Close
Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 208
  1. #171
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Të djegësh një flamur

    Nga Virion Graçi

    Ka pak ditë që shohim lajme me djegie flamujsh; digjet flamur grek në Fier, në Elbasan, në Sarandë. Nuk dihet në cilin laborator është prodhuar ky lloj virusi pseudo-patriotik, nuk dihet po ashtu, se cila do të jetë rrezja e përhapjes së kësaj epidemie qesharake. Çfarë ka ndodhur me këta njerëz të revoltuar?! Është publikuar një video ku ushtarë grekë gjatë stërvitjes, si ata fëmijët që këndojnë mes pyllit të dendur për të fshehur frikën, thonë fjalë kërcënuese kundër shqiptarëve dhe turqve.

    Nuk është vetëm rasti i videos që na indinjon, do shtojë shumëkush. Po! Vërtetë! Kujtesa jonë mund të aktivizojë edhe raste të tjera më të rënda: fëmijë shqiptarë që poshtërohen para shokëve të shkollave në Greqi, thjesht sepse janë të shkëlqyeshëm në mësime dhe ligji atje kërkon të çosh lart në shtizë flamurin në një ditë të shënuar; kemi gazetarë sportivë të rrahur me zinxhirë në stadiumin e Kretës, kur po ndiqnin një ndeshje futbolli të Kombëtares së Shqipërisë; ka tifozë shqiptarë të therur, thjesht, pse janë pikasur si "alvanosë" nga ultrasit e krahut tjetër; ka qindra-mijëra djem e vajza të humbur pa gjurmë në territoret e shtetit grek, në zona kufitare me Greqinë; ka plot shembuj të zymtë që do t'ia vlenin të bëheshin objekt kronikash e ballafaqimesh e hetimesh ndërshtetërore.

    Shfaqet e urrejtjes dhe të disponimit irracional antishqiptar të grekëve, janë të shumta e të shpeshta, madje periodike. E, megjithatë, të djegësh një flamur shtetëror është e pandershme, është e ulët, është demaskuese për atë që nxjerr çakmakun nga xhepi, është demaskuese për atë që e gris cilindo flamur, është demaskuese për atë që ekspozohet para kamerave me kësi aktesh, është demaskuese edhe për ata që mund të provojnë ndjenja lehtësimi a krenarie të vetëkënaqur e të shëruar kur shohin se gjasme bëhet drejtësi e patriotizëm, kur griset e digjet flamuri i një shteti tjetër. Jo! Ke cenuar dinjitetin tënd, ke shkelur nderin dhe simbolet e vendit tënd, ke mohuar vlerat e popullit të cilit i përket, kur gris flamurin e një populli tjetër. Në këtë rast, duke grisur e djegur një beze që simbolizon Greqinë, dashur pa dashur, ke fyer historinë e popullit shqiptar, traditën tonë, që nuk e ka për zanat urrejtjen e tjetrit, shkatërrimin e tjetrit, asgjësimin e tjetrit.

    E përfytyroj tani se si mund të më vërsulen e të më akuzojnë të tillë atdhetarë, të tillë djem sokola që të marrin gjak në vetull, duke grisur një beze, pse ajo është simbol i një populli tjetër. E, pikërisht se është simbol, secili flamur është i paprekshëm. Për t'u çliruar nga pikëpyetjet dhe akuzat e pritshme, sqaroj se jam prej dhjetëra brezash shqiptar dhe vetëm shqiptar. Pohoj gjithashtu se në zonën kufitare ku banoj dhe në Greqi, ku kam shkuar shpeshherë, kam parë me dëshpërim megalomaninë dhe sjelljet e ulëta diferencuese të mjaft njerëzve joshqiptarë, që s'përfaqësojnë asnjë vlerë individuale a grupore, por sillen ashtu, thjesht, sepse s'kanë asnjë dimension tjetër vetjak a grupor për t'u projektuar e për të rënë në sy as në vendin e tyre, as në bashkësinë heterogjene ku jetojnë, në Jug të vendit tonë. E, për t'i nxjerrë krye arsyetimit, theksoj se për dinjitetin tonë të fyer, për simbolet tona të shkelura, për të drejtat tona të nëpërkëmbura, për deklasifikimin tonë si qytetarë të barabartë e të respektueshëm, brenda e jashtë Shqipërisë, duhet të përgjigjen të zgjedhurit tanë.

    Të zgjedhurit tanë! Atyre ju takojnë meritat dhe qortimet, përgjegjësitë dhe përgëzimet përkatëse, atyre, askujt tjetër jashtë nesh. Përgjegjës e shkaktarë të nënrenditjes sonë në raport me të tjerët, brenda e jashtë Shqipërisë, janë qeveritarët tanë. Jo vetëm këta që qeverisin pas zgjedhjeve të 3 korrikut, por e gjithë klasa që na ka drejtuar në 20 vitet e fundit. Nëse na ka zënë pashmangshmërisht dalldia e djegieve dhe e protestave, për fyerjet e dhunimet, për shkak se jemi shqiptarë, unë do të propozoja flamujt e partive kryesore shqiptare, në vend të ç'do flamuri a simboli tjetër kombëtar.

    Partitë tona janë përgjegjëse që kemi humbur një të tretën e popullsisë vitale, duke ikur nga sytë këmbët në toka të huaja, në secilin skaj të botës. Partitë tona janë përgjegjëse, që mbeturinat ushqimore e industriale të secilit vend të rajonit, ne i blejmë më shtrenjtë se ç'blejnë ata mallrat më të zgjedhura. Në duart e kujt është ekonomia, bizneset e fuqishme, ku shkojnë të ardhurat që krijohen nga pronat shtetërore ende të paprivatizuara?! Kapitalet tona, të ardhurat tona, miliardat që janë derdhur për ta bërë këtë vend, ku janë?! Ku kanë shkuar?! Për shkak të kujt?! Nëse nuk janë aty ku duhet të ishin, nëse prej tyre shtetasit e këtij vendi varfërohen, në vend që të përfitojnë, bien në depresione vetëvrasëse, në vend që të gëzojnë sadopak jetën, atëherë të gjithë fajin për këtë gjendje e kanë flamujt e partive që qeverisin këtë vend. Askush tjetër!

    Partitë kryesore shqiptare kanë bërë bashkërisht ligje të tilla, që rreth tyre të kultivojnë artificialisht parti më të vogla. Fryt i kësaj bujarie burokratike, në dukje absurde, është dhe pesha artificiale dhe rolet që marrin përsipër partitë dhe individët e deklaruar si mbrojtës të të drejtave të pakicave te ne. U takon të jenë dhe të ushtrojnë programet dhe veprimtaritë e tyre, të marrin përsipër iniciativa e përgjegjësi, vende e poste drejtuese, por aq sa ju takon me votat e tyre, aq pushtet sa mund të marrin realisht nga konvertimi i votës që marrin drejtpërsëdrejti nga simpatizantët e tyre dhe mbështetësit e tyre në të gjithë vendin. Ka ndodhur ndryshe, me votat e dhuruara nga partitë e mëdha shqiptare, përfaqësuesit e pakicave dhe të minoriteteve i kemi parë të jenë faktor, se cili nga krahët e politikës shqiptare do të sigurojë shumicë parlamentare, pra, se cili kabinet-hije do të qeverisë.

    Kuptohet, ata bashkojnë kartonët e tyre jeshilë me njërën nga partitë e mëdha, duke vënë disa kushte e duke bërë disa marrëveshje, shpesh jopublike, jotransparente. Çdo katër vjet, përfaqësuesit e pakicave marrin nga dy ministri të ndryshme, duke i mbushur ato me kuadro të standardeve të tyre, domosdo, kuadro të paprekshëm nga kabineti pasardhës i qeverisë së re pasi, si formacion politik, ata janë në koalicion me secilin fitimtar. E, natyrisht, për teprimet dhe shtrembërimet e votës dhe të pushtetit që ajo sjell, besoj se e kanë fajin më tepër ata që bëjnë dhurata përrallore e garantojnë privilegje të ekzagjeruara, sesa ata që dinë të përfitojnë nga ky altruizëm tipik shqiptar.

    Në të njëjtën rrjedhë pakënaqësie, do shtoja se mund të jetë e qëllimshme lënia nga qeveritë shqiptare, pa asnjë transmetues e përforcues televiziv e gjithë vijës bregdetare jugore, mund të jetë e qëllimshme lënia pa investime, lënia pa rrugë të mira, pa shërbime sociale kualitative zonat jugore të Shqipërisë, po aq sa janë realizuar faktikisht në pjesët e tjera të vendit.

    I indinjuar nga ato që shoh e dëgjoj në këtë cep të braktisur të Shqipërisë ku jetoj, mund të pozicionohesha edhe ndryshe, si atdhetar i flaktë; natyrisht, jo duke sharë e grisur beze e simbole, por duke zbuluar fakte e raste të tjera që do t'ua shtonin zemërimin njerëzor dhe motivimin për "punë" atyre që lënë nam atdhetar, duke djegur flamuj të Greqisë. Jo, nuk më duket e drejtë ta kërkoj të keqen jashtë nesh, jashtë përfaqësimeve tona shtetërore, diplomatike, politike, intelektuale dhe akademike. Në mos shembujt dhe kundër-shembujt historikë e aktualë, në mos përvoja ekzistenciale dhe edukata qytetare e secilit prej nesh, të paktën respekti dhe dashuria që kemi ne shqiptarët për flamurin tonë, duhet të na ndihmojë të kuptojmë edhe më mirë shenjtërinë dhe paprekshmërinë e çdo flamuri e simboli tjetër shtetëror.

  2. #172
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Akoma duke u munduar te arrij te kuptoj se perse keta njerez nuk zgjedhin vende te tjera ne Europe dhe gjetke ne bote.
    Itali
    Gjermani
    Zvicer
    Turqi
    Amerike
    Kanada
    Belgjike
    Angli

    jane vetem disa nga vendet qe jo se do gjehej parajsa, por mendoj nje fare qetesie relative disahere me e madhe se skllaveria ne shoqerine feudale "greke". Megjithate ka nje shpjegim. Ne kohen e Enverit, marredheniet ndermjet dy popujve ishin disi me me rrespekt, sepse ata na e kishin ne friken ne pergjithesi, ndersa Enveri atyre sepse mund ti rrezohej pushteti. Gjithsesi shqiptaret e jugut gezonin nje fare rrespekti te vecante ne ato kohera. Mbas shembjes se komunizmit, Shqiptaret me po ate hov shkuan direkt ne Greqi, duke kujtuar se do i gjente nje trajtim disi normal, por ja qe nuk ndodhi ashtu.
    Deri diku une jam dakord me ty por e verteta qendron se Enveri asnjehere nuk i ka patur frike Greket. Une po te sjell nje histori te ndodhur ne vitet 79 ne provokimin qe Greqia i beri Shqiperise ne tentativat e tyre te here pas hershme per te mare vorioepirin, edhe si rrjedhoje mardhenjet ndermjet dy vendeve u acaruan shume. Dhe Enveri pas nje mbledhje qe beri me byrone politike dhe Shtabin e Pergjithshen i dergoi haber Athines zyrtare:
    Hiqi trupat nga kufiri se ne te kundert, kafene e mengjesit do ta pij ne Janine edhe Dreken ma pregatisni ne Athine!
    Politikanet Greke pasi u konsultuan me gjeneralet perfundimisht u binden se ne qofte se Enverit do tia jepte mendja te sulmonte me te vertete duke mare parasysh edhe relatat e mira qe Shqiperia kishte me Turqine ata kapitullonin per 24 ore
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,031

    Betejë virtuale për videon greke

    Shqiptarët dhe turqit "sulm" në internet kundër grekëve. Në Tiranë debatohet për bojkotin ndaj kompanive greke

    Alban Gjoni

    Video që paraqiste ushtarë grekë duke rritur moralin me gjuhë urrejtjeje dhe dhune kundrejt shqiptarëve, është e vërtetë. Gazeta greke Ta Nea, e cila e publikoi e para lajmin për videon, njoftoi dje se burime zyrtare i kanë dhënë rezultatet paraprake të hetimit. Hetimet ushtarake kanë identifikuar njerëzit që këndonin, oficerin drejtues dhe kohën në të cilën është zhvilluar ngjarja.

    Gjatë ditëve të shkuara, zyrtarë të ndryshëm grekë filluan të hidhnin dyshime mbi vërtetësinë e videos, ndërsa deri tani, qeveria greke nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen dhe as të kërkojë falje.

    Në Shqipëri po diskutohet për mënyrat e protestës ndaj videos greke që paraqiste ushtarë në stërvitje duke kënduar: “Ne do të bëjmë lidhëse këpucësh me zorrët e shqiptarëve”. Dje nuk pati protesta, por qe radha e shoqatës OMONIA që kërkoi ndërprerjen e “fyerjes së identitetit të tyre kombëtar”.

    Në forume në internet, njerëz të thjeshtë, politikanë dhe profesionistë po debatonë mbi thirrjen për bojkotimin e mallrave greke në shenjë proteste. Një pjesë të këtyre debateve ABC po i publikon duke kërkuar ndjesë për gjuhën e përdorur që shkon përtej normave të etikës.

    Një blog u hap tre ditë më parë në antireklama.blogspot.com ku bëhej thirrje për bojkotin e të gjitha mallrave greke, përfshirë edhe mallrat e prodhuara në vende të tjera dhe të marketizuara në Shqipëri nga kompani greke. Nga karburantet te ushqimet, nga bankat te kozmetika. Materiali thotë se Shqipëria importon 406 milionë euro në vit nga Greqia dhe biznesi grek bën një biznes të përgjithshëm prej 1.5 miliardë eurosh në vit në Shqipëri, një shifër e konsiderueshme kjo.

    Një betejë akoma më e egër po zhvillohet në YouTube.com, ku vizitorë turq dhe grekë po shajnë njëri-tjetrin dhe po tregojnë “muskujt” e ushtrive përkatëse, si dhe video diskriminuese për ushtrinë greke.

    Pas debatit të ditës së hënë dhe të martë, politika në Shqipëri ndërpreu prononcimet mbi këtë temë duke pëlqyer më së shumti ta harrojë problemin sa më parë.

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,031

    Dosja e zezë e Greqisë, 1912-2007

    Nga kërkesat për territor në kohën e Kongresit të Berlinit e deri tek videoja e ushtarëve

    nga: Dorina topollaj,Qamil xhani

    Shekulli i 14-të. Ja ç'shkruan Faik Konica në vitin 1940 për "bëmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Siç thotë Dukasi, (një historian grek) një nga lojrat e tyre të parapëlqyera ishte t'u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t'i linte të vdisnin në agoni"

    Shekulli i 21-të. Mars 2007. Një video linçohet në media, ku ushtarët grekë këndojnë duke marrshuar një këngë me këto fjalë: "I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh". Për fat të keq, edhe pse 7 shekuj më pas, incidenti më i fundit në lidhje me Greqinë, duket si realizim virtual i masakrave të Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndërgjegjjet e kombeve vazhdojnë të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy popujve.

    Një "peng" që e ka zanafillën që kur pronarët shqiptarë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, punësonin argatë grekë pasi burrat shqiptarë shkonin e luftonin në çdo cep të botës për Perandorinë Osmane. Vendosja e tyre në Epir, që në fakt sipas Konicës, s'do të thotë gjë tjetër veçse "Kontinent" e që nuk tregon kombësinë e banorëve që jetojnë në të, u bë flamuri i pretendimeve të fqinjëve për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Një konflikt që ka sjellë shumë e shumë incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetëm 100 prej tyre, që nga viti 1912 e deri tek videoja greke që u shfaq vetëm pak ditë më parë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes së marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Dy popujt më të lashtë në Ballkan, i kanë ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në momente shumë të vështira. Mes luftëtarëve që i sollën pavarësinë Greqisë, renditen edhe shumë emra shqiptarësh. Ndërkohë përkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit e Sigurisë" në vitin 1996.

    Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

    Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.

    Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912

    Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.

    Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913
    Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.

    Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913

    Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

    “Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

    Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

    “Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

    Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.

    “Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

    Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.

    Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

    Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

    Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914
    Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

    “Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

    Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.

    Incidentet fetare, 1919
    Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.

    Konferenca e Paqes, Paris 1919
    Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. “Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim”.

    Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921

    Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.

    Përplasja e shifrave, 1921
    Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë.

    Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923
    Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.

    Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

    Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.

    Fan Noli për Çamërinë 22 gusht 1924
    Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi.

    Incidenti mbretëror, prill 1939
    Greqia ishte i vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u sillte vdekja e një princi në tokën e tyre.

    Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940
    Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

    Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940
    Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë “kryetar i një bande plaçkitëse”

    Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

    Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.

    Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940

    Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit.

    Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940

    Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen.

    Shifrat e terrorit çam, 1940

    Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.

    Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944
    Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.

    Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944

    Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit.

    Incidentet në Konispol, 1944
    Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile.

    Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij udhëheqësi komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit.

    Greqia kërkon kufijtë, Paris 1946
    Përveç incidenteve, Greqia në përfundim të Luftës së Dytë Botërore u përpoq ta shtronte çështjen e Vorio Epirit dhe në qarqet diplomatike. Duke shpresuar në ndihmën e SHBA-së e anglezëve, diplomatët grekë u përpoqën ta ngrinin dhe shtronin për diskutim këtë çështje. Ndërkohë që ndërkombëtarët nuk kishin kohë të merreshin me ndarje te reja në Ballkan, duke u përqendruar më shumë në zgjerimin që po bënin shtetet komuniste në Evropë. Ndërkohë Greqia u kërkoi ndërkombëtarëve marrjen e masave për ndërhyrjet, që sipas saj, po bënte Shqipëria në punët e brendshme të Athinës.

    Greqia kundër pranimit të
    Shqipërisë në OKB, 12 shkurt 1946

    Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kërkoi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara anëtarësimin si anëtare me të drejta të plota. Përveç mbështetjes që qeveria jonë kishte nga shtetet komuniste dhe linjës jo të qartë në diplomaci, edhe faktori grek luajti kartën kundër hyrjes së Shqipërisë. Në 12 shkurt ministri i Jashtëm grek dërgon një letër në OKB, ku argumentonte se çështja e Shqipërisë nuk duhet të diskutohet, pasi Greqia është ende në gjendje lufte me të dhe Shqipëria nuk ka plotësuar të drejtat e minoritetit.

    Sulmi në Radat, gusht 1946
    Në 1946-n nisin dhe planet ushtarake të Greqisë për pushtimin e Vorio Epirit. Një nga sulmet më të rënda gjatë këtij viti ishte ai i 200 ushtarëve, të cilët kaluan kufirin shqiptar dhe hynë në fshatin Radat. Sulmi u bë me mitraloza dhe murtaja, ku ngelën të vrarë shumë civilë. Kjo ishte seria e një sërë sulmesh që forcat greke kishin planifikuar në gjithë shtrirjen e territorit greko-shqiptar. Në ato kohë ushtria shqiptare nuk ishte organizuar në nivelet e duhura.

    Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946
    Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht.

    Propaganda e zyrtarëve grekë, 20 shkurt 1948

    Veç sulmeve sporadike qarqet greke u përpoqën që të përgatisnin edhe opinionin e lëkundur për çështjen e Vorio Epirit. Një zyrtar grek deklaronte në 1948-n, në radion e Athinës se, “Tani duhet të mbarojmë punë me Shqipërinë. Greqia tani duhet të luftojë me të gjitha mjetet, gjer në frymën e fundit. Sinjali u dha tani në Epir, ku ushtarët tanë janë duke luftuar me parullat, Morava, Korça, Delvina, Saranda, Gjirokastra të “Vorio-Epirit” ende të paçliruara. Duhet të mbarojmë hesapet me Shqipërinë”.

    Propaganda për pushtimin
    e Shqipërisë, 1949
    Lufta civile në Greqi solli jo pak probleme dhe për Shqipërinë. Qeveria greke akuzonte shtetin shqiptar se po ndihmonte partizanët kundër ushtrisë demokratike greke. Gjatë kësaj kohe janë hedhur parulla, libra e broshura të ndryshme që bënin thirrje kundër qeverisë shqiptare. Robërit grekë pranojnë se komandantët bënin propagandë anti-shqiptare, duke përmendur Vorio Epirin dhe krijonin mes radhëve të ushtarëve psikozën e një sulmi të shpejtë kundër territorit shqiptar. Ushtria shqiptare shtoi forcat e saj në kufirin greko-shqiptar.

    Robërit grekë në Shqipëri, 1949

    Një skuadër e ushtrisë greke hyri në territorin shqiptar. Forcat shqiptare pas një shkëmbimi zjarri arritën të kapin rob disa ushtarë dhe oficerin grek Skuros Dhimitris, i cili kishte hyrë 300 metra në territorin tonë. Oficeri grek dha informacionin për planet e Greqisë. Ai tregoi se kishte marrë urdhra për të goditur me armë kundër rojeve shqiptare. Ai pranoi se ushtria greke duhet të jetë gati për të hyrë në tokat shqiptare për të shfarosur komunistët dhe më pas të merrej Vorio Epiri.

    7 orë luftë në Vidohovë-Devoll,
    2 gusht 1949

    Artileria greke qëllon me armën në tokat shqiptare dhe predhat bien 300-500 metra në tokën tonë. Forcat greke nisin dhe një sulm ajror duke angazhuar 3 batalione. Në postën shqiptare ishte vetëm një skuadër e armatosur me automatikë dhe mitraloza. Forcat greke vranë ushtarët Tafil Ferhati, Memo Nexhipi, Ferid Bregasi, Shyqyri Avdia, Ibrahim Fetahu, Hasan Ramadani dhe u plagosën 6 të tjerë. Vetëm pasditen e 2 gushtit ushtria shqiptare arriti të zmbrapsë atë greke, e cila kish hyrë në territorin tonë. Nga ana e grekëve u vranë 100 ushtarë dhe u kapën rob 3.

    Kërcënimi i gjeneralit grek, Aleksandër Papagos, 3 gusht
    1949

    Qëllimet greke për Vorio Epirin nuk ishin vetëm fantazi e qarqeve të veçanta, por edhe e zyrtarëve të lartë të cilët jepnin vazhdimisht deklarata anti-shqiptare. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Papagos, deklaroi në Athinë se pas shkatërrimit të Andarteve, ”Pastaj do t’i biem Shqipërisë”. Kjo ishte dhe deklarata më e rëndë e lëshuar nga një gjeneral lufte, së cilës qeveria shqiptare iu përgjigj me një notë proteste.

    Incidenti i Leskovikut, 4 gusht 1949

    Pas Vidohovës, ushtria greke i shtriu sulmet në pjesët e tjera të kufirit. Sulme sporadike u regjistruan në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Grekët të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i zmbrapsën grekët. Në këtë kohë ushtria greke filloi përdorimin e predhave të kalibër të lartë, të cilat lëshoheshin nga pikë larg kufirit, si dhe përdori avionët gjuajtës.

    Bombardimi i Menkulasit, 5 gusht 1949

    Vetëm gjatë dy ditëve, në gushtin e 1949-s ushtria greke ka hedhur më shumë sesa 1500 predha artilerie. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare thuhej se një pjesë e mirë e këtij municioni ka rënë në fshatin Menkulas (Devoll). I ndodhur në këto kushte, shteti shqiptar mori vendimin për mobilizimin e ushtrisë në gjithë kufirin jugor. Masat e marra për këtë mbrojtje në një urdhër të lëshuar nga Enver Hoxha “Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste në tokën Shqiptare”.

    Beteja e Vidohovës, 7 gusht 1949

    Vidohova u shndërrua në një arenë të përplasjes shqiptaro-greke. Në piramidën I-55 trupat ushtarake greke kishin mundur të mblidheshin në territorin shqiptar dhe zhvilluan një betejë të ashpër me ato shqiptare, të përbëra nga një togë dhe një nënrepart i ushtrisë popullore. Ishte një betejë frontale ku forcat greke kishin zënë pikat kyçe. Brenda një dite forcat shqiptare arritën të merrnin pikat e zëna në kufirin shqiptar, po nuk mundën t’i mbanin dot deri në mbrëmje. Vetëm një ditë më vonë forcat shqiptare arritën të largonin togën greke.

    Rrëzimi i avionit grek, gusht 1949
    Përveç forcave tokësore, ushtria greke përdori dhe aviacionin. Një aeroplan ngrihej nga Korfuzi, duke depërtuar në zonën shqiptare për të bërë zbulim. Me gjithë mungesën e armëve kundërajrore, ushtria shqiptare arriti që me anë të një trekëndëshi me armë të lehta të vendosura në Çukë, Manastir, Ksamil ta detyronte të largohej atë. Në njoftimin Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe raportohet se aeroplani u rrëzua në fushën e Finiqit dhe piloti u kap rob.

    Sulmi grek i 12 gushtit 1949
    Përreth gjashtë orë në mëngjesin e 12 gushtit forcat greke dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një luftë të vërtetë në zonën e Gurit-Bilisht. Një brigadë e mbështetur nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire” sulmojnë tokën shqiptare në drejtim të Bilishtit, ku arrijnë të zmbrapsin rojën kufitare. Luftimet u zhvilluan në afërsi të postës kufitare, ku repartet e ushtrisë shqiptare i thyen forcat greke me gjithë armët moderne që kishin. Ushtria greke kishte në përdorim 36 gryka zjarri të artilerisë, madje u përdorën dhe predha me napalm që digjnin çdo gjë përreth.

    Vrasja e komisarit Nasi Remaçka, 13 gusht 1949

    Mëngjesin e 13 gushtit forcat greke prej dy brigadash, të mbështetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit. Qëllimi ishte që të përqendroheshin në Malin e Palikut nga ku mund të sulmonin Bilishtin. Në këtë betejë u vra komisari i batalionit të kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli. Ndërkohë robërit grekë deklaronin se në betejën e një dite më parë kishin tërhequr 50 ushtarë grek të vrarë, ndërkohë që atë ditë u vranë 26 ushtarë grekë.

    Vrasjet e civilëve, 14 gusht 1949

    Mëngjesin e 14 gushtit forcat greke nisin një tjetër ofensivë. Brigada e 41-të, e mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh “Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë. Në këtë ditë grekët hodhën më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën shqiptare në katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë mbetën 5 civilë të vrarë dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme.

    Bilanci i një lufte të pashpallur, gusht 1949
    Në bazë të komunikatave të Ministrisë Mbrojtjes në vitet 1950, nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë mbetën vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë. Por duke llogaritur dhe dëmet që u shkaktuan në civilë të paarmatosur, kjo shifër duhet të ketë qenë më e lartë. Ndërkohë që në komunikatë thuhet se në bazë të dëshmive të mbledhura nga robërit e luftës, forcat tona i kanë shkaktuar ushtrisë greke mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën robër.

    Tanket greke në kufirin shqiptar, 1949
    Arsyetimi grek ishte se në tokat shqiptare fshiheshin partizanët që sulmonin qeverinë greke. Në “incidentet” në kufi u vunë në përdorim të gjitha armët. Në sulmin e 25 gushtit forcat greke sulmuan me avion artileri dhe 3 tanke. Sipas komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ky ka qenë një nga sulmet më të mirë organizuar nga ushtria greke, por që u arrit të ndalej nga pala jonë dhe ushtria greke u zmbraps në tokën e saj.

    Shërbimet sekrete greke, gjyqi i Bozhigradit, 1950
    Përveç incidenteve, shërbimet greke filluan dhe infiltrimin e agjentëve sekretë në territoret shqiptare. Në fshatin Bozhigrad, sot Miras, Korçë u zhvillua gjyqi kundër disa të të ashtuquajturve agjentë, megjithëse ky gjyq u shndërrua në një “shou” popullor, ku askush nuk mund të vërtetonte implikimin e banorëve. U cilësuan si agjentë grekë Qazim Sina, Qani Seskollari dhe Myslim Biskallari, sepse kishin hyrë në tokën tonë dhe zhvilluan aktivitet spiunazhi. Madje ata u akuzuan dhe për një plan për të vrarë kolonelin Petrit Dume.

    Krijimi i organizatës antishqiptare “MAVI”
    Në linjën e spiunazhit, gjenerali grek, Vasil Mellaj, rekruton një sërë minoritarësh shqiptarë dhe krijon organizatën anti-shqiptare “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit). Sipas ish-oficerit të Sigurimit Bekim Budo, minoritarët Spiridhon Vllahoni, Pandelejmon Kotokoni, Vasil Shahini dhe Jani Diamanti ishin themeluesit e organizatës. Qëllimi ishte riaktivizimi i shërbimeve greke për çështjen e Vorio Epirit në kushtet e një Shqipërie ku sundonte regjimi komunist.

    Rrëmbimi i postës në Pogon, 18 shkurt 1950
    Provokacionet dhe sulmet sporadike vazhduan edhe gjatë vitit 1950. Në 18 shkurt një grup ushtarësh grekë në zonën e postës së Sopikut u futën 600 metra në tokën shqiptare dhe i bënë pritë njësitit të shërbimit të postës që shkonte në pikën e vrojtimit. Në këtë incident mbeti i vrarë ushtari Bendo Buzo, ndërsa një ushtar tjetër u zu rob nga grekët. Pas ardhjes së përforcimeve nga repartet shqiptare njësiti grek u largua.

    Incidenti në malin e Gramozit, 24 maj 1950
    Provokacioni i 24 majit ishte një nga më agresivët e atyre viteve. Një batalion grek i përforcuar me artileri kërkoi të merrte majën e Çukapecit nga ku mund të kontrollonte territorin e Ersekës. Reparti shqiptar dispononte vetëm 50 forca me armatim të lehtë. Ushtarët grekë u futën deri në 150 metra në territorin tonë. Pas një luftimi disa orësh forcat greke u tërhoqën duke lënë 6 të vrarë dhe 7 të plagosur, ndërkohë që pati humbje dhe në bazën materiale.

    Memorandumi i Ministrisë
    së Jashtme greke, 7 gusht 1952
    Në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit gjendet një dokument i qeverisë greke, ku parashtrohet ndarja e Shqipërisë. Dokumenti është hartuar në vitin 1952 nga Ministria e Jashtme greke. Plani ishte që, Greqia të merrte “ok” për të rrëzuar regjimin komunist dhe më tej synohej ndarja e Shqipërisë. Pjesa e jugut deri në Shkumbin, sipas “Megali Idesë” (e hedhur nga ministri grek Venizellos që në vitin 1919), i takonte Greqisë, ndërsa veriu Jugosllavisë. Varianti tjetër ishte një protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë.

    Përplasja Tiranë-Athinë për Ligjin e Luftës, 1955
    Shteti shqiptar me anë të kanaleve të ndryshme diplomatike kërkon nga qeveria greke shfuqizimin e Ligjit të Luftës. Kërkesa u bë dhe publikisht në gazetën ”Zëri i Popullit” të atij vitit. Ndërkohë nga qeveria e Athinës përgjigjja ishte se për këtë gjë duhet të vendoste Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke. Një përgjigje që fare mirë mund të merrej si një provokim i hapur. Në këtë kohë masat në kufirin greko-shqiptar u shtuan më shumë sesa zakonisht.

    Agjenti “Papastrati”, 1971
    Në vitet 1971, në duart e Shërbimeve Sekrete Shqiptare do të binte një agjent grek që kishte luajtur rolin kryesor në çështjen e Vorio Epirit. Sipas dëshmive të njerëzve të Shërbimit Shqiptar, agjenti me emrin “Papastrati”, i cili ishte një shqiptar me orgjinë greke, ka zbuluar një pjesë të planeve sesi vepronte organizata greke antishqiptare për “Çlirimin” e Vorio Epirit.

    Fondi i Ministrisë së Jashtme
    greke për shqiptarët, Athinë 1980

    Thirrjet anti-shqiptare nuk kanë qenë sporadike. Shpeshherë mediat greke e kanë demonizuar faktorin shqiptar për çështjen e Epirit. Sekreti i zbulohet vite më parë nga kryeministri grek Kostandin Miçotaqis. Sipas tij, në Ministrinë Jashtme të Greqisë ekziston një fond special që u shpërndahet mediave për të ndryshuar raportimin e lajmeve mbi realitetin shqiptar. Ky fond veç parave shpërndante dhe lajme për mediat në lidhje me synimet e Shqipërisë së Madhe.

    Parlamenti grek lë në
    fuqi Ligjin e Luftës, 1987

    Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por kjo nismë që mund të kish shkrirë akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti helen. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të pasi ai është dekretuar nga mbreti dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i mbretit.

    Ramiz Alia, 1991

    Një intervistë e Presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, u bë shkak i një serie deklaratash dhe notash protestash mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup gazetarësh grekë pyetën Presidentin shqiptar në lidhje me çështjen e pakicave kombëtare, kryesisht për ato greke në jug të vendit. Alia u kujtoi gazetarëve se ka dhe pakica shqiptare në Janinë dhe Çamëri, të drejta e të cilave nuk janë zbatuar dhe nga një shtet demokratik si Greqia. Ministria e Jashtme greke e cilësoi këtë si një provokacion.

    Incidenti me priftin grek,
    Tiranë, 28 qershor 1993
    Në vitet pas diktaturës ky mbahet mend dhe si fillimi i incidenteve të rënda me Greqinë. Prifti grek Kristostomu Maidonis u shpall persona “non grata” dhe u dëbua nga Shqipëria. Sipas autoriteteve shqiptare, shkak ishte propaganda antikombëtare që bëri ky prift në Gjirokastër, duke shpërndarë në kishat ortodokse shqiptare harta të Vorio-Epirit, ku Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Athina reagoi ashpër duke akuzuar direkt Presidentin Berisha për këtë incident.

    Plani i Miçotaqisit,
    Athinë, 14 korrik 1993

    Kryeministri grek, Kostandin Miçotaqis, paraqet një plan për jugun e Shqipërisë të përbërë nga 6 pika. Plani ishte hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas Gejxh. Në dokument kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë me banim në Shqipëri, të pranonte rikthimin pa kushte të priftit, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe jo vetëm në zonën minoritare, të regjistronte popullsinë si Epiri, të merrte të njëjtin status që do të merrte Kosova.

    Projektkushtetuta, Tiranë 1994
    Një nen i Projektkushtetutës së propozuar në vitin 1994 u bë shkak që marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës të ftoheshin më tepër. Projektkushtetuta përjashtonte mundësinë e zgjedhjes në krye të kishës shqiptare të një peshkopi, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo gjë nuk u pëlqye nga kisha greke që kishte emëruar në Shqipëri kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nënshtetësinë shqiptare. Kjo bëri që Tirana të merrte shumë kritika nga fqinjët.

    Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

    Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

    Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994

    Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të një note proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë akuza dhe ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë herë ishte më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35 milionë eku që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky ishte një rast tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente të tjerë.

    Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

    Vizita e parë e Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për çështjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi Berishës një medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante një fjalim, ku të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në shenje proteste për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për Shqipërinë.

    Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

    Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit Berisha dhe një prej ideatorëve të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua në SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas fjalës së Berishës, Gejxh hodhi poshtë të gjitha arritjet demokratike që përmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi të përmendë dhe respektimin e të drejtave të minoritetit. Por Presidenti ngrihet sërish dhe flet për numrin e studentëve minoritarë dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.

    Arrestimi i të pestëve, shtator 1994

    Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.

    Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994

    Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë shqiptare për lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë Këshilli i Evropës vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur përkeqësimin e situatës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën greke në Athinë, shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime me palën shqiptare për këtë çështje.

    Operacionet fshesa, 1995
    Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.

    Vrasja e tre ushtarëve grekë, 1995
    Një post kufitare grek ndalon në maj të vitit ‘95 një grup shqiptarësh që kalonin kufirin, mes tyre dhe një çift nga qyteti i Shkodrës. Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve të shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë më pas policia arrestoi rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit të Kakavijës.

    Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

    Kongresi i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së Vorio Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm të shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së të ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.

    Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995

    Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.

    Deklarata e zyrtarit grek, gazeta
    “To Paron”, Athinë, 27 shtator 1995

    Një nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një zyrtar të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të sigurt”.

    Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997
    Kur ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.

    Zgjedhjet parlamentare 1996
    Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht për këtë çështje në forumin ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”, faktorin grek. Ai përmendi emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si destabilizues të rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sërish Berishës çështjen e 5 të burgosurve minoritarë.

    Trakte antishqiptare në Jug, 1997
    Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me organizata të tilla dhe shërbimet inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.

    Zv.ministri grek në Shqipëri, 17 mars 1997

    Në protokollin e çdo shteti, një anëtar kabineti duhet të lajmërojë ardhjen e tij në një shtet tjetër zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri, ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në Gjirokastër. Qeveria greke nuk dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje, ndërkohë vetë zëvendësministri humbi jetën në një incident ajror pak muaj më pas.

    Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars 1997
    Sipas gazetës greke, "Stohos", “oficerë vorioepirotë” drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”.

    Flamuri i Vorio Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997
    Gazetarët grekë jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”.

    Organizata greke, “Të mbrojmë trojet tona”, mars 1997

    Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit bënë thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në "vatrat" e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”.

    Faktori grek, “Corriere della Sera”
    Romë, 12 mars 1997

    Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në 1997-n kishte lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij personi në Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Çlirimin e Vorio Epirit.

    Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997

    Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.

    Tentativë rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997

    Pas ngjarjeve të marsit 1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e shërbimit për të ndaluar kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin nga Shqipëria. Por pati dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan të pafajshëm. Kështu, më 25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në territorin shqiptar dhe tentuan të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare të Gurit në Tresenik. Vetëm ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë rrëmbimin, ndërkohë që në një përplasje me banorët e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

    Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999

    Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8 personave në autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj indiferencës së shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për emigrantët. Plisi kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte dhënë para për punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare në dalje të Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek në autobus.

    Pengmarrja e Aleksandër Nanas, 15 korrik 1999
    Aleksandër Nana ishte shqiptari i dytë që kreu pengmarrje në shenjë proteste ndaj shtetit grek vetëm 5 javë pas tentativës së Flamur Plisit. Nana rrëmbeu një autobus në Selanik me 40 persona dhe kërkoi një shumë të majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa të drejtë dhe ai nuk mund të merrte më paratë në një bankë të Athinës. Por ndryshe nga Pisli, ai u qëllua nga një snajper grek pak pasi i kishin dorëzuar paratë.

    Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999
    Në shenjë proteste ndaj pengmarrjeve të përsëritura të shqiptarëve vendos të reagojë dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38 pasagjerët. Pas disa orë bisedimesh, ai vendos të lëshojë pjesën më të madhe të pengjeve dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një emigrant. Disa orë më vonë ai dorëzohet dhe pohon në rajonin e policisë se kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas pengmarrjes së grekëve.

    Policia greke qëllon në territorin shqiptar, 6 korrik 2001

    Një skaf i policisë greke diktoi dhe qëllon me armë një skaf shqiptar që lëvizte në ujërat territoriale shqiptare. Pas goditjeve të para përgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Më pas në minibetejën ujore është bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku për 10 minuta është zhvilluar një betejë e vërtetë. Zyrtarët grekë deklaruan se, “ishte thjesht një stërvitje nate e rojeve tona”.

    Zgjedhjet në Himarë, Tetor 2000

    Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë është dhe ai i zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2000 në Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar një rezolutë për këto shkelje kushtetuese.

    Vrasja e Gentian Çelnikut, Athinë 2002

    I riu shqiptar Gentian Çelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Çudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.

    Racizmi me fëmijët shqiptarë, 25 tetor 2003
    Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek në një ceremoni zyrtare. Sipas rregullores së arsimin grek në ceremonitë zyrtare flamurin helen duhet ta mbajë nxënësi i dalluar i shkollës. Dhe Odiseja ishte vërtet më i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bëri që në Greqi të nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre të moderuara, por në Shqipëri përveç një keqardhje nuk pati asnjë reagim nga shteti shqiptar.

    Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003

    Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

    Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003
    Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.

    Papandreu për Himarën, Athinë 2003

    Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Në vitin 2003, në Himarë do të shënoheshin jo pak incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi për incidentet në Himarë se, “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë shkaktoi jo pak reagime në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet antishqiptare.

    Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

    Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.

    Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

    36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.

    Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005
    Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.

    Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005
    Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.

    Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006

    Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.

    Shkolla greke në Himarë, 20 shkurt 2006

    Hapja e shkollës së parë greke “Omiros” në Himarë ka sjellë jo pak debate mes politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të PBDNJ-së. Përurimi i shkollës u bë nga zëvendësministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë ende lejen për ndërtimin dhe hapjen e saj. Më shumë se një incident ishte një keqkoordinim i punës së qeverisë. Pasi vetëm në muajin maj dha lejen për ndërtimin e saj, ndërkohë që hapja u bë në muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanët të akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

    “Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006

    Zhvarrimet në Kosinë shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve.
    Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në prokurori.

    Kryebashkiaku falënderon greqisht, 25 shkurt 2007

    Lojtarëve shqiptarë në Greqi, një fjalë e thënë në gjuhën amtare mund t’u kushtojë karrierën. Ndërsa në Shqipëri askush nuk ndalohet ta fshehë identitetin, madje edhe kur është një zyrtar i lartë shtetëror dhe me ligj i duhet të komunikojë në gjuhën zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano preferoi t’i falënderojë qytetarët e Himarës në gjuhën greke, edhe pse ata që e votuan ishin shqiptarë, duke shënuar në këtë mënyrë një incident.

    Viedoja greke, 4 mars 2007

    Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë nga zëvendësministri i Jashtëm grek.

    Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007
    Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka kushtuar shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar dhunë mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.

  5. #175
    Kjo video nuk lejohet te shikohet nga mosha nen 18 vjec lol


    http://www.youtube.com/watch?v=-9xFxyLFe90
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    O sa kom qesh, o sa kom qesh!
    Kush i pa The SHBLSH-at tek portokallia? E pate se me realizem e sollen figuren e ushtarit grek? Ndonjehere realiteti te duket si humor.
    E di ndonjeri adresen e sitit te ministrise se mbrojtjes greke, se dua te qesh akoma.

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    .............reflektim..........

    Shqipni tavolinash


    Artan Lame

    ZHGENJIMI

    Të nesërmen e ditës së zgjedhjeve, tek dëgjoja Grunnet-in t‘i quante zgjedhjet "zhgënjim" dhe "një shans i humbur", nuk e fsheh se m‘u duk disi e ekzagjeruar. Zgjedhjet vërtet ishin më të këqija se ato të korrikut 2005, por pa diskutim ishin edhe më të mira se ato të majit 1996 (të vetmet të organizuara nga PD-ja). Ditët kaluan, problemet u shoshitën njëri pas tjetrit dhe dalëngadalë fillova të kuptoj thelbin e zhgënjimit të Evropës. Për ta, firmosja para një viti e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit, paskësh qenë një gjë vërtet serioze. Për ta ajo firmë ishte pengu që vërtet politika shqiptare do ta merrte seriozisht udhën e integrimit. Por për ne, ajo firmë paskësh qenë thjesht një copë letër tjetër që na i vunë përpara dhe që e firmosëm si shumë të tjera në këto vite. Por për institucionet serioze të Evropës, tani pas 16 vjetësh sherresh shqiptare, pas kësaj firme nuk ka më llafe, por vetëm impenjim. Për ta çdo germë e atij dokumenti është impenjim serioz dhe detyrim i padiskutueshëm, ndërsa për qeverinë tonë që e firmosi gjithë bujë ishte vetëm një mundësi për të dalë në televizor me të mëdhenjtë e kësaj bote, pa ç‘bëhet më pas hajt mo, do ta shtyjmë siç e kemi shtyrë. Kjo është diferenca në të kuptuar, që u bë e dukshme me lëmshin e zgjedhjeve dhe që i bëri evropianët të kuptojnë se ne nuk e kemi marrë seriozisht.

    Se, e dini sa seriozisht e kanë ata këtë punë (siç i kanë ata të gjitha punët)? Lista e gjatë e vërejtjeve për zgjedhjet fillonte me çështjet madhore të konsensusit politik, të Kodit Zgjedhor, vazhdonte me dhjetëra vërejtje për mënyrën e organizimit dhe ju kujtoj se mbyllej me një vërejtje që "në dhomat e votimit pihej duhan"(!) E kuptoni sa seriozë janë? Kur deputetët tanë, duke pirë duhan votuan ligjin e ndalimit të duhanit në vende publike, as që e morën seriozisht atë ligj. Hë mo, ata të Strasburgut na thanë ta votojmë dhe ja po e votojmë, pa varja pastaj, se mos do na kontrollojë njeri pimë a s‘pimë, a ku e pimë. Por ata të Strasburgut kësaj radhe, pasi Kryeministri hodhi firmën tek ai dokumenti me emrin kollë-sjellës "asocim-stabilizim", e kanë marrë seriozisht çdo germë. Dhe kur na kujtojnë edhe punën e duhanit, lëre pastaj të na falin për gjëra më serioze si puna e turpit të djeshëm në Shijak. Prandaj, sot e kam kuptuar se pse nuk ishte e ekzagjeruar ajo fjala e trishtë "zhgënjim" dhe sesa profetik paskësh qenë Grunnet-i një ditë pas 18 shkurtit dhe 26 ditë para Shijakut.

    KUR TE VIJE DITA

    U ngrenë ca djema në Fier, dogjën flamur‘e grekut e neve na u mbush zemra, demek thamë se e muarmë hakën. Meqë këto punëra janë ngjitëse, u ngrenë edhe ca vërsnikë të tyre në Lezhë e Sarandë e bënë të njëjtën gjë. Pastaj u kthyem të flemë m‘anë tjatër, mos na prishet rehati. Ama punë. Pse kështu do ia mbërrijmë Evropës ne? Le pastaj ata të Lezhës, që e dogjnë flamurin mu bash te Monumenti i Besëlidhjes. Po mor djema, sikur Gjergji i Besëlidhjes të ish mjaftuar vetëm me të djegur të ca flamujve të Turqisë, do të ish harruar me kohë. Po kur do ta marrim vesh këtë punë? Kur të vijë dita që ne të blejmë avionë luftarakë që kushtojnë nga 20 e 30 milionë dollarë njëri, në vend të MIG-ëve tanë të lodhur. E dini se aktualisht Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka asnjë avion luftarak në gjendje gatishmërie! As pulat e laraskat nuk kanë frikë nga ne, e jo më tjetër kush.

    Kur të vijë dita që studentët e universiteteve ta kenë për nder të shkojnë të bëjnë shërbimin ushtarak dhe të mos kërkojnë sa herë bëhen zgjedhje, që për studentët të hiqet shërbimi ushtarak. Kur të vijë dita që oficeri shqiptar të jetë një burrë azgan gjithë grada e medalje, që ngjall frikë e respekt kur të shkojë udhës dhe jo si sot që i shohim sikur të jenë rrogaxhinj të dorës së dytë tek ecin më këmbë a me biçikletë, gjithë frikë mos i shtypë ndonjë "Tuareg" a "Sllon". Kur të vijë dita që politikanjët të zgjasin a përmirësojnë shërbimin ushtarak dhe jo ta shkurtojnë atë vit pas viti, sa tani mbaron pa filluar mirë. Kur të vijë dita që të blejmë tanke të reja e topa me lazer, siç po bëjnë të gjitha shtetet që shpresojnë të hyjnë në NATO. Se a e dini që sot armët në Shqipëri përmenden vetëm për të raportuar sa tanke të vjetra kemi shitur si skrap apo sa topa të prishur kemi sharruar. Kur të vijë dita që ëndrra e një politikani për t‘u bërë ministër i Mbrojtjes, të lidhet me këto aspirata dhe jo me ëndrrën për të bërë tendera për groshët e ushtarëve, orizin e zboristëve dhe rrobat e oficerëve. Kur të vijë dita që djelmoshat të shkojnë pa bërë llafe dhe gjithë vullnet të bëjnë ushtrinë dhe jo si sot që s‘lënë gur pa lojtur që t‘ia hedhin apo të paguajnë ato 3 milionë lekë që duhen për të mos e bërë. Kur të vijë dita që ushtarët me flamur në ballë të kalojnë nëpër qytet duke rrahur çizmet në bulevard dhe gjyshet me nipat t‘u hedhin lule mbi supe. I keni parë si kalojnë të trembur e të bërë pis ushtarët shqiptarë nëpër rrugë, mes muzikës së klubeve dhe kërthizave jashtë të vashave gjithë parfum. Kur të vijë dita që për buxhetin e shtetit deputenjtë të diskutojnë kush e kush për blerjen e armatimeve ultramoderne dhe jo vetëm për pajisjen e burgjeve me dixhital.

    Kur të vijë dita që pronat e ushtrisë të jenë të shenjta dhe të mos jenë thjesht plaçkë tregu deri sa t‘ju dalë pronari, apo t‘i privatizojë ministri i radhës.

    Kur të vijë dita që shqiptarët ta kenë çuar aq përpara vendin e shqipeve, sa t‘u dalë më mirë hesapi të ruajnë dhentë e tyre në livadhet e tyre, sesa të ruajnë dhentë e grekut në livadhet e grekut, siç bën vaki sot. Kur të vijë dita që ta kemi lartuar me punë vendin tonë, aq sa Hasanët e Zenelët ta kenë për nder që u thonë Hasan e Zenel dhe të mos këmbejnë emër e fe për një vizë. Kur të vijë dita që himarjotët të mos i bien hasha gjuhës së gjyshërve për 250 evró pension në muaj, që pastaj i bëjnë rrush e kumbulla në klubin e fshatit duke pritur muajin tjetër. Kur të vijë dita që të nxjerrim nga shkollat e akademitë tona shërbenjësit e fesë me gjak e besë shqiptare, e të mos presim të na vijnë priftërinjtë nga Eladha dhe hoxhët nga Arabistani. Kur të vijë dita që t‘i ndreqim kishat me paratë tona, e jo të presim të na i ndreqë greku me qeramidhe Selaniku, ndërsa ne hamë fara kungulli në trotuarin përballë. Kur të vijë dita që shqiptarët të kenë aq respekt për gjyshërit e vdekur, sa të mos u shesin edhe kokallat muhamedane për ca evró të krishtera. Kur të vijë dita që shqiptarët të lenë kokën për të ruajtur lavdinë e ushtrisë së tyre dhe jo për të plaçkitur depot e ushtrisë së tyre, siç bënë në ‘97-ën. Kur të vijë dita që ne të jemi në gjendje të ndihmojmë NATO-n në pastë nevojë dhe jo të dërgojë Evropa 14 ushtri për të na ndarë neve të mos therim e djegim njëri-tjetrin, siç bëri me Pelikanin në ‘91-in dhe me Albën më ‘97-ën.

    Kur të kemi bërë të gjitha këto, nuk do të jetë nevoja të djegim flamurin e grekut në Fier. Nuk do të kemi nevojë, se greku do mendohet mirë para se të këndojë këngë për të lidhur këpucët me zorrët tona. Por deri të vijë dhe që të vijë ajo ditë, duhet të bëjmë patjatër ato që zura n‘goje, ato që radhita më sipër, se udha për Evropë matet me punë të bëra e jo me flamurë të djegur. Kemi b... t‘i bëjmë? Hë, po i bëmë edhe greku nuk do ketë b... të na nxjerrë këngë. Po nuk i bëmë, le të shtrojmë kurrizin të durojmë dhe të mos i zgjidhim punët siç i kemi bërë gjithmonë: S‘kemi ç‘ti bëjmë gomarit, e i biem samarit.

  8. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,031

    Do derdhim gjak për Vorio Epirin"

    Dëshmia e Rolandit, studentit shqiptar në shkollën ushtarake greke: "Këngët anti-shqiptare ishin të zakonshme. Këndonin në paradë me altoparlant poema epike për Vorio Epirin. Koloneli mbante në zyrë hartën e Greqisë së Madhe. Urrenin shqiptarët edhe turqi

    Nga Bledi Miso

    Ngjarja shkurtimisht

    Në 1 mars, gazeta greke Ta Nea publikoi lajmin se në YouTube është hedhur një video që paraqet këngë urrejtjeje kundër shqiptarëve. Në videon e quajtur “marshimi 50 kilometra”, paraqitet një togë ushtarësh grekë duke kënduar: “Ne do të bëjmë lidhëse këpucësh me zorrët e shqiptarëve”.

    3 dhe 4 mars: media shqiptare publikoi skandalin duke bërë presion mbi qeverinë e Tiranës për protestë diplomatike.

    4 mars: Zëvendësministri i Mbrojtjes së Shqipërisë e konsideron videon “në papajtueshmëri me klimën e mirëkuptimit mes dy vendeve”.

    5 mars: Ministri i jashtëm Besnik Mustafaj deklaron në kuvend se nuk dëshiron të bjerë pre e provokimeve të opozitës për reagim të ashpër ndaj videos. Zyrtarë të tjerë të qeverisë së Tiranës nxitojnë të shpallin videon si një rast i izoluar dhe jo si politikë zyrtare e Athinës.

    6 mars: Ministria e Mbrojtjes se Greqisë deklaron përmes një zëdhënësi se ka hapur hetime, porse këngë të tilla të urrejtjes ndaj fqinjëve janë ndaluar gjashtë vite më parë në Ushtrinë Greke.

    7 mars: Në internet, disa shqiptarë hedhin një “listë të zezë” që përfshin emrat e bizneseve dhe mallrave greke, duke bërë thirrje për bojkot ekonomik.

    8 mars: Zyrtarë të qeverisë greke përhapin thashethemin se video është e pavërtetë, por ndërkohë, gazeta Ta Nea thotë se hetimi ka identifikuar kohën dhe togën e ushtarëve që paraqiten në video.



    Na konsiderojnë si armiq (ektron). Jemi në gjendje lufte me ta, përcjell Rolandi zërat e moshatarëve të vet grekë, kryesisht nga zonat e thella të Greqisë që urrejnë shqiptarët dhe turqit. Me të njëjtën urrejtje. Por Rolandi flet se ka dhe reagime pozitive...

    Është rreth 30 vjeç dhe e ka ndjekur historinë e videos greke, më i ditur se të tjerët. Pasi ka patur rastin ta jetojë live një rast të ngjashëm. Ka studiuar në shkollën kryesore ushtarake greke në Athinë “Shpresa të reja”, Evelpidhon. Pasi ka lënë përgjysmë shkollimin ushtarak i është kthyer përfundimisht jetës civile. Duke mos harruar episodet e 3 viteve të kaluara në Athinë, në shkollën e vendosur në lagjen Vari.

    Quhet Roland Pirgu (emër që po i vë redaksia), nuk pranon të identifikohet dhe jep një dëshmi të besueshme për atë se ç’ mentalitet është tipik për ushtrinë dhe për drejtuesit e saj në Greqi. Dëshmi e ekuilibruar, por që flet shumë. Sipas Rolandit, ka disa këngë të tjera që janë normale në gjirin e ushtrisë greke, veçanërisht në forcat speciale. Ka një këngë për Vorio Epirin, një këngë tjetër për Turqinë. Shqipërinë, një pjesë e mirë e të rinjve e konsiderojnë armike- kemi akoma ligjin e luftës në fuqi. Dhe studentët e vjetër të vitit të katërt keqtrajtojnë studentët e rinj shqiptarë. 5 herë më shumë se të tjerët e vitit të parë: detyrim për të pirë tre kana me ujë; koktejin e uthullës, me vaj, kripë, piper dhe sende të tjera.

    Rolandi i nxitur nga dëshmia e ministrit grek të mbrojtjes se në shkollat tona ushtarake ka të rinj shqiptarë që “ ne i strehojmë, i ushqejmë dhe i edukojmë”.

    Vijon dëshmia e tij.


    Si shkove në Greqi?

    Shkolla e Bashkuar nuk ishte stabilizuar akoma dhe kështu shkova me dëshirë në Athinë për të vazhduar atje. Në shkollën Shpresa të reja (Evelpidhon), na dërguan në fillim në një konvikt të ish infermierisë së lartë ushtarake për të mësuar gjuhën. Në fillim shkonim nga 3-4 vetë ndërsa tani më kanë thënë se shkojnë 4-5 vetë me bursë. Edhe në shkollën ajrore apo të marinës.

    Çfarë marrëdhëniesh vendose me të rinjtë grekë të shkollës?

    Përgjithësisht të mira. Veçanërisht me të rinjtë e qyteteve të mëdha, me të cilët nuk kishim probleme. Problemet më të mëdha i kishim me ata që vinin nga zonat fshatare, zonat e thella, veçanërisht ata që vinin nga Maqedonia e Greqisë, nga Evroja, etj.

    Cili ishte incidenti i parë me ta?

    Debati i parë nisi për origjinën e Aleksandrit të madh. Në dhomë, me njeri tjetrin, dikush nga shokët e mi, mbrojti idenë se Aleksandri ishte shqiptar pasi nënën e kishte ilire. Një djalë grek refuzoi me forcë dhe ajo që ishte më e çuditshme ishte se gjithçka ne kishim debatuar përfundoi në komandë. Na thirrën dhe filluan të na qortonin se pse duke qenë ushtarakë ne merreshim me politikë, me histori. Po bëhej problem i madh dhe mund të kishim pasoja nëse nuk do të ndërhyja unë dhe të thosha si me shaka: “ në anët tona thonë se nëna dihet, por babai jo.” Qeshën dhe historia u çdramatizua.

    Po me oficerët? Pate fërkime?

    Përgjithësisht kishim marrëdhënie korrekte. Por një ditë u përplasa dhe me ta. Më thirri komandanti i kompanisë në zyrë. Në mur kishte një hartë të Greqisë së zgjeruar. Bënte pjesë dhe Shqipëria e Jugut, ajo që ata e quajnë Vorio Epir. I thashë se çdo njeri mbante në zyrën e vet atë që donte dhe atë që i kishin mësuar. Po, mu përgjigj oficeri, jemi në zyrën time ,siç e shikon. Unë jam shqiptar, i thashë dhe mua më kanë mësuar se Shqipëri, i thonë deri këtu- duke i treguar Artën. Nuk do hyjmë në histori, por unë ndjehem i fyer nga kjo hartë. Të nesërmen nuk ja pashë më atë hartë në zyrë, por as në një mjedis tjetër.

    A e dëgjove historinë e videos?

    Po dhe mu duk e zakonshme, pasi unë kam dëgjuar live këngë të tilla.

    Si ndodhi?

    Po bënim rreshtore në sheshin para shkollës. Mbi 1000 studentë. Ishte një këngë që transmetohej me altoparlant dhe që unë e kisha dëgjuar dhe njëherë tjetër, kisha marshuar me të me hap ushtarak, por nuk i kisha vënë veshin. Herën e dytë reagova. Vargjet ishin pak a shumë kështu: Ne do ta marrim Vorio Epirin, dhe do derdhim gjak për të. Protestova duke dalë nga rreshti dhe u bë zhurmë e madhe. U ankova tek koloneli që ishte komandanti i shkollës. Nuk u këndua më ajo këngë. Por ama kishte këngë të tjera për turqit.

    Dhe si ishte ajo këngë?

    Do t’u presim kokat dhe me to do të lozim. Do t’ i pimë gjakun.

    A protestuat për të?

    Jo sigurisht. Ata i urrenin turqit, aq sa hapeshin dhe me ne. Dmth me ne flisnin kundër turqve. Ndoshta me të huajt e tjerë flisnin kundër nesh.

    Pse kishte të huaj të tjerë?

    Kishte gjeorgjianë, armenë, afrikanë nga Ruanda, etj. Me ta ne shkonim shumë mirë.

    A u këndua herë të tjera kënga që fliste për Vorio Epirin?

    Dy herë.

    Po në shkollat e tjera?

    Ne kishim komunikim me shokë të tjerë që ishin në shkollën ajrore Ikarion dhe në atë të marinës Skolidholimon. Edhe atje kishte incidente të ngjashme, sigurisht me tabllo të ndryshme.

    Ç’mund të thuash për këngët që u bënë të famshme?

    Këngë të tilla janë të vjetra dhe janë kënduar gjithnjë. Ato trajtohen njëlloj si këngët e rapsodëve, dmth. të gjithë që e këndonin, mund të shtonin ndonjë varg. Por vazhdonin të këndoheshin kudo. Sigurisht më shumë në forcat e zbulimit apo ato speciale, beretat e gjelbra dhe ato të kuqe. Sepse ata kishin stërvitje më intensive.

    Po incidente të tjera?

    Një ditë pranvere ishim në një fushim që bëhej në një mal afër Athinës. Mbanim zjarrin ndezur dhe koloneli që drejtonte stërvitjen tha: ruani drutë se mos jua vjedhin ndonjë jevgjit apo ndonjë shqiptar që mund të jetë këndej afër. Bëra të dilja nga rreshti dhe më mbajtën shokët e mi grekë me të cilët dhe sot kam marrëdhënie shumë të mira. Komunikojmë me email me ndonjërin prej tyre.

    Siç po më tregon, nuk kishit probleme të mëdha apo jo?

    Jo, kishte racizëm gjithnjë. Përgjithësisht grekët nuk na afronin, oficerët ishin të rreptë. Kishte mes studentëve që thoshin dhe ankoheshin tek eprorët. Këta janë armiqtë tanë,( ekthros) ne jemi në gjendje lufte me ta. Si mund t’ i mbajmë ata mes nesh dhe t’i besojmë sekretet e ushtrisë sonë? Dikush më thoshte duke më provokuar: sot dëgjova në televizor se do fillojë operacioni Fshesa. Do ju përzemë të gjithë. Reagova me egërsi dhe disa prej shokëve me qetësuan.

    Nuk shoh ndonjë problem të madh...
    Studentët e viteve të katërt konsideroheshin si të “vitit komandues” dhe me ta kishim probleme të mëdha fyerje dhe keqtrajtimesh. Përshembull vinin në mensë dhe të jepnin një situatë: “ ka bombë poshtë tavolinës. Duhet të pish tre kana me ujë. Ose të pish koktejin.”

    Kudo ushtarët e vjetër keqtrajtojnë më të rinjtë. Dhe tek ju e bënin dhe me
    grekët e viteve të para apo jo?

    Dhe ky kokteji ç’ishte?

    Po, por norma ishte tek ne 5 herë më shumë se tek grekët. Një shoku im kishte provuar këtë koktejin. Një përzierje e tmerrshme vaji, uthulle, erëzash, dhe lëngjesh të tjera që gjendeshin në tavolinë.

    Po keqtrajtime mbi bazë fetare kishit?

    Jo. Ama të premten ishim të detyruar të shkonim në kishë. Për sfidë, megjithëse nuk ishim fetarë i thamë që ishim myslimanë. U detyruan që të improvizonin një vend ku të faleshim në mencë ose aty ku studionim.

    Dhe ti vendose ta lije shkollën?

    Kam vuajtur shumë që të përmbahesha dhe të mos reagoja. Ishte vërtet një vuajtje e madhe e përditshme. Për mua që isha rritur mes dashurisë prindërore, ishte një stres i madh të jetoja në një mjedis si ky. Një ditë pasi kisha thyer liridaljen më dënuan me një kohë izolimi të gjatë. Ishim e vetmja shkollë ushtarake në gjithë Greqinë që kishim dhomë izolimi. U mërzita shumë dhe protestova dhe më në fund mu mbush mendja të mos vazhdoja më. Kështu që një ditë me pantallona të shkurtra, me një çantë të vogël ika nga muri. Mora në telefon oficerin e rojes dhe i thashë se nuk kthehem më. Mu lutën, më kërkuan, por nuk u ktheva më.

    A ka të tjerë që e kanë lënë shkollën?

    Po. Dikush e la në mes që në vitin e parë të gjuhës. Dikush tjetër në vitin e parë. Unë bëra gjithsej tre vjet.

  9. #179
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Exclamation

    knojn ata knojn sps qeveria shqip nuk ka fuqi as t'protestoj.......pse nuk po knojn per noj shtet tjeter??? sps ja thejn brit ........sh keq valla..........hallall turqis(simpatia per ta po rrit qdo dit ma sh) se nonen ja ka kajt gjithmon ktyne..........nejse.........kshtu kur nuk ki forc njerzia tallen me ty

  10. #180
    Xheneta te lutem mundohu te respektosh rregullat e drejtshkrimit pasi cfaredo qe shkruan eshte lemsh dhe ska perendi qe e lexon pa e zene koka. Ska nevoje per aq pika midis fjaleve dhe sidomos mundohu te evitosh banalitetet (qofte edhe ne dialekt) pasi nuk lejohen ne forum.

Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •