretimin tek "Era e ngrohtė e thellėsive" nė vitin 1983. Kurse nė vitin 1998, Presidenti i Republikės i ka thėnė titullin "Nderi i Kombit" aktorit tė mirėnjohur tė skenės dhe ekranit shqiptar. Gjithashtu ai ka marrė edhe njė sėrė cmimesh tė tjera qė kanė vlerėsuar talentin dhe interpretimin e tij.

    180 role nė skenė e Kinema

    Tiranė- Kadri Roshi i konsideruar si legjendė e skenės dhe ekranit shqiptar gjatė karrierės sė tij ka marrė titullin "Artistit i Popullit" dhe "Nderi i Kombit". Ai lindi nė 4 janar tė vitit 1924 nė Mallakastėr. Pėrfundoi studimet e larta nė Pragė nė vitin 1941. Qė nga ajo kohė dhe deri sot ai numėron 180 role, tė cilat pėrbėjnė njė jetė tė madhe artistike, ku ndėrthuren vėshtirėsitė e njė jete prej jetimi, ciraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut tė fisėm dhe tė papėrsėritshėm nė kėtė fisnikėri. Ai ka interpretuar nė filmin e parė shqipar "Tana" me skenar tė Fatmir Gjatės.

    Nė lėkurėn e personazhit

    Tiranė- Nė historinė e kinemasė janė shumė role tė tij, ndėrsa nė teatėr rreth 100, nga cilėt mjafton tė kujtojmė interpretimet tek "Halili dhe Hajria", "Revizori", "Familja e peshkatarit", "Arturo Ui", "Kohė e ēmendur", "Dhelpra dhe rrushtė" ku roli i paharruar i Ezopit pėrkrah aktores Luiza Xhuvani, ėshtė nga tė fundmit nė skenėn e teatrit. Nuk mund tė mohosh faktin se portretin e tij e fiksoi nė kujtesėn e publikut mė tepėr se teatri, kinemaja, nga arkivi i sė cilės do tė shfaqen disa fragmente tė zgjedhur, role ku Roshi duket se interpreton me lėkurėn e vet mė shumė se sa me atė tė personazhit.

  10. #30
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    KADRI ROSHI eshte nje nga te pazevendesueshmit e themelit te skenes artistike shqiptare qe tani do te ngelet e manget me ndarjen e tij nga jeta.
    Respekt perjete per Kadri Roshin dhe vepren e tij.
    Ngushellime!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •