tirana observer..
SPECIALE/Kush janë personat e vrarë dhe motivet e krimit
1990-2007, 100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri
Aulona KADILLARI, Etleva DELIA, Aurora ALLUSHAJ
Kanë qenë persona publikë apo të njohur në shoqëri. Kanë patur autoritet apo kanë qenë pjesë e ushtrisë së të fortëve. Që nga viti 1990 e deri më sot, në të gjithë Shqipërinë janë kryer 100 vrasje që janë shoqëruar me bujë të madhe. Duke lënë pas qindra e mijëra komente, hetime e deri gjykime nga institucionet e shtetit. Por për fat të keq në të shumtën e rasteve kanë patur edhe mungesën e autorësisë. Gazeta "Tirana Observer", publikon sot 100 vrasjet e kryera në 17 vjet. Që nga vrasja e të rinjve Spartak Deliu e Artan Lenja në ato ditë trazirash në një Tiranë e pushtruar nga protestat dhe që kërkonte ndryshimin e sistemit komunist. Për të vazhduar më pas me vrasjen më 2 prill të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës. Kalvari vazhdon me ekzekutimin po në Tiranë të Gazment Muçës, një personazh më shumë se i njohur në qarqet e të rinjve. Apo me vrasjen e një polici me vlerë të papërsëritshme si speciali Arben Ujka. Por edhe të vdekjes së biznesmenit nga Kruja Abaz Ulliri, një ngjarje që më shumë është dyshuar për një aksident i stisur. Apo më tej me vrasjen e Bujar Kaloshit, drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Për të shkuar në vitin 1997 ku personazhe të tillë në Vlorë si Alfred Nebiu, Luciano për të arritur në 12 shtatopr të vitit 1998 kur u krye vrasja e personaliteteit më të lartë të politikës shqiptare, ajo e Azem Hajdarit, kryetarit të parë të Partisë Demokratike. Por edhe të një rradhe me biznesmenësh, afaristësh, por edhe të huajsh si ai i Stefano Rosit, biznesmentit italian të prodhimit të këpucëve në Tiranë, që tre persona i bën pritë në të hyrë të Kombinatit për ti marrë rrogat e punëtorëve që ai i kishte me vete. Janë 100 vrasje që shpesh pesha e tyre e përzjerë me dhimbjen ka qenë e tillë që nuk ka shërbyer vetëm për statistikë. Por edhe për të nxjerrë konkluzionin se këto 17 vjet kanë qenë jo vetëm vite tranzicioni e vite të stuhishme, por edhe vite ku krimi ka lulëzuar në rrugë dhe në skuta pa më të voglin problem.
Enkelejda Lapi
Mosha: 18 vjeç
Profesioni: Rrobaqepëse
Vrarë: 9 janar 1991
Vendi: Vlorë
Motivi: Nuk dihen
Artan Lenja
Mosha: 19 vjeç
profesioni: Ushtar i ruajtjes së objekteve
Vrarë: 28 shkurt 1991
Vendi: Tiranë
Spartak Deliu
Mosha: 15 vjeç
Vrarë: 6 mars 1991
Vendiiranë
Motivi: Në protestë
Arben Broci
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrerë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Bujar Bishanaku
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
36. Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
37. Besnik Ceka
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Gazment Muça
Mosha: 24 vjeç
Vrarë: 7 prill 1992
Vendi: Rruga "Bardhyl", Tiranë
Motivi: Hakmarrje
Arben Ujka
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Oficer i forcave speciale RENEA
Vrarë: 22 gusht 1993
Vendi: Mushan, Shkodër
Motivi: Për shkak të dëtyrës
Abaz Ulliri
Mosha: 45 vjeç
Profesioni: Biznesmen
Vrarë: maj 1995
Vendi: Nikël, Krujë
Motivi: Konkurenca në biznes
Remzi Hoxha
Mosha: 42 vjeç
Profesioni: Biznesmen
I humbur: 21 tetor 1995
Pistat e hetimit: vdekje nga rrahja
Krijoni Kontakt