Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Por Berisha nuk e ka problem qe ti leje çamet ne balte, siç e ka bere edhe me shqiptare te tjere. Problemi themelor i Berishes eshte qe te jete ne sinkron me qeverine qreke, te ciles i sherben me nje servilizem te pashembullt, per hir te favorizimit grek per te mbajtur karrigen - pazar i bere me Geixh - eshte kthyer ne nje kuisling grek, pa qene vendi i pushtuar ushtarakisht.
    Berisha te lere camet ne balte? Berisha nuk eshte zgjedhur kryeminister i vendit me votat e 60 000 apo 100 000 cameve, Berisha eshte zgjedhur me votat e 3.5 milion shqiptareve. Berisha prioritet kryesor ne maredheniet me Greqine nuk ka pronat e cameve, por mireqenien e 600 000 shqiptareve qe punojne e jetojne ne Greqi si emigrante.

    Sic e kam thene shpesh ne kete forum, Berisha e ka tashme te qarte qe zgjidhja e ceshtjes came eshte objektivi i fundit i politikes se tij te jashtme, objektiv qe do te gjeje zgjidhje vetem pasi te bier perfundimisht perdia e dyshimit midis qeverise greke dhe qeverise shqiptare, popullit grek dhe popullit shqiptar. Vetem atehere ceshtja came do te zgjidhet duke bere te mundur qe shteti grek te pranoje perseri ne gjirin e vete ish-shtetasit greke te debuar nga Greqia.

    Riatdhesimi i cameve ne Greqi shenon edhe zgjidhjen e ceshtjes came. Dhe e vetmia gje qe mund te beje cdo kryeminister shqiptar eshte rritja e bashkepunimit dhe kontakteve me palen greke, ne menyre qe te krijoje klimen e duhur te mirekuptimit dhe mirebesimit qe eshte parakusht per zgjidhjen e problemeve historike midis dy vendeve.

    Me pak fjale, ate qe Berisha po u thote eshte se per aq kohe sa ai do te jete kryeminister i vendit, ceshtja came nuk do te mbaje peng maredheniet shqiptaro-greke.

    " ... ramë dakord me qeverinë e mëparshme, që të harrojmë të kaluarën." shprehet ne kohe ta pacaktuar Berisha, duke sqaruar nje nga pikat e errreta te karrieres se tij qeverisese, braktisjen e Çameve per hir te mbeshtetjes greke per ardhjen e qendrimin e tij ne pushtet.
    Berisha u zgjodh kryeminister i vendit me votat e shqiptareve jo me votat e qeverise greke. Sa me shpejt ta kuptosh kete, aq me mire per shendetin tend mendor.

    Berisha u hap rruge pretendimeve kushedi se ku gatuhen ndaj pronave shqiptare brenda Shqiperise.
    Berisha ne lart nuk po afirmon "voiro epirin", por po thote se ai dhe qeveria e tij njeh si Voiro-Epir minoritetin grek ne jug te vendit, bile shton qe ky minoritet gezon te gjitha te drejtat dhe eshte i integruar ne jeten e vendit. Bile ne menyre indirekte i le te kuptoje lexuesve greke, qe edhe shqiptaret ne Greqi duhet te respektohen dhe gezojne te gjitha te drejtat si minoriteti grek ne Shqiperi.

    Dallimi i qendrimit te Berishes me "nacionalistet e rruges" eshte qe Berisha nuk mohon as prezencen e minoritetit grek ne Shqiperi dhe as te drejtat e ketyre pakicave. Bile ai nuk e shikon pakicen greke ne Shqiperi si nje "kale troje" sic e shohin mendjen e vogla te njerezve te rruges, por e shikon si nje urre lidhese midis dy popujve. Ne fakt, minoriteti grek ne Shqiperi dhe ata 600 000 emigrantet shqiptare ne Greqi jane urrat me te medha lidhese midis dy popujve qe diktojne maredheniet e mira.

    "Ka shqiptarë që ndihen grekë. Jetojnë në Athinë, Selanik, punojnë, fëmijët e tyre shkojnë në shkolla greke. Kjo është e vërteta."
    Keta femije e prinder i gjen edhe ne forumin shqiptar. Nuk duhet ta kishe kuptuar nga goja e Berishes, duhet ta kishe kuptuar kohe me pare nga anetaret e ketij forumi qe te shkruajne nga Greqia, dhe qe preferojne e zgjedhin te bejne jeten e tyre ne Greqi se sa ta bejne ne Shqiperi.

    Shqiptaret qe punojne, mesojne e jetojne ne Greqi jane te pakten 20% e popullsise se Shqiperise dhe perbejne 5% te gjithe popullsise se Greqise.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-01-2007 më 14:53

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Berisha eshte zgjedhur me voten e 470mije shqiptareve dhe jo te 3.5milion.

    Votat e cameve per ata qe flasin nga marsi [amerika] e nuk e njohin shqiperine jane percaktuse per te djathten ne dy qytete kryesore Sarande e Vlore.

    Ceshtja Came eshte ceshtje kombetare pervec pronave , qe dhe po te mos ishin fare, kemi Gjenocidin Cam qe ka ndodhur .

    Pse bota kerkon njohje e perkujtim gjenocidesh qe nga ai Armen Iraelite Sudani etj, jo per te kaluaren me teper por per te ardhmen, se gjenocidet perseriten, e ato njihen e pranohen qe ata qe i bene te mos bejme me ne te ardhem, se po nuk i njohem , kemi nje fqinj qe mund te na bej nje Gjenocid te ri ne cdo kohe qe i jepet mundesia.
    E Gjenocidi i fundit kundra shqiptareve eshte teper i fresket vetem 7 vjet me pare ne Kosove.

    Pra QEVERITE SHQIPTARE NUK JANE VETEM PER 4 VJETE E PER ATO QE NDODHIN NE ATO VITE E SMBAJNE ASNJE PERGJEGEJESI PER TE SHKUAREN APO PER TE ARDHMEN...shikim shume i ngusht e abuziv ai i mesiperm.

    QEVERITE SHQITPARE JANE TI DALIN ZOT PROBLEMEVE SHQIPTARE NE GJITHE TERESINE E TYRE, DHE KUR ZGJIDHEN DUHET TI MBULOJNE TE GJITHA ATO...SE PER KETE JANE.


    Berisha ne shkrim aprovon 'VORIO EPIRIN'' qe eshte nje term qe nuk ka asnje teritor te njohur nderkometar po perdoret nga qarqet greke per tu referuar teritorit te njohur nga gjithe bota si Jugu i Shqiperise.

    Minoriteti Greke ne shqiperi quhet i tille e as me vorio epir e asnje emer tjeter.E i tille eshte i njohur ne cdo mareveshje SHTETERORE SHQIPTARE ME GREQINE E KOMUNITETIN NDERKOMBETAR.

    Termi 'vorio epir' perdoret gjeografikisht nga organizatat shoviniste greke.


    600.000 emitrantet shqiptar qe politika shqiptare prodhoi JO BERISHA PO ASNJE SE KA CARE KOKEN PER TA

    Ata i prodhuan, ne fillim nga nje vend i vogel sa pleshti prodhoi 1.5 milion emigrant nga qeverisja.

    E Berisha cdo mareveshje me greket e ben PER KARRIGEN E TI E PER ASNJE TJETER.

    Mjaft me keto genjeshtra banale me emigrantet 'qe Berisha e te tjeret' qe i prodhuan me keqqeverisjen e E MADJE NE VITET E PARA U NXITEN TE LININ VENDIN SE SHPETONIN QEVERITE SHQIPTARE NGA BELAJA QE NJEREZIT KERKONIN PUNE.

    E emigrantet e shkret u katandisen si topa qe jo vetem u zbuan nga shqiperia e u keqperdoren nga greqia, per pune e ne cdo krize, po politika me hipokrizi u referohet sikur i qan halli per ta.

    SE CAN KOKEN BERISHA PER EMIGRANTET...AI E CAN KOKEN PER KARIGEN E TIJ VETEM.

    Plus sic the dhe nje mesiper ata kane ikur nga shqiperia e nga qe nuk jane votus si llogarit njeri.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  3. #13
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Iliriani

    Votat e cameve per ata qe flasin nga marsi [amerika] e nuk e njohin shqiperine jane percaktuse per te djathten ne dy qytete kryesore Sarande e Vlore.


    .
    Me qenese nuk doni te kuptoni thelbin dhe ju pelqen te perdorni "patriotizem/nacionalizem", qe me thene te drejten nuk e gjej dot ne fjalite tuaja, si fillim po ju kujtoj se ketej nga "marsi" ne baze te te dhenave tuaja andej nga toka "shqiperia", na resulton se ne qytetet "came" fitues jane komunist/socialistet dhe jo te djathtet, kjo nuk eshte ndonje cudi..... .
    Ne aspektin e "ceshtjes shqiptare", qe une nuk e dija qe cameria qenka prioriteti #1, mendoja se ishte Kosova...... nejse.... dhe mendoj qe eshte:
    mirqenja e shqiptarve; ketu futet si te luftojme varferine; si te kemi 24 ore drita; si te kemi 24 ore uje; si te punesojme rinine; si ta mbajme te paster rinine;si ti strehojme njerzit; si ti rrisim sigurine; si tja zbukurojme qytetet; si ti lehtesojme prinderve takimet me femijte pertej kufirit;si ti behet jeta emigranteve me e lehte;si ti detyrohen emigrantet te kthehen ne vendin e tyre e ta derdhin aty djersen ......... e ca te tjera si puna e ketyre......... keto quaj une SHQIPTARIii, zotni!
    Problemi cam tani per tani eshte lluks, megjithate eshte i hapur dhe ndiqet ne instancat europiane.
    Jo se mundohem tju bind; urrejtja shqiptare eshte ekzemplar ne natyren e vet, por me duket shume dritshkurter te baltosesh kryeministrin tend pse nuk mbyll cikat e nje catie qe nuk egziston........po e sqaroj...
    Dikur aty nga vitet '70, u mblodhen ne federate te futbollit per te permiresuar ekipin kombetar.
    Midis tranjerve me eksperience i ftuar ishte dhe nje burre i zgjute tirone i quajtur Lym Alla.
    "Profesor Lymi, si mendoni Ju mund ti mbyllim Ne pikat e catise qe na rrjedh??"e pyeten.
    Dhe Lymi ju pergjegj: "Per c'fare pikash e keni llafin Ju shok, ne nuk kemi cati fare."
    Keshtu eshte dhe intervista e Sales, ai po mundohet me ngrejte catine, kjo eshte KRYESORJA, pastaj shofim pikat.......
    Shpresoj te jeshe me i qete o Pellazg patriot.......

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Breshka

    Mendoj se je mbeshtetes i PD e do te besh avokatine e saj po e cove shume larg.

    Si shqiptar qe jemi ti japim mundesine njeri tjetrit e te kuptohemi.

    Ja ta bej une avokatine e qeverise sic mendoj une se mund ta beje.

    Berisha per te zgjidhur problemin e shikon ate ne parimin juridik te qytetareve shqiptar e europian neser qe duan te marin tokat e tyre,ne bazet te ligjeve europiane, e gjykatave te saj, midis shteteve te saj,si greket kerkojne ne qipron turke tokat qe kane pasur, e i heq mbeshtetjen nacionaliste qe direkt ngjall reagim ekstrem e mbyll cdo diskutim.

    Edhe nga pala greke ka pasur pjes te politikes ne keto 16 vjet qe donin nje zgjidhje te tille ligjore te Problemit Cam.

    E nga qe diskutojme ne shqiperi e ne nje forum shqiptar , e thua qe ai do zgjidhjen e problemit, qe te respektosh shqiptaret e shqiperine.

    Kaq.

    Tani mos u hidh e ne vend te mbrojtjes se Berishen sulmon Problemi Cam qe nga ''i paqarte' deri te injorim e mohim...se ky eshte tjeter debat....E GREQIA PRESIDENTI GREK KRYEMINISTRI E SHTETI GREK I FUQISHIM...KANE DESHTUAR NE MOHIMIN A FSHEHJEN E KETIJ PROBLEMI...jo me nje shqiptar e ne shqiperi kur sic e shpjegova mesiper per hire te Gjenocidit Cam e gjenocideve kundra shqiptareve e shovinisteve ballkanik kundra shqiperise ky problem eshte teper i mprehte.

    Mundohu te besh politike mbro pikpamjet e tua e krahun tend po respekto nje nga problemet kombetare sic eshte ai i Cam e Gjenocidi Cam.

    Eshte SHQIPERIA ne radhe te pare e rendesishme pastaj vine politikanet, intresat, Berisha, ti apo une.

    PS: Nga qe po respektoj biseden me ty nuk po them ketu pikpamjet e mija personale per Berishen qe i kam shprehur ne shkrimet e tjera e jane te kunderta me ato te tuat.
    Ne Vlore ne qytet PDja fitoi ne zgjedhjet e fundit e ne Sarande ka bashkim, po keshtu dhe Kondispol.
    Lexo pak me shume per Camet se nuk di shume e thua gjera jo te verteta nga mosnjohja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 15-01-2007 më 16:37
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  5. #15
    Shkruan albo, si gjithmone ne dem te Berishes,
    Dallimi i qendrimit te Berishes me "nacionalistet e rruges"
    i cili qendron se Berisha per karrigen e vet del ne rruge, kerkon te çaje me arkivolin e Azemit dyert e ish-kryeministrise Nano, te pushtoje me turma radio-televiozionin, te paralizoje nje shtet normal.

    Per interesat e larta kombetare, perkundrazi, sipas orkestrimeve te Athines, rri urte, nuk bezan, flet me ekuvoke, merr leje kur flet, ndryshe ... fluturon ... e di ti albo ... se per ate pune je ti ketu ...

    Edhe ne krizen e zgjedhjeve ai eshte protagonist kryesor, duke i shkaktuar ngerrc negociatave, ne fillim me data, pastaj pa çertifikata, etj, deri sa i thane se deri aty duhej te shkonte, dhe bashke me bashke-anti-patriotin nano, kujtuan se po e mashtrojne elektoratin si "shpetimtare" te zgjebosjes politike ku e kane futur vendin.

  6. #16
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Shkruan albo, si gjithmone ne dem te Berishes,

    i cili qendron se Berisha per karrigen e vet del ne rruge, kerkon te çaje me arkivolin e Azemit dyert e ish-kryeministrise Nano, te pushtoje me turma radio-televiozionin, te paralizoje nje shtet normal.

    Per interesat e larta kombetare, perkundrazi, sipas orkestrimeve te Athines, rri urte, nuk bezan, flet me ekuvoke, merr leje kur flet, ndryshe ... fluturon ... e di ti albo ... se per ate pune je ti ketu ...

    Edhe ne krizen e zgjedhjeve ai eshte protagonist kryesor, duke i shkaktuar ngerrc negociatave, ne fillim me data, pastaj pa çertifikata, etj, deri sa i thane se deri aty duhej te shkonte, dhe bashke me bashke-anti-patriotin nano, kujtuan se po e mashtrojne elektoratin si "shpetimtare" te zgjebosjes politike ku e kane futur vendin.
    Po pse te paskan traumatizuar kaq shume ngjarjet e 1998,ndersa per ngjarjet e 1997 dhe atyre qe e orkestruan(Gjinushi,Ceka,Ruci,Mustaqi,Alia etj..)nuk thua asnje fjale?Sipas teje fatkeqesia e Shqiperise eshte Sali Berisha,edhe kur eshte ne pushtet edhe kur nuk eshte.Konkluzioni duhet te drejtoje vetem e majta,por pa pasur opozite,ose me nje opozite qe drejtohet po prej saj.

  7. #17
    nuk e mor vesh hala pse iu vjen keq disave ne kte forum kur me argumenta paraqis servilizmin e sherbetorit modern te athines ne Shqiperi - Saliu.

    A ka rrejte e po rren ma shum se Berisha thuejse me te gjitha çeshtjet kyçe te pavarsise e te sigurise kombetare Shqiptare? Krahasim mund te merrni Nanon, maestron tjeter te marifete mafioze me padrinon tjeter te krimit, Saliun.

    Kujtoni ju se nuk ka prova per implikimin e Sales me krimin mafioz ne Shqiperi? Nuk jane rastesore dekretimi prej tij i Janullatos-it, dalja publikisht e tij per thyerjen e embargos ne favor te kriminelave serb, lojen djallezore me Çamet dhe braktisja e tyre ne menyre aq te ulet, favorizimi i pamerituar i pakices greke per dyshtetesine, aleancen e pa turp e anti-shqiptare per tia dhene Himaren grekeve, hapjen atje te shkollave greke ... deri te kriza e gjeneruar prej tij per zgjedhjet vendore.

    Kur te dalin krimet e tjera te tij, ato te mesipermet do te meritojne te harrohen ...

  8. #18
    Nje gje me bie ne sy tmerrsisht shume. A mos valle i kemi te gjitha gjerat ne rregull ne shqiptaret qe merremi kaq shume me politike? (dhe sidomos politiken boshe te kafeneve dhe ate te llafeve)
    A kemi drita dhe uje 24 ore? A kemi papunesi ne nivele minimale? A kemi kujdes shendetesor dhe programe per shtresat e varfera dhe pensionistet? A kemi rruge te shtruara, rend publik, kulture qytetare? A jemi te civilizuar dhe a ka me per te bere ne kete drejtim?

    A ja vlen te shpenzosh kohen me inate infantile per Berishen apo Nanon apo kompani?

    Shpesh forumistat qe flasin nga Shqiperia "sulmojne" ata qe shkruajne nga Europa dhe sidomos ata nga Amerika e Veriut per mungese interesi apo si te distancuar nga realiteti shqiptar. Ne fakt une mendoj se ky perkufizim eshte shume i gabuar. Nuk eshte aspak ashtu. E verteta eshte qe shqiptaret qe jetojne ne mergim kane mesuar dicka ne lidhje me politiken (nga qytetaret dhe realiteti i vendeve ku jetojne) qe ste con ne asnje vend dhe ste nxjerr ne asnje rruge. As te jep buke dhe as uje, as drita dhe as pune. Perkundrazi te le pa pune dhe kafeneve nga mengjesi ne darke. Po u more se ca tha Berisha apo Nano, se ca ben Ed Rama apo Olldashi, se kush eshte i mire dhe kush eshte i keq, etj etj etj...jo vetem qe nuk zgjidh gje po mbetesh pre e nje mentaliteti qe eshte armiku me i madh i Shqiperise ne ditet e sotme - pergjumja dhe llapazaneria.
    Politiken le ta bejne politikanet. Le ta bejne ata te cilen ti si populll i jep voten cdo kater vjet. Dhe kjo eshte nje arsye me shume qe cdo kush te mendohet mire qe ate vote cdo kater vjet ta shpenzoje drejt jo me pasione dhe tifozeri. Po ta shpenzoje qe te kete me shume nga ato qe permenda me siper. Dhe nese nuk mendon se keta qe jane aktualisht mund ta bejne ate ndryshim atehere do jete me e drejte qe te gjithe ti futen punes dhe te lene llafet boshe per politika dhe politikane. Ja pse ketej nga jam une dhe plot te tjere si une se can koken njeri per politiken. Ska kohe njeri te merret se ca tha filani apo fisteku se ka gjera shume me te rendesishme per te bere. Se pari do shkosh ne pune se eshte puna qe te krijon ate te shkrete mireqenie. Me pas kthehesh ne shtepi tek familja ose shoqeria dhe pjesen e kohes qe te ka mbetur do ta kalosh me ta ose duke bere dicka qe te vlen ty si person dhe te jep kenaqesi dhe mbi te gjitha qe te sherben.

    Sdua te dukem aspak sikur po shes dengla dhe po them qe shqiptaret ne mergim jane me te mire se ata qe jane ne Shqiperi. Por nese mergimi na ka larguar nga vendi te pakten kesaj te 'keqeje' te mundohemi ti marrim te mirat qe ka.

    Ne lidhje direkte me temen mendoj se ceshtja came eshte shume e rendesishme por aspak me e rendesishme se raportet e ekuilibruara me nje shtet ku ndodhen mbi 600 mije qytetare shqiptare. Dhe keta 600 mije shqiptare jane me te vertete nje burim furnizues financiar i pacmuar per nje vend ku te pi papunsia dhe varferia. Behet fjale per relata me nje qeveri vendi i te ciles eshte ne BE. Smendoj se eshte e udhes qe te vazhdohen menyrat e vjetra konfliktuale te te kerkuarit te te drejtave, duke uleritur dhe treguar nockat. Nese pretendohet qe te futemi ne Europe, para se gjithash duhet ti pershtatemi mentalitetit qe cdo gje zgjidhet ne rrugen e duhur dhe ne baze te institucioneve te duhura. Pergjigja e Berishes mu duk shume finoke madje shume carmatuese per intervistuesin grek.

    Nuk mund te konsiderohet vasalitet perpjekja per ti dhene zgjidhje problemeve te natyres se pronave te cameve ne rruge ligjore. Nuk mund te konsiderohet vasalitet pse kryeministri i vendit tend po perpiqet te mbaje relata te kujdesshem dhe te rregullta me nje vend ku ka nje nume kaq te larte emigrantesh shqiptare. Nuk mund te konsiderohet vasalitet pse nje shqiptar po perpiqet qe te krijoje nje vizion tjeter ne marrdheniet nderkombetare duke u shkeputur nga menyra konfliktuale dhe ajo vasale (e verteta).
    Sme duket aspak vasalitet pse nje kryeminister perpiqet me shume largepamesi te mbaje raporte miqesore me nje vend qe te mban 600 mije shtetas te tute dhe ata nga ana e tyre te ndihmojne kaq shume ekonomine e vendit me te ardhurat qe dergojne. Pronat e 10 miije cameve jane shume te rendesishme dhe eshte e drejta e tyre per ti marre. Por ne cfare rruge do ti marresh? Me dhune? Me inat? Apo me gam game pa fund?
    Cfare rroli ke ne arenen nderkombetare? Cfare fuqie ekonomike ke? Cfare stabiliteti ke ne jeten politike te brendeshme? Cfare respekti imponon me progresin dhe seriozitetin ne reformat qe ben? Dhe sidomos cfare raporti kerkon te krijosh me fqinjet qe jane pjese e nje komuniteti ne te ciliin ti si vend kerkon te aderosh?

    Ja pse mendoj qe pergjigja eshte shume finoke dhe largepamese. Ja pse mendoj qe Shqiperise me pare i duhet puna, dritat dhe uji 24 ore, i duhet qetesia dhe rendi, i duhet nje fqinjesi e mire dhe nje e ardhme e sigurt ne familjen europiane dhe me pas pronat e cameve.

    Dhe per ta mbyllur, ja pse mendoj qe sduhet te merremi me politiken boshe dhe ate te kafeneve.

  9. #19
    Intervista duket se eshte pergatitur me kujdes, me kohe per tiu pershtatur zhvillimeve ne Shqiperi, kuptohet ne kundershtim me interesat Shqiptare e te Shqiperise.

    Gati si rastesisht, atij i behet pyetja per shqiptaret qe jetojne ne Amerike. "Edhe shqiptarët që jetojnë në Amerikë janë përfshirë në shoqërinë amerikane", pergjigjet i "çliruar" Berisha, thua se "melting pot" na e paska zbuluar To Vima me Berishen. Por krahasimi eshte sa i padenje aq edhe i padrejte; ai nuk eshte i sakte as historikisht, gjithashtu.

    Emigracioni shqiptar ne Amerike nuk eshte aspak i ngjashem me ate ne Greqi, dhe kete duhet ta thone studiuesit dhe ata qe jetojne aktualisht ne ato vende.

    Greqia nuk eshte nje vend "enderrimi" si Amerika, as per nga dimensionet e as per vlerat qe mbart; Greqia nuk eshte vend qe te ofron oportunitete si Amerika; emigrimi ne Amerike, sidomos pas renies se komunizmit, behet edhe per vlerat qe mbart Amerika, perkrah avantazheve e shanseve ekonomike qe ajo te ofron, krahasuar jo me Greqine, por edhe me vendet e tjera me te perparuara te Europes; Greqia ende konsiderohet prej Shqiptareve si nje vend emigrimi per te bere "nje dore pare" gje e cila mbart ne vetvete edhe opsionin e qendrimit perhere atje; Amerika nuk i ka debuar Çamet prej trojeve te tyre, Amerika nuk ka ndonje ligj gjendje lufte me Shqiperine, greket e shqiptaret e shohin veten me te afert e me te barabarte ne Amerike se sa ne shtepite e tyre ne Ballkan ...

    Keto e te tjera duhet ti mbante mire parasysh Berisha kur te fliste, ashtu edhe ndonji si Breshka kur shkruan ketu ne forum, duke iu shmangur argumentit e debatit vetem me nje bindje te verber ndaj veprimeve e fjaleve te Berishes.

    Me tej, Berisha pohon se "Është e natyrshme. Amerika është ndodhur në krah të Shqipërisë", por arsyetimin nuk e ben aspak drejte.

    Po te flasim pas Luftes se Dyte Boterore, Amerika ka qendruar ne krah te Greqise ahere kur ajo po binte ne sferen Stalin-Tito (me falni ju enverista se enveri ishte vetem ne dore te titos ne ate kohe), por pasoja negative Shqiperia i pesoi prej komunisteve greke. Ameriak e ndihmoi Greqine ne kuadrin e planit Marshall duke e nxjerre ate nga mizerja qe e kishte pllakosur (per ju komunista e ish-punista: nderkohe enveri mori aq sa i nevojiteshin per te mbijetuar, pastaj krijoi kushtet per te larguar UNRRA-n)

    Ambiguiteti e dyfytyresia (me mire shume-fytyresia) e Berishes vijon duke u shprehur se Amerika "Në momentin e duhur vuri në lëvizje popujt e Lindjes, për të çliruar Kosovën". Duke qene se nuk ka taban ku te mbeshtetet, nuk thote se Amerika ishte nje nga shkaktaret kryesore te renies se Murit te Berlinit, se ajo kishte pritur e percjelle me kohe Rugoven e te tjere, kalon tek "çlirimi" thua se ne Kosove nuk kishte kurrfare levizje kunder sundimit totalitar serb. "Shqipëria nuk e kërkoi një gjë të tillë" detyrohet te pranoje Berisha, duke e bere te qarte se nuk ka kerkuar ndonjehere zyrtarisht per çlirim te Kosoves, jo me per mevetesi te saj. "Bombat" me tym qe ai leshonte duke folur gjoja ne emer te kombit nuk i prishnin pune Millosheviç, nderkohe qe e furnizonte me karburant ahere kur makina ushtarake serbe ishte ne nevoje maksimale.

    Ne fund te kesaj pjese te intervistes, Berisha rrefehet tamam si nje idhtar i enverit ne shfrytezimin e koniukturave per te ruajtur karrigen e vet te sundimit (me falni enverista e pas-enverista bashke). Lexoni: "Ka pasur kushte të caktuara që e bëjnë Shqipërinë t'ia dijë për nder Amerikës, por kjo nuk do të thotë se Shqipëria harron drejtimin e saj evropian." Komentin e kesaj thprehje po ua le forumistave per tu engletisur, pasi tani nuk kam kohe te merrem me te.


    -Vijon-

  10. #20
    Nje gje me bie ne sy tmerrsisht shume. A mos valle i kemi te gjitha gjerat ne rregull ne shqiptaret qe merremi kaq shume me politike? (dhe sidomos politiken boshe te kafeneve dhe ate te llafeve)

    A kemi drita dhe uje 24 ore? A kemi papunesi ne nivele minimale? A kemi kujdes shendetesor dhe programe per shtresat e varfera dhe pensionistet? A kemi rruge te shtruara, rend publik, kulture qytetare? A jemi te civilizuar dhe a ka me per te bere ne kete drejtim?
    Ky eshte stil i perpunuar tip albo per tiu shmangur temes, dhe per te mbrojtur udheheqesit si Sala qe mbajne pergjegjesi te drjetperdrejte per mungesen e ujit e te dritave, per mungesen e nje sistemi shendetesor - ai erdhi nga mjeksia dhe nuk pati vizion te pakten ne ate drejtim.

    Ne vend te rendit publik e te kultures qytetare, Saliu e Fatosi benin lodra me ha dosje e mbyll dosje, kender zemuna, puthu me zemuna, dora e pergjakur, puthe doren e pergjakur, ...

    keto nuk jane muhabete kafenesh, ti qe hiqesh si i civilizuar nga "oksidenti" por eshte nje realitet i dhimbshem, brengues, dhe qe ti perpiqesh ta shmangesh pergjegjesine e politikaneve kryesore si Saliu e Fatosi, dhe si nastradin keshillon qe me politike te merren ... politikanet.

    Dhe vendi eshte ende ne gjendje te mjere prej ketyre politikaneve te tu dubaiste, duke e lene e çuar me per dreq anes ujit i palare, anes drites i papare ...

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  5. Vetvrasjet, problem kombëtar i shqiptarve!
    Nga Kryeplaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •