Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47
  1. #41
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    FBI, gati të hetojë për tritolin

    Prokuroria: Shpërthimi, akt terrorist. Pronarët: Nuk kemi konflikte



    Një sasi prej 150 gramë tritol ka shpërthyer rreth orës 02:00 të ditës së djeshme në katin e dytë të një lokali përballë Prokurorisë së Përgjithshme, disa minuta pasi ishte larguar kreu i opozitës Edi Rama. Ngjarja është cilësuar si "akt terrorist" nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka marrë në dorë hetimet. Mësohet se sasia e tritolit është hedhur nga rruga përballë prokurorisë. Fatmirësisht, shpërthimi nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale të lokalit. Policët e shërbimit pranë prokurorisë kanë njoftuar sallën operative. Uniformat blu mbërritën në vendngjarje pas dhjetë minutash, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, pasi zhurma ishte e fortë dhe në rrugë shihej tym.

    Tritol Ramës për zgjedhje

    Policia e Tiranës ka sqaruar përmes një konference për shtyp detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në restorantin ku kishte darkuar kreu socialist, Edi Rama dhe një grup deputetësh socialistë. Policia njoftoi se shpërthimi nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale të restorantit "Te joni", para Prokurorisë së Krimeve të Rënda. 30 specialistë dhe agjentë të policisë gjyqësore shkuan në vendngjarje dhe bllokuan akset rrugore. Policia ka ngritur një grup pune për hetimin e ngjarjes, grumbullimin e provave dhe zbulimin e autorëve të shpërthimit. Zëdhënësi i policisë sqaroi se pas njoftimit për ngjarjen, Rama është shoqëruar nga forca të policisë nga lokali për në banesën e tij. Zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme deklarojnë se gjatë hetimeve do të përfshihen të gjitha pistat. Një nga pistat e mundshme është edhe atentati ndaj kreut të opozitës dhe kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Megjithatë hetuesit saktësojnë se po shqyrtojnë edhe pista të tjera. Në disa dalje për shtyp Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit deklaronin se shpërthimi ka ndodhur për shkak të konflikteve të aksionerëve të lokalit. Policia tha dje zyrtarisht se lokal "Joni", ku ndodhi shpërthimi në orën 01:53 minuta, ka si pronar shtetasit Arjan Avllaj e Dritan Avllaj (Tan Lepuri). Gjithashtu, policia tha se këta persona kanë një konflikt me një aksioner të tretë, i cili pesë ditë më parë ka bërë një denoncim në Policinë e Tiranës. Ndërsa mësohet se i ka bërë edhe një letër të hapur Kryeministrit për problemin e tij.

    "S‘kemi konflikte"

    Pas shpërthimit të tritolit te lokal "Joni", hetuesit e Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje aksionerët e lokalit. Gjatë dëshmisë mësohet se kanë deklaruar që nuk kanë asnjë konflikt me askënd. Më tej kanë vijuar se nuk mund t‘i venë gishtin asnjë personi. Të gjendur në këto kushte, hetuesit saktësojnë se po hetojnë të gjitha pistat e mundshme. Ata nuk përjashtojnë edhe atentatin ndaj Ramës. Gjithsesi, shprehen se kreu i opozitës dhe deputetët e PS-së po darkonin në katin e parë të lokalit. Ndërsa tritoli është hedhur në katin e dytë. Burimet thanë se kanë marrë në pyetje edhe punonjësit e policisë, të cilët kanë treguar se kanë dëgjuar një zhurmë dhe vetëm tym, ndërsa nuk kanë pikasur asnjë person.



    Hetimi, shpresë te kamerat e prokurorisë


    Kamerat e sigurisë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Krimeve të Rënda mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes së ndodhur në lokalin "Joni" mëngjesin e së enjtes. Janë kamerat e sigurisë së lëvizshme ato që me pak fat mund të kenë regjistruar momentin e hedhjes së lëndës plasëse në ballkonin e lokalit. Të instaluara në pika kyçe përreth godinës së prokurorisë, kamerat mbajnë nën vëzhgim 24 orë të gjithë zonën përreth. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se filmimet e ofruara nga këto kamera do të depozitohen si prova në hetimin e çelur pas shpërthimit në lokalin që ndodhet përballë Prokurorisë së Krimeve të rënda. Krahas mbledhjes së provave materiale, dy punonjësit e policisë që kanë qenë afër vendit të ngjarjes janë marrë menjëherë në pyetje nga grupi hetimor dhe tashmë kanë depozituar dëshminë.




    Prokurori-SHISH-Polici, trinomi i hetimit


    Pas shpërthimit të një sasie prej 150 gramë tritol te lokal "Joni" disa minuta pas largimit të kreut të opozitës, Edi Rama, në vendngjarje kanë mbërritur uniforma blu, prokurorë dhe agjentë të SHISH. Mësohet se trinomi i përbërë nga policia, prokuroria dhe SHISH-i do të hetojnë këtë ngjarje, e cila ka tmerruar banorët që jetojnë në afërsi të zonës së "9-katsheve". Mësohet se shpërthimi është dëgjuar deri në sheshin "Skënderbej". "Po grumbullohen dhe verifikohen informacionet e nevojshme dhe kryerjen e të gjitha veprimeve për zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjorë të kësaj ngjarje. Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, materialet hetimore i kanë kaluar për ndjekje kësaj prokurorie, pranë së cilës është ngritur grupi hetimor i përbërë nga 2 prokurorë dhe 5 oficerë të Policisë Gjyqësore", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


    Shpërblimi

    Policia, 1 milion lekë informatorëve


    Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të informatorëve një sasi prej 1 milion lekësh të reja për të dhënat e sakta. "Policia e Shtetit duke garantuar ruajtjen e anonimatit fton qytetarët që të telefonojnë në numrat 0684025841 dhe 04235740 për çdo informacion me vlerë që ata kanë", thuhet në njoftimin e policisë. Sipas saj, garantohet opinioni publik për angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit për të garantuar një proces të qetë zgjedhor, duke respektuar të gjithë aktet normative që ngarkojnë me detyra strukturat e policisë në këtë proces. Në lidhje me ngjarjen, burimet pohojnë se "fakti që kjo ngjarje ka ndodhur pikërisht në 2 ditët e fundit të fushatës zgjedhore dhe se në këtë lokal ka qenë pak kohë para ngjarjes kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë që angazhimi i strukturave të Policisë së Shtetit të jetë maksimal për intensifikimin e punës me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje". Më pas thuhet se për këtë qëllim Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit fton publikun që të bashkëpunojë me policinë dhe vë në dispozicion një shumë prej 1 milion lekësh të reja për cilindo që do të japë një informacion të saktë lidhur me ngjarjen e ndodhur dhe autorët e saj. Pasditen e djeshme ka dalë në konferencë shtypi zv/ministri i Brendshëm Gjergj Lezhja, i cili ka sqaruar se shpërthimi i tritolit te lokal "Joni" është realizuar për shkak të problemeve aksionere dhe jo të politikës. Në një vijë me Kryeministrinë, Lezhja sqaroi se forcat policore do ta hetojnë këtë ngjarje si "akt terrorist".


    GAZETA SHQIP

  2. #42
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ambasadorja Ris: Hetoni incidentin

    9 orë pas shpërthimit në afërsi të Prokurorisë së Përgjithshme, takon Sollakun



    Ambasadorja amerikane në Tiranë, Marsi Ris, kërkon nga autoritetet përkatëse hetimin e incidentit të orëve të para të mëngjesit të sotëm ku një sasi eksplozivi shpërtheu në ballkonin e lokalit në të cilin darkoi kryetari socialist, njëkohësisht kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama. Në një takim të zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme me Kryeprokurorin Theodhori Sollaku, nëntë orë pas shpërthimit zonja Ris ka theksuar se autoritetet gjyqësore duhet të zbardhin ngjarjen e rëndë. Kërkesa e zonjës Ris u bë e ditur përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë për mediat pas takimit të planifikuar më herët me Sollakun. Në takimin dypalësh u diskutua për programe asistence të qeverisë së SHBA në fushën e sundimit të ligjit, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi fusha të mëtejshme bashkëpunimi. "Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Marsi B.Ris, u takua sot (dje) me prokurorin e Përgjithshëm Sollaku për të diskutuar programe asistence të qeverisë së SHBA-së në fushën e sundimit të ligjit. Ky takim i planifikuar më parë ofroi një mundësi që të dyja palët të shkëmbenin pikëpamje mbi fusha të mëtejshme bashkëpunimi. Në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit, ambasada e SHBA nxit autoritetet përkatëse ta hetojnë incidentin plotësisht", thuhej në njoftimin e ambasadës. Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi dje se takimi ishte i planifikuar, ndërsa u bisedua edhe për shpërthimin e ndodhur pranë prokurorisë. Burime konfidenciale thanë për "Shqip" se në takim u diskutua edhe për problemet në disa hetime të prokurorisë, ku ambasada ofroi ndihmë nga FBI-ja. Kjo e fundit prej disa kohësh ka "montuar" në Prokurorinë e Përgjithshme një zyrë hetimi.

    Gazeta Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 17-02-2007 më 01:19

  3. #43
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    LSI: “Berisha u kthye në strategjinë e shantazhit”


    Është politizuar plotësisht ngjarja e ndodhur para dy ditësh në Tiranë. Lëvizja Socialiste për Integrim, e kthyer tashmë në një kurs të pastër aleance me kryetarin e Partisë Socialiste, e ka cilësuar incidentin e mëngjesit të datës 15 shkurt si një copëz të rikthimit të kryeministrit Sali Berisha në strategjinë e shantazhit nëpërmjet përdorimit të armëve. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi dje se akti në fjalë nuk lë vend për dyshime, pasi incidenti në fjalë, i vendosur në kontekstin e informacioneve që janë emetuar nga shërbimet sekrete amerikane, japin të kuptojnë lidhjen e ndërsjellë të tyre. "Vendosja e eksplozivit ndaj opozitës në mes të Tiranës është prova më e qartë dhe më e rëndë e rikthimit të Berishës në strategjinë e shantazhit dhe presionit të hapur nëpërmjet tritolit dhe armëve si në vitet e tragjedisë së tmerrshme të 1996-1997-s. Zbardhja e menjëhershme e ngjarjes dhe zbulimi i autorëve janë më e pakta gjë që duhet të bëjë pushteti i Berishës dhe policia e tij lidhur me këtë skenar shumë të rëndë, nëse realisht nuk janë pjesë e tij. Kjo ngjarje është në sinkron të plotë me informacionet që disponohen tashmë në zyrat e shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërkombëtare për lidhjet e kandidatit Olldashi me botën e krimit të organizuar, informacione për të cilat me kohë kryeministri Berisha ka pasur dijeni të plote", - tha Vasili. Në vijim ai ka vlerësuar se mosreagimi i Berishës kompromenton rëndë dhe vetë Olldashin, pasi me këtë rast vetë PD-ja apo qeveria nuk distancohet nga incidenti. Vasili e ka marrë të mirëqenë prapavijën politike të ngjarjes, teksa i ka bërë thirrje kandidatit demokrat që të heqë dorë nga skenarët e dhunës. "Mosreagimi i Berishës ndaj këtyre informacioneve kompromentojnë plotësisht integritetin politik dhe moral të kandidatit të tij për Tiranën. Berisha dhe të tijtë e dinë mirë rezultatin e skenarëve të dhunës dhe terrorit të tipit 1996-1997, të cilat kanë shkatërruar vendin, por edhe vetë Partinë Demokratike. I bëjmë thirrje Olldashit të heqë dorë menjëherë nga këta skenarë kriminale që rëndojnë edhe me shumë pozitën e tij, si dhe të pranojë në mënyrë qytetare humbjen", - tha ai.

    Gazeta ALBANIA

  4. #44
    Kjo puna e tritolit per Ramen duhet te jete si puna e atyre "plumbave" qe e gjuajten atehere ne dritare. Mire plumba qe nuk ishin po as gure llastiqesh nuk u gjeten.
    Se ne fakt Edi eshte kandidant shume i forte dhe i rrezikshem sa ti vesh tritolin. Si nuk ju nxihet ai surrat nga gomarlliqet qe bejne mer zot. PD-ja ne pushtet do iki ti vej tritolin nje perversi dhe psikopati si Edi Rama. Hajde komedi hajde.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nuk la preteks pa përdorur për të mos hyrë në zgjedhje. Shkaku ishte se të gjitha polet e nxirrnin të humbur. Tani dy ditë para zgjedhjeve Edvini na vuri përsëri në skenë historinë e "bombës", të cilën e përdori po me sukses për t'u zgjedhur kryetar bashkie më 2001.

    Ish‑kryeministri komunist Mehmet Shehu sipas ish‑kryetarit të Gjykatës së Lartë, Irakli Bozo më 1945 fuste armët natën në kishë dhe i arrestonte priftërinjtë katolikë në ditën me diell, pasi kishte mbledhur turmën e spektatorëve nga të katër anët e Shkodrës. Një fjalë e urtë popullore thotë se humbjen duhet ta presësh si burrë. Edi hiq dorë nga skenarë të tillë banalë, që i kupton edhe fëmija në djep!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga njemik
    Degjova Berishen tek Zeri Amerikes tani ne konference shtypi per tritolin
    Tha se kishte pasur informacione se dy vellezerit pronar te lookalit kishin konflikte me njeri tjetrin per pronesine.
    Ne politik minimizohen gjerat per te mos hy krimbi ne moll ! e kemi te vetmin shtet shqiptar pa krimb !
    mos u tranoni se ju vret zoti !
    po edi Rama me duket qe i duhet te shkon me teper ne nji sall sporti se ne restorane me njerz qe sja dojn te miren popullit shqiptar.
    Te bashkuar jemi te fort, skem nevoj per te huj,ne e duajm njeri tjetrin .
    Asht veshtir me lundru anijen me pasager te pit....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    Po ky Berisha mo
    Meqense kishte informacion qe ata te lokalit po ziheshin se ke do merrnin kuzhinier
    Sepse ja kishte cuar nje nga vellezerit me sms kete pune
    Ta kishte bllokuar Ramen brenda qe ta hante nga shperthimi

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •