Close
Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 208
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga Justiniani 2007
    Nostradamus e ke gabim, sepse situatat gjeopolitike ne ballkan e gjetke kane ndryshuar dhe kane sjelle afrime armiqsh dhe largime miqsh. Ne rastin e Rusise afrimiteti me Turqine ka bere xheloz edhe USA edhe EU. Si shprehet ky afrimitet ? une besoj tek marrdheniet ekonomike - ndiqe kete link :

    https://www.cia.gov/cia/publications...s/tu.html#Econ

    TURKEY
    Imports - partners:
    Germany 11.7%, Russia 11%, Italy 6.5%, China 5.9%, France 5%, US 4.6%, UK 4% (2005) dhe ky 11% i $120.9 billion f.o.b. ne total eshte $13.2 billion. Mos te permendim ketu turizmin Rus ne Turqi qe kap shifrat e 1.000.000 turisteve ne vit....
    E dhasht zoti qe Rusin ta largoj nga miqte e tyre grekun dhe serbin
    keshtu do ta kemi leht me keta dy te fundit.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  2. #132
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    PO sigurisht se duhet te reagojme ne si shqiptare.
    Bravo per djemte e Fierit!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  3. #133
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Pike se pari,do te thosha se te tilla akte rraciste apo me keq akoma,armiqesore"
    ne nuk eshte hera e pare qe i shohim...gjithashtu,te gjithe kemi qene deshmitare
    apo ne rastin me te keq,viktima te ketyre akteve te uleta si nga ana e shtetasve
    Greke,per te mos i pergjithesuar,nga nje pjese e tyre"...por c'eshte me e keqja
    te drejtat tona jane cenuar edhe nga strukturat shteterore te shtetit fqinje...ka shume shtetas Shqiptare te cilet jane keqtrajtuar,ne pjesen me te madhe te rasteve nga ushtria por edhe nga policia Greke por e keqja eshte se asnjehere keto akte nuk jane dokumentuar apo filmuar...ka patur raste shume here me flagrante te shkaktuara nga ana e ushtrise Greke ne lidhje me shtetas Shqiptare qe jane perpjekur te kalojne kufijte ne menyre ilegale por asnjehere keto raste nuk jane hetuar,askush nuk ka dhene llogari dhe askush nuk ka marre pergjegjesi...gjithshka qe ka ndodhur ne token Greke eshte mbyllur po atje,e mbeshtjelle nga nje korace e forte nacionalizmi dhe e mbeshtetur apo e fshehur nga strukturat me te larta shteterore Helene...shteti Shqiptar po, dihet se asnjehere nuk ka patur peshen e duhur per ndalimin e ketyre shkeljeve qe beheshin dhe vazhdojne te behen ne dem te shtetasve te tij!Edhe ne kete rast,une mendoj se me teper jane vene ne siklet politikanet dhe drejtuesit Shqiptare,se homologet e tyre ne shtetin fqinj, tani qe kjo video doli ne shesh si nje bombe dhe qe nuk mund ta mohoje dot askush!....jane vene ne siklet sepse
    nuk duan ti prishin maredheniet e mira zyrtare qe kane krijuar me shtetin fqinj
    por duhet tu them ketyre zoterinjve te nderuar,se te pakten ne kete rast ku gjithshka eshte bere publike dhe eshte e njohur nga e gjithe bota,roli i servilizmit
    eshte i tepert...do te ishte nje turp per ne nese nuk do te reagonim me ze te larte
    ashtu si'c jam i sigurt,do te bente c'do popull i lire dhe i pamvarur...Nese keto marredhenie te "mira" qe kemi patur deri me sot do te prisheshin nga kjo gje,atehere le te prishen...duhet ta ngulisni mire ne koke te nderuar politikane se ne jemi nje shtet
    i mirefillte dhe autokton dhe nuk kemi perse te jetojme ne meshiren apo nen thundren e askujt!...ne si individe, kemi nevoje te ndihemi te mbeshtetur nga shteti yne dhe jo te degjojme deklarata te dhena me gjysem zeri dhe aspak objektive ne lidhje me kete skandal apo me shume skandale te tjera te ndodhura me pare....te tilla poshterime duhet te marrin fund nje here e pergjithmone!!!
    Duhet qe te tilla situata ti vleresojme me seriozitetin me te madh"...ne rastin konkret,duhet qe vertetesia e videos te hetohet nga nje komision i perbashket ne te cilin te marrin pjese edhe hetues ushtarake te NATO-s dhe te mos lejohet qe ky hetim te kryhet vetem nga pala greke pasi ketu vihen ne dyshim edhe standartet ushtarake te ketij shteti pjesetar te NATO-s perpos cenimit te integritetit te shteteve fqinje....duhet qe te vendosen nje here e mire pikat mbi I
    dhe shteti Shqiptar,duhet te jete protagonisti kryesor i ketij balancimi te munguar te marredhenieve midis dy shteteve tona...duhet te reagoje me seriozitetin e duhur, ashtu si'c i ka hije nje shteti pasi keto nuk jane ceshtje qe mund te anashkalohen kaq lehte!

    Dhe se fundi,per ta mbyllur do te doja te dija se ku kane shkuar disa anetare Shqiptare te ketij forumi te cilet ne tema te kesaj natyre te cilat duhet ta pranojme,jane tema vertet delikate,i jepnin gjithmone te drejte pales greke
    dhe i konsideronin te tilla fenomene ekstremiste si raste te vecanta dhe te izoluara te cilat nuk perfaqesonin kurresesi vullnetin e shtetit Grek...c'koment
    kane per kete ceshtje?!...perse nuk duken ?!...ata jane aktivizuar shpesh ne te tilla tema!...le te vine e te flasin...le te japin edhe ata versionin e tyre...le te hedhin hije dyshimi mbi vertetesine e videos ashtu si po ben edhe ministria Greke e mbrojtjes dhe me siguri,ne mbyllje te ketij hetimi ky do te jete edhe versioni i tyre perfundimtar zyrtar dhe shteti yne do te vazhdoje te praktikoje ate teorine
    ...cudia me e madhe tre dite zgjat"...do te kisha shume deshire te degjoja komentet tuaja, te nderuar"...ju keni qene gjithmone kaq te flakte ne mbeshtetje
    te shtetit Grek?!...perse nuk po vini ti mbroni edhe tani interesat e tij?!

  4. #134
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22
    Gazetat e krimit politik te majte ne vend: Shekulli + Gazeta Shqiptare, se bashku me disa televizione qe kane nen kontroll, po mundohen te bejne te pamunduren per te acaruar maredheniet Tirane-Athine, duke perdorur cdo gje qe mund te provokojne. Dhe idiotesia e njerezve te paguar te shtypit nuk njeh limit, deri dje e gjenin armikun e popullit sa ne minoritaret e Himares, ca ne eshtrat e ushtareve te vdekur ne Kosine, sa ne te qenit me kombesi greke te kreut te KOASH, kurse sot e gjejne tek nje video amatore ne Internet bere vite me pare e hedhur ne youtube! Kujt do ti kish shkuar nder mend qe edhe nje video ne youtube do te behej kryelajm ne Tirane! Dhe si gjithmone, lajme te tilla mbareshtojne njerezit e pashkolluar te rruges dhe kultivojne me se miri injorancen dhe urrejtjen. Per kete, si Gazeta Albanesse si Gazeta SHIKU meritojne nje yll te kuq ne balle.

    Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se kalemaxhinjte kerkojne prononcime nga ana e qeverise shqiptare dhe asaj greke per kete problem, kujtojne se kreret e shteteve jane ne nivelin e tyre te rruges qe pord..t e pazarit i bejne kryelajm.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-03-2007 më 16:11

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Albo çfare don te thuash me kete nuk kuptoj?
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  6. #136
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Atehere c'fare duhej bere sipas Albos?!..duhej qe kjo ceshtje te kalohej pa u vene re?!...a mendon se Greqia do te bente te njejten gje nese do te zbulonte nje video te tille?!..si mendon se do te ishte reagimi i Athines zyrtare nese do te ishim
    ne role te kunderta?!...ju e dini shume mire,sado te perpiqeni ta mohoni,se ne,jo vetem qe nuk jemi ne pozita per te kercenuar askend,por edhe persa i perket acarimit te marredhenieve,asnjehere nuk kemi qene aktore primare por vec'se kemi pesuar provokime te herepas hershme ... te mos harrojme se videon me permbajtje rraciste,e ka botuar per here te pare gazeta me prestigjioze ne Athine
    TA NEA...me pas lajmi eshte bere publik edhe ne mediat tona...mos do te thuash se edhe kjo gazete ka mungese te theksuar profesionalizmi?!...Me ose pa profesionalizem,mesazhi i asaj videoje eshte i qarte...behet fjale kryekeput per cenim te integritetit Shqiptar!...do te hetohet per vertetesine e videos...jam i bindur se hetimi do te jete thjesht nje procedure per te mbuluar te verteten...zyrtaret tane do ta pranojne perfundimin e ketij hetimi dhe gjithshka do te vazhdoje si me pare..te drejtat tona do te vazhdojne te meperkemben...
    Ky eshte nje realitet i hidhur te cilin ne kemi kohe qe e perjetojme por askush nuk ka te drejte qe te na kerkoje,te pakten ne si individe qe te mos protestojme kunder te tilla fenomeneve!...jam plotesisht i bindur se c'do qytetar i kesaj bote
    do te shfaqte nota proteste nese do ti cenohej integriteti personal apo kombetar.

  7. #137
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Gazetat bejne punen e tyre pasi e dime mire se here pas here dalin gjera problematike nga Greqia e greket. Ne Amerike te cajne koken televizionet me putanlleqet e Ana Nikole Smith apo kur futen ne detaje se sa ashper reagojne amerikane kur Dixie Chicks shprehet me perbuzje per presidentin Bush. Keshtu mo Albo mos na u habit shume qe dhe kalemxhinjte tane po mesojne nga mediat e tjera qe dine si te terhqein vemendjen e pubikut per te rritur numrin e lexuesve a shikuesve.

    Vete fakti qe Greqia zyrtare kerkon falje dhe nje zedhenes i Ministrise greke te mbrojtjes thote so do filloje hetimi per kete ceshtje, tregon se eshte nje problem shqetesues qe mund te zbuloje gjera te tjera te pakendshme. Sidoqofte kenget e ndyra te ashtequajtura 'frymezuese' te ushtareve greke fajesojne se pari oficeret e tyre qe i dine rregullat me mire dhe qe kane ne dore edhe gurin edhe arren. Por nuk duhet te marrim zjarr shume se pse disa ushtare gomere kendojne si para 60 viteve.

    Ata qe duan te bejne dicka mund te kontaktojne vete Ministrine e Mbrojtjes greke me emaila dhe me telefon ne menyre qe ta marrin seriozisht kete punen e fyerjeve feminore qe bejne ca nga ushtaret e tyre qe i perkasin NATO e BEs.

    http://www.mod.mil.gr/Pages/MainAnal...?HyperLinkID=6

    keshtu bejme dicka sic na ka hije
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ermal 22 : 07-03-2007 më 17:32

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Une mendoj qe nuk duhet te marrim kot si pushka jevgut.E para, vididjoja u publikua nga vete mediat greke ,dhe mua me duket pa burreri te flasim tani mbas pilafit.Probleme te tilla ka patur me shumice e kapice dhe asnje qeveri shqiptare nuk eshte ndjere ,perse u flakeruam tani .?

  9. #139
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Edhe Gjermanet vrane nja 50 milione Ruse, po si perfundim sikur i kane lene menjane cmendurirat. Perse Greku vazhdon ti bie te njejtes daulle, madje duke e goditur me fort e me fort ? Ket je ne gjendje ta shpjegosh ?

    I bie se ka kuptuar që shqiptarët sa të zgjuar janë po aq budallenj janë. Pra, zgjuarsia e shqiptarëve është e madhe në krahasim me grekërit, por shqiptarët nuk dinë ta përdorin ashtu siç duhet atje ku duhet. Grekërit janë shumë dinakë dhe të godasin prapa shpine shumë lehtë.


    Shqipëria i ka hapur dyert Greqisë në shumë fusha. Madje dhe në përgjithësi në Shqipëri ekziston një erë progreke. Herën e fundit që isha në Shqipëri, kjo gjë më bëri shumë përshtypje. Shumica e emigrantëve që jetojnë këtu (në Greqi), kur shkojnë në Shqipëri i kap një ndjenjë mendjemadhësie, thua se kanë zbritur nga ndonjë planet tjetër. Greqia ose më mirë të gjithë ata që kanë interesat e tyre në Shqipëri dhe që e lakmojnë Shqipërinë për këtë gjë, e kanë blerë mentalitetin shqiptar dhe dinë se si të përdorin metodat e tyre.

    Ajo çështja e ushtarëve nuk është asgjë përpara asaj që Greqia po gatuan për Shqipërinë. Pushtimi i ngadaltë i Shqipërisë duke përdorur këtu minoritetin në Shqipëri. Ky është rreziku më i madh dhe jo një këngë.





    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  10. #140
    Te kesh mendjemadhesi kur vjen nga Greqia eshte tamam tangerllik firauni kur dihet qe greket jane pocaqinjte e Europes.

    Jam dakort me ty Peniel kur thua qe rreziku me i madh nuk vjen nga nje video e tille (pasi jane gjera qe dihen. Dihet rracizmi i tyre) por rreziku vjen nga pasja ne dore e shume gjerave ne Shqiperi dhe aksesi qe ju eshte lejuar. Edhe loja me minoritetin eshte nje fllucke sapuni dhe ska per tju dale gje. Eshte ekonomia dhe pikat e saj kyce ato qe mund te paralizojne cdo gje ne Shqiperi. E njejta taktike qe ndoqi Italia ne L2B perpara se ciles kontrollonte pothuajse cdo segment te ekonomise se vendit. Ky eshte rreziku me i madh.

Faqja 14 prej 21 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •