Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Statusi i Kosovës: Miratohet rezoluta në Strasburg

    ------------------------------------------------------

    Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes miratoi sot ne Strasburg rezoluten per Kosoven. Kryesisht me insistimin e deputeteve ruse, greke, qipriote, azerbajxhanas dhe serbe eshte hequr paragrafi qe fliste per pavaresi te kushtezuar. Paragrafi ne fjale ishte propozuar nga lordi Rasell Xhonson, ekspert i çeshtjeve te Ballkanit, por u rrezua me 90 vota pro kundrejt 64 kunder. Debati ka zgjatur rreth 3 ore. Nga ana tjeter nuk ka kaluar as amendamenti i deputetëve serbë, te cilet kerkuan qe te futet ne rezolute paragrafi sipas te cilit gjate zgjidhjes se statusit do te ruhet integriteti dhe sovraniteti territorial i Serbise.

    ------------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga zeus : 24-01-2007 më 18:41
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    Ahtisari njoftoi Këshillin e Evropës për negociatat, dështon rezoluta kosovare

    Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari ka raportuar sot para Këshillit të Evropës për ecurinë e procesit të zgjidhjes së statusit, por nuk ka thënë asgjë rreth propozimit të tij për statusin, njofton reporteri i RTK-së. Ahtisari paralajmëroi se planin do t’ua paraqes palëve negociuese më 2 shkurt, në Prishtinë dhe në Beograd.
    Ahtisaari falënderoi Këshillin e Evopës për ndihmën e dhënë në procesin negociator- sidomos në dokumentin për decentralizimin, për trashëgëminë kulturore dhe respektimin e të drejatve të njeriut. Ai kërkoi nga Këshilli i Evropës që të vazhdojë ndihmën për Kosovën, edhe pas definimit të statusit.

    Insitucionet e Kosovës, të cilat do të jenë implementuese të pakos së Ahtisarit pas zgjidhjes së stausit, nuk duhet të tregojnë vetëm vullnet të mirë që ta bëjnë këtë, mirëpo duhet edhe të tregojnë angazhim të madh në këtë drejtim, ka thënë kryenegociatori Marti Ahtisari në deklaratën e tij drejtuar Këshillit të Evropës.

    Ai ka shtuar se pas zgjidhjes së statusit në Kosovë, do të ketë një prani të fortë ndërkombëtare të udhëhequr nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i cili do të mbikëqyr implemetimin e statusit.

    Ahtisaari nuk bëri asgjë publike nga plani i tij për statusin por tha se atë tashmë e ka përfunduar dhe se do t’ua paraqes palëve negociuese Prishtinës dhe Beogradit me 2 shkurt. Propozimi bazohet në respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, nëpërmes një Kosove demokratike dhe shumetnike, ku të gjithë qytetarët janë të garantuar dhe të mbrojtur me ligj, ka shtuar Ahtisari.

    Pakoja e statusit bazohet në kompromisin që është arritur gjatë bisedimeve, ndërsa për pjesën ku nuk kishte pajtueshmëri unë kam propozuar zgjidhje, të cilat besoj se janë fer dhe të drejta, tha Ahtisaari.

    Ahtisari ka shtuar se ndërtimi i një shoqërie shumetnike nuk mund të arrihen pa bashkëpunimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

    Krijimi i institucioneve politike dhe një bazë ekonomike e sociale nëpërmes të cilave të gjitha komunitetet do të mund të jetojnë në paqe është një ndër qëllimet kryesore të Ahtisarit.

    Ai ka kërkuar nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të gjithë deputetët, që të vazhdojnë të japin kontributin për të zbatuar me sukses vendimin për statusin.

    Ahtisari po ashtu shprehu besimin se Këshilli i Evropës do të japë kontributin e tij për zbatimin e statusit, sidomos në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.



    Aktualisht, deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, po debatojnë lidhur me miratimin e rezolutës që parashikon pavarësinë e Kosovës me disa kushte.

    Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, po diskutojnë në Strasbourg për miratimin e rezolutës që parashikon pavarësinë e Kosovës me disa kushte, e cila është përgatitur nga lordi Russell Johnston, kryetari i Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës.

    Lordi Johnston iu tha deputetëve evropianë se pavarësia për Kosovën, duke llogaritur në disa kushte, është zgjidhja që siguron kushte për paqe afatgjate në rajon.
    Edhe pse Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës e ka kundërshtuar rezolutën në momentin e fundit, lordi Johnston u bëri thirrje deputetëve që ta miratojnë atë.

    Një pjesë e deputetëve po e përkrahin rezolutën, por ka edhe të atillë që thonë se miratimi i kësaj rezolute është "i parakohshëm", pasi që statusi është kompetencë e Kombeve të Bashkuara.

    Më të zëshmit në kundërshtimin e rezolutës, siç edhe është pritur, ishin deputetët nga Serbia.

    Deputetët rus në asamblenë palamentare ndërkohë kërkuan që pika 4 e rezolutës të hiqet nga rezoluta dhe më pas ajo të votohet. Pika e 4-të e rezolutës e njeh interesin serb për ruajtjen e integritetit territorial, por, po ashtu, në atë pikë shprehet besimi se pavarësia e Kosovës, me disa kushte- është zgjidhje që siguron paqe afatgjate dhe stabilitet për Kosovën dhe gjithë rajonin; në këtë pikë po ashtu kërkohet nga Serbia që të ketë qasje më fleksibile dhe pragmatike ndaj negociatave për status.
    ...
    Ndërkohë, njoftohet se Asambleja ka miratuar një rezolutë nga e cila është hequr pika qenësore- ajo e përmendjes së pavarësisë së Kosovës. Rezoluta është miratuar me 99 vota për dhe 36 kundër, ndërkohë që 14 deputetë kanë qenë asnjanës.
    (M.Shala)

    24 janar 2007 - 18:20:47
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Nje qind here ju kam thene se po te ishte per ket plake Europe,Kosova do te ishte akoma si ne kohen e Milloshit.Eshte Amerika qe do ta zgjidhi kete problem,si gjithmone.

  4. #4
    Si gjithmone ato fuqi qe coptuan kombin tone 100 e ca vjet me pare, po te njejtat luajten kartat qe torturojne me shume shqiptaret. Nuk kisha ndonje shprese te madhe per pavaresine e plote po edhe qe te lihej kjo gjendja kaq evazive qe deri diku favorizon serbet sma merrte mendja. Helmi i rusit eshte me i ndyri se ai i serbit dhe i grekut qe e dime se ca malli jane. Bastardet e stepave dhe tajgave do mbeten gjithmone te tille.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    James DOBBINS: "NËSE REZOLUTA NË KS DËSHTON, SHBA-të NJËANSHËM DO TË NJOHIN KOSOVËN"



    James DOBBINS, ish emisar i SHBA-ve për Ballkanin

    RADIO EVROPA E LIRË : Data kur i dërguari i Kombeve të Bashkuara do ta paraqesë propozimin e tij për statusin e Kosovës është shumë afër. Disa zyrtarë të lartë evropianë thonë se ky propozim duhet të jetë i pranueshëm për popullin e Kosovës, por duke evituar destabilizimin e Serbisë. Si e komentoni ju këtë pozicion?

    JAMES DOBBINS: Mendoj se do të ishte gjë e mirë nëse mund të arrihen të dy këto gjëra, por nuk jam i sigurtë se është e mundshme. Mendoj se është e njohur se vetëm ndonjë formë e sovranitetit dhe e pavarësisë do të ishin të pranueshme për popullin e Kosovës. Mendoj se kjo me gjasë do të shkaktoj shqetësime në Serbi, por Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e Grupit të Kontaktit do të përpiqen që të evitojnë bërjen e dhembjes më të madhe për serbët, se sa që duhet të jetë.

    RADIO EVROPA E LIRË: Disa analistë shprehin brengosje, sepse ata shohin paqartësi politike në Serbi, pas zgjedhjeve dhe rrezik që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të pranojnë edhe mëtutje shtyrje dhe do të këmbëngulin për më tepër koncesione nga Prishtina. Nga kënvëshrimi Juaj, a mund të ndodhë që dhënia eventuale e koncesioneve të mëtejme në favor të Serbisë, të radikalizoj situatën në Kosovë?

    JAMES DOBBINS
    Mendoj se me gjasë ka disa, por shumica e liderëve të Kosovës kanë deklaruar gjëra konstruktive gjatë javëve të fundit. Nuk mendoj se dikush do ta shtyjë publikimin e raportit të Ahtisaarit. Ndoshta do të tregohet se nuk është e mundshme që të arrihet një rezolutë e kënaqshme e Këshillit të Sigurimit nëse Rusia vazhdon ta mbështesë pozicionin serb. Në rast të këtillë, raporti do të duhej të implementohej nga NATO-ja, komuniteti evropian dhe nga vendet e saja anëtare.

    RADIO EVROPA E LIRË: Ju posa e përmendët mbështetjen e Rusisë për Serbinë. Në këtë kuadër është gjithnjë e më e qartë se mund të pritet që Rusia do të parandaloj çfarëdo Rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që përmbanë elemente të papranueshme për Serbinë. Kjo është thënë qartë nga presidenti Putin dhe nga ministri i Jashtëm Lavrov. Pra, sipas jush, çka kërkon Rusia në rastin e Kosovës?

    JAMES DOBBINS: Mendoj se para se gjithash Rusisë i kanë mbetur relativisht pak aleatë në Evropë dhe dëshiron t‘i mbajë lidhjet e saj me Serbinë. Por, mendoj se është poashtu duke u përpjekur që t‘i shmanget precedentit, që mund të përdoret kundër saj në rastet e lëvizjeve të tjera separatiste, siç është për shembull, në Çeçeni.

    RADIO EVROPA E LIRË: A kemi të bëjmë me precedent në rastin e Kosovës?

    JAMES DOBBINS: Mendoj se rusët do të jenë të shqetësuar nëse komuniteti ndërkombëtar vendos për ndarjen e Kosovës nga Serbia, pasi në të ardhmen, mund të arrihet deri në atë pikë, që të sanksionohet ndarja e Çeçenisë. Kuptohet Rusia dëshiron ta evitoj një precendet të këtij lloji.

    RADIO EVROPA E LIRË: I dërguari amerikan, zoti Uisner tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kanë interesa vitale në zgjidhjen për Kosovën dhe ata do të kërkojnë nga Rusia që t‘i ketë parasysh këta interesa. Çka do të thotë kjo?

    JAMES DOBBINS: Mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të synojnë që ta shfrytëzojnë ndikimin e tyr, për t‘u përpjekur për ta bindur Rusinë që t‘i bashkohet konsensusit të gjërë dhe ta mbështesë Rezolutën, që në mënyrë të qartë ndërton një status final për Kosovën dhe që të mos mbetet çështje e hapur për mospajtime të mëtejme. Ndoshta ato nuk do të kenë sukses, por ato sigurisht po bëjnë përpjekje.

    RADIO EVROPA E LIRË: E përditshmja londineze "Gardian" këto ditë ka shkruar se kundërshtimi i Putinit ndaj pavarësisë së Kosovës ka të bëjë me solidaritetin sllav dhe me dëshirën e Moskës që ta mbajë ose rindërtoj ndikimin e vet në rajonet ish sovjetike në fqinjësi. Si e komentoni ju këtë çështje?

    JAMES DOBBINS: Mendoj se ka disa elemente të solidaritetit sllav, por nuk do ta ekzagjeroja këtë. Shumica e shteteve të tjera sllave në rajon, në këtë moment, nuk janë veçanërisht pro ruse dhe vetëm në Serbi, Rusia ka disa shpresa për mbajtjen e lidhjeve tradicionale. Por, mendoj se shqetësimi për precedencë afër shtëpisë, ta lëmë anash Ballkanin, por veçanërisht në elementet potenciale disidente në federatën ruse, janë me gjasë shumë të rëndësishme.

    RADIO EVROPA E LIRË: Si e shihni përfundimin e gjithë procesit për statusin e Kosovës?

    JAMES DOBBINS: Mendoj se raporti i Ahtisaarit do të rekomandoj ndonjë lloj të pavarësisë së kushtëzuar ose të kufizuar për Kosovën dhe besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të bëjnë përpjekje që ta sigurojnë Rezolutën e Këshillit të Sigurimit që në mënyrë të qartë e mbështetë këtë. Kjo Rezolutë, me gjasë, do t‘i transferoj, në masë të madhe, përgjegjësitë për mbikqyrjen e zhvillimeve të mëtejme në Kosovë, nga Kombet e Bashkuara në Bashkimin Evropian. Nëse dështon që të arrihet një Rezolutë plotësisht e pranueshme, atëherë mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe, me gjasë, shumica e fuqive perëndimore do të jenë të përgatitura për ta njohur Kosovën në mënyrë të njëanshme.

    INTERVISTOI: FATMIR BUJUPI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139
    Nje gja eshte e sigurte, qe Kosova do shpallet e pavarur do apo nuk do europa, sepse nuk kane nga t'ia mbajne. Europa nuk na ka dashur kurre dhe nuk do na doje, europa shume me teper do dhe i qan zemra per serbin qe beri gjithe ata masakra sesa per ne qe jemi viktima te luftes, ketu futet besimi fetar qe shumica e popullit shqiptar ka dhe antipatia qe kane per shqiptaret ne pergjithesi, ne akoma konsiderohemi nga europa si "shtepia e varfer e europes" apo "skuta e erret e europes", keto jane shprehjet qe lexoj sa here flitet per Shqiperine ne gazeta. Kjo vjen sepse Shqiperia ka qene per vite me rradhe e izoluar nga pjesa tjeter e botes, qe pak e njeh kuluren tone, si dhe nami i keq qe kemi pas renies se diktatures. Ndersa serbia ka ndikimin e vet me te madh ne europe dhe nje politike me "kurve" sesa e jona, te pakten ne ceshtjet e jashtme. I vetmi aleat taman asht amerika, te pakten ne kete ceshtje ka vepru mire, nuk po i futem konflikteve te tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga unforgiven II : 25-01-2007 më 09:12

  7. #7
    Pavaresi e mbikqyrur per Kosoven? Kryeministri Ceku: Do te insistojme per pavaresi te plote

    PRISHTINE (25 Janar) -Prishtina do të insistojë në pavarësinë e Kosovës, por nuk do të ndërmarrë hapa të njëanshëm. Kjo ka qene deklarat e kryeministri kosovar Agim Çeku në një intervistë për gazetën Oslobodjenje ne prag te shpalljes zyrtar te paktes se Ahtisar per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Ne vijim te intervistes kreu i qeverise kosovare u shpreh se nëse Martti Ahtisaari propozon "pavarësi të mbikqyrur", atëherë Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të kërkojë pavarësi të plotë.
    I pyetur per zgjedhjet ne Serbi Çeku ka vlerësuar se rezultatet e tyre nuk do të ndikojnë në procesin e statusit të Kosovës.
    "Mosgatishmëria e qeverisë në Beograd për t'i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, shkon në dëm të serbëve të Kosovës. Neve shqiptarëve dhe jo serbëve tjerë në Kosovë, asnjë qeveri serbe nuk mund të na vështirësojë jetën", ka thënë Çeku.
    Lidhur me qëndrimin e Moskës, Çeku ka vlerësuar se Rusia nuk ka asnjë interes strategjik të ndërhyjë, dhe vetëm dëshiron të shfaqet si lojtar i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

    Nga E.M


    (Europalire/Balkanweb)

  8. #8
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    A do te plasin trazirat nese kosoves i mohohet pavaresia?!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #9
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po .

  10. #10
    Keshilli i Europes eshte nje nje organ parlamentar ku marrin pjese vende te Europes dhe te ish Bashkimit Sovietik, si Azerbaixhani qe ka votuar kunder shprehjes per pavarsi te Kosoves, per nder te pjesemarrjes ne Konferencen Islamike, me nje politike shume moskovite.

    Votimi i rezolutes tregon qarte se nuk duhet pritur gje prej Europes, me perjashtim te Britanise se Madhe. Europa plake, qe plakerimi po e gllaberon perhere e me shume, eshte e mberthyer ne daren e eurokrateve, te cilet vetem ne deshtim do ta çojne Bashkimin Europian. Me veprime si refuzimi per te afruar Turqine apo pavendosmeria per pavarsine e Kosoves, Bashkimi Europian po leshon terren ne favor te Rusise, per rjedhoje, te pa sigurise, tensioneve.

    Per shkak te emigracionit, Europe perhere e me shume po leviz djathtas, por kur vjen ne fuqi, i ka energjite e "shteruara". Megjithse vende si Franca mund te bejne perjashtim. Personalisht do te deshiroja qe statusi i Kosoves te behej zyrtar para se Ségolène Royal te mund te zgjidhet presidente apo kryeministre e atij vendi.

    Pala determinante jane SHBA. Deri tani gjasat jane se SHBA kane interesa ne Ballkan, ndersa ata tashme e dijne fare mire se nuk kane aleat me te mire se Shqiptaret ne rajon. Perhere e me shume zyrtare te administrates dhe kongresmene po shprehen hapur ne favor te nje Kosove te pavarur.

    Jane manovrimet e Ahtisarit qe me ane te bisedime dypaleshe, me ne fund do te cedohet ne drejtim te pavarsise se Kosoves, sepse pala Kosovare nuk mund te pranoje kurrsesi "sovranitetin" e Kosoves nen Serbine, ne çfardo forme qofte - ata nuk e kane tagren e popullit te Kosoves per te vepruar ndrysh - ne kete menyre bisedimet dypaleshe jane te destinuara te deshtojne.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •