Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    pse e ktheni muhabetin sa ke Edi sa ke Nano

    Cameria esht ceshtje komtare, kurse ne ket interviste sala e kthe ne ni ceshtje ordinere, sikur camet po u bikan ne qafe grekeve,
    pastaj ni gabim tjeter ma i madh asht kur prano termin vorioepir.

    un e garantoj me 100% se po ta kishte ba fatosi ket interviste gjate qeverisjas se vet do ju shifshe te gjithve tu e sha me nan e me bab

    Atdheu o mbi parti o njerez, ska rensi se cila pjes asht, kosova, cameria, malsia, ilirida

    kur do ti thoni te bardhes te bardeh e te zezes te zeze, se njerez si ju na morin shpirtin qe 100 vjet.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Edhe une jam i atij mendimi,atdheu a mbi te gjitha.

    Nuk mund te mos dhemb problemi i Cameve.Nuk mund te anashkalohet egzistimi i ligjit te “gjendjes se luftes“,qe lidhet drejtperdrejt me marrjen e tokave came.Mirepo, fati(pra paaftesia) jone ka bere qe Shqiperia eshte e varur nga fqiu Greqi.Kjo nuk duhet marr si aq katastrofike;ky eshte nje realitet qe egziston tani.Mbas dhjete viteve situata duhet te permisohet ne te mire te Shqiperise.Kjo ne asnje menyre nuk duhet te nenkuptoj qe problemi cam te lihet per me vone.Perkundrazi, duhet te vazhdohet te behet “senzibilizimi” i qarqeve politike europiane , ne menyre qe ne parlamentin europian te diskutohet dhe te gjendet nje zgjidhje e drejte e ketij problemi shqiptar.

    Nuk duhet te jesh ekspert politik per te kuptuar qe, po t`i behet shtetit grek nje kerkese kokeforte(kembengulse) per ta zgjedhur problemin cam, atehere ne Shqiperi pas 5-6 muajve do ta kesh nje gjendje te ngjashme me „Shqiperia`97”.Sepse pos atyre 600-700 mije qe punojne e jetojne atje,te cilet do te kishin probleme serioze me organet e shtetit grek, ke mbi 1 milion tjere qe jetojne prej tyre ne Shqiperi.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Qe te ishte i zgjidhur problemi i Camerise dhe territoreve te tjera shqiptare do duhet te veprohej me heret. Jo me 1991 apo 2006, tani eshte leht te akuzohet dhe te kerkohet nga nje udheheqes te zgjidh nje problem sic eshte Cameria, problemi duhet zgjidhur me 1945 kur shqiptaret te renditeshin nga blloku perendimor edhe jo nga blloku sovietik, ata(greket) ndjeken rrugen e duhur gjithmon dhe ata tani luajne me territoret tona, dhe prap kerkojne nje perkushtim me te madh per minoritetet.
    Po te ishte nje njeri tjeter me 1945 i cili do te ishte pro amerikan tani ne nuk do flitnim per Camerine si pjese e greqise por si pjese e shqiperise se bashku me gjysmen e maqedonise se sotme, me Kosoven, Kosoven lindore, dhe nje pjese te malit te zi qe do te ishte nje Shqiperi e forte sa eshte sot Greqia.

    Por natyrisht skemi cfare te bejme sot ketu ne forum dhe akuzojm Berishen pse Cameria eshte pjese e greqise, por edhe kur te vie Rama prap krahu i Berishes do e akuzoj njejt se nuk ka bere asgje per Camet, e cfare mund te bej nje shqipetar i varfer, apo edhe te gjithe se bashku? Askush s'ia var shqipetareve.
    Barca

  4. #24
    Po kush po e akuzon salen perse qenka Çameria pjese e Greqise?

    Nga na e nxorre kete xhevahir. Sala i deklaroi To Vimes me paturpesine dhe papergjegjesine qe e karakterizon se Kosova nuk ka qene ndonjehere pjese e Shqiperise?! A ka nevoje per komente kjo thenie kaq antishqiptare, thike pas shpine kombit tone?! Sipas sali zuzarit, Kosoven na e paska çliruar Serbia prej zgjedhes otomane, dhe genocidin qe ka zhvilluar atje e ka bere me vullnetin e lire te popullit Shqiptar, duke i degdisur ne Turqi e Anatol si myslimane ...

    xhim i Krishtit,

    Mos i ngatrro "ngjarjet e datat" qe te ofrojne si dikur sejmenet e sales te veshur me xhinse e lap-top ne krah - ata nuk duan tia dijne per kalvarin ku kane kaluar e po kalojne aktualisht Shqiptaret.

    Per Çamet, sala kreu aktin tradhetar te kthimit te çeshtjes delikate te shqiptareve te zbuar me bajoneta zerviste prej trojeve te tyre ne Greqi, duke e denigruar ate ne nje konflikt thjesht civil gjyqesor. Ky akt i turpshem kuisling do te mbetet ne histori si nje nga faqet me te zeza te qeverisjes se sales si kryeminister.

    Askush s'ia var shqipetareve.
    __________________
    life is full of difficult decisions
    Dhe nderkohe sala hesht si i zgjebosur para nje paturpesie pa precedent si ajo e grabitjes skandaloze te eshtrave te shqiptareve varrosur ne varrezat e tyre ne Kosine ...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    shiko une nuk kam asnje lidhje me politiken ditore ne shqiperi por kete e shikoj vetem nga kendi si nje shqiptar dhe per qamerin nuk mund ta akuzoj nje shqipetar sepse sesht pune e nje personi kjo e sa i perket Kosoves me trego ti kur ka qene ksova pjese e shqiperise pos atyre 2 diteve qe ishte
    Barca

  6. #26
    ti ose je i mashtruar, ose ben lojen e te mashtruarit ...

    Sikur vetem dy minuta te jene, ato jane te mjaftueshme, por ato jane aq shume sa nuk ta merr mendja ty.

    Kosova eshte perfaqsuar ne ngritjen e Flamurit ne Vlore, ajo ishte pjese integrale e Shqiperise se mevetesuar, paçka se ujqerit e egersuar kerkonin ti shqitnin asaj ate mish ende te dobet qe kishte ne ato çaste ...

    Kosova ka qene djep kryesor i Shqiptarizmes, aty eshte fermentuar ndjenja kombetare, aty mbahet ende i ndezur ai shpirt i lirise kombetare, i atdhedashurise, rreth flamurit te perbashkuar...

    Ndjenjen e kombetarise e perkatesise Shqiptare, kete duan te vrasin shovenet serbo-sllav e ata grek - per fat te keq, ata sherbehen me zell edhe nga disa shqiptare si Berisha e Nano ... per te mbajtur me çdo kusht karriget e peshtyra e te lepira kushedi sa here sa prej njerit edhe tjetrit.

  7. #27
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Doli ministri jashtëm Mustafaj me udhëzim të Berishnikovit dhe foli katrakutra për pavarësinë e Kosovës dhe juve idhtarve të PeDe-së, ju duk gjë krejt normale dhe shumë diplomatike...

    ngrihet Bullatoviçi dhe thotë, Berishnikovi, na ka ndihmuar neve gjatë embargos që kishte vënë OKB-ja, na ka ndihmuar me karburante që tu digjnim shtëpitë boshnjakëve dhe vetë kosovarëve...përsëri ju idhtarët e PeDe-së, e quajtët veprim të zgjuar sepse "ndihmoi" që kosovarët të kenë ngrohje...

    ngrihet tani dhe flet përçart (siç bën gjithnjë) ky Berishnikovi për Çamërinë dhe ja u le në dorë grekëve ta quajnë problem të mbyllur këtë çështje kombëtare, ashtu siç pranoi që minat në kanalin e Korfuzit i kishin vënë komunistët dhe pranoi të mbahej dëmshpërblimi nga anglezët i një shume të madhe floriri, duke marrë mbi vete një incident që kurrë nuk u krye nga Shqipëria.

    Ky sharlatan mejhanesh dhe jo politikan, dita ditës nxjerr në pah makutërinë e tij për post dhe karrike duke përdorur gjithçka që ta arrijë këtë... mos harroni ju idhtarë të PeDe-së, se atë Nanon, ky xhambaz Berishnikov Kolltuku, e futi në burg (ashtu siç kërkon të bëjë dhe me Ramën) e quajti mafioz, imoral, hajdut, të shitur tek grekët etj etj dhe ngrihet tani dhe i lëpin b.ythën vetëm e vetëm që të gëzojë edhe disa muaj marrëzinë e madhështisë së tij.

    Shitja e Çamërisë, hyn në mbajtjen me hir apo pahir të kolltukut nga ky idiot, që patëm fatin ta shohim si klloun dhe sahanlëpirës të të gjithë atyre që kurrë nuk ja kanë dashur të mirën Shqipërisë.
    Berishnikov Kolltuku, është monstra që mund të shesë çfarëdo, vetëm e vetëm që të verë b.ythët në një kolltuk dhe të mbajë një post
    .
    Të dashur idhtarë të PeDe-së, nëse juve ju ka zënë sytë mosarsyeja apo ju kanë bërë pastrimin total të trurit, pjesa më e madhe e popullit shqiptar, ka pasur dhe ka sy në ballë të shohë dhe tru të llogjikojë veprimet e të gjithë atyre që ju paraqiten si politikanë, por nuk janë në gjëndje të bëjnë as edhe për përgjegjës të pastrimit komunal në një qytet... sado të mundohet me thonj dhe me shitje të gjithçkaje Berishnikovi, fundi është afër.

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Ky eshte stil i perpunuar tip albo per tiu shmangur temes, dhe per te mbrojtur udheheqesit si Sala qe mbajne pergjegjesi te drjetperdrejte per mungesen e ujit e te dritave, per mungesen e nje sistemi shendetesor - ai erdhi nga mjeksia dhe nuk pati vizion te pakten ne ate drejtim.

    Ne vend te rendit publik e te kultures qytetare, Saliu e Fatosi benin lodra me ha dosje e mbyll dosje, kender zemuna, puthu me zemuna, dora e pergjakur, puthe doren e pergjakur, ...

    keto nuk jane muhabete kafenesh, ti qe hiqesh si i civilizuar nga "oksidenti" por eshte nje realitet i dhimbshem, brengues, dhe qe ti perpiqesh ta shmangesh pergjegjesine e politikaneve kryesore si Saliu e Fatosi, dhe si nastradin keshillon qe me politike te merren ... politikanet.

    Dhe vendi eshte ende ne gjendje te mjere prej ketyre politikaneve te tu dubaiste, duke e lene e çuar me per dreq anes ujit i palare, anes drites i papare ...
    A pse kjo eshte logjika qe ndiqet? Dmth nese nuk jam dakort me ty atehere stili im duhet te jete patjeter i perpunuar tip albo? Eshte hera e fundit qe po replikoj ne tema te tilla pasi me duken shume boshe te shpenzosh kohen. E para sme duket se tregova qe jam idhtar i Berishes apo i Nanos. E dyta pergjegjesine pse ska drita dhe uje se ka as Berisha dhe as Nano po e kemi ti dhe une apo te tjeret qe japim vota aty ku nuk na perfillen. E treta sme duket aspak qe ju shmanga nje pergjigjeje por e dhashe ate te qarte dhe te plote.
    E fundit une nuk kam pse te hiqem as i civilizuar (qofte dhe ne thonjeza) dhe as oksidental kur flas me ty. Ti qe me qurravitesh ketu per vendin qe eshte ne gjendje te mjere dhe nese do qe te mos jesh i palare dhe i papare, me mire leri derdellitjet pa buke neper forume dhe bej me te pakten. Filloje civilizimin nga vetja. Une kur "keshilloj" qe me politiken te merren politikanet, keshilloj qe nje profesion ta bejne ata qe e kane per profesion. Ndersa ti dhe une dhe te tjeret, me e shumta eshte qe te shprehim nje opinion meqe jemi pjese e atij vendi dhe koha qe mbetet te na vleje te merremi me dicka qe me te vertete mund te sjelli ndryshimin. Nga komentet qe ben me kujtove ate qe me ra ne sy kur isha ne Shqiperi (vajta mbas pothuajse 6 vjetesh). Ne cdo moment qe jam ulur ne tavoline me njerezit, ne cdo grup shoqerie, 95 % e bisedave ishte per politike...Nano, Rama, Berisha, Meta...
    Te forte jeni si keni nerva dhe si shpenzoni kohen duke llomotitur (se vetem ate beni, gje nuk ndryshoni dhe as rregulloni) per gjera qe as ja u ve ne pulle njeri.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Dihet se edhe nji gjest çfardo e fare i pa randsishëm ka prapavijë komplekse të kushtëzueme nga tradita, edukata, niveli, ambjenti e tjera,dhe edhe çdo fjale apo veprim qofte nuk del jasht rregullit por pasqyron formimin e mbartesit te tij perveç tjerash,kështu me sa duket do jetë deri sa të ketë njerëz për së mbari e që synojn nga arsyeja.
    Ka nji inkoherencë shumplanshe në mendje në shpirtna e në punë e veprime te shqiptarit, nji pragmatizëm mediokërr duke fillu nga i pari te i fundit, nga intelektuali i qytetit ke ai i fshatit me shkollë bujqsore të mbarume.
    E kjo ka arsyet objektive e subjektive, ma e thjeshta: rendja pas moderrnizimit falls, modës, Evropës, formave të jashtme e utopive në përgjithesi e duke qene te kompleksum,deri diku po deshe, duke u perpjek me u pelqye tjerve,si nji vajz fshati qe ka vesh per here te pare ca lecka qyteti,
    Sëmundje foshnjore po jo e pa rrezikshme e shoqnive që duen me ridimensjonue vlerat e vjetra apo me gjet të reja.
    Ne, me nji naivitet qesharak kemi kujtue qysh mbas 1912-tës se duke heq qeleshet e duke vue rrepublikat u shndrruem nga nji popull katundar me vlera të mirfillta në qytetarë, por ne realitet, me vlera te dyshimta.
    ‘’Si le jeuneusse savait si le viellese pouvait’’,’’Në se rinia do të dinte në se pleqnia do të mundte’’
    Ne, me nji arrogance djaloshare disi të pafajshme, jemi udhheq nga rinia o nga naïvë per te mos thene tjetersoj, për arsyen e thjeshtë se asnji here nuk ka pas pleq të vërtetë në numur të duhun e njikohsisht me vlerat e mjaftushme të kërkueme dhe edhe atyne qe mund te kene qene nuk j ua kemi ndigju fjalen…
    Për fat të keq sot vrasin mendjen si e si të evropjanizohen o te amerikanizohen o te tjetersohen, sigurisht prej mungeses se nji parije të vërtetë dhe mungeses e aftësise tone, te elites!! se ahtuqujtun, për të gjet mendimin ose iden së pari e njerzit ma të mirë për ta vue në jetë e mbasandaj, për t i ndjek ndihmue sakrifikue e po qe e thanë me fitue diçka.
    Nuk asht e mete o difekt i prijsave asht nennivel kolektiv,ku e ku ma poshte se sa pritet apo kerkohet
    C mund te bejme???

  10. #30
    Nje avantazh i pazevendesueshem, miku im i humbur, eshte plejada e gjere e emigracionit qe ka marre permasa ndoshta te pakrahasueshme me vende te tjera ne rajon.

    Ai emigracion arrin te beje krahasimin e vlerave ne Shqiperi dhe te vendeve ku kane emigruar; ata arrijne te bejne vleresimin e te kaluares e te se tashmes me ekuiliber, pa pasione e komplekset qe jane ekzistente ne Shqiperi.

    Emigracioni eshte pjesa me e ruajtur e popullit Shqiptar prej kalbesise korruptive te pushtetareve dhe politikaneve ne Shqiperi, ndaj keta te fundit, si replike e drejtperdrejte e enverizmit, perpiqen ta perçajne ate dhe ta mbajne deri diku larg e jashte ndikimit ne zhvillimet korente ne Shqiperi.

    Fajit "kolektiv" i ka ikur koha me mashtrimet elektorale te tipit "bashkefajtore - bashkevuejtes" e me radhe fabrikacione anti-shqiptare deri ne aleanca te hapura me forca te huaja haptazi kunder interesave thelbesore Shqiptare, si dhe aleanca pa dorashka te eksponenteve te ashtuquajtur te djathte e te majte si Berisha e Nano.

    Keta jane ata qe e kane mbajtur peng, kane penguar zhvillimet progresive euro-atlantike te Shqiperise, keta te dy bashke, ndonse te dale boje, po perdorin edhe gurin e fundit, ate te heqjes se gjethes se fikut dhe paraqitjes se dyshes se tyre si te vetmen alternative zgjidhje ne Shqiperi, per te mbijetuar dhe vijuar mbajtjen e vendit ne cikel krizash te nje-pas-njeshme, edhe ne momente kur interesat kombetare jane te diskutueshme ne qarqet nderkombetare.

    Jane Berisha dhe Nano qe duhet te ikin, e te çlirohet vendi nga makthi i pashprese ku ata e kane futur popullin dhe vendin; ata jane kalbesira pas-komuniste e Shqiperise, nuk njohin asnje vlere morale, virtut, e ndjenje te vertete; ata te dy jane prostitutat reale, ata jane mafiozet e politikes, ata jane te droguar ne maksimum per pushtet vetjak, ata jane anti-Shqiptaret, ata jane mizerja qe nomenklatura e kuqe la mbrapa ...

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. Vetvrasjet, problem kombëtar i shqiptarve!
    Nga Kryeplaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •