Kjo teme do trajtoje ne menyre te vecante zbulime arkeologjike te fshehura ose mohuara dhe me pas injoruara te cilat nese pranoheshin do trondisnin gjithe kulturen e civilizimit aktual dhe do ndryshonin pergjithmone perceptimin qe kemi per te kaluaren tone si rrace njerezore si dhe vjetersine ne kete planet. Tema do jete teresisht per arkeologjine, historine dhe antropologjin/paleontologji ku cdo gje eshte e faktuar, shoqeruar me citate dhe me foto si dhe me komente te ndryshme nga shkenctare te disiplinave te lartepermedura.
Perpara se te hyj ne brendesi te kesaj teme dua te bej nje hyrje te shkurter dhe te shpjegoj idene qe kam dhe pse e quaj Fshjehje te Zbulimeve Arkeologjike apo Archeological Cover-Ups. Qe te kuptohet kjo duhet me pare te kuptohet menyra sesi funksionon arkeologjia dhe cfare perjashtimesh ka ajo nga shkencat e tjera.
Ne arkeologji perpos zbulimeve dhe faktimeve me ane te objekteve dhe ndertimeve te lashta, shkrimeve dhe grafikave, shpesh perdoren dhe i ashtuquajturi model ose shabllon qe te con ne krijimin e nje teorie nga ku me pas kalohet ne prove ose fakt shkencor. Por shpesh kjo prove apo fakt mungon dhe kjo eshte njera nga arsyet qe arkeologjia, ose me sakte nje pjese e saj e perjashton veten nga saktesia e shkencave te tjera si psh ato ekzakte. Ne rastin e arkeologjise (pjese te saja si psh egjyptologjia) pranimi apriori i nje teorie te caktuar nuk perben asnje sakrilegj por kthehet fuqishem ne nje pranim dhe behet pjese e kultures sociale duke ndikuar ne informimin dhe sidomos ne ate pjese qe i perket te kaluares se larget te njerezimit. Pra ky shabllon ose model peroret rendom si nje etalon nga ku ndertohet (e me pas degezohet) e kaluara e njerezimit, kultura e tij dhe impakti ne kulturen e sotme.
E thene me fjale te tjera ky model ose shabllon eshte nje kendveshtrim i pranuar gjeresisht nga nje grup i caktuar ose disipline e caktuar (sduhe harruar qe ky fenomen nuk prek vetem arkeologjine). Pra shablloni ne rastin konkret kthehet ne model shkencor dhe cdo gje qe sillet rreth tij funksionon per te, cdo gje qe e rrezikon shpallet herezi dhe injorohet apo ‘shtypet’ deri ne mohim dhe harrese te plote. Duke ndjekur kete llogjike mund te thuhet me plote gojen qe i gjithe sistemi aktual funksionon me standarte te tilla shabllone, lojen e informacionit qe ka per qellim te mbeshtesi nje drejtim te caktuar dhe eleminoje, shkaterroje dhe denigroje ate kategori informacioni qe kercenon vlefshmerine e vete shabllonit.
Por nuk eshte vetem kjo. Psh ne rastin e arkeologjise rasti i siperpermendur mund te kundrohet me endje pasi i permbush te gjitha standartet madje dhe i tejkalon. Nje grup ose grupe mund te kene me shume se nje arsye pse te ‘shtypin’ informacionin arkeologjik. Le te marrin per nje moment civilizimin Kinez dhe kulturen e tij qe mendohej se eshte zhvilluar pothuajse teresisht e pavarur nga pjesa tjeter e botes, gje qe do te thote se civilizimi i saj madheshtor (Kines) dhe teknologjia e saj u zhvilluan ne menyre te pavarur. Ata natyrisht qe ndihen krenare ne nje rast te tille nese eshte i vertete. Por si do ndiheshin ata te mesonin qe ne token e tyre eshte gjetur nje numer i madh mumiesh kaukaziane (njerez te bardhe) te cilat datojne mbrapa ne kohe me te njejten periudhe ne mos me heret se fillii i civilizimit me te hershem Kinez? Ne nje rast te tille mbase atyre nuk do ju pelqente te perqendroheshin ne proven shekncore te kesaj gjetje arkeologjike. Po per njerez ne vende te ndryshme te botes te cilet jane konsideruar si aborigjene? A do hiqnin ata dore nga krenaria, tokat e dhena nga qeveria apo turizmi dhe parate qe rrjedhin prej tyre nese dalin ne shesh fakte qe tregojne tjeter nga sa dihet per prejardhjen e tyre? Po sikur evidenca arkeologjike qe del ne shesh te kercenoje vete shabllonin e tyre te ndertuar me kaq mund? Evidenca qe tregojne se grupe para tyre jo vetem qe kane qene me te hershem por edhe me te avancuar?
Ky eshte rasti me indianet e Amerikes te cilet jane paraprire nga nje kulture tjeter e njohur si ndertuese e tumave, te gjate, mbase gjigande, me floke te kuqe, gra e burra te cilet duket se kane qene shume me te avancuar se vendasit Amerikane.
Ne Meksike duket se hispaniket jane paraprire nga “Olmeket” te cilet edhe ne kete rast ishin me te avancuar se kulturat qe i pasuan. Keto anomali nuk jane duke e ndryshuar shabllonin ekzistues pasi ato jane te papershtatshme per tu pranuar si pjese e kendveshtrimit te linjes se drejte nga shoqeri primitive e ate te avancuar. Pra do kishim nje konflikt serioz ne konceptin (uniformizmin) e historise nese guxohej te pranohej.
Te njejten gje shohim dhe ne Egjypt. Aty piramidat e hershme jane ndertuar me shume me teper saktesi dhe teknologji me te avancuar se ne ato te mevonshmet. Monumentet me te vjetra jane pothuajse te paprekura ndersa ato me te rejat jane katandisur ne nje grumbull guresh dhe dheu. A ka pergjigje per kete pikepyetje?
Po ka dhe jo vetem per kete pikepytje por edhe per ato te mesipermet madje dhe te tjera qe une spo i permend ketu pasi dua ti permend ato gjate shtjellimit te temes.
Por pergjigja ndrydhet dhe sfumohet nga shablloni. Kjo do jete dhe objektivi i kesaj teme.
Shpesh ne teme mund te hasni terminologji te tipit, konspiraci, fshehje, korrupsion, batak politik etj por te gjitha jane te lidhura ngushte me temen. Mos u trembni nga fjala konspiraci pasi nuk behet fjale per fantazi apo dyshime. Konspiraci eshte thjesht nje fshehje faktesh, nje ndryshim i te vertetes dhe tjetersim provash apo faktoresh ne lidhje me nje ngjarje te caktuar. Vete Fshjehja e Zbulimeve Arkeologjike eshte nje konspiraci ne shkence, eshte nje konspiraci ne kulturen tone si civilizim dhe eshte pjese e amnezise se imponuar kolektive per te kaluaren tone.
Darius
13 Shkurt 2007
Krijoni Kontakt