Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    ♥Electronics♥ Maska e ^TIRONA^
    Anëtarësuar
    10-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    45
    Zoti Prague E Lexove Artikullin?????
    Nga Idete E Tij Qe Ishin Kundra Atij Diktatorial U Be Fli Nga I Paudhi.
    Alby
    KI I VETMI
    ALBY

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ANNUIT COEPTIS
    Anëtarësuar
    08-02-2007
    Vendndodhja
    ....larg
    Postime
    110
    Citim Postuar më parë nga ^TIRONA^
    Zoti Prague E Lexove Artikullin?????
    Nga Idete E Tij Qe Ishin Kundra Atij Diktatorial U Be Fli Nga I Paudhi.
    Alby
    Gjithsesi, per mendimin tim, edhe Qemali ishte reprezentativ i krahut komunist dhe shpreh thjesht mendimin qe ne 1991 do te kishim hedhur bustin e tij ne vend te atij te Enverit...
    Gjithsesi ky s'eshte vecse mendimi im...
    Urime per temen!Pershendetje
    .......NOVUS ORDO SECLORUM........

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    une njoh shume nga shoket dhe shoqet e qemal stafes.. or ti i prages..
    dhe me sa di.. ata dhe ato qe ne fillim kan votuar partine demokratike dhe vazhdojne ta votojne.. edhe se asnje rroge apo pension apo prone apo kioske apo leje ndertimi nuk moren nga pd-ja.. bile bile as nje kasolle qe te vinin ne tirane apo shkoder e te fusnin kryet si pleq mbas dekadave qe i kaluan burgjeve apo gulageve te enver hoxhes.. pra nuk e maten Pd-ne me Para e mall po me ate cka e quanin kryesore.. lirine e demokracine qe e deshen qe ne rini.. e qe ja diten meriten PD-se qe e solli ate qe ata smunden ta sjellin.. pra jane brum i vecante ndryshe nga shum te tjere qe e molen mire pd-ne dhe votuan ps-ne..

    a e di pd-ja kete.. e di po ben sikur nuk e di.. sepse i pelqejne ndokat cekat e brozat e kopliket e sallaket e moisite me shume.. pra kerkushet.. e nga ata pastaj e ha prasin..ne prapanice..

    duhet ta dini se ka dy organizata veteranesh..
    njera qe eshte falange fanatike e edvin enverit dhe krokodileve te tije.. ku jane grumbulluar tere horrat e enver hoxhes .. dhe tjetra e idealistave qe voton berishen dhe nuk tundet nga istikami.. e qe vdesin cdo dite nga hallet e shumta e qe per ta askush nuk kujtohet ..

    nderroj jete kto dite njera nga ato shoqet e qemalit qe permendet aty ne kujtimet e xhepes.. dhe tere rrethi i saje voton pa medyshje.. pd-ne qe nga krijimi i saje e gjithmone..

    keshtu cuni.. thuaj atyre qe mendojne si ty.. se nuk ju le.. dogmatizmi te shikoni..me mire..

    pse ra balli i roshit ne ate gomarllekun me akile lauren a ramen cfar i thone..
    sepse u mungon ideali.. e kujtuan se me marifete fitohet.. me mendesi dyqanxhijsh e bakallesh..
    qemali shkonte cdo dite ne librarine e Mithad Frasherit e lexonte librat qe servirte Mithadi..
    Po nuk i dini ju gjerat..por jo vetem ti.. nuk i di as Saliu..
    Prandaj gabon..

  4. #14
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Pyetja qendron ketu: A ju duket normale qe 60 vjet pas vrasjes se nje guerrilasi komunist kemi "Stadiumi kombetar Qemal Stafa", rruga Qemal Stafa,shkolla Qemal Stafa,sheshi Qemal Stafa e ku ta di une se sa Qemale Stafe te tjere neper rrethe?

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga ANNUIT COEPTIS
    O Zoti New York...2 pyetje:
    1.Cfare idesh kishte Qemal Stafa dhe gjithe grupi i tij?
    2.A je i sigurte qe Qemali sdo te kishte bere te njejten gje si XHAXHI nqs do te kishte vepruar i pari??
    THNX
    E crendesi ka cfare idesh kishte Qemal Stafa me shoke? Pse ishin komunista sdo te thote se ishin palaco. Ishin njerez idealiste dhe besonin ne nje te ardhme me te mire. E di ti sa shume prej tyre u zhgenjyen mbas luftes ku ne vend te luges se floririt, provuan birucat dhe kanalet e perversit me te madh qe ka patur ndonjehere historia shqiptar. Enver Qenit?

    Pse te mendoj une qe Qemali do bente te njejten gje? Pse i beri Enver Hoxha? Ahh jo jo, te dyte si Enveri nuk kishte dhe nuk ka per te patur. Kriminel, te pabese dhe mosmirenjohes si ai nuk behen dy. Nga nje njeri qe vesh me te zeza te motren ske ca pse habitesh per kusurin. Zullumet e tij i di vetem ai dhe ata qe nuk ju gjehen eshtrat si dhe ndonje tjeter tek tuk si puna e ketij qyqarit qe la shpirtin me gjithe familje per ate lufte dhe si qeshi buza deri sa ju mbulua fytyra me rrudha.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet në Bllog
    23
    Cilat janë të fshehtat e "Heroit të Popullit" që u vra më 5 maj 1942

    Pesë misteret që shoqëruan Qemal Stafën

    Armand JONUZI
    Erion HABILAJ

    Edhe pse kanë kaluar 64 vjet nga vrasja e tij, ai moment ka vazhduar të jetë në qendër të diskutimeve të njerëzve, veteranëve, të afërmve si dhe të politikanëve gati çdo 5 maj. Qemal Stafa ishte vetëm 21 vjeç, kur i rrethuar nga pushtuesit italianë ra heroikisht duke lënë pas një mister të madh rreth vrasjes së tij. Një mister që është shoqëruar këto 15 vitet e fundit me debate çdo përvjetor të lindjes apo të vdekjes së tij. Historia dhe misteret e Qemal Stafës janë sot në fokusin e rubrikës "Sekretet e njerëzve të vdekur". Janë pesë mistere që kanë shoqëruar "Heroin e Popullit" gjatë gjithë jetës së tij që nga lidhja e tij me Drita Kosturin deri te momenti i vrasjes së tij. Gazeta "Tirana Observer" është munduar të zbardhë pak nga pak këto mistere që janë bërë shkak i diskutimeve të njerëzve.

    1. Misteri më i madh që ka të bëjë me jetën e Qemal Stafës është padyshim vdekja e tij. Ende sot nuk është zbuluar nëse rrethimi dhe vrasja e tij nga pushtuesit italianë erdhi si pasojë e një spiunimi nga ana e ndonjë anëtari të Partisë Komuniste, apo erdhi si rezultat i zbulimit nga agjentët italianë?
    Jeta dhe veprimtaria e Qemal Stafës vazhdojnë edhe sot të mbeten të rrethuara nga mistere, të cilat hedhin shumë dyshime për këtë figurë. Edhe pse vdiq në moshën 21-vjeçare, ai ka lënë gjurmë të thella në mendjen e njerëzve për aktivitetin e tij. Qemal Stafa u vra më 5 maj të vitit 1942, në qytetin e Tiranës. Ai ishte një nga drejtuesit e Partisë Komuniste dhe kishte marrë pjesë edhe në Mbledhjen e Themelimit të saj. Gjatë viteve të fundit të jetës, ai u bë promotor i gjithë lëvizjeve të forcave shqiptare kundër pushtuesve, duke qenë figurë qendrore në rininë e asaj kohe. Duke pasur një kredibilitet të tillë, atij iu desh të ishte i survejuar për ditë e më shumë nga forcat fashiste, por dhe nga bashkëpunëtorët e tyre. Në datën 4 maj 1942, atij iu caktua një detyrë nga udhëheqësi i PKSH-së, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali duke qenë në ilegalitet të plotë strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpitë e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjëherë nuk ka dalë me siguri nëse ishte një kurth prezenca e Qemal Stafës në atë shtëpi, apo ishte thjesht një rastësi. Megjithatë, gjatë periudhës së komunizmit nuk është folur shumë me këtë temë pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjatë asaj kohe për vrasjen e Qemal Stafës, ka bërë që pas viteve '90 të diskutohet që vrasja e tij të ketë ardhur si pasojë e ndonjë drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste të asaj kohe, që ishte në dijeni të vendndodhjes së tij. Por të gjitha këto dyshime nuk janë zbardhur ende, megjithëse shpeshherë të njohurit apo personat që kanë qenë dëshmitarë të asaj kohe, kanë hedhur idenë duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund të jetë spiunuar. Fakt është që djali 21-vjeçar nuk arriti dot të realizonte dot dëshirat dhe synimet që ai kishte.

    2. Ende nuk është zbuluar nëse Qemal Stafa, duke qenë një nga krerët e Partisë Komuniste që nga krijimi i saj më 8 nëntor 1941, para se të vritej kishte si qëllim për të marrë drejtimin e saj duke spostuar kështu Enver Hoxhën?
    Po të futesh rrugës së politikës, sigurisht që atë do ta bësh për karrierë. E tillë është dhe historia e Qemal Stafës. Ai u fut në mbledhje si përfaqësues i "Grupit të të Rinjve" dhe menjëherë spikati për inteligjencën dhe vendosmërinë e tij. Atij po i jepej mundësia që të shprehte të gjithë potencialin e tij intelektual dhe të merrte vendime të rëndësishme për fatet e vendit. Duke parë këtë, Qemali herë pas here shfaqte aspiratën për të qenë protagonist në PKSH. Ashtu si çdo udhëheqës i Partisë edhe Qemal Stafa ëndërronte që të ishte në krye të qeverisjes së vendit, pas largimit të pushtuesit. Sipas burimeve të asaj kohe, nuk përjashtohet fakti që Qemal Stafa dëshironte të bëhej kryetar i PKSH-së. Prej kësaj dëshire të Qemalit vijnë dhe dyshimet që Enver Hoxha mund të ketë ndihmuar në eliminimin e tij. Çka është më e rëndësishmja të theksohet këtu, është fakti se Qemal Stafa ishte një figurë e rëndësishme dhe e aftë për të marrë përgjegjësi përsipër. Edhe pse në një moshë fare të re, ai tregoi aq shumë, sa bindi këdo të thoshte që doli një udhëheqës i zoti.

    3. Një nga misteret e jetës së Qemal Stafës është lidhja e tij me Partinë Komuniste si dhe cila ishte arsyeja e kësaj lidhjeje?
    Sigurisht që idetë komuniste kishin filluar të shfaqeshin në Shqipëri që në mesin e viteve '30. Shumë intelektualë të kohës e përqafuan këtë rrymë, por shumë të tjerë nuk e përfillën. Midis këtyre të fundit ishte pa dyshim dhe Qemal Stafa, i cili atëbotë merrej më tepër me letrat duke qenë një nga të rinjtë premtues për sa i përket letërsisë shqiptare. Sipas burimeve të asaj kohe, ai jo vetëm që nuk ishte një komunist i mirëfilltë në ide, por as nuk u kujdes të angazhohej fare me këtë rrymë. Me kalimin e viteve kur në Shqipëri erdhi Italia pushtuese, Qemali shfaq dhe tendencat e para drejt lëvizjes komuniste. Ai deri atëherë dhe pse nuk ishte një komunist, përsëri ishte në kundërshtim të plotë me regjimin e Ahmet Zogut dhe duke u bashkuar kjo e fundit dhe me pushtimin e huaj, e bënë Qemalin të përqafonte idetë komuniste duke u bërë një nga themeluesit e saj më 8 nëntor 1941.

    4. Ngritja në piedestal e figurës e Qemal Stafës nga Enver Hoxha gjatë periudhës së komunizmit është një mister më vete, kjo pasi familjarët e tij nuk patën ndonjë ngritje të madhe nga emri i njeriut të tyre të rënë dëshmor?
    Pas Çlirimit të vendit shumë nga figurat që kishin dhënë kontribut në Luftë u vlerësuan me mënyra të ndryshme. Dikush u shpall "Hero i Popullit", emri dikujt tjetër iu vendos ndonjë uzine a kombinati, ndonjë tjetër ndoshta u harrua, por jo pa qëllim. Ndryshe ndodhi me Qemal Stafën. Emri i tij jo vetëm që u vendos në shumë institucione, rrugë, sheshe e deri tek stadiumi i futbollit, por u arrit deri aty sa dita e rënies së Qemal Stafës u bë simbol i qëndresës së partizanëve duke u shpallur Dita e Dëshmorëve. Edhe kjo nuk ka ngelur pa u vënë re. Shumëkush ka thënë që Enver Hoxha vendosi t'i bënte gjithë këto nderime Qemal Stafës, duke ndjerë kompleksin e vetëfajësisë për eliminimin e tij. Dikush tjetër është shprehur se kjo u bë që të humbitnin gjurmët se kishte lidhje Enver Hoxha me vrasjen e Qemalit. Këto janë mistere që lidhen me Qemal Stafën, por pa frikë mund të thuhet se Enveri nuk e kishte vështirë ta demaskonte figurën e tij nëse vendoste, pasi praktika tregoi që kë donte ta shpallte ai armik apo bashkëpunëtor të imperialistëve, atë e bënte pa ndonjë vështirësi të madhe. Por e kundërta u bë me familjen dhe miqtë e heroit, ata pothuajse u lanë në harresë dhe madje e fejuara e tij u burgose gjatë regjimit komunist. Ndryshe nga shumë të tjerë, ata nuk përfituan ndonjë gjë përveç emrit dhe faktit të të qenit familje dëshmori. Gati në të gjitha broshurat ose librat e asaj kohe që flisnin për heroin, të afërmit e tij nuk përmendeshin fare ose përmendeshin fare pak.

    5. A ka qenë Qemal Stafa i fejuar me Drita Kosturin? Nëse po, pse kjo e fundit u denigrua gjatë periudhës së komunizmit, kur diheshin konsideratat që ekzistonin për Qemal Stafën nga Enver Hoxha?
    Në kujtimet e saj që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit, Drita Kosturi shprehet se ka qenë e fejuara e Qemal Stafës. Jo vetëm në këto kujtime, por dhe shumë dëshmitarë e konfirmojnë një fakt të tillë. Edhe vetë Enver Hoxha me siguri e ka ditur diçka të tillë. Megjithatë, ai përsëri e internoi atë duke bërë që ajo të kalonte peripeci të jashtëzakonshme, që jo pak vetë i provuan në kurriz nga regjimi totalitar. Duke parë konsideratën që shfaqte Enver Hoxha për Qemal Stafën, atëherë lind një pyetje e natyrshme, pse e dënoi ish-të fejuarën e mikut të tij? Ky është padyshim një tjetër mister që ka të bëjë me Qemal Stafën dhe ngre shumë pikëpyetje për sa i përket rolit të Enver Hoxhës në vdekjen e Qemal Stafës. Për sa i përket kësaj lidhjeje të Qemalit me Dritën, është folur shumë dhe në media pas viteve 1990, madje ka qenë Drita Kosturi ajo që ka shprehur më qartë dyshimet se në vrasjen e Qemal Stafës ka gisht dhe Enver Hoxha. Por ka edhe disa burime të asaj kohe që thonë të kundërtën. Sipas tyre, Drita ishte më e madhe në moshë se Qemal Stafa dhe ajo përfitoi shumë nga dashuria e djalit të ri për të. Kjo bëri që ajo të ngjitej shumë shpejt në karrierë, por po aq shpejt të binte. Po ashtu burime të asaj kohe thonë se morali i saj ka qenë shumë i dyshimtë, duke e quajtur edhe Qemal Stafën njeri të dobët që ra pre e vajzës së shkathët.

    Misteret

    1. Misteri më i madh që ka të bëjë me jetën e Qemal Stafës është padyshim vdekja e tij. Ende sot nuk është zbuluar nëse rrethimi dhe vrasja e tij nga pushtuesit italianë erdhi si pasojë e një spiunimi nga ana e ndonjë anëtari të Partisë Komuniste, apo erdhi si rezultat i zbulimit nga agjentët italianë?

    2. Ende nuk është zbuluar nëse Qemal Stafa, duke qenë një nga krerët e Partisë Komuniste që nga krijimi i saj më 8 nëntor 1941, para se të vritej kishte si qëllim për të marrë drejtimin e saj duke spostuar kështu Enver Hoxhën?

    3. Një nga misteret e jetës së Qemal Stafës është lidhja e tij me Partinë Komuniste si dhe cila ishte arsyeja e kësaj lidhjeje?

    4. Ngritja në piedestal e figurës e Qemal Stafës nga Enver Hoxha gjatë periudhës së komunizmit është një mister më vete, kjo pasi familjarët e tij nuk patën ndonjë ngritje të madhe nga emri i njeriut të tyre të rënë dëshmor?

    5. A ka qenë Qemal Stafa i fejuar me Drita Kosturin? Nëse po, pse kjo e fundit u denigrua gjatë periudhës së komunizmit, kur diheshin konsideratat që ekzistonin për Qemal Stafën nga Enver Hoxha?

    Detaje per jeten

    8 nëntor 1941, kur u themelua Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Stafa ishte i pranishëm në atë mbledhje duke qenë përfaqësues i "Grupit të të Rinjve".

    4 maj 1942, Enver Hoxha i jep urdhër Qemal Stafës të shkonte në qytetin e Vlorës për të organizuar një grup komunistësh edhe në atë qytet.

    5 maj 1942, në një nga lagjet e Tiranës rrethohet Qemal Stafa nga pushtuesit dhe ekzekutohet. Për këtë deri tani është hedhur dhe ideja se mund të kemi pasur një kurth të ngritur nga Enver Hoxha për të eliminuar përfaqësuesin e "Grupit të të Rinjve" në Themelimin e PKSH-së.

    5 maj 1946, Enver Hoxha shpall 5 Majin si Ditën e Dëshmorëve, për nder të rënies së Qemal Stafës, ditë që vazhdon të përkujtohet edhe sot.

    Jeteshkrimi

    Emri: Qemal
    Mbiemri: Stafa
    Vendlindja: Elbasan
    Datelindja: 12 mars 1921

    Shkollimi:
    Shkollën fillore e kreu në vendin e lindjes, ndërsa të mesmen e ndoqi në gjimnazin e Shkodrës, ku ishte një aktivist i lirive të njeriut. Studioi në Itali në Fakultetin e Drejtësisë, në qytetin e Firences.

    Aktiviteti:
    Punoi për organizimin e shoqërisë "Besa Shqiptare". Ai ishte një nga shkruesit më të shpeshtë të organit të shoqatës.
    Në vitin 1937, për idetë e veprimtarinë e tij u arrestua dy herë.
    Në vitin 1939, kur u kthye në Shqipëri u arrestua dhe u burgos, ku gjyqi e dënoi me 6 vjet burg dhe punë të detyrueshme.
    Më 7 prill 1939, kur vendi u pushtua nga italianët, Qemali përgatiti rebelimin në burg dhe gjatë arratisjes u plagos. I fshehur nga fashistët, ai u mjekua nga daja i tij Dr. Qemal Sejdini.
    8 nëntor 1941, merr pjesë në Themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, duke qenë si përfaqësues i "Grupit të të Rinjve".
    Në mbledhje u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i rinisë komuniste.
    Më 5 maj 1942, Qemal Stafa vritet i rrethuar nga armiqtë.

    Tirana Observer
    5 gusht 2006
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Gjykata dënon Sali Veselin për vrasjen e Ekrem Rexhës, komandat Drinit
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 07-12-2011, 06:31
  4. Meta: Unë korrieri i postës sekrete të ambasadave
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 15:54
  5. Kujtime te nje Gjykatesi
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •