Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166

    Ahtisari në Këshillin e Sigurimit: Rekomandoj pavarësi të mbikqyrur për Kosovën

    Sot Marti Ahtisari dorezoi ne keshillin e sigurimit te kombeve te bashkuara propozimin e tij, duke bere te ditur se Pavaresia e Kosoves eshte i vetmi obsion i mundshem i stabilitetit politik dhe ekonomik te vendit dhe te rajonit.
    Menjehere SH.B.A dhe Mbreteria e Bashkuar kane mbeshteturplanin e propozuar, dhe si i tille kjo perben njohjen e pare te pavaresise se Kosoves nga dy shtete superpotente.
    Entuziazem ne Prishtine dhe ne mbare viset shqiptare.......

  2. #2
    Ky eshte lajmi me i bukur i koheve te fundit.

    Me ne fund mbas 1 shekulli roberi Kosoves do i qeshi buza dhe shpirti. Urime me shpirt gjithe vellezerve e motrave kosovare per kete dite te shenuar per Kosoven dhe Shqiperine.

    Tani le te lutemi qe te na realizohen dhe deshirat e tjera dhe te shohim nje Shqiperi sic ka qene dhe sic e meriton te jete.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Dhashtë Zoti të shkojë mbarë deri në fund dhe Serbia ta thej qafën njëherë e përgjithmonë. Nuk më pritet deri të njohja e parë e Shtetit të Kosovës, më duket udhë e gjatë deri atëherë! Por, do të presim edhe pak! Kemi pritur mbi 2 mijë vjet, që nga Mbretëria Dardane, ndaj do presim edhe pak!
    Shpresoj shumë në vendosmerinë e Anglisë dhe bijës së saj, e quajtur SHBA!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Lajm shume i mire per gjithe shqiptaret. Te shpresojme qe mos te hasi probleme ne Keshillin e Sigurimit.

  5. #5
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Nuk besoja se do ta degjonim kaq shpejt nje plan te tille...mendoj se levizja per vetvendosje ka patur ndikimin e vet ne kete vendim...Ju uroj Kosovareve ne vecanti dhe Shqiptareve ne pergjithesi, ta gezojme kete pavaresi,ta gezojme kete venie ne vend te te drejtave tona te neperkembura,sepse e meritojme...kemi luftuar qe kjo te ndodhe...kjo nuk eshte dhurate por dicka e fituar me gjak Shqiptari...lumturohuni vellezer e motra...lumturohuni per kete dite...nje nderim dhe perulje per te gjithe te renet...qe nga epoka e Isa Boletinit
    e deri ne epoken e Adem Jasharit....eshte nje pavaresi ne te cilen jane gdhendur emrat e tyre...eshte nje pavaresi e cila ndricohet nga shpirtrat e tyre...me duket sikur i degjoj ata shpirtra...me bucasin veshet nga zerat e tyre te cilet therrasin
    te lumtur...."RROFTE PAMVARESIA...RROFTE KOSOVA E LIRE...RROFTE SHQIPERIA"...

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    KUSH E HËNGËR REFERENDUMIN E PREMTUAR NGA BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE ?

    BAROMETRI DIPLOMATIK
    Prof.Dr.Mehdi HYSENI

    Pas dështimit të dialogut të Vjenës, më 10 mars 2007, me t’u kthyer në Prishtinë, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi : “Kemi bërë shumë kompromise të dhimbshme, duke u treguar zemërgjerë.” (BallkanWeb,11.03.2007).

    * Në lidhje me mesazhin e kësaj deklarate shtrohet pyetja: - Atëherë, kush duhet ta ketë korrigjuar një gabim të këtillë historiko-politik, juridiko-kombëtar dhe ndërkombëtar, që thelbësisht është në diskurs me të drejtën historike dhe me të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës?

    Kjo deklaratë e Fatmir Sejdiut është e papritur (sidomos, kur mbajmë parasysh faktin se ai në deklarimet e mëparshme të tij për opinionin publik, ashtu edhe në takimin ndërkombëtar të Vjenës me palën serbe, pat deklaruar se “alfa dhe omega e kompromisit me Serbinë, është njohja e pavarësisë së Kosovës”), por e sinqertë në aspektin politik, sepse për herë të parë, para opinionit publik vendor shqiptar e pohoi një të vërtetë të madhe (kështu që diç të tillë shokuese nuk ka deklaruar, as “sinjalizuar” asnjëri nga decentralistët e “grupit të kontaktit” për Kosovën në Vjenë, as Parlamenti, e as Qeveria e Kosovës në konkluzionet e tyre politike lidhur me këtë çështje), se “paria politiko-historike” zyrtare e Kosovës ka bërë “ shumë kompromise të dhimbshme për t’u treguar sa më zemërgjerë” ndaj Serbisë kolonialiste dhe partnerëve të saj “kompromisaxhinj” në disfavor të së drejtës së vetëvendojes së Kosovës.

    Në lidhje me mesazhin “helmues” të kësaj deklarate zyrtare të kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, shtrohen këto pyetje të pashmangshme : (1) Sa është numri i atyre “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme...”? (2) Pse u bënë ato kompromise, pa marrjen paraprake të pëlqimit të popullit shqiptar të Kosovës? (3) Pse dhe për interesa të kujt janë bërë ato kompromise? (4) Çka do të fitojnë shqiptarët dhe Kosova prej atyre kompromiseve absurde, antihistorike, antiligjore dhe antikombëtare ? (5) Kush do të mbajë përgjegjësinë dhe llogarinë para historisë dhe para popullit shqiptar, të mashtruar dhe të tradhëtuar në këtë rast konkret, për shkak të bërjes së atyre “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme...”? (6) Historikisht, moralisht, politikisht, ligjërisht, juridikisht dhe demokratikisht..., etj., a mund të quhen kompromise domethënëse dhe të justifikishme ato “shumë kompromise të dhimbshme”, të bëra në kurriz të vetëvendosjes së Kosovës nga ana “grupit decentralist” (të cilët, pas çdo takimi, të zhvilluar në Vjenë me homologët e tyre kolonialistë të Beogradit, secili në mënyrën e vet të diletnatizimit politik dhe diplomatik, deklaronin botërisht para fotoreporterëve ndërkombëtarë: “po vjen pavarësia, po vjen pavarësia...!”. Mirëpo, epilogu i dialogut të Vjenës, më 10 mars, 2007, provoi të kundërtën-dështimin ngase në Vjenë, në takimet dyvjeçare bjerrakohe të dy palëve në konflikt nuk është debatuar fare për statusin e Kosovës, por për “kompromise të shumta dhe të dhimbshme”, siç është shprehur në fund të bankrotimit të tyre, edhe Fatmir Sejdiu (kryetar i Kosovës) në saje të “bekimit” të qeverisë, të parlamentit dhe të kryetarit të Kosovës? (7) Kush do të përfitojë sot, apo nesër prej atyre “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme”, të bëra në disfavor të shqiptarëve dhe të Kosovës? (8) Pse të bëhen ato kompromise të panevojshme dhe tragjike për fatin e nesërm të Kosovës, kur dihet se UÇK-ja, as populli nuk kanë luftuar dhe, nuk janë viktimizuar për t’i bërë koncesione favorizuesde vrasësit dhe kolonizatorit të tyre shekullor-Serbisë dhe serbëve, por kanë luftuar dhe kanë flijuar jetët e tyre vetëm për vetëm që Kosova ta fitojë pavarësinë e saj të plotë si shtet sovran dhe i lirë, ashtu sikurse të gjitha shtetet e tjera në Ballkan? (9) Pse këtë të vërtetë të politikës së juaj zyrtare mbi nënshkrimin dhe miratimin e “ shumë kompromiseve të dhimbshme” në dëm të së drejtës së vetëvendosjes dhe të pavarësisë së plotë të Kosovës, botërisht përmes subjekteve të juaja politike, ende nuk e keni njohtuar mbarë popullin shqiptar të Kosovës, por po gënjeni dhe po e mashtroni se pavarësia e Kosovës “është çështj e kryerë”? (10) – “Rrobaqepës” të dobët të fatit të Kosovës, pse nuk jeni të sinqertë dhe të vetëdijshëm për të kuptuar faktin se, gjatë 8 viteve të shkuara (qeveritarë, parlamentarë dhe politikanë drejtues të Kosovës) keni qenë të obliguar, të paguar dhe të autorizuar nga populli, që në emër dhe, për interesa të tij, të punoni në mbrojtjen dhe në avancimin e interesave të tyre vitale kombëtare dhe shtetërore, që pa dyshim do të çonin drejt krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, e jo të bëni pazare pa “hanxhiun”, duke bërë “kompromise të shumta dhe të dhimbshme” në llogari të ardhmërisë së Kosovës, duke u munduar që të tregoheni më internacionalistë dhe më kosmopolitë sesa “mbeturinat politike” të komunzimit ortodoks sovjetik të Nikita S. Hrushçovit, Brezhnjevit dhe Kosiginit..., etj.? (11) Me kë i keni bërë ato kompromise, kur e gjithë bota ka marrë vesh se Serbia e ka hudhur poshtë Planin e Marti Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, më 10 mars 2007?

    Prof. Dr. Mehdi HYSENI


    Sikur të gjitha këto pyetje kardinale dhe të pashmangshme, me interes jetik dhe afatgjatë për jetësimin e vetëvendosjes dhe të pavarësisë së Kosovës, t’i kishte mbajtur parasysh “elita politike” zyrtare e Kosovës, sigurisht se tani, as qeveria, as parlamenti e as kryetari i Kosovës nuk do të ishin “vetëviktimizuar” dhe nënshtruar verbërazi masave dhe kritereve paliative të planit të Marti Ahtisarit, plan ky i cili parashikon zgjidhjen gjysmake dhe fragmentare të statusit të Kosovës-“pavarësinë e kushtëzuar” nën mbikëqyrjen e e Bashkimit Evropian (BE). Në këtë kontekst, mund të shtrohet edhe kjo pyetje: - Nëse “elita politike” qeveritare e Kosovës ka qenë e detyruar që, në saje të diktatit dhe të imponimit të bashkësisë ndërkombëtare, t’i bëjë të gjitha ato “kompromise të dhimbshme” në kurriz të pavarësisë së plotë të Kosovës, atëherë, para se tamerrte një vendim të tillë të njëanshëm dhe fatal, nolens volens ka qenë e detyruar që në formë demokratike dhe ligjore, ta konsultojë popullin shqiptar përmes referendumit a plebishitit, e jo në mënyrë tekanjoze, skandaloze dhe ilegale, të nënshkruajë akte kapitullimi kundër vetëvendosjes së Kosovës, me qëllim që t’i arrinte ato “kompromise të shumta,të dhimbshme dhe zemërgjera” në favor të “projektuesve” të “pavarësisë së kushtëzuar”, nocion ky, që nuk figuron në asnjë doracak të së drejtës ndërkombëtare.

    Duke qenë se Serbia ende nuk ka pranuar asnjë kompromis me palën shqiptare, as me atë ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, Prishtinës zyrtare ende i kanë ngelur edhe ca “minuta të fundit”, që të mendojë esëll dhe, të veprojë drejt dhe me urgjencë në ridefinimin e strategjisë së saj të gabuar dhe kapitulluese lidhur me pezullimin e menjëhershëm të “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme”, të cilat i ka deklaruar (por nuk i ka theksuar në mënyrë taksative se cilat janë ato dhe, sa është numri i atyre kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme) kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ndryshe, me një strategji dhe politikë të tillë dështuese kompromisi, që përjashton pavarësinë dhe sovranitetin e plotë të Kosovës, me të drejtë, nuk do të pajtohet Lëvizja Vetëvendosje-Populli i Kosovës. Këtë fakt relevant, duhet ta mbajnë parasysh nënshkruesit kapitullues të “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme” të Fatmir Sejdiut dhe të kastës së tij politike në Prishtinë.

    Referendumi versus kompromiseve të dhimbshme dhe të kushtueshme për mëvetësinë dhe vetëvendosjen e Kosovës

    Vetëm referendumi është garancia e ligjshme dhe demokratike e shpëtimit të vetëvendosjes së Kosovës. Prandaj, kjo do të ishte edhe rruga më racionale dhe më e shkurtër, e ligjshme dhe demokratike ( e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara etj.), që do të ishte në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes koloniale të Kosovës. Fundja, para disa vitesh disa instanca relevante të bashkësisë ndërkombëtare (të paktën verbalisht) i patën premtuar “elitës politike “ zyrtare të Kosovës, se me t’u krijuar dhe plotësuar kushtet dhe standardet e caktuara nga bashkësia ndërkombëtare, populli shqiptar do të ketë të drejtë, që të organizojë referendumin, me ç’rast do të deklarohej për fatin e tij. Mirëpo, deri tani, një premtim i tillë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (konkretisht nga ana e OKB-së) është shkelur në më mënyrë flagrante ngase në vend të organizimit të referendumit, erdhi në shprehje plani i Marti Ahtisarit, (që parashikon “pavarësinë e kushtëzuar” nën tutelën e BE-së), të cilin e miratoi si qeveria, ashtu edhe parlamenti i Kosovës, gjë që, hëpërhë ai është antitezë e përkohshme e së drejtës së vetëvendosjes. Si rrjedhojë, edhe për një kohë të paparashikuar, do të na lërë të ballafaqohemi me vatrën nevralgjike të krizës gjeneruese potenciale të konfliktit shekullor serbo-shqiptar në Ballkan, pasojat e së cilës do të prekin edhe sigurinë, stabilitetin dhe paqen e Evropës.

    Në vend të “kompromiseve të shumta dhe të dhimbshme”, të bëra nga “elita politike” qeveritare e Kosovës, patjetër dhe, në mënyrë imediate, duhet të vijë në shprehje përfillja dhe përligjja e së drejtës së vetëvendsojes së Kosovës, e cila do të realizohej në saje të organizimit të referendumit, ku në mënyrë ligjore dhe demokratike, populli shqiptar i Kosovës, do të thoshte fjalën e fundit për ardhmërinë e tij. Ky është çelësi i vetëm shpëtimtar si për Kosovën, që të fitojë cilësinë e subjektivitetit juridik ndërkombëtar si shtet më vete, ashtu edhe për Serbinë, që të lirohet sa më parë të jetë e mudnur dhe, përgjithmonë nga bagazhi dhe hipoteka e sundimit të saj kolonial dhe hegjemonist mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën dhe, më gjerë në Ballkan.

    Ndërkaq, të të gjitha “alternativat” anashkaluese dhe shpërfillëse të aplikimit të referendumit a plebishitit në funksion të njohjes së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, janë të dëmshme dhe, me rrizk të madh paparashikues, sepse nuk garantojnë pavarësinë e plotë të Kosovës, pavarësisht se çfarë “kompromise të shumta dhe të dhimbshme” kanë bërë, apo do të bëjnë qeveria, parlamenti dhe kryetari i Kosovës me strukturat e bashkësisë ndërkombëtare.

    Duke qenë se ende nuk janë shteruar të gjitha mundësitë reale dhe instrumentet ligjore dhe demokratike, që Kosovës doemos t’i njihet e drejta e subjektivitetit juridik ndërkombëtar në saje të parimit dhe të së drejtës së vetëvendosjes së jashtme, atëherë do të ishte absurde dhe e papranueshme që qeveria, parlamenti dhe kryetari i Kosovës, t’i pranonin mbi supet e tyre ato “ kompromise të shumta dhe të dhimbshme për t’u treguar zemërgjerë” ndaj kujt dhe, pse kapitullim “zemërgjerë” dhe i “dhimbshëm”? – Pse, sipas “vesit detyrues” 100-vjeçar, vetëm ne shqiptarët, duhet të nënshkruajmë dhe të pranojmë “shumë kompromise të dhimbshme” kundër vetëvetes?! – Deri kur do ta përçmojmë dhe mohojmë vetëvetën, kur historikisht dhe botërisht dihet se shqiptarët dhe Shqipëria Etnike nuk i ka borxh askujt, por të tjerët iu kanë borxhe të mëdha dhe të pashlyeshme atyre (Serbia, Mali i Zi, Greqia, dhe Maqedonia), sepse, ende i mbajnë në varësinë e sundimit kolonial dhe shfrytëzues të tyre. Sërish, me qindra, mijëra herë, duhet të përsërisim pyetjen e pashmangshme: - Pse vetëm kombit shqiptar në Ballkan po i mohohet njohja e së drejtës së vetëvendosjes?! – Ndoshta, për shkak të faktit se njohja e ligjshme e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptare bie ndesh me interesat ekonomike dhe financiare të ndokujt, si dhe me interesat e sistemit kolonialist shekullor të Serbisë, të Greqisë dhe të Malit të Zi etj.?

    Në këtë kontekst, një paradigmë krahasuese, pse Malit të Zi me 6.20000 mijë banorë i është njohur pavarësia nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (me gjithë faktin e njohur se kufijtë territorialë të tij janë të diskutueshëm, sepse gjysma e territorit “të sotëm malazez”: Hot, Grudë, Tuz, Plavë, Guci, Krajë, Ulqin e Tivar i përket territorit indigjen natyror të Shqipërisë Etnike,jo Malit të Zi, i cili, më 1878, në saje të vendimeve të padrejta dhe ilegale të Kongresit të Berlinit, i kolonizoi dhe i aneksoi ato në “konton” e “territorit malazez”), kurse Kosovës me mbi 2.000.000 milionë banorë (mbi 90% shqiptarë) nuk i njihet e drejta e vetëvendosjes së jashtme?!

    Pavarësisht nga “ kompromiset e shumta dhe të dhimbshme”, të bëra nga “elita politike” dështuese e udhëheqjes aktulae të Kosovës ( si pasojë e ushtrimit të sondës së trysnisë së politikës së bashkësisë ndërkombëtare) në kurriz të decentralizimit-copëtimit të territorit të Kosovës shqiptare në favor të minortitet kolon serb, do të ishte gabim i madh, ripërsëritje e padrejtësisë së madhe historike dhe, mbi të gjitha, do të ishte e pandershme nga Evropa që, edhe kësaj radhe t’i mashtrojë dhe t’i sakrifiikojë shqiptarët dhe Kosovën për interesa dhe pazarllëqe të koniunkturës tradicioanale serbo-sllave, pavarësisht se eurokratët e BE-së me Havier Solanën në krye e kanë bindur garniturën udhëheqëse shqiptare të Kosovës, se ata kanë qenë “të detyruar” t’i bëjnë ato “ shumë kompromise të dhimbshme” në favor të minoritet kolon serb (8%) dhe të Serbisë

    Pse Kosova të “shpërblehet” me “pavarësi të përkohshme dhe të kushtëzuar”, kur kjo nuk ndodhet në territorin e huaj serb, të pushtuar përkohësisht, por ndodhet në territorin autokton iliro-shqiptar të Shqipërisë Etnike? Pse, zvarritja e deritashme 8-vjeçare e referendumit? Kush e gllabëroi dhe e “fyshi” referendumin e premtuar nga bashkësia ndërkombëtare? – Premtuesit, apo injoruesit e tij, apo që të dytë së bashku, për t’u pajtuar me çdo kusht me Serbinë kolonizatore gjenocidale?! – Pavarësisht se si është arritur një antikompromis i tillë i dhimbshëm “i përkohshëm” në kurriz të shpërfilljes së referendumit dhe të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, pranimi i një “formule” të tillë, të panjohur si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktikën e së drejtës ndërkombëtare, mund të passjellë pasoja dhe përgjegjësi morale, ligjore dhe historike për “përqafuesit” e saj të palës shqiptare.

    Shtrohet pyetja, nëse janë “konsumuar” të të gjitha mjetet dhe format ligjore të së drejtës historike, demokratike dhe juridike ndërkombëtare (gjë që kjo nuk është e vërtetë, sepse, ende nuk ka ardhur në shprehje aplikimi i tyre i deturueshëm juridiko-demokratik sipas normave të parashikuara të së drejtës ndërkombëtare, dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar), që shqiptarëve të Kosovës pa të drejtë, (edhe në fillim të shekullit XXI, viti 2007) t’u imponohet “pavarësia e kushtëzuar” nën patronazhin e Evropës, si zgjidhje e kapshme për të arritur “kompromisin historiko-politik” me Beogradin zyrtar, atëherë, edhe kjo “formulë e përkohshme” është e gabuar dhe e papranueshme, sepse si Kosova, ashtu shqiptarët, të prirur nga përvoja e hidhur historike 100-vjeçare, kanë të drejtë të dyshojnë në sinqeritetin dhe në objektivitetin e politikës monitoruese të BE-së mbi Kosovën (nëse brenda këtij viti, do të miratohej Plani i Marti Ahtsarit nga ana Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara), sepse po kjo Evropë është ajo, që vetëm shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan ua ka mohuar të drejtën e vetëvendosjes këtu e 100 vjet më parë. Po kjo Evropë mban përgjegjësi morale, që nuk i parandaloi dhe, nuk i sanksionoi me kohë, në mënyrë të merituar ligjore agresionet fashiste dhe gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1992-1999) kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Në këtë sens, po të mos ndërhynte Amerika, nuk do të dihej, se kur do të përfundonin luftërat dhe agresionet gjenocidale të Serbisë në Ballkan. Prandaj, meqë kjo është e vërteta, nëse Kosovës, duhet t’i imponohet “pavarësia e kushtëzuar” sipas planit të Marti Ahtisarit, ( i cili, deri në shqyrtimin e tij përfundimtar, është duke pritur në “sirtarin” e Sekretarit të Përgjithshëm të KS të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun) të cilin, tanimë e kanë miratuar qeveria, parlamenti, “grupi i unitetit” dhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, atëherë pse ajo “pavarësi e kushtëzuar”, të monitorohet nga BE-ja, e të mos supervizohet drejtpërdrejt vetëm nga Amerika dhe NATO-ja, sepse këta dy organizma politiko-ushtarkë ndërkombëtarë i kanë meritat më të mëdha për shpëtimin e Kosovës dhe të shqiptarëve nga katastrofa e shkaktuar nga ana Serbia pushtuese gjenocidale?


    Fundja, pavarësisht nga bartja e funksioneve politiko-shtetërore dhe partiake (qoftë edhe “grupi i kontaktit”, qeveria, parlamenti apo kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu në rastin konkret) nuk kanë pasur kurrfarë të drejte, që t’i bëjnë ato “shumë kompromise të dhimbshme dhe zemërgjera” në llogari të mohimit të së drejtës së vetëvendosjes, sepse një të drejtë të tillë e gëzon vetëm populli, sepse shteti dhe sovranitrteti i tij i përket vetëm popullit, e jo asnjë partie politike a subjekti politik qoftë në pushtet apo në opozitë. Sovraniteti i përket popullit dhe, askush atë nuk ka të derjtë ta vërë në pikëpyetje, sepse kjo është e drejtë e patjetërsueshme e popullit.


    "Dr.Dituria"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Për mendimin tim nuk mund të ketë qetësi për shqiptarët dhe ballkanin me një plan që quan si banorë legjitimë të Kosovës gjithë serbët që ishin banorë të Kosovës në 1998…, që copëton në mënyrë të rrezikshme territorin me “decentralizimin”… dhe me të drejtat që parashikon për “objektet dhe monumentet e rëndësisë kulturore dhe fetare” (sikur të pranohej sot që Vatikani është i vetmi pronar i kishave dhe manastireve katolike dhe zonave përreth tyre në shtetet europiane si Franca, Spanja etj që janë laike).
    Për pikat e tjera edhe mund të flitet, edhe mund të arrihen kompromise (meqë ra fjala, më duket se “kompromisi” arrihet mes palëve dhe nuk do të thotë nënshtrim), por nqs ky dokument pranohet në këtë formë, që rrezikon të sjellë një “boshnjakizim” ose më keq një “palestinizim” të Kosovës thjesht do hapi një plagë të re për shqiptarët.
    Nuk ka vend për zënka midis shqiptarëve në këtë moment sepse mendoj se nuk ka shqiptar që të quajë të drejtë planin e Ahtisaarit, prandaj më shumë se kurrë duhet të bashkohemi në kërkesat tona që "pavarësia" apo "vetëvendosja" të mos ngelen fjalë bosh.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    duke pritur dhe shpresuar pavarësinë e vërtetë të Kosovës

    duke ju kërkuar falje për mendimet dhe komentet e mia dhe duke premtuar që nuk futem më në këtë temë

    Ju lutem ta lexoni me kujdes kontratën që po firmoset për copëtimin e truallit të etërve dhe fëmijëve tuaj… pa u qorruar nga reklamat as nga trazirat e gjëmëndjellësve…

    lexojeni të gjithë, është para syve tuaj… dhe mos harroni se nuk ka më liri-robëri, bardh-zi, mik-armik, mirë- keq…, nuk ka më kohë për të shpenzuar energji apo llafe me idiotësira kush është më shumë legjitim apo kush është më shumë patriot apo kush është më shumë fajtor… nuk ka më kohë për qurravitje për thyerje sharje apo vëllavrasje… as për dehje lumturie… ka kontrata, ka të drejta që duhen mbrojtur dhe detyrime që duhen paguar, dhe këto kontrata bëhen me zgjuarsi, me përgjegjësi, nuk bëhen me inat as me gëzim të verbër.

    … dhe nëse firmoset në këtë formë, mos harroni se përgjegjësia do jetë e të gjithëve, dhe të drejtat dhe detyrimet duhen pranuar nga të gjithë, sepse nuk do lejohet aq kollaj të anashkalohen me dinakërira primitive.

    … nëse doni shembuj të planeve të paanshme të të fortëve të mrekullueshëm të radhës, që duheshin firmosur pa kritika në të mirën e njerëzimit, hidhini një sy historisë kur të keni kohë.

    Shëndet dhe kulturë gjithë shqiptarëve!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga kiniku
    Cfare duhet te bejne Shqiptaret e Kosoves kur fitojne pavarsine me Kisha e Manastire Serbe qe jane ne Kosove qe me shume se 5 shekuj?
    Kishat, Manastiret, Xhamijat, Tyrbet jon Shqiptare sa jon edhe t'fetarve tjere ||| qat dite si t'kthehen faltoret n'objekte t'hujve - t'shkive, t'grekve, t'turqve, ateher s'kane cka me lyp n'toka Shqiptare |||

    per kete teme ||| vecse do Kisha si si jon t'ndertume mrena ni shekulli jon t'ndertume pej shkive si jon kon t'zgedhun per urrejtje ndaj Shqiptarve e si jon dergu me qellim me e kolonizu Kosoven |||

    ata shkije e kishin mar ni afat me u kthy pej kah jon ardhe edhe me mundsi me i mar Kishat si i kan ndertu vet ||| ate mundsi e kishin pas masi kishin pagu domshperblim per lufte si e kan nise edhe masi e kishin pagu materialin ndertimor t'Kishave |||

    ktyne shkive nuk duhet me ju jep mundsi me nejt n'Kosove per me nise lufte tjeter |
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Per mendimin tim mjafton te leme te shkuaren, kishat dhe manastiret, xhamiat e te tjera objekte fetare u krijuan ne shekuj dhe do te ndertohen ne te ardhmen.
    Nuk i ka hije ketij forumi qe besoj frekuentohet nga pjesa me inteligjente e shoqerise te kete urrejtje per objekte te fese tjeter, SHqiperia dhe Kosova kane dhe do te kene kisha dhe xhamia perkrah njera tjetres dhe kjo sperben aspak problem, dhe prandaj Kosova dhe SHqiperia do perkrahen nga perendimi sepse nuk jane shtete muslimane te mirefillta por jane shtete me nje kulture te moderuar ku mbizoteron toleranca dhe bashkejetesa paqesore mes njeri tjetrit ne breza.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Rezoluta 1244 për Kosovën e Këshillit të Sigurimit të OKB
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 12:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •