Gerd Myler. Helmut Shen, trajneri legjendar i Gjermanise (Perendimore) ka pas thene: Kur kam Mylerin ne ekip jam gati ta filloj lojen 1-0 per kundershtarin. Historia dhe statistikat i kane dhene te drejte, 68 gola ne 62 ndeshje per bomberin me fanellen e kombetares gjermane.
Milan-Bajern. Milani eshte gati ta filloje lojen 1-0 per kundershtarin se (thuajse) gjithmone do gjendet nje arbiter nje mos shikoje mire. Nga ndeshjet qe kam pare une te pakten, ka tre penallti te paqene ne favor te Milanit: 1990 (Van Basten), 2006 (Shevcenko) dhe 2007 (Kaka). Epo te kishte ngaterruar pozicionin ne pjesen e pare hajde de, do e kaperdija e do thoja per pune milimetrash nuk e ka pare qe Lucio preku topin fillimisht. Po rasti i penalltise se dyte ishte mos jarabi. Lucio as nuk e preku fare, dhe Kaka nuk pretendoi fare per penallti. Dhe +12 po ta kishte numrin e syzeve do e kishte pare.
Mgjths 2-2, prape nuk ndryshoj mendim qe normalisht ky Bajern nuk ka shans me asnje prej ekipeve angleze. Nderrimet e Hicfildit te vonuara por te goditura. Ose mbase ishte mediokriteti i Milanit te 30 minutave te fundit qe e beri Bajernin te dukej superior. Kaka pati nje nje rast te arte qe e shperdoroi, dhe ne pergjithesi inekzistent ne pjesen e dyte, aq sa Hargrivz nuk e pa me te arsyeshme ta markonte nje per nje por filloi ti jepte cik energji sulmit te Bajernit. Ate pershtypje qe me dha pjesen e pare, ma komfirmoi pjesa e dyte. Mbrojtja e Milanit ishte vete mysybet, Bajernit i mjaftoi te merrte iniciativen.
Per ndeshjen e kthimit, me rezultatin 2-2 Bajerni duhet ta kete te lehte, uroj qe te mos mbrohen si sot kaq afer portes, ndryshe futbolli luhet per 90 minuta + shtesen dhe Bajernit i ka kushtuar shtrenjte ky mesim ne te kaluaren.
P.S.
Kjo duhet te jete ndeshja e pare qe Bajerni nuk humb kunder Milanit ne Itali.
Krijoni Kontakt