Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Berisha bën vizitë në spital pas një takimi elektoral

    Problemet me zemren, Berisha shtrohet urgjent ne spital

    Ora 07:20
    Nga Armando Meta


    TIRANE (9 Shkurt) -Kryeministri Sali Berisha eshte shoqeruar me urgjence ne spital mesditen e se merkures pas nje shqetesimi shendetesor. Nje problem me zemren, gjate takimit elektoral qe po zhvillonte ne zonen e Kasharit, e ka detyruar qe te nderprese me shpejt mitingun dhe te drejtohet per ne pavionin e kardiologjise ne spitalin “Nene Tereza”. Kesaj here jo si nje doktor, por si pacient. Policia rrugore ka marre urdher qe te hape me shpejtesi rrugen nga Kashari ne drejtim te spitalit dhe makinat e grupit te shoqerimit kane mberritur ne spital me sirenat e ndezura per t’i dhene sa me shpejt ndihmen e pare kryeministrit.
    Sipas deshmitareve, kryeministri ka ngjitur shkallet e kardiologjise rreth ores 13.30, me kembet e tij, por i mbajtur ne krahun e njerit prej badigardeve. Ne fytyren e tij dallohej nje zverdhje dhe levizjet ishin me te ngadalta si rrjedhoje e pafuqishmerise fizike. Per rreth 45 minuta Berisha ka marre mjekim dhe ka kryer disa analiza per te mesuar problemet qe mund te kishin shkaktuar shqetesimet kardiake. Burime te rezervuara bejne te ditur se kreu i qeverise ka pasur shqetesime kardiake si pasoje e lodhjes dhe sforcimit, te cilat jane verejtur kohet e fundit per shkak te fushates elektorale, si dhe te angazhimeve te tjera te tij si kryeminister. Sipas mjekeve specialiste, ky lloj angazhimi ne planin fizik eshte pak i pazakonte per moshen qe ka Kryeministri, gje qe rrezatohet edhe ne shqetesimet kardiake me te cilat ai eshte i detyruar te perballet. Megjithate keshillat qe mund te kete marre, dje Berisha serish eshte nisur drejt Peshkopise per te vazhduar turin e tij.
    Vizita
    Rreth ores 13:30, te pranishmit ne qendren spitalore jane habitur por dhe kane qene kureshtare shume, kur kane degjuar sirenat e makinave shoqeruese te Kryeministrit, tek canin rrugen me shpejtesi ne drejtim te repartit te kardiologjise. Dyert e makines “Benz” me te cilen udheton Kryeministri, jane hapur me shpejtesi nga shoqeruesit. Menjehere, kreu i qeverise ka hyre ne klinike, e cila ishte lajmeruar me pare dhe ishte ne gatishmeri ne pritje per ta vizituar. Rrethi i ngushte i mjekeve me te cilet ai ka bere konsulten mjekesore, mesohet se kane konstatuar se shqetesimet kane ardhur si rezultat i lodhjes.
    Mjeket, mesohet se i kane rekomanduar shefit te qeverise qe te beje pak pushim. Ata nuk e kane vleresuar shqetesuese gjendjen shendetesore te Kryeministrit, duke u mjaftuar te evidentojne vetem faktin se shqetesimet vijne si rezultat i mbingarkeses. Pas rreth 45 minutash, Kryeministri Berisha mesohet se eshte larguar nga Qendra Shendetesore “Nene Tereza”. Ai ka vijuar gjate pasdites, takimet e planifikuara ne kryeministri me Zevendesndihmes Sekretaren e Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Rosemary Di Carlo, si dhe mbledhjen e qeverise ne oren 20:00 Pavaresisht ketyre shqetesimeve dhe rekomandimeve te mjekeve per nje ulje te intensitetit te punes dhe nje kufizim te levizjeve, Berisha ka vijuar edhe dje normalisht turin e takimeve te tij elektorale ne verilindje te vendit, si ne Peshkopi, Bulqize Shupenz, Klos etj.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I uroj sherim te shpejte kollosit te demokracise..Doktor Berishes..



    Pa Ate populli do zhytet ne sketerren e kanibaleve.. te cilet mezi presin te bejne kasaphane nja 100 here me brutale se 97 -ta e te instalojne nje diktature polpotiste edviniste nja 1000 here me te ndyre se e enver hoxhes..
    Prandaj PD(njeri eshte dhe ai Doktorrr Berisha.. ) duhet te mendoje zevendesuesit e tije sa nuk eshte vone..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Mbase e ka nga ankthi ose nga stresi i zgjedhjeve.Sa me shume qetesi tani edhe pa ankthe sepse puna e mire behet me duke e marr qete edhe pa stres.

  4. #4
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Ishalla .. vdes te shpetoje shqiperia nga njerez maskarenj te cilet ngjallin ndjenja fashizmi kudo qe bejne propogand elektorale.

    VSS!
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  5. #5
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Brari
    I uroj sherim te shpejte kollosit te demokracise..Doktor Berishes..



    Pa Ate populli do zhytet ne sketerren e kanibaleve.. te cilet mezi presin te bejne kasaphane nja 100 here me brutale se 97 -ta e te instalojne nje diktature polpotiste edviniste nja 1000 here me te ndyre se e enver hoxhes..
    Prandaj PD(njeri eshte dhe ai Doktorrr Berisha.. ) duhet te mendoje zevendesuesit e tije sa nuk eshte vone..
    Amen! Amen!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga vlora_forever
    Ishalla .. vdes te shpetoje shqiperia nga njerez maskarenj te cilet ngjallin ndjenja fashizmi kudo qe bejne propogand elektorale.

    VSS!
    Shqiptari se ka zakon ti uroj vdekjen shqiptarit. Vetem hasmit !

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    62 vjecari Berisha nuk ka me moshe qe te beje fushate elektorale si 1 dekade me pare. Mosha ben te sajen dhe pavaresisht nga deshira e perkushtimi, Berisha nuk duhet te jete zeri i pare me ne fushatat elektorale. Duhet tu lere podiumet djelmoshave te partise se tij dhe vete te terhiqet vetem ne pergjegjesite e kryeministrit dhe ne mitingjet kryesore ne vend.

    Sherrim te shpejte kryeministrit.
    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    o albo avash mos e bej 62 kaq te vjeter se 62 sot esht si 42 i para 20 vjetve. njerzit po rrojn nga 90-95 tani jo 70

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga vlora_forever
    Ishalla .. vdes te shpetoje shqiperia nga njerez maskarenj te cilet ngjallin ndjenja fashizmi kudo qe bejne propogand elektorale.

    VSS!
    Ne radhe te pare i uroj sherim sa me te shpejte PR.DR Sali Berishes, dhe i uroj te mos kete me probleme te tilla. Eshte nje njeri qe i ka dhene shume mjeksise Shqiptare. Nuk po hyj ta gjykoj nga ana politike pasi nuk eshte vendi i duhur.

    Visi nje keshille miqesore nga mua, mos u rrembe nga idete e tua politike dhe ti urosh vdekjen nje Shqiptari. Ne radhe te pare Sali Berisha eshte nje Shqiptar si une edhe ti pastaj eshte kryeminister etj.

    Po te qe ashtu dhe nje tjeter me bindje te tjera politike nga ty do ti uronte vdekjen Nanos apo Rames, por jo, eshte nje gabim i madh ky.

    Edhe hasmin Viso fale ose vrite vete, mos uro ti vije e keqja nga te tjere.


    Sherim te shpejte Dr. Berishes dhe jete te gjate.

    Me respekt Lukas

  10. #10
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    I uroj sherim te shpejte ....dhe vdekjen asnjeri nga ne nuk e meriton!
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Milo: Ju tregoj takimet Nano me Millosheviç dhe Majko-Papandreu
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2017, 15:39
  2. Tregon Paskal Milo..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 06:13
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Filloi në Durrës, takimi rajonal "Ndërtimi i miqësisë ballkanike"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 09:09
  5. Sistemi me i mire elektoral: maxhoritar apo proporcional
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-06-2003, 00:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •