Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Zonja Klinton njofton kanditaturën për presidente

    Zonja Klinton njofton kandidimin

    Senatorja amerikane dhe ish zonja e parë, Hillary Klinton, ka bërë të ditur se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vititn 2008.

    Zonja Klinton tha se vetëm një president i ri mund të rregullojë dëmin që ka bërë zoti Bush dhe se ishte qëllimi i saj të rivendoste shpresë dhe optimizëm për SHBA.

    "Sot bëj të ditur se do të formoj një komitet presidencial eksplorues. Unë jo vetëm që do të filloj një fushatë, unë po filloj një bisedë me ju, me Amerikën, pasi ne të gjithë kemi nevojë të jemi pjesë e diskutimit, nëse duam të jemi pjesë e zgjidhjes.
    Le të flasim se si do t'i japim fund luftës në Irak dhe të vendosim respekt për Amerikën në gjithë botën, si të jemi të pavarur nga energjia dhe nga nafta e huaj; si t'i japim fund deficiteve që kërcënojnë sigurinë sociale dhe përkujdesin shëndetësor," tha zonja Klinton.

    Kandidati tjetër demokrat për zgjedhje presidenciale është afrikano-amerikani Obama.

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    A eshte SHBA gati per nje grua presidente?

    Gjithesesi, zgjedhjet e 2008 premtojne te jene te "larmishme."

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    SHBA asnjëherë nuk ka pasur presidente grua, nuk di si do pritet kjo.

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Shpresoj shume qe zonja Clinton te fitoje zgjedhjet presidenciale ne SHBA. Mendoj se ne dinastine amerikane, me e pelqyera ka qene familja Clinton, ndersa familja BUSH i ka sjelle vetem te keqia Amerikes.

    Hillary Clinton eshte nje grua e mencur dhe besoj qe ka aftesi dhe fuqi per te udhehequr me Shtetet e Bashkuara.

    Me zgjedhjen e saj, mund te rikthehet edhe simpatia ke SHBA-te, e cila eshte humbur dhe demtuar shume nga administrata BUSH, si shkak i politikes se jashtme shkatrimtare.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    H. Clinton kishte kohe qe e kishte bere te qarte synimin e saj per Presidencen. Ndofta jo verbalisht po me veprimet e saj dhe aktivitetin e dendur politik behej e qarte qe hapi perfundimtar do ishte drejt presidences. Personalisht per mua si Hillary Clinton apo demokrat apo republikan sdo kete ndonje ndryshim thelbesor. Politika amerikane mbrapa skenes drejtohet nga neoconet apo nga aparati industrialo-ushtarak per te cilin vete Presidenti Eisenhower qe nie vitet 50-te e ka paralajmeruar popullin amerikan qe te kene kujdes pasi ai do jete mallkimi i Amerikes.

    Keshtuqe nuk pres ndonje ndryshim. Luftrat do vazhdojne derisa te mos prodhojne me te ardhura te majme per kete industri. Po ashtu dhe politika amerikane ne thelb do mbetet e njejte. Loja eshte njesoj, vetem nderrohen aktoret.

    p.s. Me duket se po permbushet 'profecia'. Ne momentin qe nje grua do behet presidente sikur thone qe eshte dhe nje si tip "pape i zi" qe do na bejne boten corap me keq. LOL !!!

  6. #6
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Citim Postuar më parë nga Alienated
    Shpresoj shume qe zonja Clinton te fitoje zgjedhjet presidenciale ne SHBA. Mendoj se ne dinastine amerikane, me e pelqyera ka qene familja Clinton, ndersa familja BUSH i ka sjelle vetem te keqia Amerikes.

    Hillary Clinton eshte nje grua e mencur dhe besoj qe ka aftesi dhe fuqi per te udhehequr me Shtetet e Bashkuara.

    Me zgjedhjen e saj, mund te rikthehet edhe simpatia ke SHBA-te, e cila eshte humbur dhe demtuar shume nga administrata BUSH, si shkak i politikes se jashtme shkatrimtare.
    shum mir Alienated, !! edhe une mendoj ashtu, e ka karismin edhe mundesin me ndrru poziten e Amerikes... ah te kish mu kry qajo luft ... nejse , krejt luftet
    mpuqqqq

  7. #7
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    po pse jo re :P ja vlen te shikosh nje grua presidente se u lodhem me keta gomeret qe vetem luf bejn
    Partizoni

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    A eshte SHBA gati per nje grua presidente?
    Gjithesesi, zgjedhjet e 2008 premtojne te jene te "larmishme."
    Vertete nuk mund ta di nese jane amerikanet ende te gatshem per nje precedence te tille, por nese Klintoni ishte nje nder presidentet me te suksesshem ne historine e Amerikes, shtylla kurrizore e ketij suksesi ishte vet Hillary.

    Perse te mos behet kesaj radhe Billi shtylla e saj?

    Por per mendimin tim, kushdo qe te fitoje nga demokratet eshte nje ogur i mire edhe per shqiptaret.

    Nje sukses i kandidatures se Hillary do te ishte lajm i mire per gjithe boten e civilizuar gjithesesi.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Vertete nuk mund ta di nese jane amerikanet ende te gatshem per nje precedence te tille, por nese Klintoni ishte nje nder presidentet me te suksesshem ne historine e Amerikes, shtylla kurrizore e ketij suksesi ishte vet Hillary.

    Perse te mos behet kesaj radhe Billi shtylla e saj?

    Por per mendimin tim, kushdo qe te fitoje nga demokratet eshte nje ogur i mire edhe per shqiptaret.

    Nje sukses i kandidatures se Hillary do te ishte lajm i mire per gjithe boten e civilizuar gjithesesi.
    jam dakort me ty edhe un ashtu besoj
    Partizoni

  10. #10
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Vote Obama Barack.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dashuri opozitarësh
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-03-2006, 17:50
  2. Operohet nga zemra ish presidenti Klinton.
    Nga kolombi në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-09-2004, 22:58
  3. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  4. Klintoni, clirimtari i Kosoves ne Prishtine.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-09-2003, 04:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •