Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 8 prej 45 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 450
  1. #71
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    elen, rrofsh per komplimentet dhe nuk jemi shume fotogjenik, jemi me te mire se ne fotografi..lol..si thua modesti shqiptare...!?( Bill Clinton e puthi Plakushin tim ne faqe, ...Babai ka jetuar dhe ka vuajtur gjitheashtu.Por ka pare nje pjese te mire te botes...dhe nga vizitat darken me B.Clinton e quan kulmin per nga ngjenjat)...ne si komunitet do ti perkrahim dhe do ta sjellim perseri ketu edhe Bill edhe Hillary...por edhe ne jemi nje cike te politizuar( mendojme politikisht, dhe kjo JO per interes tonin personal por per interesin shqiptare ne Ballkan) qe i bie keshtu: momentalisht jemi me te gjithe ngapak....e duam McCain tek Republikanet se e kemi mik... Hillary-in e duam perjetesisht bashke me dashamirin tone me te mire ne bote Bill....dhe ne qe jemi ketu edhe Obamen e duam siperfaqsisht se e kemi bashkevendas - te skuqem tash pak por, me shume do ta duam nese fiton dhe deriathere jemi me Hillary por nese i fiton primary te democratve sigurisht se do ti bejme nje mbremje...darke dhe nje perkrahje konkrete bile.....mjer zortliu.....
    sidoqoft bashkshqiptaret e mij votoni Hillary..edhe sikur te deklaroheni lokalisht dhe ne partine tjeter...vota eshte e fshehte apo jo?....nuk e dua politiken por e dua popullin Tim.....dhe gjithe njerezimin gjitheashtu....suksese......

    Prengu- ka sjelle nje luftetare per te drejta njerezore ..qe rralle ka ne bote nje te dyte per ta krahasuar....Martin Luter King...ka qene vertete nje engjull...dhe nje luftetare i drejtesise ne rruzullin toksore...por, sot c'ndodh eshte pak a shume e frikshme ketu ne Amerike...Votojne fetaret sekten e vete... votojne zezaket lekuren e vete... dhe kjo eshte e frikshme... te votohet individi me vlerat dhe aftesite, programet, synimet, pervojat, deshmite ne praktike dhe me biografine ne te gjithe lemite...kjo per keto vitet e fundit eshte harruar ne Amerike........dhe rrofsh qe voton Hillary kjo ka rendesi...
    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 12-01-2008 mė 11:22
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #72
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Hillary Clinton dhe efekti ''lot'' ne politike

    E Diele, 13 Janar 2008

    Ne shekullin XXI, syte me lot duket se jane bere elementi thelbesor ne komunikimin e ri politik. Te qash apo te mos qash: pas perlotjes se Hillary Clintonit, kjo eshte ceshtja me terheqese e viteve 2000 per burrat dhe grate ne pushtet, qe ne kete moment, nga SHBA, ne Indi dhe ne Itali po pyesin veten nese kane qare aq sa duhet ne jeten e tyre publike dhe politike. Po, sepse ajo gje qe ishte pare si zakon femeror per gjithe vitet 1900 dhe qe me pas ishte marre pa zhurme nga ndonje politikan me antikonformist vetem gjate viteve '90, duket se eshte bere element thelbesor ne komunikimin e ri politik me spektakolar te kohes sone, ku lideri duhet te vere ne loje te gjithe imazhin, trupin dhe ndjenjat e tij.

    Por, kujdes, nuk flitet per lotim mediatik, pra, per te pasur lotet ne xhep per cdo rast: ceshtja e pushtetit te loteve eshte me e sofistikuar dhe funksionon ne kushte te caktuara, ashtu sic e demonstroi Hillary Clinton, qe me lotet e saj te befte, por njerezore, shume njerezore, ktheu menjehere permbys imazhin e nje politike super eficente, por e ftohte si nje shpate prej celiku, duke zhytur ne deshperim gjithe stafin e sfidentit Obama, i bindur se ishte me e thjeshte me pare, kur behej fjale per t'u ndeshur me nje robot dhe jo me nje grua, e cila - seriozisht apo per artifice - lufton deri ne fund duke rinovuar imazhin e saj.

    Ceshtja e loteve ne pushtet pasionoi menjehere gazetat e njohura te botes. Te gazeta angleze ''The Guardian'' nje pene me vlere si ajo e feministes Germaine Greer, autore e librit "Femra eunuke", e cila nuk beson absolutisht te sinqeriteti i senatores amerikane, por qe e merr shume seriozisht kete ceshtje, kembengul se duhet shume vetekontroll ''per te mbetur terheqes nderkohe qe qajme si cezma, nje art me shume se elegant per te prodhuar lote te ngjashem pa prishur rimelin apo pa bere qe loti te zbrese deri te hunda''.

    Me e paturpshme tregohet gazeta ''The Times'' qe permend nje hit parade te kengeve, ne tekstet e te cilave ka lote, qe nga ''No Woman No Cry'' te Bob Marley-t deri te ''All Cried Out'' te Alison Moyet. Por, perseri kujdes, paralajmeron nje dhelper e vjeter e politikes si britaniku Derek Draper, lobist i laburisteve, i cili kalon ne nje tjeter fushe, ne psikoterapi: ''jini me te kujdesshem ne perdorim - u kujton ai ish-kolegeve - mos i shnderroni lotet ne nje taktike pasi do te futeni ne kurth''. Me nje fjale, ekzistojne lotet (publike) qe funksionojne dhe lot te tjere qe bejne keq. Edmund Muskie eshte nje shembull i tipit te dyte te loteve. Ne vitin 1972, ai ishte ne krye te demokrateve gjate zgjedhjeve te asambleve dhe, pikerisht ne perballjen vendimtare ne Nju Hempshajer, qau ne nje konference shtypi per te mbrojtur bashkeshorten nga sulmet e medias. Me pas, kur gazetat filluan ta tallnin per lotet e derdhur, mohoi gjithcka duke ia vene fajin debores dhe te ftohtit dhe ky ishte fundi i tij.

    Tani qe qarja duket se eshte rikthyer ne mode, pas 35 vjeteve, dhe perseri ne Nju Hempshajer, duhet bere shume kujdes perndryshe, shton nje tjeter psikoterapist, Giampietro Savuto, i njohur ne rrethet mjekesore milaneze, ''biem menjehere ne historine e Shen Merise qe qan kur ben mrekulli''. Per me teper, Savuto eshte i bindur se politikanit, per te vazhduar te respektoje arketipin e tij, qe eshte ai i te parit gati si i shenjte, nuk i intereson te duket shume human. Por, mbi te gjitha, per te funksionuar, lotet e pushtetit nuk duhet te kopjojne variantin me te keq femeror, ate te presionit. ''Pikerisht per kete, une besoj se kurre nuk duhet te kemi turp nese lotet jane te vertete'', sakteson Stefania Prestigiacomo, kur qau ne parlament per mohimin qe iu be numrit per pjesemarrjen e grave ne jeten politike italiane. ''Jam rritur me besimin se dhimbja e vertete nuk demonstrohet ne publik, por me lotet (ne parlament - shen. perkth.) me ne fund fitova. E vetmja gje qe me preku ishte publiciteti qe iu dha atij veprimi, ndoshta ngaqe isha grua'', shton ajo. Jo e penduar per lotet e gezimit, prej lajmit te moratoriumit per denimin me vdekje ne SHBA, eshte edhe Emma Bonino. ''Nuk me ndodh shpesh te qaj, por nuk shoh asgje te keqe, pasi eshte nje shprehje e emocionit dhe nje veprim njerezor. Isha shume e lodhur, ne fund te nje udhetimi te lodhshem dhe m'u duk si nje clirim. Ndoshta per kete me ngjan vetja si Hillary Clinton, mendoj se ishte nje veprim i sinqerte dhe i domosdoshem'', thote Bonino.

    Perkraheni Clintonin, faleni Boninon dhe Prestigiacomon, mos e gjykoni Livia Turcon, e cila ka qare shume here. Por, mos e beni me lot te tjere te famshem. Per presidentin amerikan Bush, per shembull, qe kur i mbushen syte ''nuk duket asnjehere i vertete'', sipas Savutos, por edhe per dy politikane te tjere si Achille Occhetto, legjitimuesin e loteve per pushtet ne kongresin e Riminit, me 1991, qe coi ne humbje PCI-ne dhe Piero Fassinon, ne momentin e shkrirjes se DS-se. Por, ketu hyn ne loje ndryshimi mes loteve dhe emocioneve te forta. Keto te fundit, sipas eksperteve, jane te perligjura edhe per njerezit shume te njohur, si ne jeten private (i adhurueshmi Beckham qe perjetoi emocione te forta kur shoqeroi per here te pare ne shkolle djalin e tij te madh, Brooklyn Joseph), ashtu edhe ne jeten publike (Nicolas Sarkozy me sy te mbushur, menjehere pas fitores, u beri homazh te reneve ne Rezistencen Franceze, duke lexuar letren e nje deshmori 17-vjecar).

    Doza e duhur e emocioneve te forta ndihmon edhe ne daljen nga skena e te medhenjve: te paharrueshem lotet ne fytyren e gruas me se te hekurt te historise se vone, Margaret Thatcher, ndersa, ne makine me te shoqin, u largua pergjithmone nga Downing Street. Apo ato te moralistit Lionel Jospin, i cili mbremjen e humbjes se tij dhe te se majtes franceze, njoftoi me nje gjest krenarie dhe me qepalla te njomura terheqjen nga politika. Akoma me tej, lotet e Valentinos qe tha ''lamtumire'', pas vitesh te tera lavdie ne pasarela.

    Marre nga gazeta italiane ''Corriere della Sera''

  3. #73
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ehhhh, c'bejne mediat (sidomos ato amerikane) per "darling e tyre" Obama.
    Media amerikane, pseudo-elitistet qe sipas sondazheve votojne per Obamen, mendojne se me zgjedhjen e tij do te shlyejne "mekatet" e se kaluares. Ne fakt Obama eshte me teper kandidat per "Ameriken" e bardhe se ate "negro". Duke zgjedhur Obamen, mendohet se njehere e pergjithmone ky komb do harroj plaget e "pambuk-mbledhesve", "skllaverine", "segregimin", gjendjen e mjerueshme sot te minoritetit afro-amerikan, qe nga shtatezanite e larta te adoleshenteve deri tek perqindjet e larta te ketij minoriteti ne burg.
    Duke zgjedhur Obamen, "the ghosts of Mississipi" do zhduken ...

    Nejse, nga nje komb qe zgjodhi Bushin president dy here, c'mund te presesh?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 13-01-2008 mė 16:20

  4. #74
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Nejse, nga nje komb qe zgjodhi Bushin president dy here, c'mund te presesh?!
    Mund te presesh qe te zgjedhin edhe per here te trete (po te ishte e mundur) lol

  5. #75
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Barak Obama megjithse asht orator i mire,dhe me ket tipar terheq mjaft njez ka ca probleme te tjera qe skan te bejn me rracen ,por kan te bejn me paqartesin e programit te tij dhe me mungesen e eksperiences ne politiken boterore(politiken e jashtme) ashtu qe kto gjera e bejn shum te veshtir fitimin e votave per president edhe nese i fiton garat nder demokrat.Amerika asht ne mes te luftes me terrorizmin dhe i duhet nji president me eksperienc dhe me programe ma te qarta.

  7. #77
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    ***
    Nejse, nga nje komb qe zgjodhi Bushin president dy here, c'mund te presesh?!

    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje lutje kam per shqiptaret ne usa..

    ka dale nje Obama.. te cilit nuk ja dime pikpamjet per ate cka na intereson ne shqiptareve..pra per Kosoven..
    ju e dini se.. para disa vjetesh.. kosova .. ku jetojne gati 3 milion shqiptare.. ishte nen sundimin prej 100 e ca vjetesh shtazarak serb..
    edhe se ne kohen e tito kardelit- e fadil-hoxh bakall nimanpules.. (ju te rinjte nuk e dini cdua te them me kto emra) kosova pati ca vite prosperiteti ne shume drejtime..por perseri hanxhari serb i rrinte ne koke shqiptarit te kosoves..
    erdhi nje dite qe serbia e shkaterroj dhe ate autonomi te kosoves te fituar me shum sakrifice ne koh te tito kardel fadilave.. e shtypja serbe u be shum me e rende..
    cohen nje dite ca kalamaj.. e shpallin nje uck.. e mbas tyre nje ushtri e vertete mashtrusish enveriste ne kosove tirane e diaspore e prodhojne artikuj e komunikata mbi kinse forcen e sukseset e kesaj uck-je me 5 ushtar e 7 komandante.. e mbas kesaj nxjerr nga sirtari planin e kahmotshem te akademive serbe.. sllobodan milloshi ne thonjza komunist e ne fakt si biri i nje prifti shovinist serb.. ishte nje kanibal anti-shqiptar ne gene.. e tja fillon asaj qe i ishin friguar .. atdhetaret jetime te kosoves.. e per pak muaj e jave.. 2 milion e ca shqiptare.. genocidohen totalisht ne format me barbare.. qe tashme i dini..

    mirpo bota e morali i kesaj bote..nuk kishte vdekur..
    na del nje klinton e nje pape e nje bler e nje ollbrajt e nje d'aleme italie.. e marrin vendim ta ndalin kte masaker te pashembullt .. kete spastrim te tmerrshem total.. mbi shqiptaret ..dhe ndodh nje mrekulli..

    nato bombardon ushtrine e shtetin serb duke e detyruar qeverine e ushtrine serbe.. bile dhe popullin mesjetar barbar serb.. te kapitullojne si pula te lagura..
    ushtria masakruese serbe iken e ne kosove jyn klarku e xheksoni.. gjeneralet clirimtare qe i hapen rrugen 2 milion e ca shqiptareve te kthehen ne trojet ster-ster-stergjyshore..

    sigurisht qe.. gruaja e shpetimtarit te popullit tone te kosoves..ka qene ne dijeni te te gjitha bisedave e andrallave qe i dolen burrit te saje ne lidhje me Kosoven..
    Pra Hillary.. e Billit te Klintonajve.. ka nje lidhje shum organike me Kosoven tone..
    Ajo e di me mire se kushdo se cfare lufte i eshte dashuri burrit te saje..Klinton Clirimtarit tone.. te binde ameriken e europen qe ti ndalet dora krokodilave serbe.. qe kishin gjithashtu mbeshtjetjen e Rusise Kines e te shum shteteve tjera anti-shqiptare..

    Askush me shume se Klintoni nuk e do Kosoven te Lire..
    Gjeja qe do te alarmonte e deshperonte me shume Billin do ishte.. rikthimi trimfator i ushtrive Serbe ne Kosove.. sepse kjo do te ishte dhe permbysja e fitores me te madhe te Klintonit ne arenen nderkombetare..
    Pra askush me shum se Hillary nuk do qe Kosova te mbetet ashtu sic e beri burri i saje Klinton Billi..nje vend i lire nen kujdesin e Natos..
    Prandaj sa te kerkojme kujdestare te tjere per Kosoven te cilet nuk i njohim.. ja tek e kemi Hillarin..pra Klintonin ton te dashur.. pra asaj te gjitha votat..
    Nuk diskutohet para Kosoves.. ceshtja e taksave apo e leshmeqimeve se si do ta bej x apo y ne shtepi te bardhe..
    Si Shqiptare duhet te jemi te vendosur qe Vota jone te Shkoje per Hillarin ..sepse askush me mire se ajo nuk do te behet nje mbrojtese e Kosoves..e grave te saje e femijve te saje..

    Kush nuk voton Hillaryn.. (sepse nuk dime si do jete republikani i panjohur..) i ka bere sherbim Serbise..

  9. #79
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ashtu pra Brari...per Clinton...kllapat e republikanit shpresojme se nuk duhen eshte nje kohe per fitore te demokratve...Ketu cdo gje eshte e mundshme dhe ky muaj eshte shume i rendesishem..une shpresoj se Clinton do te fitoje....
    Kish pyetur dikush ne eshte "Obama myslo.."..? ai vete eshte pergjigjur se nuk eshte dhe ka thene se eshte i Krishter. Por per ata shqiptare qe nuk e dijne kjo eshte e verteta: Ai lindi nga Babai Musliman dhe nena Atheiste..Pra nga prinderit Barack Hussein Obama Sr nga Kenya dhe Ann Dunham ( e bardhe nga Kansasi) ne Honolulu Hawaii..Kur ishte 2 vjec prinderit u ndane....ne femijeri eshte shkolluar ne shkolle fetare muslimane ( pas ndarjes me burrin e pare Nena e Obames eshte martuar me nje musliman edhe me te madh se i pari nga ta marrish, dhe ky ka derguar Barakun ne shkolle fetare ...atje ne Jakarta Indonezi...duket se vete Obama ky pra i riu nuk i ka ngjare nenes nuk i do muslimanet...)... e verteta c'eshte ai eshte c'thote per vetveten se eshte POR, une them se nje njeri i pasigurt si Obama nuk mund te udheheqi Ameriken...JO.Ai e quan vehten te viktimizuar kur thone se eshte musliman...po ky burri dheut e gjeti Krishtin tuj ec rrugve te Chicagos.kur duhej te garoje per zyre politike por deri athere?....mund te thote se po Barack Hussein Obama i rrin ne emer dhe mbiemer ai qe i dha jeten -Babai dhe qe ishte musliman 100% por, per vehte mund te thote se pelqen te jete i krishtere dhe eshte konvertuar....pse e beka viktime emri i babait ne qortifikate te lindjes kete far politikani qe mesyne te udheheqe boten....Une e dije qe nuk eshte shume ne "mode" te jeshe musliman dhe sidomos ketu ne Amerike por, realiteti duhet thene qe ne fillim se perndryshe eshte nje genjeshtar pa hyre ne zyre pa le me kur te hyje ky ne zyre , qe aman nuk e dij kush ja rriti kaq shume mendjen...Te gjithe humbesit kujdestare e rriten dhe e perkrahen nga xhelozia ndaj Clinton-ave....Dhe mediat jane shume te pista shume..sa dikujt qe nuk jeton ketu as qe mund ti duket e vertete kjo qe them por, mediat kryesore kane perkrahur Bush ne nje lufte te padrejte dhe nje lufte me fakte te fabrikuara...nje lufte me fakte te rrejshme...dhe deri me sot...nuk kane treguar fytyren e vertete te luftes dhe kryetarit...vazhdojne edhe luften kunder Hillary....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 17-01-2008 mė 16:08
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Po dhe ajo e ema e ketij paska qene shume debile...Humben te bardhet qe mori xexot me radhe ajo???
    Pa lidhje, e di..po me ben cudi...me keto rosat e bardha..i hengri kureshtja..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

Faqja 8 prej 45 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •