Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Zyrtari europian, kundër kandidaturës së Nanos për president

    Komisioneri për Evropën Juglindore, Hanes Svoboda, i drejton apel politikës shqiptare

    Zyrtari europian, kundër kandidaturës së Nanos për president

    Zhvillimi i zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit konform standardeve, ishte apeli i ardhur sërish nga faktori ndërkombëtar. Kësaj radhe ishte zv/presidenti i Partisë Socialiste Europiane, njëkohësisht dhe pjesëtar i Komisionit për Evropën Juglindore, Hanes Svoboda, i cili apeloi për zbatimin e ligjit në zgjedhjet e afërta lokale.

    Oli Xhilaga

    Zyrtari europian kërkoi nga politika shqiptare të respektojë mbi të gjitha ligjin e pjesëmarrjes së lartë në këto zgjedhje, pasi sipas tij, nuk ka rëndësi se cilës palë do t'i takojë fitorja, po primare duhet të jetë zbatimi i ligjit.

    Ndërkaq, gjatë komentit të tij, zv/presidenti socialist, dha një oponion lidhur me mundësinë e kandidimit të ish-liderit socialist, Fatos Nano për postin e kreut të shtetit. Duke e konsideruar si të pavend këtë lëvizje, Zvoboda vlerësoi se ish-kryeministri socialist, Nano do të kontribuonte më shumë nëse do të qëndronte larg skenës politike.

    Komisioneri për Evropën Juglindore, njëkohësisht dhe zv/presidenti i Partisë Socialiste europiane, Hanes Zvoboda, lëshoi një mesazh mjaft të qartë për politikën shqiptare sa i takon zhvillimit të procesit zgjedhor për vendoret e 18 shkurtit. Kështu, zyrtari europian, Zvoboda, gjatë një interviste për tv-Klan, nënvizoi rëndësinë e zbatimit të ligjit për zgjedhjet.

    "Gjithçka të shkojë drejt zgjidhjes, të zbatohet ligji i pjesmarrjes të lartë i të drejtës qytetare" u shpreh Svoboda gjatë fjalës së tij. Kështu, me anë të kësaj deklarate, komisioneri evropian, bëri të qartë atë çfarë Evropa pret nga zgjedhjet lokale të 18 shkurtit. Sipas tij, nuk ka rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, e rëndësishme është që të zbatohet ligji dhe procesi i votimit të merret seriozisht.

    Por ndërkaq, Zvoboda u ndal dhe në ngërçin që u krijua gjatë përgatitjeve për porcesin parazgjedhor, për shkak të mungesës së konsensusit mes palëve. "Periudha e paraprocesit dhe arritja e vështirë e konsensusit, është një fenomen i përsëritu në Shqipëri", nënvizoi Zvoboda lidhur më këtë çështje.

    Për këtë arsye, zyrtari europian, vuri në dukje se "vendi dhe pjesa e përgjegjshme e partive politike do të gjejnë si më të pranueshme pjesë të ligjshme për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithsme por dhe ato lokale në mënyrë që ligji elektoral të mos jetë gjithmonë i diskutueshëm dhe i kontestueshëm".

    Qëndrimi
    Komisioneri për Evropën Juglindore, Hanes Svoboda gjatë intervistës së tij, u ndal dhe në deklaratat e ditëve të fundit të ardhura nga klasa politike shiptare, të cilat flasin për një kandidim të mundshëm të ish-liderit socialist, Fatos Nano për postin e kreut të shtetit. Gjatë komentit të tij lidhur me këtë çështje, ai i mëshoi faktit se është shumë e rëndësishme që ish-lideri socialist Nano të ketë konsensusin e të gjitha palëve politike në vend.

    "Paqartësitë e tij të vjetra, mosmarrëveshjet e vjetra do të vinin përsëri. Nëse do të ishte një kandidat konsensual po, por nëse jo do të krijonte një devijim serioz gjë që nuk është e mirë për vendin", vlerësoi Svoboda në komentin e tij.

    Por gjithashtu, duke vijuar po në këtë linjë, komisioneri europian, u shpreh se "mendoj se Nano mund t'i bëjë shërbim vendit duke frenuar rrugën e tij sërish drejt arenës politike, përndryshe vetëm nëse kandidimi i tij do të ishte i pranueshëm nga të gjithë". Në këtë mënyrë, Svoboda shprehu qartë qëndrimin e tij sa i takon kandidaturës së ish-kryeministrit socialist, Nano për postin e Presidentit të vendit.

    E Enjte 25 janar 2007

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Moisiu ka qene Oficer pastaj ishte komandant ne nje brigad.Tani Nano e humbi nje here lojen si kryminister si presindent nuk mendoj se do beji ndonje gje te jashtezakonshme per Shqiperine.Nga njeri te vemi tek tjetri Shqiperia nuk do eci para as per 50 vjet.

  3. #3
    mire thote jasemini,
    Nga njeri te vemi tek tjetri Shqiperia nuk do eci para as per 50 vjet.
    si hedonist i paskrupull qe eshte, nano kerkon qe kembim nga pazaret me berishen, te kape postin e presidentit, te mos lere rast ceremonial e te mos lere vend pa "vizituar" ne Karaibe e Oqeani (se ashtu i ka thene Xhoi) per ta lene sa me te qete kuislingun sali qe tiu sherbeje rehat padroneve beograd-athine dhe te lepije sa me shume peshtyme e jarge ... per interesat anti-shqiptare.

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •