Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Hakmarrja e 8 marsit, gratë shqiptare “blejnë” burra

    Hakmarrja e 8 marsit, gratë shqiptare “blejnë” burra

    balkanweb




    Derguar me: 09/03/2007 - 07:54
    • Jo vetëm një ‘show man’ i susksesshëm, por edhe mashkulli më i pëlqyer për femrat shqiptare. Gongu i çekiçit të fundit ka njoftuar se Adi Krasta është ‘shitur’ për 28 mijë lekë të reja në në ankandin e burrave VIP-a shqiptare


    Janë hakmarrë në ditën e 8 marsit, duke blerë burra, të cilët anë dalë në ‘shitje’ për vetëm 3 mijë lekë të reja. Një hakmarrje që në fakt kishte në shenjestër 9 emra të njohur meshkujsh, të cilët kanë pranuar të dalin në ankand dhe të presin me ankth një blerëse. Që për hir të së vërtetës, kanë qenë jo vetëm të shumta në numër dhe e kanë shijuar deri në fund spektaklin, por edhe femra mjaft të suksesshme në fushën e biznesit që nuk janë dorëzuar deri sa i kanë bërë të tyrët personazhet e preferuara. Ka pasur nga ata që nuk janë kënaqur vetëm me një blerje, por kanë bërë pazar të mirë, duke u konfirmuar ‘pronare’ e tre personazheve. Shifra më e lartë është dhënë për Adi Krastën, ndërkohë që Arjan Çani, i cili nuk ka pasur asnjë ofertë gjatë gjithë spektaklit, është shitur në momentet e fundit me një sms për 25 mijë lekë të reja. Mjaft të kërkuar kanë qenë edhe Petri Bozo dhe nëndrejtori i Bankës Amerikane, Paul Lind. Paratë e mbledhura nga ky aktivitetet që arrijnë në 236 mijë lekë të reja do të shkojnë për bamirësi nga shoqata “Albanian Children Fondation”, e cila drejtohet nga Liri Berisha.
    Ankandi
    Jo vetëm një ‘show man’ i susksesshëm, por edhe mashkulli më i pëlqyer për femrat shqiptare. Gongu i çekiçit të fundit ka njoftuar se Adi Krasta është ‘shitur’ për 28 mijë lekë të reja në në ankandin e burrave VIP-a shqiptarë. Një shifër kjo modeste, por që gjithsesi, ka qenë më e larta e ofruar në këtë spektakël. Si gjithmonë në formë, prezantuesi i njohur Krasta nuk i ka kursyer komplimentetet për ‘blerësen’ e tij së cilës i ka thënë se do të kishte darkuar me të edhe nëse pa shpenzuar kaq shumë para. “Ruani ca para edhe për kolegët e mi, - i ka këshilluar të pranishmet Krasta,- pasi kanë frikë se mos nuk blihen”. Ndërkohë që gruaja e Fatos Klosit, ish-kreut të SHIK-ut, Dorina Klosi, i ‘është qepur’ Blendi Fevziut dhe nuk ka hequr dorë prej tij derisa e ka bërë ‘të vetin’ për 23 mijë lekë. Ajo ka deklaruar që në fillim se kishte ardhur në këtë spektakël vetëm për Fevziun, që megjithëse nuk ishte i pranishëm do të jetë i detyruar t’i paguajë një darkë zonjës Klosi. Atmosfera ka arritur kulmin, kur Petri Bozo ka performuar nën ritmet e “Money, Money” e grupit të famshëm suedez “ABBA”. Ai madje nuk i ka kursyer as ironitë për gratë e pranishme që ngrinin kartonin e ofertave për të blerë fotografitë e atyre që mungonin. “Po humbni një shanc për të bërë ‘tuajin’ këta alamet djemsh”, -është shprehur duke qeshur ai, i cili është ‘shitur’ për 22 mijë lekë shifër kjo që është paguar nga e njëjta zonjë që bleu edhe Krastën dhe më vonë do të deklarohej ‘pronare’ edhe e nëndrejtorit të Bankës Amerikane, Paul Lind që është shitur për 20 mijë lekë. Zëvendës menaxheri i Rogner-it, Peter Bross është shitur për 22 mijë lekë, Roland Hysi (Landi i West Side Family) është shitur për 23 mijë lekë, fotografi Eljano Kalemi është shitur për 20 mijë lekë, Alban Skënderaj është shitur për 5 500 lekë, ndërsa përfaqësuesi i kazinosë Regency, Ardiani, është blerë nga bashkëshortja e tij për 3 500 lekë. Ndërsa për Arjan Çanin gjatë gjithë spektaklit nuk ka pasur asnjë ofertë, por gjithçka është përmbysur nga një sms në momentin e fundit, e cila e ka blerë për 25 mijë lekë.

    Esmeralda Keta/GazetaShqiptare

  2. #2
    Braro na shkrive me ket lajmin

    Me shume pershtypje me beri oferta e ofruar nga nje sms per Arjan Canin... i cili mendoj se e ka bler veht vehten..... lol


    Po do doja te dija a eshte ndodhur aty i shoqi i Dorina Klosi, me nje fjale... ish-kreut të SHIK-ut, Fatos Klosi, per te ndihmuar te shoqen per pazarin qe kishte dal te bente....

    hahaha... he bela me e pas femra qeverrisjen e nje shteti ne dore c'te punon ahahha te shet e te blen sipas qejfit
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  3. #3
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    me u shit burri per i dit pune ska bo vaki. gjynaf per zotin se paskan ra shum posht hahahahaha

    tos klosit i kan ra dhomet. iku koha kur bote dashni me dorinen ke lab fizikes ene grun e kishte ala nshpi. me u bo mashkull i deshirum ene bled fevziu e ad krasta 5 kg rob me vra vedin hahahahahah
    no glove no love

  4. #4
    Kam qesh me shume me Arian Canin. Ka pas qene alamet cuni si paraqitje por me ne fund fiton pretendimi ndaj inteligjences sesa ndaj pamjes se jashtme. Cani dihet qe eshte rrush nga trute

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i marsh te keqen blendos.. eshte nja 100 killo pa frik.. plus pronar hotelesh ne poradec e plus bos vile ne golem.. e plus bos televizioni qe ja kan nevojen klosat kur duan te hedhin hi sive miletit.. se skan vrare azemin.. apo se skane vjedhur miliarda.. etjetj..

    nuk gjuan kot dorina e fushese.. ka mesuar nga i shoqi zanate.. speciale..
    kurse ad krasten e duan se po u be edvinua krieminister adi benet shef kabineti e te gjen zyre me rrog te majme po te lec mullaqe te majme e te jec pak fresh-iste öuizo iste..

    ato mblidhen nder rognera se grat e fukarenjve.. sdin sa eshte data ..

    mafia bejne shakara telezecme.. u lumte..
    din te kine.. te vjedhin e te bejn te 999-tat e te qeshin..
    i ngrati azem u dha demokracine.. pismiletit e mafia e vrau e tani as nje cop truall per nje gur sja jep te ziut.. vet i kan radhe radhe gratacielo-pronat..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    o brari mafiozi, paret paskan vajt per fondacionin e Liri Berishes

    Une Ad Krasten do e bleja per me shume se aq

  7. #7
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    car do bojshe me adin ti mi dreq adi o pa b***. bled fevzija munet me ken 100 qillosh po o pa tru.

    braro tmesoj daja ty. pse rri e qa i ktu not ene dit. shko mtiron ke miqt e tu qi jon nqeveri. shiko se kush hotel o tuj u shit. premto ca pare futu tender ene u bone ene ti me hotel se ai per tu shit ka e dikush do e blej. tani o rradha jote daje. kshu o i kjo bot njato maja rrypa rrypa i her ta hypen e i her ja hype hahahahahahaha
    no glove no love

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    o tiko, per darke pra behej fjala. Kush eshte me interesant se Krasta per te te dhene muhabet.

    Ato 100 kilshat nga 165 cm , barkalece e rramaduce ti kam lene ty

    Fevziu nuk eshte hic pa tru per ate pune eshte gazetari politik me i mire ne Shqiperi .

  9. #9
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    dixhije po boj sevop ene po tjap t'dhonat e mija mase ndro menje

    jom 245 lb llogarite vet ti sa bje me kg. jom 185 i gjot nuk kom pik dhjami megjithse ha si derr ene barkun e kom tull hahahahahaha
    no glove no love

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    hahaha o tiko une jam e matarume zemra, po edhe single me qene nuk do e konsideroja hic nje qe thote: "sevop" "i gjot" (aty ku mund ta boje o psh dhjomi e ke bo dhjami) ke nje dialekt te cuditshem

    Ti qeke 112 kile dhe megjithese gjatesine e ke perfekte per mua, patjeter duhet te jesh overweight e s'e kupton. Ve bast qe ti mezi leviz nga veni

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •