Nje shperthim eksplozivi tronditi sot heret ne mengjes ambjentet e Ambasades Amerikane ne Athine. Sipas deklaratave te stafit te ambasades dhene CNN nuk ka asnje raport per demtime ne njerez.
Kanali televiziv shteteror NET duke ju referuar burimeve policore u shpreh fillimisht se shperthimi ndodhi ne ambjentet e brendeshme te ambasades, ne katin e trete por me pas i njejti stacion televiziv u shpreh se shperthimi ndodhi ne ambjentet e jashteme te godines.
Pjestaret e stafit te ambasades nuk kane dhene asnje detaj mbi arsyen, sasine apo qellimin e shperthimit por media lokale raporton se ngjarja ka ndodhur ne oren 5.55 te mengjesit.
Policia ka bllokuar rrugen perreth ambasades mbas shperthimit duke shkaktuar bllokimin e rruges me nje trafik te ngarkuar te oreve te mengjesit.
Kjo ambasade ka qene shenjester e nje sulmi me granade ne 15 shkurt 1996. Sulmi shkaktoi deme te vogla.
Krijoni Kontakt