Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Moska kërcënon bazat amerikane të mbrojtjes nga raketat

    Moska kërcënon bazat amerikane të mbrojtjes nga raketat


    Moskë, 20 shkurt - Komandanti i forcës stretegjike ruse të raketave thotë se Rusia është e aftë të godasë baza amerikane të mbrojtjes nga raketat nëse baza të tilla ndërtohen në Republikën Çeke apo Poloni. Gjenerali Nikolai Solovtsov paralajmëroi se Rusia ka aftësitë e nevojshme për të rifilluar ndërtimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi nëse Kremlini tërhiqet nga një traktat për mospërhapjen e armëve që ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara. Një zëdhënës i Natos i cilësoi fjalët e gjeneralit si komente ekstreme, të panevojshme dhe të vjetruara.

  2. #2
    dude Maska e smoki
    Anëtarësuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    somewhere
    Postime
    68
    Rusia vdiq njehere e pergjithmone
    Shume e sakte.

    Atyre tju cojne ndonje cope buke te hajne sepse nga i ftohti teper skan mbi gje sivjet, edhe ti lene raketat edhe luften e 3 boterore, sepse Njerzimi Do PAQE mjaft me kto luftra, fetare apo shtet me shtet.
    SHQIPTAR

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Rusia eshte nje gjigant qe po fle per momentin. Nuk duhet ti zihet bese kurre.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nato hedh poshte kercenimet ruse per sistemet antiraketore ne Poloni dhe Ceki

    NATO i hodhi poshtë si "gjuhë ekstreme" kërcënimet ruse se Polonia dhe Çekia mund të jenë shënjestër e raketave ruse, nëse ato lejojnë vendosjen e sistemit mbrojtës raketor amerikan. Zëdhënësi James Appathurai tha se "janë të pajustifikueshme" komentet e gjeneralit Nikolai Solovtsov, komandantit të forcave strategjike raketore të Rusisë. Dje kryeministrat e Çekisë dhe Polonisë thanë se vendet e tyre me siguri do të dakordohen për vendosjen e mburojës antiraketore amerikane.

    24 ORË
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Rusiai kerkon ndihme TEKNOLOGJIKE Suedise per shume probleme

    Iku koha kur Rusi vidhte teknologjine e te tjereve,,,,,,,,,,ata po kthehen ne identitet dita dites dmth, ne pijanece dhe prostituta

    tjeter

    PROBLEMI SLLAV po diskutohet ne rrethet shkencore te Evropes duke analizuar me hollesi genin e tyre barbar, (eshte popull qe nuk mund te frenoje instiktet dhe paraqet rrezikshmeri)
    Po studjohet ndarja ne kategori e ketij populli, (polak,bjellorusi,ukraine etj,,)

    Polonia sot
    konsiderohet KANCERI i Evropes , po i sjell dhe do ti sjelli Evropes deme ekonomike te pallogaritshme (70% jane alkoliste , 49% e cifteve jane ndare)

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga evertet
    Rusiai kerkon ndihme TEKNOLOGJIKE Suedise per shume probleme

    Iku koha kur Rusi vidhte teknologjine e te tjereve,,,,,,,,,,ata po kthehen ne identitet dita dites dmth, ne pijanece dhe prostituta

    tjeter

    PROBLEMI SLLAV po diskutohet ne rrethet shkencore te Evropes duke analizuar me hollesi genin e tyre barbar, (eshte popull qe nuk mund te frenoje instiktet dhe paraqet rrezikshmeri)
    Po studjohet ndarja ne kategori e ketij populli, (polak,bjellorusi,ukraine etj,,)

    Polonia sot
    konsiderohet KANCERI i Evropes , po i sjell dhe do ti sjelli Evropes deme ekonomike te pallogaritshme (70% jane alkoliste , 49% e cifteve jane ndare)
    Per ate pune ke Sllovenine dhe Gjermanine qe kane primatin. Per problemin Sllav, kot ta di une ku po diskutohet ? Gjithe familjet mbreterore Europiane jane te nderlidhura ngushte me ato Sllave. Mos flit gjera kot me kot. Te rrime me kembe ne toke e te analizojme realitetin qe eshte qe ta perdorim me se miri ne avantazhin tone aty ku kemi mundesi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Rusia eshte nje gjigant qe po fle per momentin. Nuk duhet ti zihet bese kurre.
    Nuk po fle, por po "rikuperohet."

    Pertej "letargjise" ia vlen te rishikohet roli i Rusise. Duke u mbeshtetur dhe nga pikepamjet e teorise se realizmit (ne politiken nderkombetare) nje Rusi e dobet nuk i ben mire regjimit nternacional. Hegjemonia nuk eshte nje sistem stabilizues. Mjafton te shikojme vitet e fundit.

    Pertej aspektit global, ne ate europian kemi te bejme me disa faktore te tjere. Polonia po "luan" rrezikshem me fqinjet e saj, sidomos Gjermanine dhe Rusine. Aleanca, ne aspektin e vasalitetit me US nuk i sherben interesave afatgjata te Polonise ne kontekstin e BE. Per me teper rezultatet po shihen qe tani, psh ne projektin e naftesjellsit Rusi-Gjermani qe do anashkaloj Polonine. Edhe pse binjaket e qeverise polake po shfryjne mllefin, ky projekt eshte mjaft i jystifikuar kur kihet parasysh politika e tyre "ultra-nacionaliste."

    Foreign Affairs kishte nje artikull ne lidhje me kete ceshtje ne revisten e saj Nov/Dec 2006. Kur te kthehem ne shtepi (jam ne Atlanta per 10 dite) do sjell ca fragmante nga artikulli.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Lioness,

    Rusia u ka shume borxhe shteteve te Europes Qendrore e Lindore, mbasi i pushtoi gjate L2B dhe me perdhune i mbajti 50 vjet nen sundim, duke ju imponue sistemin e vet komunist.

    Kujto vetem se me 1956 futi ushtrine e kuqe e tanket ne Hungari, me 1969 shkeli me tanke Cekosllovakine ndersa me 1980 kercenoi hapur Polonine per futjen e Ushtrise Rusi, cka detyroi qeverine polake te impononte ligjin e luftes e te burgoste mijra sindikaliste.

    Si Cekia edhe Polonia kane vuejte edhe sulmin e Gjermanise se Hitlerit, viktimat e para dhe sidomos Polonia pesoi 5-6 milione te vdekur gjate L2B. Per ironi pakti gjermano-Rus percaktonte ndamjen e ketij shteti mes ketyre 2 fuqive.

    Pra historia e shekullit te kaluar ka qene pak e hidhet per kete shtete sidomos prej Rusise (BS).
    Tashti ata kane nji mundesi qe duke u perfshi ne NATO ti zgjidhin njihere e mire problemet e mbrojtjes, ashtu sic i kane zgjidhe, ma pare Turqia, Greqia, Italia, Spanja etj.

    Deklaratat ruse jane krejt arrogante dhe te paturpshme, mbasi ne vend te kerkojne ndjese u kerkojne llogari ish-"te pushtuarve". Natyrisht qe mbrojtja prej Rusise asht prioritet per ta. E meqe vete nuk mund ta perballojne kane pranuar teknologjine amerikane (NATO).

    Ne fakt simbas Reuters, deklaratat ruse vecse e kane shtu vendosmerine ceke e polake per te pranuar mbrojtjen anti-balistike, mbasi ata i konsiderojne si kercenim direkt te Rusise.
    Dmth per cdo vendim qe mund te marrin keto qeveri e qe nuk i konvenon Rusise, mund te perballen me kercenim te tille, prandaj u duhet mbrojtja anti-balistike.

    Si shtete te NATOS, Rusia e din mire se si Cekia edhe Polonia nuk mund te veprojne ne koke te vet, keshtu problemi i saj eshte me NATON (qe ne fakt i zoteron keto sisteme) e jo me keto shtete.

    Asht turp per kete shtet qe e quan veten europian, dhe kerkon tregti me Europen, te perpiqet me "blackmail" ish-viktimat e veta.

    PS.
    Kalofsh mire ne Atlanta... po mos u lodh kaq shume per ne te forumit... deri ne Atlanta per nji artikull?
    Ndoshta ta nisin me poste... hahaha
    Ndryshuar për herë të fundit nga Labeati : 21-02-2007 më 22:07

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Te jete per borxhe cdo superfuqi apo ish superfuqi i ka borxhe dikujt apo shume. Ndaj mos t'i hyjme kesaj llogarie.
    Jashte kontekstit te Luftes se Ftohte gabimet qe fuqite e medha kane bere me Rusine, kane pase konsekuenca mjaft te medha.

    Per nje menyre se si duhet trajtuar Rusia ia vlen te lexohet Bismark.

    Persa i perket ceshtjes ne fjale, nuk eshte NATO por US qe do ndertoje sistemin. Per me teper NATO si koncept i perket te kaluares. Nqs BE do te arrije shkallen e nje bashkimi te mirefillte atehere duhet te ndertoj, me sakte konsolidoje ushtrine e saj. Themelet jane hedhur, por zhvillimet jane te ngadalta.

    PS: Prodi dha doreheqjen sot sepse ndermjet te tjerash ministrat e tij votuan kunder zgjerimit te bazes amerikane ne Itali. Qe do te thote per Polonine???

    PS: lol, jam ne Atlanta per pune/pushime, dhe nuk i mar librat me vete kur udhetoj :P.

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nese kjo e ashtuquajtur "mbrojtje kunder-rakete" eshte e drejtuar kunder te ashtuquajturave raketa Iraniane (qe egzistojne po aq sa edhe bumjet me atom te Sadam-mavrise)......perse Amerika nuk e ngre (sipas ligjeve balistike) sistemin ne Turqi, Greqi apo Bullgari?......
    Ariu Rus mund te jete ne gjume apo i semure per ca kohe por jo budalla......
    Analiza e Lioness eshte e sakte.
    Si do reagone Daj Sami nese raketa Ruse te tipit S-400 /S-500 do dislokoheshin ne Toronto dhe Havane per ti bere balle rrezikut te raketave te Zululandit (qe teknologjine me te avancuar kane balonat tabake?)......
    Nese kukllat proamerikane ne Varshave kujtojne se Daj Sami do sakrifikoje New-Yorkun, Bostonin e Cikagon per mercenaret (historikisht te tille kane qene polaket) e Warshaves, gabohen te pakten po aq sa edhe ne 1939......
    500 Uzina Ruse jane vene keto dite ne gadishmeri per te filluar prodhimin ne mase te Raketave Strategjike me Rreze te Mesme Veprimi.
    Pritet vetem urdheri i Komandantit Suprem (pas denoncimit te mundshem te Traktatit respektiv te nenshkruar nga Gorbacovi...).....
    Zarat e Amerikes mund te rrine te qete se do digjen te gjalle 20 minuta para Kataklizmes planetare qe do marre me vehte Mosken, Peterburgun dhe cdo qender te banuar te Kaubojsave ne USA!
    Ariu po konsideron tashme nje aleance deri ushtarake me Dragoin.......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  11. #11
    Edhe ku qendron ekzaltimi ne kete lajm?

    Mos duhet te gezohemi qe ariu do beje alenance me dragoin dhe qe do rrafshojne kaubojsat dhe bashke me ata kaubojsat e Daj Semit do na perzhitet ne mos digjet deri ne kocke dhe lekura jone?

    Mbase ta kam keqkuptuar postimin po personalisht se kuptoj dot ku qendron entusiazmi i nje pergjigje kaq dhemb per dhemb nga ana e Rusit bashke me Kinezin.

  12. #12
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Antares, kur thua:

    Citim Postuar më parë nga antares
    Analiza e Lioness eshte e sakte.
    dhe me pas vazhdon me:

    Citim Postuar më parë nga antares
    500 Uzina Ruse jane vene keto dite ne gadishmeri per te filluar prodhimin ne mase te Raketave Strategjike me Rreze te Mesme Veprimi.
    Zarat e Amerikes mund te rrine te qete se do digjen te gjalle 20 minuta para Kataklizmes planetare qe do marre me vehte Mosken, Peterburgun dhe cdo qender te banuar te Kaubojsave ne USA!
    ... lol, me ze "tmerri." :P

    Me te vertete, ashtu sic tha Darius, s'e mar vesh entusiazmin tend per senario te tilla ala "doom's day." Ne kete nen-forum diskutohet per probleme nderkombetare, e jo Armagedon. Per kete te fundit kemi forumet fetare.

    Retorika e Putinit ishte disi e ashper per veshet e diplomacise europiane, por ne heshtje fjalet e tij u aprovuan nga disa qarqe per arsyet qe kam thene me lart.

  13. #13
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ketu nuk ka as entuziazem e aq me pak ekzaltim......
    Nuk eshte ndonje kenaqesi e vecante te shkosh per dhjam qeni sepse Daj Sami kerkon dominim planetar......
    Une permenda vetem refleksin e Ligjit te Trete te Njutonit......
    Nese kavjet Arnaute (Kosove e Ballkan), Afganistan e Irak mund ti nenshtrohen Eksportit Janki te Demokracise (me Uran te Varferuar), e njejta gje mund te kete pasoja fatale per Planetin nese testohet ne Rusi.......
    Nga Bazat Amerikane ne Europe, te humbur jane vetem europianet. Larg qofte ne rast te nje konflikti, ku kujtoni se do godasin ne fillim raketat Atomike?............
    Postimi im nuk eshte aspak fetar (per Luaneshen) por thjesht realist, nese ka kohe le te lexoje njecike CONPLAN 8080 te gatuar nga Ceni e Rumsfeldi keto vitet e fundit qe te kthjellohet.....
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  14. #14
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Disa here ne teori nuk jam kunder me ty antares, problemi im me ty eshte retorika qe perdor.

    Larg qofte ne rast te nje konflikti, ku kujtoni se do godasin ne fillim raketat Atomike?............
    Per kete senario kudo qe te ndodhe eshte me efekte katastrofike per te gjithe.

    le te lexoje njecike CONPLAN 8080 te gatuar nga Ceni e Rumsfeldi keto vitet e fundit qe te kthjellohet.....
    Mos e ke fjalen per CONPLAN 8022? Doktrina e "First Strike"? Per kete jam ne dijeni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 22-02-2007 më 16:28

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Qëllimet e dislokimit të sistemeve anti-raketore amerikane në Europë.

    Zbatimi i planit për dislokimin e sistemeve anti-raketore amerikane në Eruropën Lindore po diskutohet aktualisht në mënyrë serioze. Pas bisedimeve mes SHBA , republikës Çeke dhe Polonisë ku qeveritë e këtyre dy vendeve kanë miratuar zbatimin e këtij projekti. Sistemet e mbrojtjes anti-raketore amerikane në Europën Lindore përmbledhin 10 raketa parandaluese dhe një radar të cilat do të aktivizohen deri në vitin 2010. Shpenzimet e këtij projekti llogariten në 1 miliardë e 600 milionë $. SHBA pretendojnë se dislokimi i sistemeve anti-raketore në Europë ka për qëllim të parandalojë rrezikun e rraketave balistike të Koresë së Veriut dhe Iranit. Dislokimi i këtyre sistemeve do të jetë dislokimi i parë i të tilla sistemeve nga ana e Amerikës jashtë territorit të saj. Të tilla siteme janë dislokuar aktualisht në California dhe Alaska të SHBA.

    Plani për dislokimin e sistemeve anti-raketore në Europë është pjesë e luftës së yjeve që u projektua në vitin 1983 nga ish-presidenti amerikan Ronald Regan për t'i bërë ballë kërcënimit të raketave ndërkontinentale të ish-BS. Presidenti amerikan Bush në vitin 2002 duke e nxjerrë SHBA nga traktati ABM , i nënshkruar në vitin 1973 nga Moska dhe Washingtoni dhe që ndalonte prodhimin e sistemeve anti-raketore krijoi kushtetet për zbatimin e projektit të këtyre sistemeve. SHBA pretendojnë se Europa Lindore për shkak se është më pranë Azisë dhe LM është vend i përshtatshëm për të parandaluar sulmet raketore të Koresë së Veriut dhe Iranit. Por planet e presidentit amerikan Bush dëshmojnë se SHBA synojnë të krijojnë baza ushtarake të përherëshme në Europën Lindore. Vendet e Europës Lindore që prej fillimit të luftës në Irak u bënë aleate të ngushta të SHBA dhe që prej asaj kohe Shtëpia e Bardhë e quajti Europën Lindore , Europa e re përballë Europës së vjetër perëndimore. SHBA pas luftës II botërore dhe me pretekstin e mbrojtjes nga BS krijoi baza ushtarake amerikane në Europën Perëndimore. Aktualisht Washingtoni duke u premtuar vendeve të Europës Lindore ndihma ekonomike dhe financiare po përpiqet që të vendosë baza ushtarake në këto vende.

    Ndërkohë me gjithë miratimin e Polonisë dhe republikës Çeke për vendosjen e bazave ushtarake amerikane në këto vende , sondazhet tregojnë se mbi 2/3 e popullsisë së dy vendeve kundërshtojnë një veprim të tillë. Vendosja e bazave të huaja ushtarake është një çështje tepër e ndjeshme për popullin polak dhe atë çek të cilët gjatë periudhës së luftës së ftohtë kanë qënë të pushtuara nga trupat e Traktatit të Varshvës. Përveç kësaj SHBA synojnë që problemet e tyre të sigurimit t'i transferojnë në Europë dhe me këto kushte , popujt e këtij kontinenti duhet të paguajnë për praninë e forcave amerikane. Nga ana tjetër Washingtoni duke krijuar baza të reja në Europë synon të vazhdojë varësinë e Europës nga Amerika në fushën e sigurimit. Aktualisht në Europë nuk egziston kërcënimi i luftës së ftohtë dhe dislokimi i sistemeve anti-raketore amerikane në këtë vend u shërben vetëm interesave të industrisë ushtarake amerikane. Disa vende europiane dhe në veçanti Franca kanë kundërshtuar dislokimin e sitemeve anti-raketore amerikane në Europën Lindore.

    Prania ushtarake e SHBA në zonën e influencës së ish-BS ka shqetësuar Rusinë në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë të tensionuara në shumë drejtime megjithëse kanë kaluar 16 vjet nga shpërbërja e BS. Funksionarët e Kremlinit , dislokimin e sitemeve anti-raketore amerikane në afërsi të kufijve të Rusisë i cilësojnë si një kërcënim të hapur për Rusinë. Ekspertët rus janë të mendimit se dislokimi i radarëve me një rreze mbulimi prej 4500 km do t'i mundësojë Washingtonit të kontrollojë armët strategjike bërthamore dhe objektet raketore në qendër dhe perëndim të Rusisë si dhe flotën ruse të veriut. Ministri rus i mbrojtjes Sergei Ivanov deklaroi se Koreja e Veriut dhe Irani nuk kanë raketa balistike ndërkontinentale për të sulmuar Europën dhe në të ardhmen nuk do të jenë të afta për të prodhuar të tilla raketa. Në këto kushte Moska është e mendimit se Washingtoni nën pretekstin e rrezikut të sulmeve rraketore të Koresë së Veriut dhe Iranit synon të kontrollojë forcën ushtarake të Rusisë.

    Rusia ka paralajmëruar për pasojat negative të dislokimit të sistemeve anti-raketore amerikane në Europë dhe ka kërcënuar se do të marrë masa reciproke për sigurinë strategjike të Rusisë dhe të aleatëve të saj në territoret e ish-BS. Gjithashtu Rusia paralajmëroi se dislokimi i sistemeve anti-raketore amerikane në Europë do të rrezikojë sigurinë e Europës dhe Atlantikut , dhe do të bëhet shkak për fillimin e një gare të re armatimi në Europë. Megjithëse Rusia për shkak të problemeve të saj financiare nuk dëshiron një garë të re armatimi me SHBA , Moska gjatë viteve të fundit në vend që të hiqet për shtimin e sasisë së armatimit është përpjekur të sufistikojë cilësinë e armatimeve të saj. Paralajmërimet në lidhje me garën e armatimit mes dy superfuqive të luftës së ftohtë edhe një herë kanë ringjallur frikën e militarizimit dhe pasigurisë në këtë kontinent.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Ukraina kundërshton vendosjen e sistemit anti-rraketor amerikan në Evropë

    Edhe Ukraina iu ka bashkëngjitur atyre vendeve që kundërshtojnë në mënyrë të prerë vendosjen e sistemit anti-rraketor të SHBA në disa vende evropiane. Kryeministri i Ukrainës Viktor Janukoviç, në një deklaratë zyrtare të tij është shprehur se vendi i tij është kundër çdo vendosjeje të sistemeve anti-rraketore të SHBA në Poloni dhe Çeki. Janukovic ka thënë se pjesëmarrja e Polonisë në planin mbrojtës të SHBA është një shkelje e hapur e marrëveshjes së Keivos dhe Varshavës dhe dëmton në mënyrë serioze këtë marrëveshje. Para Ukrainës, Rusia ishte vendi i cili në mënyrë të ashpër kishte kundërshtuar planin amerikan për vendosjen e sistemit anti-rraketor në Evropën lindore.

    Shtëpia e Bardhë ka njoftuar që në Çeki dhe Poloni të instalojë një sistem anti-rraketor, me qëllim që të mbrohet nga ndonjë sulm eventual i Iranit dhe Koresë së Veriut. Por Rusia menjëherë ka reaguar dhe ka deklaruar se ky është vetëm një pretendim i palogjikshëm, ngase Irani nuk ka fuqinë rraketore të sulmojë ndonjë vend tjetër të largët. Rusia është e bindur se Amerika është duke u përpjekur që në botë të përfitojë një superioritet strategjik në dëm të Rusisë. Kështu që mund të thuhet se ky plan i SHBA është ofenziv dhe përveç Rusisë, kërcënon edhe Kinën dhe si reagim ndaj kësaj përsëri në botë mund të fillojë rivaliteti i prodhimit të armëve bërthamore dhe sistemeve rraketore.

    Po ashtu instalimi i këtij sistemi amerikan përsëri ka shtuar pasigurinë në botë e cila ekzistonte gjatë luftës së ftohtë. Reagimi kërcënues i Rusisë përballë këtij vendimi të Amerikës, ka bërë që edhe vendet tjera evropian si Gjermania nga Amerika të kërkojnë më tepër kujdes për një veprim të këtillë. Po ashtu shumë analistë politikë dhe ushtarakë kanë deklaruar se është dëshmuar se pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 Amerika nuk kërcënohet nga jashtë, por nga brenda shtetit. Plani për vendosjen e sistemeve anti-rraketore në shtetet evropiane me gjithë ato harxhime të mëdha nuk është në interes të askujt por vetëm në interes të kompanive amerikane.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Moska kërcënon bazat amerikane të mbrojtjes nga raketat


    Moskë, 20 shkurt - Komandanti i forcës stretegjike ruse të raketave thotë se Rusia është e aftë të godasë baza amerikane të mbrojtjes nga raketat nëse baza të tilla ndërtohen në Republikën Çeke apo Poloni. Gjenerali Nikolai Solovtsov paralajmëroi se Rusia ka aftësitë e nevojshme për të rifilluar ndërtimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi nëse Kremlini tërhiqet nga një traktat për mospërhapjen e armëve që ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara. Një zëdhënës i Natos i cilësoi fjalët e gjeneralit si komente ekstreme, të panevojshme dhe të vjetruara.
    Rusia nuk eshte e dobet ushtarakisht, por politikisht dhe ekonomikisht. Ariu i fjetur nuk eshte i vdekur. Vecse mua s'me pelqen ta shoh kocke e lekure, se behet me i rrezikshem pastaj. Nje ekonomi ruse e zhvilluar, eshte nje plus ndikues ne ekonomine boterore.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga arturo
    Reagimi kërcënues i Rusisë përballë këtij vendimi të Amerikës, ka bërë që edhe vendet tjera evropian si Gjermania nga Amerika të kërkojnë më tepër kujdes për një veprim të këtillë. ......
    Plani për vendosjen e sistemeve anti-rraketore në shtetet evropiane me gjithë ato harxhime të mëdha nuk është në interes të askujt por vetëm në interes të kompanive amerikane.
    Ne fakt vende te tjera europiane jane shume te interesueme qe ti strehojne keto sisteme ne territorin e vet.
    Britania e madhe qe prej 1 viti po ban perpjekje e bisedime te fshehta qe ky projekt te vendoset ne territorin britanik. Madje kane sugjeruar qe te vendoset pikerisht ne bazen ajrore amerikane ne ate vend.

    Ne pamundesi te gjithe projektit, britaniket kane kerkuar qe te pakten nje pjese e tij te vendoset ne Britani.

    Nuk asht e vertete qe sistemi anti-rakete asht ne interes te vetem kompanive amerikane, ai asht garant i mbrojtjes nderkombetare dhe civilizimit, kunder kercenimeve te shteteve diktatoriale.

    Gjermania asht nder shtetet qe e ka shijuar ma fort se cdo shtet tjeter mbrojtjen dhe paret e USA. Po te mos ishte Amerika nuk do te kishte Gjermani Perendimore. Prandaj nuk ka pse bahet xheloze qe shtetet e tjera qe nuk paten fatin te jene pjese e Europes por e Rusisse, pra keto shtete te mendojne per sigurine e tyre.
    Polonia asht pikerisht nji nga shtete qe ka vuejte tmerresisht si prej nazizmit (gjerman)por ma shume prej bolshevizmit (rus).

    Pse duhet me i marre leje Moskes? Fundja sistemi asht mbrojtes (anti rakete) e jo sulmues.

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Po te mos ishte Amerika nuk do te kishte Gjermani Perendimore.
    Ne fakt po mos ishte Amerika sot bota do fliste Gjermanisht. Dhe fakti qe Gjermania aq e lavdishme dikur ushtarakisht, gjendjen e mjerueshme te sotme dhe moslejimit te krijimit te nje ushtrie apo force ushtarake te armatosur (sic i takon nje vendi me zhvillim te atille teknologjik dhe shkencor si dhe standarti aq te larte jetese) duhet tja dedikoje kesaj Amerike qe po thua ti Labeat

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Ne fakt po mos ishte Amerika sot bota do fliste Gjermanisht. Dhe fakti qe Gjermania aq e lavdishme dikur ushtarakisht, gjendjen e mjerueshme te sotme dhe moslejimit te krijimit te nje ushtrie apo force ushtarake te armatosur (sic i takon nje vendi me zhvillim te atille teknologjik dhe shkencor si dhe standarti aq te larte jetese) duhet tja dedikoje kesaj Amerike qe po thua ti Labeat
    Darius,

    Gjermania zhvilloi nji lufte te padrejte (L2B), dhe e humbi jo vetem prej Amerikes.

    Po te mos ishte USA, nuk do te kishte Gjermni perendimore, por do te ishte shnderru si lindje, dhe do te kishte humbe cdo lloj rendesie e vlere. Do te kishim nje Hungari/Poloni apo Ceki tjeter. Gjermanet e lindjes mbas 50 vjet komunizem jane shume te ndryshem prej atyne te perendimit, dhe ende mbas 17 vjetsh dhe nja 600 miljard markash kane mbete shume larg nivelit perendimor qofte edhe francez, italian a belg bie fjala.

    Amerika i ktheu Gjermanise dinjitetin nepermjet:
    1) Sigurise, mbrojtjes
    2) Ekonomise miliarda dollare, cek i bardhe, kredi pa kufi me planin Marshall, si me asnji vend tjeter.
    3) Politikes nderkombetare, duke i dhane nji vend te vecante, pavarsisht kujtimeve te L2B. Madje me perjashtim te Nurenbergu ka ndalu cdo lloj persekutimi te ish-nazisteve.
    4) Bashkimit kombetar. Mos harro qe Kenedi, shkoi ne Berlin e tha "Une jam berlinez" e krijuan nji ure ajrore qe per muej me rradhe furnizoi miliona gjermane ne Berlin nen bllokaden ruse qe prej qumeshtit deri tek qymyri per ngrohje.
    Me 1990 ishte politika amerikane qe mundesoi bashkimin e Gjermanive, me gjysem zemre prej Gorbacovit.

    Gjermania ne anen tjeter ka qene aleat pa lekundje i USA deri sa erdh Shroeder, i cili pervecse e dobesoi influencen gjermane, rrenoi edhe ekonomine me programet e veta socialiste. ndersa Merkel, po rikuperon me shpejtesi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •