A FLET SHQIP MOZAIKU I MESAPLIKUT...?!
Vėrtetė historia ka nevojė pėr dokumenta , por nė raste tė caktuar ka nevojė edhe pėr logjikė tė thjeshtė.
Nga Arben Llalla
Nė kėtė figurė kemi Mozaikun e Mesaplikut tė Vlorės qė daton rreth shekullit V-VI e.r, i cili ėshtė gjetur nė rrėnojat e kishės ortodokse tė fshatit Shalės. Mozaiku ėshtė i lartė rreth 230 cm me gjerėsi 249 cm i punuar me gurė tė bardhė, tė kuq dhe tė zinj. Kėtė Mozaik e gjejmė nė disa libra tė studiuesve shqiptar dhe tė huaj qė kanė shkruar pėr historinė e Pellazgėve dhe Ilirėve. Mozaiku i Mesaplikut ėshtė i ekspozuar nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė. Nė Mozaik tregohet fytyra profile e njė mashkulli me njė kapele nė kokė qė ka njė majė dhe dy kordhele nga mbrapa. Nė kohėrat e lashta kėtė lloj kapele e mbanin profesorėt dhe filozofėt e mėdhenj. Pėrreth figurės sė kėtij burri gjenden pjata tė mbushura me fruta dhe peshq. Ndėrsa shikimi i kėtij njeriu ėshtė i drejtuar tek njė fjali e shkruar me shkronja tė mėdha A ΠΑR ΚΕ ΑC (A PAR KE AC). Kėto shkronja janė tė alfabetit latin pėrveē shkronjės sė dytė qė ėshtė P e alfabetit grek.
Shumė studiues kanė mendime tė ndryshme pėr kuptimin e kėsaj fjalie. Ndėr to do tė pėrmend dr. Moikom Zeqon i cili shkruan pėr fjalinė nė gazetėn Koha Jonė 06/29/2001. Kėshtu njė mozaik polikrom i shekullit V me origjinė nga Mesapliku i Vlorės paraqet kokėn nė profil tė njė burri tė ri me ikonografinė e njė hermesi, me kapele nė koke dhe me njė mbishkrim "Aparkeas", emėr i kouptuar i hyjnisė Abrakas, i hyut monoteist tė sektit heretik tė baziliteve, qė ka konkuruar krishtėrimin nė cakun kohor. Mozaiku me figurėn gnostike tė Aparkeas Abrakasit ėshtė i rrallė nė rrafsh evropian. Ky mozaik mbyll kėshtu njė epoke tė historisė sė Ilirėve pėr tė hapur epokėn e historisė sė shqiptareve.
Ndėrsa studiuesi grek me origjinė shqiptare Niko Stylos ka mendimin se fjalia ėshtė nė gjuhėn shqipe nė kuptimin ,A PAK KE TAĒ (Ha pak, ke tė hash. A.Llalla).
Por nė tė vėrtetė nė ēgjuhė ėshtė kjo fjali?!
Shpesh herė studiuesit e sotėm futen nė mendime tė thella pėr tė kuptuar gjuhėt e vjetra tė njerėzimit. Ata pėrdorin metoda shkencore klasike pėr zbėrthimin e gjuhėve tė lashta dhe nė tė shumtėn e rasteve gabojnė nė zbėrthimin e kėtyre gjuhėve. Nuk duhet harruar se shpeshherė pėr tė kuptuar botėn e lashtė, gjuhėt e njerėzve tė antikės duhet tė mendojmė dhe punojmė edhe me logjikėn e thjeshtė. Sepse njerėzit nė lashtėsi mendonin dhe punonin me thjeshtėsi. (Nga disa studime qė kam bėrė pėr gjuhėn shqipe kam vėrejtur se shumė studiues shqiptarė tė gjuhės shqipe kanė bėrė gabime nė deklarimin e shumė fjalėve shqipe se gjoja kanė prejardhje nga greqishtja, sllavishtja etj. Unė ka gjetur disa fjalė qė deklarohen tė ardhura, por nė tė vėrtetė ato janė fjalė tė gjuhės shqipe qė popujt e tjerė i kanė marrė nga ne. Kėto gabime ndoshta janė bėrė nga studiuesit tanė qė nuk njohin mirė gjuhėn shqipe dhe gjuhėt e fqinjėve tanė. Ėshtė e vėrtetė qė ne sot nuk dimė fjalėt e gjuhės shqipe qė janė ruajtur nga malėsorėt shqiptar tė Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, arbėreshėt e Italisė, Greqisė, Bullgarisė, Korsikės etj).
Nė qoftė se i kthehemi mendimit tė thjeshtė popullor pėr tė kuptuar kėtė fjali do tė themi se fjalia e Mozaikut tė Mesaplikut ėshtė nė gjuhėn shqipe. Unė kėtė mendim e mbėshtes nė disa kėrkime qė kam bėrė lidhur me fjalinė e Mozaikut.
1.- Arbėreshėt e Italisė kanė njė fjalė tė urtė popullore ,Ha pėr drekė, po lė pėr darkė, po kėshtu njė fjalė tė kėtij kuptimi e kanė edhe nė qytetin e Skraparit nė Shqipėri qė thonė ,Ha sot, po mejto edhe pėr nesėr, edhe nė Jug tė Shqipėrisė pėrdorin njė fjalė popullore ,Ha pėr drekė, por lėr dhe pėr darkė. Kėto thėnie popullore i gjejmė nė librin FJALĖ TĖ URTA SHQIPE, botim i dytė I rilindjes, Prishtinė 1987 faqe 193.
Prandaj nuk ėshtė e rastėsishme qė Jugu i Shqipėrisė, zonė ku ėshtė gjetur Mozaiku i Mesaplikut tė pėrdorin fjalėn e urtė Ha pak, qė tė kesh. Si duket kjo fjalė e urtė popullore ka po tė njėjtin kuptim me fjalinė qė gjendet e shkruar nė Mozaikun e Mesaplikut dhe ėshtė e logjikshme duke marrė parasysh evolimin e gjuhės shqipe tė ketė pėsuar ndryshim.
2.- Shkronjat e fjalisė nė Mozaik nuk janė tė gjitha tė alfabetit grek, por janė tė alfabetit latin. Vetėm shkronja e parė e rreshtit tė dytė ėshtė P, por me shkronja tė alfabetit grek. Ndėrsa shkronja e tretė, rreshti i dytė ėshtė RR e alfabetit Pellazgjik(shqip) sipas studiuesit gjerman J.G. Von Hahn nė librin e tij Shėnime pėrmi shkrimin e vjetėr Pellazgjit.
3.- Mendimi i prof. Moikom Zeqos nuk pėrputhet me shkronjės e fundit tė rreshtit tė fundit qė nė tė vėrtetė ėshtė C dhe jo S siē pretendon prof.Zeqo. Shkronja S nė greqisht ėshtė Σ dhe shkronja ΤΣ nė greqisht shqiptohet C.
4.- Forma e shkrimit ėshtė njė formė e veēantė e shkruar nga lart poshtė duke ruajtur tė gjitha rregullat e drejtshkrimit qė bėhet fjalė jo pėr njė fjalė tė vetme, por pėr katėr fjalė sa dhe rreshta janė shkruar.
5.- Nė Mozaik tregohet fytyra profile e njė mashkulli me njė kapele nė kokė qė ka njė majė dhe dy kordhele nga mbrapa. Nė kohėrat e lashta kėtė lloj kapele i mbanin profesorėt dhe filozofėt e mėdhenj. Pėrreth figurės sė kėtij burri gjenden pjata tė mbushura me fruta dhe peshq. Ndėrsa shiki i kėtij njeriu ėshtė i drejtuar tek njė fjali e shkruar me shkronja tė mėdha A ΠΑR ΚΕ ΑC (A PAR KE AC). Logjika e thjeshtė na shpie nė mendimin se bėhet fjalė pėr diēka qė ka lidhje me ushqimin dhe njeriun. Ndoshta ka tė bėjė me fjalėn e urtė HA PAK KE TĖ HASH.
Por nė pėrfundim le ta thonė fjalėn e fundit shkencėtarėt e vėrtetė pėr kėtė Mozaik kaq tė thjeshtė nė pamje, por me vlera tė larta pėr shqiptarėt.
30 Janar 2007
Ruaj Lidhjet