Darius, ti the qe kjo eshte fytyra e vertete e Greqise dhe e grekeve. Gjithashtu i etiketove ata si njerez te pacivilizuar.Postuar më parë nga Darius
Qe nga momenti qe dikush shprehet ne menyre te tille, dashje pa dashje, behet racist. E une kete paradoks desha te theksoj.
Nuk eshte kjo fytyra e vertete e Greqise dhe e grekeve, o lum miku. Te ishte kjo fytyra e vertete e te gjithe grekeve, si do jetonin qindra mijera shqiptare ne ate vend?
Persa i perket sharjeve tona ndaj popujve te tjere, te cilat jane fenomene te shkeputura sipas teje dhe qe nuk perfaqsojne qendrimin tone ndaj popujve te tjere deri diku jam dakort. Mirepo, nuk arrij ta kuptoj pse ndodhi te tilla ti nuk i sheh si fenomene te shkeputura kur behet fjale per greket, por arrin ne pergjithsim? Me te drejte, nje grek qe do te lexonte ty dhe qe nuk i urren shqiptaret do thonte qe ti je racist.
Une nuk mund te flas me qindra mijera emigrante te cilet s'kane zgjidhur problemin e dokumentave, por jam i sigurte se ne kete pike nuk mund te kete shume pretendime. Probleme me dokumentat shqiptaret kane kudo. Po anglezet rraciste jane sipas teje, qe nuk pajisin me dokumenta shqiptaret?
Pastaj nuk besoj se jane qindra mijera me probleme dok. Mendoj se po e ekzagjeron pak. Gjithsesi, nuk e di tamam.
Pershendetje!
Krijoni Kontakt