Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    A keni perjetuar ndonjhere eksperienca paranormale?

    Kanalet televizive te Italise japin shpesh ngjarje te cuditshme qe kane lidhje me fenomene paranormale. Nje emision i tille titullohej Deshmitaret e jetes se pertejme. Ishin 7 te tille te ftuar dhe do te deshmonin ndodhite e tyre. Te shtate kishin perjetuar vdekjen klinike dhe benin nje pershkrim thuajse te ngjashem ne lidhje me imazhet e "botes tjeter". Njera prej tyre, ishte psikologe dhe ishte aksidentuar rende. Ajo sjegon: Pas perplasjes me makine, isha ne kllapi te plote dhe pasi me shoqeruan ne spital, ne sallen e nderhyrjeve kirurgjikale, kam ndjere nje dyzim te qenies time. Ishin si te thuash dy qenie perballe njera-tjetres. Njera e rende dhe e shtrire, dhe tjetra pupel dhe ne ajer. Te dyja me perkisnin mua. Shikoja gjithshka dhe nuk ndjeja dhimbje, ndonse isha mbytur ne gjak. Nga te dyja imazhet, me koshient ishte ai qe qendronte pezull. Ne nje moment te caktuar dicka filloi te me terhiqte dhe pas nje tuneli te erret, me ftonte nje drite e forte pas se ciles rendja. Pastaj kam pare imazhe te cuditshme dhe kam biseduar me te afermit qe me kishin vdekur prej kohesh. Pas ketyre u ktheva perseri ku isha dhe pasi ky imazh u fut ne trupin fizik, kam ndjere dhimbje te plageve. Gjate kesaj kohe kam qene plotesisht pa jete.
    Keshtu deshmonin edhe deshmitaret e tjere. Te bente pershtypje fakti qe keto ngjarje interpretoheshin me shume emocion.

  2. #2
    gjithmone e me larg
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    Jo s'me ka ndodhur asgje e tille ndonjehere. do isha kurioze, megjithate.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Skeptik si gjithmone une Daje odeoni

    E di si do jete ajo puna e drites qe ka shikuar ajo psikologia, pak a shume si te hash nje grusht te mire mu ne mes te fytyres dhe te leshojne syte xixa. Kam provuar njehere nje grusht ne nofull qe skam per ta harruar kurre dhe qe la pasoja tek mua. Mbaj mend qe pas atij grushti kam pare per rreth 5 minuta ngjyrat me te bukura te ylberit kjo do jete ajo drita qe flitet

    Kam qene mistrec i madh e pranoj, Explorator i cdo fushe

    Dito.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    gjithnje e vras mendjen dhe ende e kam te paqarte se ca me ndodhi atere;

    ishte thjesht nje halucinoacion imagjinate apo enderr ?



    ora qe 5 emengjesit dhe kish mjegull dhe ftohte i madhe;
    pereth kish te vdekur dhe te plagosur te tjere si mua qe renkonin po AI erdhi vetem te mua dhe peshperiste fjale inkurajuese dhe me ngriti te rija ne ghunje edhe pse kembet i kisha te dermuar ;
    nuk mbaj mend shume gjera po di qe qe thjesht si njeri i zakonshem dhe nuk te jipte pershtypje per nje njeri [engjell ;
    por e di mire qew nuk ish thjesht nje njeri po qe nje engjell ,sepse me tha gjera qe askush nuk i dinte pervec meje ;gjera personale ;

    pas shume kohesh e kerkova ta zbertheja nje ghe te tille qe te shihja vertetwsine e kesaj ndodhie dhe takova dhe fola me njerez qe kishin perjetuar pervoja te tilla me [ENGJEJ] ;


    CDO GJE BEN VAKI NE KETE BOTE ;

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    A keni perjetuar ndonjhere eksperienca paranormale?


    po po po

    me kane ndodhur shume te tilla ne jeten time

    por nuk i vej rendesi shume por vazhdoj te shikoj perpara duke mos i dhene rendesi fare fuqive okulte ose fenomeneve paranormale , per mua nuk kane asnje lloj rendesie keto gjera

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ndonjehere edhe vete ekzistenca ime me duket paranormale.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Une e kam nje shoke te ngushte i cili quhet B.U . Ai gjate luftes si ushtare ne UCK-se eshte plaosur rende ne koke dhe per njezete e nje dite ka qene ne gjendje te pavetedish, pra ne gjendje kome. Te ju'a them te drejten disa here kane dashur qe ta varrosin, per te vdekur por fale ofanzivave serbe nuk ka ndodhur kjo. Pas njezete e nje ditesh ai doli nga gjendja e komes ne te cilen kishte rene. Me vone kur e pyeta se a kishte ndegjuar ose pare dicka , me tregoi .
    Me tha se ne momente kur i ishte kthyer vetedija i ishte dukur vetja sikur ne nje enderr. Ne nje lugine plote lule dhe me nje bukuri te mahnitsheme qe nuk krahasohet me asnje vend tjeter. Nje lloje ndricimi qe kurre nuk e kam perjetuar. Ne ato momente mu be sikur po marshonim drejte asaj lugine me shume shoke te ngushte te cilet kishin rene gjate luftes. Kur futa kembet ne ate lugine , nje ish komandante i vrare i cili i printe kolones u ndale , ktheu koken dhe me bertiti me te madhe ku po shkon ti?
    Une u shtanga dhe me erdhi disi inat pse me bertiti ne ate forme para shokeve te tjere dhe ia ktheva , po vije me ju more , pse po me bertet ashtu ?
    -Jo tha prerazi dhe me ze te larte ai , ti nuk bene asesi qe te vjene me ne , duhet t'a vazhdon luften dhe me urdheroi me te madhe kthehu po te them - tregonte B.U.
    Ne ato momente ne mes meje dhe atij mu duke nje vije gjarperuese si forme prrocke, pastaj ajo u zgjate dhe m'u be si vije gjaku dhe ne funde ndriqimi humbi dhe u be nje mjegull dhe pak me vone mu erresua pamja. Ne ato momente jam munduar te bertas dhe kam kercyer perpjete. Kur hapa syte pashe se rreth meje ishin mbledhur shume shoke te luftes te cilet kur pane qe hapa syte dhe me erdhi vetedija bertiten o shpetoi vallahi. Filluan te duartrokisnin nga gezimi dhe te me perafonin. Atehere e kuptova se isha i plagosur dhe se kisha shpetuar, fillova te ndiej dhimbje te llahtarshme ne koke . Mirepo zeri i komandantit te vdekur me kumbonte ende ne vesh. Ende thote kur me bjene ndermende e ndieje nje trishtime dhe pikellim te madh ne zemer.

    Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  8. #8
    Shume interesante kjo historia e fundit. Dhe shume e perafert me tregime te tjera te atyre qe kane provuar ate qe quhet Near Death Experience ku sidomos drita apo ndricimi i forte eshte gjithmone i pranishem...

  9. #9
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Citim Postuar mė parė nga SHKOZA
    Me vone kur e pyeta se a kishte ndegjuar ose pare dicka , me tregoi.Me tha se ne momente kur i ishte kthyer vetedija i ishte dukur vetja sikur ne nje enderr. Ne nje lugine plote lule dhe me nje bukuri te mahnitsheme qe nuk krahasohet me asnje vend tjeter. Nje lloje ndricimi qe kurre nuk e kam perjetuar.
    Te njejten gje me ka thene dhe mua nje shok i cili ka shpetuar per mrekulli nga ku po mbytej ne nje liqen.

    Ne ate kohe kam qene ne shkolle te mesme dhe kishim nje ekspedite ne nje vend ku ishte nje liqen shume i bukur dhe i thelle.Nje shoku im sapo u zhyt ne uje per disa minuta nuk doli dhe u hodhem te gjithe per te pare se c'fare u be me te.Atije i kishte rene te fiket ne uje dhe ajo e mbajti gjalle qe nuk piu uje.Kur e nxorem nga uji e permendem dhe e pyetem se si ishte puna dhe nuk mbante mend gje tjeter pervec atyre fjaleve qe citova me siper.Kishte pare nje fushe me lule dhe nje vend shume te bukur plot drite.

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Shume interesante kjo historia e fundit. Dhe shume e perafert me tregime te tjera te atyre qe kane provuar ate qe quhet Near Death Experience ku sidomos drita apo ndricimi i forte eshte gjithmone i pranishem...

    A permend ndonjeri muziken, tinguj te bukur muzikor qe degjohen se largu, pa harruar ketu peshen e lehte te trupit, ndricmin e kendshem ne qiell gjelbrimin qe te rrethon dhe ajrin ekstremisht te paster (te mos them si loti), pa harruar edhe temperaturen ideale ?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Cila Ėshtė Vepra e Perėndisė"
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:47
  2. Zamira Caka: “Fėmijėria ime e pėrjetuar midis pesė qyteteve”
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2006, 06:46
  3. Kush nga ju e ka pėrjetuar kėtė ndjenjė?
    Nga Michelle nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 13-10-2006, 18:37
  4. Viktor Frankl: Ku qendron kuptimi i jetes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 17:35
  5. Poezi e shkruar nga ndjenje e perjetuar
    Nga ergys18 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-04-2003, 08:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •