Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166

    Berisha: Brenda 2 vjetësh Shqipëria do të eksportojë energji elektrike

    Duke u nisur nga deklerata e kryeministrit Berisha sot me daten 18/01/2007. i bie qe me daten 19/01/2009. shqiperia do eksportoje energji elektrike. pra brenda dy vjetesh situata energjitike do rregullohet aq mire sa neve do jemi ne gjendje edhe te eksportojme energji.
    Tani ceshtja shtrohet mos eshte ky deklarim ne vazhden e deklarimeve te tij, apo ta besojme me te vertet. jepni mendimet tuaja ju lutem.

  2. #2
    Tani ceshtja shtrohet mos eshte ky deklarim ne vazhden e deklarimeve te tij, apo ta besojme me te vertet. jepni mendimet tuaja ju lutem.
    Opinioni publik shqiptar eshte i tejnjohur dhe mbingopur me deklarimet butaforeske e pa pergjegjesi te Berishes, dhe ka shkuar ne ate derexhe sa engletiset me frazeologjine boshe te tij, si nje bufon i ekranit te vogel, veçanerisht perpara mikrofoneve qe zgjaten drejt tij.

    Njekohesisht me Berishen qe mashtron pa pike turpi, edhe media ne Shqiperi ka marre huqet e bashke-kryetarit mashtrues, historik e histerik bashke.

    Ketu ne forum, ashtu si ne opinionin e gjere, ka dy lloj parafabrikatesh, te cilet vetem ta dijne se e ka thene Berisha, dhe nxitojne, njera pale te argumentoje e zbertheje kryeidete genjeshtare te liderit te panjollosur e te padiskutuar sali, ndersa pala tjeter, ne menyre reaktive te papermbajtur, i kundervihet pa ide, pa argument, duke bere te njejtin efekt.

    pjesa tjeter, behet viktime e "partizanllikut" te pro e anti salistave.

    shkurt, i (e) dashur irexha, saliu tashme nuk mund te rrije pa leshuar nje genjeshter mediatike; ai (ajo) qe e inkurajon salen te genjeje, e dijne se mileti, ne kushtet e mungeses se dritave per kaq vite me radhe, jane te prirur e te motivuar per te henger kete genjeshter qe duket si nje ender e bukur zhequ ...

  3. #3
    Do eksportojme energji ne brenda 2 apo 3 viteve.
    Ishalla kemi per vete njehere pastaj te shofim..........!
    Po edhe kur flet ai Saliu me zor kuptohet,na e paska leshuar gjeagjezen e rradhes tani.Na mbetet vetem te presim edhe 2 a 3 vjet qe te japim pergjigje .

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Ekziston nje plan nga ana e te huajve (jo Berishes) por,,,,,,,,,,,, energjia do kushtoje shume shtrenjt atehere,,,,,,,,,,plus fitimi do shkoje 100% jashte shqiperise (ne duart e bosave te huaj) te cilet do kene monopolin e vetem

    Berisha eshte kundershtari i iniciativave per LIBERALIZIMIN e shitjes energjise dhe termocentraleve te vegjel per prodhim energjie

  5. #5
    Berishes nuk i ka ardhur nje oferte ende per te marre pjesen e tij, te pakten 10 perqind, oj e vertet.

    Si Nano, si Berisha, mafioze oligarke ... shushunja ... korba ogurzi ... mefistofele danteske ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Tani varet se ne qfar bisedimesh eshte Z. Berisha ndoshta me ndonje nga kompanite e huaja sepse tani e dijme qe nuk eshte vetem shqiperia ne krize energjetike por i gjithe rajoni dhe per kete arsye mun te ket interesim te kompanive te medha qe te investojne ne shqiperi dhe kosove ne branshin e energjise sepse eshte mjaft profitabile ne 50 vitet e ardhshme. Une nuk e di ama sinqerisht shpresoj qe te bejne ndonje marrveshje per ndertimin e ndonje hidrocentrali te ri dhe keshtu do zgjidhet problemi.
    Barca

  7. #7
    Genjeshtra bombastike e radhes e saliut ka keto qellime:

    - ti kenaqe ata qe duan te hane genjeshtra te çdo kalibri per nje parajse energjitike ne te ardhmen, ku shqiptaret do te konsumojne korent me tela floriri;

    - ti turbulloje ata qe e dine se ai ben premtime te kota per efekte te fushates elektorale, por ende shpresojne se te pakten nje here ai mund ta mbaje fjalen;

    - ti inkurajoje ata qe e dijne se ai genjen si gjithmone, por do ti ndihmoje sado pak ne zhvillimin e fushates elektorale me nje genjeshter te re;

    - tu jape kalemxhinjve, agjit-propit dhe veprimtareve fanatike e te paguar te vet nje tjeter genjeshter, ne menyre qe ata ta perdorin ne pirgun e genjeshtrave te bera mal, por qe populli nuk ka te ngopur me genjeshtra, ne vend te ujit, drites, sigurise, ligjshmerise, drejtesise ...

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Genjeshtra bombastike e radhes e saliut ka keto qellime:
    Perpara se te na mbushesh temen me 100 mesazhe ku na shpjegon qellimet e Berishes, sikur te na sillje te plote lajmin qe ta lexonim edhe ne te tjeret, nuk do te beje keq apo jo? Se jo te gjithe jane te shkathet nga mendja si puna tende qe i kupton qellimet pa lexuar as lajmin te plote.

    Albo

  9. #9
    Ska nevoje per lajme xhuxhu me te tjeret si ai. I deduktojne gjerat sapo degjojne emrin e Berishes . Si nihilist i pakorigjueshem qe je o xhuxhu pa na e thuaj kush eshte zgjidhja qe ofron zotrote?

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ja dhe artikulli i plote, per kete "xhevahir" te rradhes. Peshku ne det, e tigani ne zjarr.

    Objektivi i qeverisë, Shqipëria vend eksportues i energjisë


    Kryeministri Berisha deklaroi dje se "Shqipëria, vend eksportues i energjisë" - është objektiv kryesor i qeverisë. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, kreu i saj cilësoi si të një rëndësie të veçantë vendimin e qeverisë për hidrocentralet e vogla, me anë të të cilit mundësohet tenderimi transparent dhe nënshkrimi i kontratave me të gjithë investitorët dhe sipërmarrësit që duan të investojnë në këto hidrocentrale. "Janë me dhjetra, në mos qindra burimet ku mund të ndërtohen hidrocentralet e vogla. Pasi kaloi Ligji "për konçesionet, ne, me këtë vendim, mundësojmë tenderimin transparent dhe nënshkrimin e kontratave me të gjithë investitorët dhe sipërmarrësit që duan të investojnë në hidrocentrale. Të voglat kanë këtë specifikë, të mëdhatë do të ndjekin Ligjin e koncensioneve të partneritetit publik, privat. Do të ketë disa thjeshtime në procedura, në përputhje me ligjin, në ato që janë ndër 10 megavat", u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se inkurajimi i ndërtimit të hidrocentraleve të vogla është shumë i rëndësishëm dhe ai shtoi se çdo ditë qeveria po merret me projekte, me oferta, të cilat do të bëjnë të mundur që kapaciteti i prodhimit termik të energjisë të katërfishohet ose më shumë në këto dy vite. "Krahas projektit gjigant, i cili natyrisht kërkon dhe kohën e vet të një termocentrali prej 1200 megavat, janë në shqyrtim dhe në aprovim, përveç projektit të Vlorës, zbatimi i të cilit fillon gjatë muajve të parë të vitit, dhe disa projekte të tjera termocentralesh", deklaroi Berisha. Kreu i ekzekutivit, në emër të qeverisë, shpalli objektivin "Shqipëria, vend eksportues i energjisë elektrike". "Ky do të jetë objektivi ynë absolut. Kjo është rruga e vetme për t'i dhënë përgjigjen përfundimtare problemit të energjisë, për të shfrytëzuar potencialet e mëdha të prodhimit të saj në Shqipëri. Ne e nisim këtë strategji, të bindur se do ta realizojmë shumë më shpejt nga ç'mund të parashikohet", tha kryeministri. Ai sqaroi se kjo strategji parashikon shfrytëzimin e të gjitha burimeve të mundshme ujore, diversifikimin maksimal të prodhimit të energjisë. "Pra, shumë shpejt, në një hark kohor prej dy-tre vitesh, Shqipëria do të prodhojë jo më pak se 400 megavat energji elektrike nga termocentralet. Një seri kompanish kanë përzgjedhur vendet malore apo kodrinore, jo të pakta në Shqipëri, për energjinë e erës", deklaroi Berisha. Ai u shpreh se duhet ecur me energjinë diellore, duhet ecur me bioenergjinë dhe "Shqipëria, vend eksportues i energjisë" duhet të jetë objektivi më kryesor i qeverisë shqiptare, sot dhe në vitet që do të vijnë.


    Anila Shamku
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Shqipëria i shet energji Greqisë
    Nga Collectivemind në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 09:21
  3. 12 dhjetor 2008 - 18 vjet pluralizem politik ne Shqiperi
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 09:09
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •