Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 5 prej 45 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 450
  1. #41
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Nuk me intereson aspak, perderisa ne nuk i japim rendesi votimeve ne vend, e jo me jasht... si amerika si kina si kushdo shtet tjeter per mua skan ndonje rendesi se cfar presidenti zgjidhet !!!

    Edhe sikur te ngelen pa president njesoj esht
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #42
    Mire e ke ti flori po ky nenforum e ka problemet nderkombetare dhe jo Tema e Shtypit te Dites. Ketu diskutohen vetem problemet nderkombetare dhe komentohet mbi to, jo mbi gjendjen ne Shqiperi.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Hillary fiton New Hampshire


    Personalisht me behet qejfi qe znj. Clinton e fitoi New Hampshire. Eshte nje fitore qe e futi prape ne gare dhe i jap me shume zjarr per betejen per te fituar presidencen.


    Suksese ne shtetet e tjera qe mendoj do i fitoj se south e shikon akoma ngjyren e lekures :P

  4. #44
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Yep, fitore e papritur e Hillary ne NH
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #45
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Nju Hempshajėri voton. Sfida finale e Hillarit

    Sondazhet: Disfatė tjetėr e ish-zonjės sė parė.
    Kryesojnė Obama dhe MekKein


    Zgjedhėsit u janė drejtuar qendrave tė votimit nė zgjedhjet primare tė Nju Hempshajėrit, duke paralajmėruar njė pjesėmarrje rekord nė votime. Sekretari i Shtetit, Bill Gardner, ka parashikuar se tė paktėn njė milion persona do tė votojnė. E nė fakt, votat e para janė numėruar ndėrsa sondazhet flasin pėr fitoren e Barak Obamės dhe Xhon MekKeinit nė garat respektive. Kandidatėt ndėrkohė po pėrpiqen tė kapin momentin pėr tė qenė nė pozitat mė tė favorshme tė mundshme para se 20 shtete amerikane tė zhvillojnė zgjedhjet, mė 5 shkurt, datė kjo qė njihet edhe si "e marta e madhe". Dy lokalitete tė vogla, Diksvill Notch dhe Hart, tradicionalisht tė parat qė votojnė nė Nju Hempshajėr, kanė hapur qendrat e votimit nė mesnatė dhe kanė paralajmėruar fitoren e Obamės mes demokratėve dhe MekKeinit mes republikanėve. Ndėrkohė, pjesa tjetėr e shtetit tė Nju Hempshajėrit ka filluar votimin mė vonė. Votimi mbyllet nė orėn 20:00 me orėn lokale (02:00 pas mesnate me orėn tonė) dhe rezultatet e para do tė shpallen menjėherė mė pas. Senatorja e Nju Jorkut, Hillari Klinton, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani dhe Majk Hakėbi, janė mes kandidatėve qė janė shfaqur pranė qendrave tė votimit nė njė pėrpjekje tė fundit pėr tė bindur zgjedhėsit tė votojnė pėr ta. "Ne e filluam nga asgjėja. Tani jemi kėtu, ėshtė shumė", tha Hakėbi, qė deri pak muaj mė parė ishte njė figurė thuajse e panjohur. Pas tij, kandidati tjetėr republikan, Mitt Romnej, thotė: "Republikanėt do tė votojnė pėr mua. Edhe tė pavarurit do tė mė mbėshtesin". Pas njė vendi tė dytė, zhgėnjyes, nė primaret e javės sė shkuar nė Ajoua, Romnej ka nevojė dėshpėrimisht pėr njė rezultat tė kėnaqshėm nė Nju Hempshajėr, nė mėnyrė qė tė mbajė gjallė fushatėn e tij. Sipas sondazheve, Hakėbi, ish-guvernator i Arkansasit, renditet i treti. Tė dy ata kėrcėnohen nga njė ringritje e MekKein, qė pasi e pa fushatėn e tij nė buzė tė greminės, verėn e shkuar, i ka dedikuar shumė kohė dhe para Nju Hempshajėrit. Ndėrkohė, kandidatėt e tjerė republikanė shohin pėrtej primareve tė Nju Hempshajėrit duke u fokusuar te shtetet qė do tė shkojnė nė zgjedhje mė vonė. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudolf Xhuliani, ėshtė fokusuar ndėrkohė nė garėn e Floridas, mė 29 janar, duke shpresuar se do tė fitojė terren pėrpara "tė martės sė madhe". Aktori dhe ish-senatori Fred Thopson, ka hedhur sytė nga Karolina e Jugut, ku republikanėt votojnė mė 19 janar. Ndėrkohė, ish-zonja e parė, Hillari Klinton, e gjen veten nė njė pozicion aspak tė favorshėm. Ajo ka vizituar njė qendėr votimi nė Manēester, e shoqėruar nga e bija, Ēelsi. E pyetur se si ndihej, ajo tha: "Vėrtet mirė". Por, nė njė shfaqje tė radhė emocionale, zėri i saj dridhej ndėrsa i thoshte njė grupi zgjedhėsish tė pavendosur tė Nju Hempshajėrit se politika pėr tė ishte personale. "Nuk ėshtė e lehtė dhe ndoshta unė nuk do t‘ia kisha dalė mbanė nė rast se nuk do tė kisha besuar me forcė tek ajo qė bėj", tha ajo. "Mė janė dhėnė kaq shumė shanse nga ky vend dhe do tė doja t‘ia shpėrbleja". Ajo ka njohur vazhdimisht rėnie nė sondazhe kėto kohėt e fundit dhe duket se Barak Obama po e eklipson totalisht atė. "Ju jeni vala! Unė vetėm po kryesoj valėn", tha ky i fundit para mbėshtetėsve entuziastė nė Klermont tė Nju Hempshajėrit.

    Data:

    • 15 janar - primaret nė Miēigan
    • 19 janar - Nevada dhe Karolina e Jugut (Rep)
    • 26 janar - Karolina e Jugut (dem)
    • 29 janar - Florida
    • 5 shkurt - zgjedhje nė 20 shtete


    gazeta-Shqip.com
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #46
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Reportazh

    Me Obamat e Kenias. Tė afėrmit "luten" pėr fitore


    CNN, nė gjurmėt e familjes sė aspirantit demokrat pėr postin e Presidentit amerikan


    Obamat nė Kenia jetojnė ende ashtu siē kanė jetuar pėr dekada tė tėra edhe pse i afėrmi i tyre mė i famshėm ėshtė fare pranė ėndrrės pėr t‘u bėrė Presidenti i ardhshėm i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Sara Onyango Obama i pret gazetarėt e CNN-it me buzėqeshje. Nė fakt, "nėnė Sara", siē e thėrrasin atė, ėshtė shumė e zėnė me bagėtitė, ndėrsa i nipi, Baraku, po pėrpiqet tė mbledhė vota. "Ai dėgjon shumė dhe nėse do t‘i jepet shansi, do tė punojė shumė pėr Amerikėn", thotė ajo nė gjuhėn e saj. Gjyshja e senatorit Barak Obama dhe Said Obama, xhaxhai i tij, nuk kanė televizor dhe jetojnė nė njė shtėpi njėkatėshe, disa milje larg fshatit mė tė afėrt. Gjithsesi, ata janė tė interesuar pėr fushatėn e nipit tė tyre. "Lutem shumė pėr tė dhe gjithēka tani e ka Zoti nė dorė", thotė gjyshja Sara. Ka njė ngjashmėri tė pagabueshme mes gjyshes dhe nipit. Obama e moshuar duket e mahnitur nga ambicia e tė nipit. Ajo pyet pa reshtur gazetarėt qė e kanė vizituar pėr ecurinė e fushatės sė tij. Por ēfarė mendon gjyshja pėr Hillari Klintonin? Me njė diplomaci tė mbrujtur nė vite, ajo thotė se zgjedhjet janė njė garė dhe duhet tė fitojė kandidati mė i mirė. Barak Hussein Obama, i ati i senatorit Obama, ka lindur dhe ėshtė rritur nė Kenia. Ai ėshtė varrosur nė fermėn e familjes pasi vdiq nė njė aksident rrugor nė 1982-shin. Sara thotė se djali i saj nuk do tė ishte habitur aspak nga suksesi i Barakut. Nėse ai do tė dėgjonte pėr suksesin e tė birit, do tė hidhej pėrpjetė nga gėzimi, thotė Sara. Por, vetė senatori Obama e ka vizituar Kenian vetėm pas vdekjes sė tė atit dhe pohon nė biografinė e tij se nuk e kishte parė shumė babain kur ishte fėmijė. Prindėrit e Obamas, Baraku i vjetėr dhe e ėma qė ishte nga Kansasi, ishin ndarė kur ai ishte ende i vogėl. Dhe kandidati demokrat duket se ka pėrqafuar natyrėn multikulturore dhe multifetare qė vjen nga rrėnjėt e tij. Babai i tij, gjyshja dhe pjesa tjetėr e familjes nė Kenia, janė myslimanė. E ndėrsa ata pėrpiqen t‘i kushtojnė vėmendje familjarit tė tyre ambicioz, janė njėkohėsisht tė dėshpėruar edhe pėr dhunėn e kohėve tė fundit nė Kenia. Vendi kryesisht i paqtė, tashmė ėshtė pėrfshirė nga tensionet pas zgjedhjeve tė kontestuara presidenciale. Obamat thonė se ata nuk shohin Kenian e vėrtetė nė imazhet e dėshpėruara qė tani qarkullojnė nėpėr botė. "Ne presim qė Kenia tė jetė njė burim shprese nė rajon", thotė xhaxhai i senatorit. "Gjithsesi, politikanėt janė politikanė", shton ai. Por, Said Obama thotė se nipi i tij ėshtė ndryshe.

    gazeta-Shqip.com
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  7. #47
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ndarja gjinore Clinton-Obama

    Nga Domenico Montanaro i NBC

    Ne kete gare ka nje ndarje te vertete gjinore. Obama udheheq midis burrave, 42%-30%, dhe ngjashem, Clinton udheheq ne mesin e grave, 47%-34%. Kjo eshte ndryshe vetem ne Iowa, ku Obama ne fakt del fitues ndaj Clintonit tek femrat.

    Ai poashtu e fitoi Hillaryn midis votuesve te pavarur dhe votuesve te ri. Sote, Obama udheheq perseri midis te Pavarurve (43%-31%), por jo me ate diference te madhe me te cilen udhehiqte ne Iowa. Dhe midis demokrateve ai perkrahet (45%-34%).

    Lexoni lajmin te plote ne NBC duke klikuar ke banneri me poshte.

    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #48
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anėtarėsuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Ne fakt , qe mos tja hame hakun, ky Obama eshte ku e ku me mire nga Hilari..
    Thjesht HiLARI dO Udheheq me te shoqin keshtu qe nuk eshte per te pasur dhe aq frike..
    Po te ishte per persona, sigurisht qe Obama e ka hallall voten, eshte i ri, i zgjuar, fisnik, me ide ku e ku me te mira per ndryshim..

    Po mua me step (frikeson) ajo cka ai perfaqeson. Fakti qe eshte gjysem i zi me grua te zeze, do i jepte flatra zezakeve te Amerikes qe te na sundonin dhe ankoheshin per pabarazi shume me keq se c bejne tani...Dhe bashke me zezaket do harboheshin dhe spanjollet qe jane me shume te zinj dhe mulate sesa te bardhe..
    Kjo do ndodhte edhe po ai te qe i drejte ne pushtet..
    keshtu qe GO GO HILLARY..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Hilary aty,
    eshte femer, do ishte femra e pare presidente me duket,
    dhe eshte e bardhe, dora jone.

Faqja 5 prej 45 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •