Ti po thua qe Obama eshte me i zoti se Clinton, dhe qe Clinton ka fituar ne shtete kyce vetem me nga 2%.
Kjo s'eshte aspak e vertete. Clinton ka fituar ne shtetet me kryesore dhe me kyce qe mund te ekzistojne ne harten elektorale te Nentorit. Ka fituar, dhe ka fituar bindshem. Nqs Obama ishte aq i zoti, le t'i fitonte keto shtete kaq kryesore me nga 10-15% ashtu sic i fitoi Clinton.
Perse nuk e beri? Perse ai fitoi vetem neper caucases apo vetem neper shtetet me zezaket? Keto jane te gjitha shtete te cilat shkojne fuqimisht per republikanet dhe qe Obama as ne enderr nuk mund t'i fitoje sepse do ngrihej nga gjumi gjithe djerse perpara sesa te ndodhte dicka e tille.
Superdelegatet kane bere edhe here te tjera gabime trashanike, sic bene me John Kerry, i cili ne Nentor nuk ishte ne gjendje te fitonte klasen punetore dhe latinot, ne dy shtetet me te famshme te asaj periudhe...Ohio dhe Florida, dy shtetet qe vendosen fituesin.
Mbase kete rradhe Clinton mund te ndryshoje mendien e superdelegateve. Gjithcka qe duhet te beje eshte qe Michigan dhe Florida te numerohen me nje lloj propozimi qe nuk favorizon asnjerin.
Kjo do te ndryshonte numrin e nevojshem per fituesin. Gjithashtu superdelegatet nga Florida dhe Michigan do te kishin mundesi te votonin, dhe keto dy shtete jane shume pro-Clinton.
Nga ana tjeter, pritet qe Clinton do te jete ne gjendje te fitoje bindshem ne West Virginia, Kentucky dhe Puerto Rico. Kjo do ta zbriste numrin e Obames diku tek 100 delegate me shume se ajo.
Nga 300 superdelegate qe akoma s'kane vendosur, gjithcka qe do i duheshin Clintonit do ishte 51% e tyre.
Mbase ndodh, mbase jo, mbase edhe ka ndodhur dhe ne s'dime gje. Mbase nje pjese e mire e superdelegateve te fundit jane pro-Clinton dhe Clinton i ka thene qe te mos e bejne publike deri ne fund te zgjedhjeve. Politika eshte e papritshme, dhe kur nje Clinton ben politike, gjithmone keshtu ndodh...pikerisht kur duket se s'ka me shanse, fiton!
Krijoni Kontakt