Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 115
  1. #21
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    Borix shpjegimi qe ke dhene eshte shume rracional dhe i llogjikshem. Nga nje kendveshtrim shkencor nuk i leviz as presjen. Por dua te te kujtoj nje shprehje qe Nganjehere E Verteta Eshte Me E Cuditshme Se Fantazia
    Jo cdo gje mund te shpjegohet me ate qe dime dhe jo cdo gje ka nje vijshmeri llogjike. Po te citoj ketu nje pergjigje qe i kam dhene nje anetari ne nje shkrim tjeter per Nostradamus. Besoj se do jete e mjaftueshme per te bere te qarte kendveshtrimin tim:

    Ne rastin e Nostradamus shume nga parashikimet e tija kane dale dhe probabiliteti qe kjo te jete rastesi eshte 1 ne 100 miliard. Parashikimet kane qene te sakta jo vetem si ndodhi por edhe si data dhe emra personash te caktuar. Se kam fjalen thjesht per shekuj me mbrapa se te thuhej profecia por per gjera qe kane ndodhur disa dite ose muaj me mbrapa. Pra ne vete kohen kur Nostradamus ka jetuar. Ka parashikuar vdekje personalitetesh, intriga, humbje gjerash me vlere, situata bashkeshortore, tradhetira etj etj. Pa permendur pastaj ngjarje te medhaja si vdekja e Henrikut te V qe e parashikoi me detaje por mbreti sja degjoi fjalen dhe vdiq ne te njejten menyre sic i tha Nostradamus. Zjarrin ne Londer ne 1666, pushtimin e Langedokut, etj etj etj se skam nder mend te shkruaj cdo gje qe ka parashikuar Me ben nje pyetje me vend kur thua se si arrinte ai te merrte keto informacionet. Fillimisht po te pergjigjem per ate qe eshte konkluzioni i te tjereve dhe se dyti po te flas per nje teori tjeter qe me duket shume here me e pranueshme duke qene se eshte praktikuar dhe praktikohet nga inteligjenca ushtarake dhe te agjensive te ndryshme. Sipas atyre qe kane studiuar jeten e Nostradamusit, ai vuante nga epilepsia ose sic i themi ne ne shqip Semundja e Tokes. Dhe te gjitha vizionet atij i jane shfaqur ne momentet e krizes. Kishte dhe raste (sipas shkruesit te tij qe e ndihmonte te hidhte ne leter ngjarje te jetes) qe Nostradamus kalonte ne nje gjendje transi me sy gjysem te mbyllur dhe fillonte shkruante e shkruante pa pushim ose diktonte pa nderprerje dhe ne momentin qe behej koshient nuk mbante mend asgje nga ato qe kishte thene apo kishte shkruar. Ose me sakte nuk kishte asnje dijeni apo kuptim racional. Kjo eshte shpjegimi klasik i menyres sesi ai arrinte te parashikonte duke transmetuar ne leter apo gojarisht (shkruesit te tij) thjesht ato vizione apo vegime te ngjarjeve te ndryshme.
    Ne ditet e sotme studiuesit modern e shpjegojne ndryshe me ate qe quhet REMOTE VIEWING. Remote viewing eshte nje teknike e perdorur shume qe nga vitet 70 ne ambjentet e inteligjences se CIA, NSA, Inteligjenca E Marines se SHBA, Forcat Ajrore etj. Ka njerez qe trajnohen me menyre speciale dhe me nje disipline shume te forte dhe rezultatet e arrira jane provuar dhe shkencerisht. Stanford Research Institute eshte institucioni qe e promovon dhe e drejton si teknike. Ka njerez qe lindin me kete aftesi ndonese nuk e kuptojne apo kane dijeni per kete lloj aftesie. Murgjerit Shaolin te Tibetit e kane perdorur prej shekujsh duke e perzjere me yoga-n. Fillimisht prej tyre eshte marre dhe eshte aplikuar ne disa nivele te CIA-s dhe me pas ju dha drejtimi qe preferohej. Vete Remote Viewing konsiderohet si aftesia per te perceptuar njerez, ngjarje, vende apo objekte duke drejtuar ndergjegjen sipas koordinatave te caktuara per nje vend. Nuk ka limite nese behet fjale per te tashmen, te kaluaren apo te ardhmen, e vogel apo e madhe, afer ose larg. {ra lidhet shume me parapsikologjine. Them lidhet me parapsikologjine sepse ne thelb besimi tek remote viewing ka te beje thjesht me nje fenomen qe perfshin besimin ne projektimin e ndergjegjes ne ne vende te ndryshme, kohe te ndryshme. Ka njerez qe e fitojne kete aftesi ne formen e disiplines si ne rastin e Y0GA-s, ka njerez qe e kane te lindur. Ka te beje 100 % me trurin njerezor dhe forcen e tij si dhe zhvillimin apo menyren e funksionimit tek njerez te ndryshem.
    Ne rastin e Nostradamusit mendohet se ka patur kete aftesi te lindur. Plus ne rastin e tij ka ndikuar shume edukimi qe i ka dhene i gjyshi, njeri shume i kulturuar dhe me njohuri te medha ne okultizem dhe misticizmin si dhe nje njohes i shkelqyer i Kabbales (nga ku jane marre shume elementa te vete yoga-s dhe shamanizmit). Pra nuk perjashtohet dhe trajnimi qe mund ti jete bere nga i gjyshi vdekjen e te cilit e parashikoi vetem 2 ore perpara se te ndodhte.

  2. #22
    E dua letrsin Maska e shpresa vranari
    Antarsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Mosha
    68
    Postime
    94
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Mishel Nostradamus u lind me 14 dhjetor 1503 ne qytezen Sen-Remi,ne jug te Frances.Eshte ruajtur gojedhana per lindjen e tij.
    Ate dite te enjte,bente mot i kthjellet.Dukej sikur po kthehej pranvera dhe qe tamam koha per t'u pergatitur per pashke dhe jo per Krishtlindje.
    Neper rrugen 'Vigie"ecte nje plake.Ajo shkonte per te Nostradamet,ku pergatiteshin per lindjen e gruas se Zhak Nostradamit.Vete Zhaku dhe babai i te renduares,dy hapa larg shtepise,ne tarracen e tavernes,pritnin me shqetesim lindjen e pinjollit.
    Plaka beri drejt tyre,u afrua dhe kerkoi t'i mbushnin nje gode vere,per te festuar lindjen e djalit dhe te trashegimtarit.Qe foshnja do te ishte djale,ajo as qe dyshonte fare.
    Plaka e piu goten e veres.Pastaj e ktheu kokeposhte dhe zuri te numeronte pikat e kuqe,qe binin ne dysheme.
    -Nje...dy...tre...kater.
    Rane gjithsej dymbedhjete pika.Plaka e vendosi goten mbi tryeze dhe iu drejtua Zhakut:
    -Nese yt bir,-ai do te jete me siguri djale-do te dale ne drite pas goditjes se dymbedhjete te ores ne dreke,ai do te behet pishtar i shkences dhe njeri prej profeteve te Gjithesise.
    Ate cast ora e kulles se manastirit te shen Pavlit nisi te binte per mesdite.Kur heshti dhe goditja e fundit,e dymbedhjeta,nga shtepia u degjua britma e nje gruaje dhe klithma cjerrese te sapolindurit.
    Keshtu,tamam ne mesdite,bashke me goditjen e dymbedhjete,erdhi ne bote Mishel Nostradami,Nostradamusi i ardheshem.

  3. #23
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    Ky eshte njeri nga versionet e lindjes se Nostradamus. Madje eshte dhe ne librin e botuar ne shqip (perkthyer nga nje autor rus) qe ne mos gabohem (se kam librin ketu per momentin) fillon pikerisht me kete paragraf. Ka dhe disa versione te tjera per lindjen e Nostradamus nder te cilet njeri sidomos eshte shume interesant pasi lidhet me paranormalen. Sipas njerit prej studiuesve te jetes dhe profecive te tij, Doug Yurchey pak para lindjes se M. Nostradamus njerezit e shtepise kane ndjere pranine turbulluese te nje qenie, perplasje te dyerve, qirinj qe ndizeshin vete, aromen e squfurit dhe nje drite te forte ne oborrin e shtepise qe levizte ngadale duke ndryshuar ngjyrat nga e kuqe ne blu, nga e verdha ne portokalli. Ky informacion nuk eshte perfshire ne informacionet e zakonshme per Nostradamusin por ekziston si nje versionet e asaj qe ka ndodhur para lindjes se tij.

  4. #24
    Leader Maska e Ribery
    Antarsuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    830
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga elda Lexo Postimin
    Nostradamusi dhe profecite e tij..

    A besoni ne profecite e Nostradamusit?
    A mendoni se te thenat dhe teorite e tij mbi te ardhmen e botes kane qene, jane dhe do te jene te verteta?
    Apo eshte thjesht nje trillim njerezor ose mund te kete dicka ne rrenje te perbashket por ne pergjithesi eshte e ekzagjeruar? Nje nga profecite e tij ka qene kjo:

    Ne muajin e nente te vitit ne shekullin e ri
    Nje mbret i madh i Terrorit do te vije nga qielli
    Qielli do te digjet me 45 grade
    Zjarri i afrohet qytetit te ri .

    A mendoni se ka nje lidhje ndermjet profecise dhe cfare ndodhi ne Shtator te 2001 ne New York???

    Kam lexuar nje liber Kodi Nostradamus-Lufta e Trete Boterore 2006-2012
    Nje gje nuk e kam te qarte: ai Antikrishti qe permendet ne ate liber(kush e ka lexuar e dine se per ka behet fjale),sipas pershkrimeve qe i beheshin,del se eshte nje nga udheheqesit musliman te lindjes se mesme, e qe me ngjan shume me Ahmadinexhad.
    A ka ndokush ndonje shpjegim?

    Be the change you want to see in the world!

  5. #25
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    Ne fakt profecite e Nostradamusit kane shume interpretime. Lideri qe mund te konsiderohet si Antikrishti sipas disa studiuesve qe kam lexuar une (nuk pretendoj dot se i kam lexuar te gjithe) ka patur emrin Mabus te cilin shume nga keta studiues e kane identifikuar me Sadamin (nga ngjashmeria e emrit po ta konsiderosh si anagram). Por ka nje fakt, Antikrishti i Nostradamusit eshte i njejti Antikrisht i Bibles, i njejti I KEQ i te gjitha kulturave neper bote qe kane parashikuar te njejten gje.

  6. #26
    Pasioni pr shkencn Maska e Qendi
    Antarsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosov
    Postime
    2,102
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    PARATHENIET E NASTRADAMUSIT

    Autor:
    Adnan Abrashi NANDA


    Letr lexuesve t mi, M lejoni q n fillim t pranoj se un nuk jam kurrfar eksperti i njohjes s veprave parathnse t Mishell Nostradamusit, por jam vetm nj pasionues i tij i flakt i cili, sikurse edhe shum t tjer, ishte i mahnitur me gjenialitetin e aftsive t tij pr para-shikimin e ngjarjeve dhe dukurive q priten t nodhin.
    Si nxns i klass s par t Gjimnazit, n vitin 1974, m ra n dor nj revist me titull bombastik ka na pret e nesrmja?, ku ishin prezentuar analiza t parathnieve t Nostradamusit s bashku me biografin e tij t shkurtr. Revista ka qen botua n gjuhn serbokroate. Pas leximit t artikullit me nj vmendje dhe interesim t madh u pasionova, dhe menjher u mishrova me kt personalitet kaq t madh dhe kaq kontraverz pr kohn e vet kur jetonte. Preva faqen e artikullit nga revista dhe gjja e par e cila m preokupoi n at moment ishte q sa ma par ta prkthej n gjuhn shqipe dhe t njjtn ta botoj n ndonj revist t asaj kohe. Prkthimin e artikullit e bra me plot knaqsi dhe prkushtim.
    Por kot!
    Asnj revist nuk e botoi.
    Q nga ajo koh e gjer m sot, kurr nuk kam hequr dor nga ky qllim. Prandaj, mendoj se ndoshta pikrisht ky sht ai moment i realizimit t plot t dshirs sime t flakt dhe sfidues q Nostra-damusin tia prezentoj edhe lexuesve shqiptar.
    Pr Nostradamusin sht shkruar shum dhe ka ende pr tu shkruar mjaft. Prandaj, mendova q tju mos ngarkoj aq me faqe t librit, por vetm ti prezentoj rrethanat m kye historike, t cilat i ka parathn ky gjeni, qysh n shekullin XVI.
    Vargjet dhe kutranet e cituara jan prkthime t cilat jam munduar q ti adaptoj sa m afr kuptimit t mirfillt t gjuhs shqipe, duke tentuar q sadopak ta ruaj edhe orgjinalitetin e tyre burimor. Se sa kam pasur sukses n kt drejtim, nuk di. Por kisha shfrytzuar rastit q juve, lexues t nderuar n prgjithsi, e posarisht njohsve t mir t gjuhs shqipe n veanti, tju krkoj falje t sinqert pr ndonj lshim eventual n kt drejtim.
    Si po konkludoni edhe ju vet, ky libr nuk sht studim, por vetm nj prezentim, duke e ruajtur n te t drejtn time t pakontestueshme q pr shum qshtje, ti jap vlersimet dhe supozimet e mia personale. Natyrisht, kt t drejt n asnj mnyr nuk jua mohoj as juve, para dhe pas leximit t librit n fjal.
    T prezentosh nj botim pr nj personalitet q ka parathn ngjarjet para se t ndodhin, sht me t vrtet prgjegjsi e madhe morale, sepse, duke pasur parasysh disponimin negativ t nj mase t gjr skeptike pr kt fenomen ende t pasqaruar shkenctarisht, mund t shpallem si intelektual i padshirueshm q lanson bestytni naive.
    N ann tjetr, lexuesi shqiptar ka n duar pr her t par nj vepr orgjinale t ktij zhanri, prandaj me siguri do t vshtrohet me syrin m t ashpr kritik t opinionit. Andaj, t gjitha vrejtjet, fardo qofshin dhe nga kushdo qofshin, prher jan t mirse-ardhura, sepse ato n t ardhmen do t m jepnin nj burim edhe m t madh n plotsimim e njohuris n kt drjtim, si dhe nj asjeje m konkrete pr evitimin e gabimeve t mundshme eventuale.
    Dhe, n fund, ju dshiroj lexim dhe argtim t kndshm, pa paragjykime, me parathniet e parathnsit dhe profetit m t madh t t gjitha kohve, Mishell Nostradamus.
    A u t o r i

  7. #27
    Pasioni pr shkencn Maska e Qendi
    Antarsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosov
    Postime
    2,102
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Ekzistimi i fenomenit t parathnies lidhet me njohurin e ekzistimit t vet njeriut. Historia njerzore e t gjitha kohve sht prplot me fakte mbi parathnsit q jan munduar n fardo forme ta parashohin ardhmrin ton si n hapsir t ngusht regjionale, por edhe me prmasa m t gjera botrore.
    Format e parathnies s ngjarjeve, varsisht prej kulturave dhe civilizimeve, kan qen t ndryshme. Civilizimi i hershm SUMER, i cili ka ekzistuar q n mileniumin III para ers son, ishte njohs shum i mir dhe tejet i prpikt i matematiks dhe astrologjis. Prmes vrojtimit t yjeve dhe lvizjes s trupave t ndryshm koz-mik, ata kan qen n gjendje edhe t’i parathonin ngjarjet dhe ndo-dhit e ndryshme. Dihet se kalendari Sumer sht kalendari m i vjetr botror i prpiluar gjer m tani n histori.
    Nse bredhim gjurmve t vjetra t vrojtimit dhe t parashik-imit t s ardhmes, pa dyshim, sht e pamundur t tejkalohet Lindja e Mesme dhe Lindja e Largt, gjegjsisht Babilonia. Ktu, edhe n at koh, kan ekzistuar shkollat e caktuara, ku me thelbsi sht studiuar kjo shkathtsi.
    Duke u afruar kronologjikisht m afr, vijm gjer tek Greqia Antike. T gjith filozoft e Greqis Antike me nj respekt t madh i jan prkushtuar shkathtsive vrojtuese pr parathnien e ngjarjeve t ndryshme. N kt kontekst, duhet prmendur: Platonin, Solonin, Pita-gorn, Apollonien etj. Parathnia e ngjarjeve, n Greqin Antike, ishte shndrruar n shkencn zyrtare si pjes prbrse e religjionit t athershm.
    Njeri ndr t urtit m t mdhenj dhe udibrs t Greqis Antike, pa dyshim, ka qen filozofi Pitagora. Bashkkohsit e tij kan regjistruar se ai, ve t tjerash, besonte n reinkarnimin dhe shprnguljen e shpirtit. sht prfolur mjaft rasti, kur qart e njeh shpi-rtin e shokut t tij t vdekur tek nj qen. Pr te, m tej, thuhej se ka pasur aftsi t jashtzakonshme n parathnien e ngjarjeve; ka mundur t’i ndal dukurit natyrore, ka mundur t komunikonte me shtaz, veanrisht me gjarprinj t helmueshm q shtisnin n trupin e tij pa ndonj kafshim vdekjeprurs.
    Aftsi t jashtzakonshme telepatike ka pasur edhe Apollonie. Pr te thuhej se ishte i aft q pr nj sekond t bartet nga nj vend n vendin tjetr. Gjat sundimit t mbretit romak Dominicianum, ka qen i akuzuar pr magji dhe ishte i ftuar n gjyq.Mirpo, gjat gjykimit, papritmas zhduket nga kariga e t akuzuarve pa ln asnj gjurm. Parathnia e ardhmris prmes ndrrave ka pasur prher nj rndsi t veant. sht besuar se prmes ndrrave Zoti komunikon me njerz. Kshtu, ekzistonin individ t caktuar t cilt kan kryer shrbime profesionale n kt drejtim. M s shumti shrbenin n oborret mbretrore.Me nj respekt dhe konsiderat t caktuar, si t shprblyer m s miri, ata kishin edhe prgjegjsi t madhe.Nse interpretuesi mbretror i ndrrave rastsisht e gabonte komentimin dhe ai pr kt merrte vendim t gabuar, shpeshher paguhej me kok. Libri m i vjetr i prbr nga tekstet e interpretimit t ndrrave buron nga Egjipti i Vjetr.sht ky papirusi i famshm “ester Biti”, i shkruar kah vitet 1350 p.e.s Personat me aftsi t jashtzakonshme t komentimit t ndrrave prmenden edhe n librat e shenjt religjioz. N KUR’AN sht e njohur Surja XII “JUSUF, e cila e tra me 111 ajete t saja i dedikohet prshkrimit t pagabueshm t parathnies s t ardhmes prmes ndrrave nga ana e Haz.Jusufit (varianta gati e njejt mund t gjendet edhe n “Beslidhjen e vjetr”, ku prshkruhen aftsit e jashtzakonshme t komentimit t ndrrave nga JOZEFI).
    N kt drejtim, nuk duhet haruar edhe parathnsit, t themi ashtu, indirrekt, t cilt parathniet e tyre i kan konsideruar si frymzim letrar, dhe n baz t ktij frymzimi, jan autor t shum veprave gjeniale t letrsis botrore. N kt kontekst, nuk mund ta anashkalojm shkrimtarin e madh me fam botror t zhanrit fantastiko - shkencor, Zhyl Vernin. Prej 108 ideve t veta t prshkruara, 98 jan realizuar trsisht si t sakta.
    Po ashtu, t gjithve na sht e njohur tragjedia m e madhe detare n historin njerzore e quajtur “TITANIK”, q ngjau m 14 prill 1912. Fundosjen e ksaj anije gjigante dhe tejet t prsosur - krenaria e anije-ndrtimtaris s athershme angleze, ka pasur shum paralajmrime dhe parathnie nga m t ndryshmet, por nga t gjitha sht interesante romani i botuar, katr vite para ksaj tragjedie, i shkrimtarit anglez, Morgan Robertson, titulluar “Pa shpresa ”. N kt vepr letrare, fundosja e anijs n fjal bhet pikrisht n muajin prill, gjat udhtimit plotsisht t njjt tej - oqeanik, n relacionin Angli-SHBA. Nga autori i romanit , kjo anije prezentohej si e arritur m e madhe e anije-ndrtimtaris botrore me gjas minimale t fundosjes. Merreni me mend, anija e trilluar nga romani i Robertsonit quhej “TITAN”. Ngjarjet dhe dramat njerzore t prezentuara n te, jan plotsisht identike me deklaratat e mvonshme t dshmitarve t gjall q e kan prjetuar fundosjen e “TITANIK-ut”. Edhe prshkrimi i anijes kolosale, s bashku me dimensionet e saja, ka qen gati identik me “TITANIK-un” faktik, vetm gabimi i vogl prej disa metrash, q mud t’i falet shkrimtarit.
    Nuk ka koment!
    Shembuj parathns nga biografia e personaliteteve t muara historike, duhet t ket shum. E mos t flasim pr individ tjer anonim q kishte dhe ka do popull, shtet, regjion e deri nj fshat m i vogl.
    Edhe pse ka mjaft dshmi t shkruara pr shum parathnie t realizuara, shkenca bashkkohore edhe m tej mbetet e shurdhr n kto fakte, duke i konsideruar ato si koincidenca t rastit. Ajo, ndoshta, ka edhe t drejt, sepse metodika e saj krkimore n hulumtimin e fonemeneve natyrore n prgjithsi nuk prputhet me faktin se mund t ket pasoj pa ekzistuar shkaku direkt i saj n at moment.
    Sido q t jet, trysnia e madhe e realitetit pr shum para-thnie t realizuara, njohuria njerzore nuk e ka kufizuar vetm n shkencat ekzistuese ekzakte, por sht zhvilluar edhe nj disiplin tjetr paralele e quajtur Parapsikologji, e cila ka pretendime serioze q me rezultatet e saja hulumtuese, ta luhasin bazn e shkencs s sotme bashkkohore, duke dshmuar se, prve ekzistimit t realitetit t caktuar hapsinor dhe kohor, ekziston edhe nj mes-hapsir e nivelit m t lart hyjnor n t ciln mund t hyjn disa individ me prirje t caktuar dhe nga ajo t marrin informata t shumta pr t kaluarn dhe t ardhmen ton.
    Aftsin e parathnieve t ngjarjeve dhe dukurive para se ato t ndodhin, ose q kan ndodhur m par, parapsikologjia e sheh si nj dukuri komplekse duke e kategorizuar n disa disiplina krkimore:
    Prekognacion: parathnie e drejtprdrejt e ngjarjeve t kaluara, ku t dhnat e arritura nuk mbshteten n t mbajturit mend t gjrave q tregohen; Premonicion: q ka t bj me parandjenjn e rrezikut q mund t ndodh s shpejti; Profetizimi: q ka t bj me parathnien e ngjarjes s afrt q i dedikohet nj grupi m t madh njerzish; “DEZHA VU”: parathnie e cila mbshtetet n ndjenjn shum t prhapur “ve kam qen ktu m par”, “ve e kam par ate diku”, edhe pse vendi ose personi takohet pr her t par n jet. Shikuar nga ky kategorizim, do t vreni se t gjitha parathniet q kan t bjn me parashikimin e ngjarjes q i deikohen nj grupi t madh njerzish, quhen p r o f e t i z i m, termi q sigurisht do t ishte mi i prshtatshm t prdorej edhe tek parathniet (profetizimet ) e Nostradamusit gjat shtjellimit t mtejm , sepse ato realisht i dedikohen m s teprmi njerzimit n prgjithsi. Ne vazhdim do t hasni se ne gjithnj manipulojm me termin e prgjithshm “parathnie” e jo “profetizim”, sepse, jo rastsisht, n rend t par, duam ta definojm fenomenin si trsi, pa hyr n elementet e saja t prfshirjes grupore apo inividuale. Dhe, s dyti, nocioni “profetizim-profet”, gjithmon tingllon si shprehi m e afrt predikuesve fetar t ndonj religjioni, kshtu q mund t krijoj asociacione t gabueshme. Pra, realisht, profett quhen kshtu, pr shkak t aftsis s tyre parathnse t ngarjeve (shoqrore) q do t ndodhin n t ardhmen.
    Edhe pse, si tham, zyrtarisht e mohuar, n kohn e sotme, disi heshturazi dhe nga dyert e vogla, parathniet dhe fenomenet tjera njerzore me prejardhje jashtshqisore, pranohen publikisht si reale. N kto rrethana t rikrijuara, shkenca jon trthorazi sht e detyruar t’i hap dyert e veta dhe t’ia liberalizoj studimet dhe marrjen me to, pa br si zakonisht zhurm t madhe kritike.
    Andaj, pr studimin e ktyre fenomeneve, n bot, dita m dit hapen institute nga m t prsosurat dhe m bashkohoret. Dhe, s‘ka dyshim, individ me kso aftsish, me t madhe prdoren pr qllime praktike t nevojave ushtarake dhe policore. FBI-a amerikane nuk heziton t pranoj edhe publikisht prdorimin e shrbimeve nga mediumet me aftsi parashikuese si metoda alternative pr zbulimin e shum krimeve.

  8. #28
    Pasioni pr shkencn Maska e Qendi
    Antarsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosov
    Postime
    2,102
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Aleksej Karel, nominues i mimit Nobel pr medicin n vitin 1912, pr kontributin e tij t jashtzakonshm dhn n drejtim t ligaturs vaskulare dhe transplatimin e organeve dhe enve t gjakut, n veprn e vet “Njeriu, ai i panjohuri” n mes tjerash konstatonte: “ disa personalitetete si duket disponojn me aftsin e caktuar t lundrimit n hapsir dhe koh. Kta njerz largpams jo vetm se zbulojn ngjarjet q burojn nga e kaluara, por edhe ngjarjet q priten t realizohen n t ardhmen. Mund t thuhet se vetdija e tyre shum leht “lshon rrnjza” n hapsir dhe koh. Ose, s paku, pasi t’i lshoj, ose pasi t lirohet nga korniza e vet fizike, gjegjsisht nga trupi i vet, ajo vetdije e liruar, e vrojton t kaluarn dhe t tanishmen pikrisht sikur miza ta vrojtonte nj fotografi nga lart, ku n vend se t lviz npr te, ajo vetm e shikon prej s larti. N kt situat detajet humben, por shihet qart trsia. Faktet e parathnies s t kaluars na shpiejn n prag t nj t panjohure. Ajo njkohsisht na tregon ekzistimin e principit fizik q mund t definohet si aftsi e zhvillimit edhe jasht qenies son njerzore”
    Shkenctari anglez, Henrik Xhejms Forman, i cili ia ka kushtuar tr jetn vrojtimit dhe studimit t fenomenit t parathnies, n vitin 1960, publikon veprn e vet speciale me titull “Parathniet gjat shekujve”, ku, n baz t vlersimit t kritikve, thuhet se “me dshmi bindse ka vrtetuar ekzistimin e prathnsve t vrtet, pran shum atyre t rrejshm, si dhe realitetin e realizimit t tyre n t kluarn”. “Nuk ka dyshim”- si thekson Formani, “sikur t kishim shkuar tek piramidat n Gizi dhe parathnsit biblik, mund t gjenim mjaft shembuj t profetizimeve senzacionale”.
    N lmin e Parapsikologjis ka mendime q parathniet t shpjegohen edhe nga kndvshtrimi materialistik - “si aktivitete t qelizave speciale nervore n tru, t quajtuar “PSI”, n t cilat nuk ka ndikim as hapsira e as koha”.
    Fizicienti i shquar Nikolla Teslla fuqimisht e mbshtet teorin e vet se, “mendimet jan produktet q burojn nga marrdhniet e ndrsjella t materies dhe energjis n tru. Nse ky proces prodhon vale n eter, ather nuk ka arsye q t dyshohet pse ato val t cilat i transmeton nj qenie, t mos ket mundsi t’i pranoj tjetra”.
    Sipas dshmive t biografit Zhon O’Nil, edhe vet Teslla kishte aftsin e parathnies s ngjarrjeve, ndonse, prve n rrethin e miqve t ngusht, nuk kishte dshir ta pranonte publikisht.
    Vargu me shembuj nga historiku i parathnieve mund t vazhdoj gjat me prezentimin e prplot emrave dhe rasteve tjera t suksesshme, por, pa dyshim, njeri ndr parathnsit gjenial i t gjitha kohve, i cili ka ln gjurm t ruajtura t parathnieve t veta me shkrim dhe i cili pikrisht me nj saktsi fenomenale t parathnies s gjrave pr shum shekuj me radh, gati n trsi t realizuar n realitet, sht Mishell Nostradamusi. Mu pr shkak t saktsis s parathnieve t tij, si dhe ndodhjes s vrtet t tyre, ky parathns gjenial ka ngjallur krshrin e jo vetm t individve t zakonshm kurioz, por shkrimet e parathnieve t tij jan objekt i studimeve dhe analizave t shum qendrave shkencore reputative aneknd bots.

  9. #29
    Pasioni pr shkencn Maska e Qendi
    Antarsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosov
    Postime
    2,102
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    MICHEL de NOSTRADAMUS
    ( 1503 – 1566 )

    I prqesh kshtu falltort,
    q Perendia i zgjodhi nga radht e fmijve t tu
    dhe n kraht tuaj i vendosi q ta parathonin kobin tnd
    dhe ndonj mkat tjetr
    mirpo ty t mbifuqishmit porsa t kaploj prqeshja
    Pr flakn e zjarrt si Nostradamusi i njohur,
    nga Zoti i madh dhn pr tr botn
    Edhe prpos demonit q shqetson shpirtin e tij...
    n kallzimin e fjals s lasht ashtu pr shum mote
    parashikoi afr tr kt kobin ton.


    Shum komentues dhe studiues t Nostradamusit debatin vet e fillojn gjithmon me citimin e ktyre vargjeve t poetit dhe estetit t madh francez nga shekulli XVI Pjer Ronsard (1524-1585), prndryshe bashkkohas, i cili ishte i fascionuar dhe i mahnitur me veprimtarin e bujshme parathnse t ktij gjeniu t madh.
    Kush sht n realitet MISHEL NOSTRADAMUSI ?• Jetoi n shekullin XVI. U lind n 14 dhjetor 1503, n qytetin Salone de Provence t Francs. Lindja e tij pason 11 vite pas zbulimit t Ameriks nga Kolumbo.
    • Pr kuriozitet, mbiemri i tij n gjuhn latine Nostradamus do t thoshte: “nostra”- jon dhe “damus”- dama, zonja. Pra, Zonja jon.
    • Zhvilloji nj jet normale t familjarit t ndershm pa ndonj skandal t veant n biografin e tij. sht martuar dy her dhe me rregulla qytetare. Shoqrueset e tij t jets dy her ishin zonja me prejardhje t familjeve t pasura aristokrate. Kishte 3 fmij nga dy martesa, prej t cilave i mbijetoi vetm nj djal - Cezari.
    • Nga t gjitha virtytet ndoshta negative t tij, shnohet prirja pr t huazuar para me kamata t larta.
    • Pa marr parasysh lavdrin dhe popullaritetin e madh q kishte, kurr nuk sht paraqitur si megaloman, por nj njeri i thjesht dhe i afrt me do k, edhe pse vizita e papritur e Katarina Mediqit dhe mbretit Kali IX, n shtpin e tij n Salone, dy vite para vdekjes, ia kishin ul ngapak modestin e tij q e karakterizonte gjat tr jets. • Me profesion ishte mjek gjenial i kohs s vet, i cili me sukses t madh ka shruar mortajn (kugn), nj smundje infektive e pashrueshme dhe vdekjeprurse q masovikisht ka shfarosur Francn dhe shum shtete t Evrops s asaj kohe.
    • Matematikan dhe astrolog, prpilues i horoskopit te prgjithshm astrologjie q edhe sot e ksaj dite sht i pazvendsueshm si “Horoskopi i famshm i Nostradamusit”. Kuptohet, me njohjen e astrologjis dhe matematiks , ishte edhe astronom shum i aft n llogaritjen e lvizjeve t planetve dhe vrojtues i madh i UNIVERSIT t pafund dhe misterioz.
    • Astrologu personal i mbretreshs Katarina Mediqi, si dhe mjeku i Karlit t IX.
    • Alkimist (kimist-farmacist) i dalluar, i cili ka zbuluar shum barra pr smundje t ndryshme, q pr at koh kan qen t pashrueshme. Veanrisht sht dalluar me prgatitjen e preparateve t ndryshme kozmetike q kan br udira n prmirsimin kualitativ kozmetik t femrave t asaj kohe.
    • Okulist, mistik dhe parathns i cili ka hyr n analet e profetizimit botror t t gjitha kohve, nga t cilt shum parathnie t ngjarjeve kan ndodhur, kurse pjesa m e madhe e tyre pritet t ndodhin.
    Jo vetm kaq!
    Nostradamusi ishte poliglot i vrtet, njohs shum i mir i disa gjuhve botrore. Prve gjuhs frngjishte, e q konsiderohej si gjuh e tij amtare, komunikonte dhe shkruante edhe n gjuhn hebreje, latine, greke, italiane, thuhej edhe arabe, gj q i ka mundsuar hulumtimin dhe njohjen e shum shkrimeve t vjetra t civilizimeve t hershme. Kjo dshmohet me njohjen fenomenale t religjioneve botrore dhe filozofis s tyre.

  10. #30
    Pasioni pr shkencn Maska e Qendi
    Antarsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosov
    Postime
    2,102
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim

    NJ HYJNOR I KULLUAR APO HERETIK I PRBETUAR?


    Nga disa personalitete t rrethit t vet si ato intelektuale, por edhe njerz t zakonshm, e posaqrisht nga kisha e athershme katolike, Nostradamusi prher ishte i anatemuar, i prbuzur dhe i nnmuar si antikrisht dhe heretik i prbetuar.
    Shkaqet dihen!
    Marrja e tij me astrologji, hermetizm, alkemi dhe okul-tizm nuk prkonte me normat shoqrore t moralit kishtar. Prandaj, mendohej se ai kishte lidhje me djallin dhe e kishte gabuar rrugn e vrtet t Zotit. Pr kto aftsi t veta t jashtzakonshme, prher jetonte n frik, ankth dhe ikje t pandrprer.
    A mund t thuhej pr Nostradamusin se me t vrtet ishte heretik dhe antikrisht i prbetuar? N asnj mnyr dhe kurrsesi!
    Njerzit me aftsi parathnse t nivelit dhe rangut t Nostradamusit i shfrytzojn njohurit e ligjeve shpirtrore t cilat funksionojn n natyr me nj harmoni t kordinuar dhe prpikri t plot. Ata q i njohin dhe u nnshtrohen ktyre ligjeve universale , jan personalitete shum t ngritura dhe me vetdije t lart. Ata e din se njeriu dhe t gjitha qeniet tjera materiale dhe shpirtrore jan krijesa t Zotit, ashtuq aftsit e veta t jashtzakonshme gjithmon i konsiderojn si dhurat hyjnore t Perendis. Prndaj, n asnj mnyr nuk mund t jen mohues t ekzistimit t Zotit si mbikrijes e prhershme dhe hyjnore.
    Pr ta profett dhe predikuesit tjer t s vrtets nuk konsiderohen si zota, por ndrmjetsues fizik gjat kontaktit me nivelet m t larta hyjnore, pr t'i prcjell mesazhet e krijuesit t vetm si vrejtje serioze pr largimin ton nga rruga e vrtet. Prandaj, haptazi pranojn se, n krahasim me MESIT e mirfillta, jan vetm vegjli n hierarhin e t privilegjuarve, edhe pse mund t hyjn n hapsira t caktuara hyjnore, por me kufizime t konsiderueshme.
    Besimi n Zotin dhe te drguart e tij, tek Nostradamusi nuk ishin kontestuese. Ai shum mir e dinte se msimet e profetve t mdhenj, si: Mojsiu, Davidi, Jezuesi, Muhamedi etj, jan instrumetalizuar dhe keqinterpretuar nga hierakia sunduse e klerit kishtar, duke i prshtatur ato pr nevoja t veta, n drejtim t ruajtjes s pozits dominante tek shtresat e gjera popullore.
    Pr kt realitet, kurr nuk sht prononcuar haptazi, sepse i nevoitej vetm nj deklarat sado e vogl dhe e pakontrolluar n kt cak, q inkuizicioni ta bnte t veten. Edhe ashtu e kishte lakun n fyt me akuz pr marrje me parathnie dhe okulltizm. Kto akuza, edhe pse t mbrojtura nga autoriteti i fort mbretror, dal nga miqsia me Katarina Mediqin, mbeteshin si mundsi permanente e aktivizimit t tyre n do moment t prshtatshm.
    Se a ishte real besimi i tij n Zotin si mbikrijues, mund t dshmohet n nj pasus t letres drejtuar Henrit II, ku thuhej:
    Rrfehem plotsisht se do gj vjen nga Zoti, dhe atij ia flijoj nderin dhe falenderimin e prjetshm.Un ktu ( n parathniet) nuk i kam ngatruar t dhnat q vijn nga materia, por vetm nga vet Zoti dhe shumica e tyre jan si rezultat i vrojtimit (tim) t lvizjeve t trupave qiellor, ashtuq i kam par n pasqyrn vizlluese, si nj vegim t paprmbajtur, si ngjarje t mdha, t dhembshme, katastrofa t uditshme, q kan pr t ndodhur.
    N Letrn tjetr drejtuar birit t vet, Cezarit, shkruante:
    Prsosshmria e njohjes s gjrave nuk mund t arrihet pa kt vetdije hyjnore:do gj q e parashoh, sht inspirim i cili buron, merr forcn e vet themelore dhe funksionale nga Perndia, krijuesi i vetm, pastaj (nga) momenti dhe (n fund nga) natyra.

  11. #31
    Perjashtuar Maska e Zu_s
    Antarsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,674
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Kete e gjeta pahiri.

    Nje parashikues i ardhemerise nga rusia thot:


    Wie sieht die Zukunft Kosovos aus?

    - Dieses Gebiet wird nie wieder serbisch werden und nicht nur dieses Gebiet. Ich "sah" eine Karte, in der Kosovo an Albanien geknpft ist, und Montenegro sieht aus wie [zarez = ?] (von Lepetana in [bokokotorskom zalivu = ?] wird es kroatisch sein, und bis zum Heiligen Stefan albanisch). Auf der anderen Seite wird das, was von Mazedinien brig bleibt spter ustanka iptara dass es gelangt in [sastav = ?] Jugoslwaniens. Denn, Mazedonien kommt nur Serbien zu Hilfe ...


    Si duket ardhmeria e Kosoves ?

    - Ky regjion kurre nuk do te behet me Serbi, dhe jo vetem ky regjion. Une e kam "pa" nje harte ne te cilen Shqipria dhe Kosova jan te bashkuara, dhe Mali i Zi duket si [zarez = ?] nga Lepetana deri ne Kotor [bokokotorskom zalivu = ?] do te jete Kroaci, dhe deri te Stefani i Shenjet do te jete e shqiptarve. Ne anen tjeter ajo ka ka mbetur nga Maqedonia e arritur gjat bashkimit te Josllavise do te behet toke shqiptare, sepse Maqedonise i ndihmon vetem Serbia ...


    hehehhe, interesate kjo, sidomos kur thuhet nga nje rus, megjithse une nuk besoj fort ne parashikime apo profeci .

  12. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Antarsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    35
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime n 21 postime
    Pa dashur ta zgjas, mi liston dikush ''parashikimet'' m interesante q ka dhn Nostradamusi, ato parashikime q kan dal (nse kan dal) dhe q nuk kan dal si t vrteta t mundshme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #33
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    Qe te behet kjo qe thua ti duhen postuar gjithe librat qe jane shkruar per Nostradamusin. Nje pyetje e tille nuk behet ne forum por gjehet pergjigja duke kerkuar ate qe eshte shkruar neper vite per alkimistin (pasi ka qene i tille). Mund te te listoj disa nga parashikimet e tija te cilat i kujtoj tani:

    Vdekja e Henrikut te II, mbretit te Frances i cili vdiq ne duel ne te njejten menyre sic e kishte parashikuar Nostradamus

    Prerjen e kokes se Karlit I te Frances

    Djegia e Londres ne vitin 1666

    Revolucionin Francez

    Prerja e kokes se Luisit XVI te Frances

    Ngritja ne pushtet i Napoleonit

    Vrasja e Arkidukes Franc Ferdinand qe shkaktoi fillimin e Luftes se Pare Boterore

    Revolucionin e Tetorit, masakrimin e familjes se Romanoveve dhe misterin e vajzes se vogel te carit, Anastasia ose Ana

    Ardhjen ne pushtet te Hitlerit te cilin ai e quante Hister

    Vrasjen e Kenedit

    Keto jane disa qe me kujtohen. Di qe ka dhe profeci te cilat jane interpretuar por qe nuk jane realizuar.

  14. #34
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Antarsuar
    13-01-2005
    Postime
    876
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Ai ka bere me mijera parashikime, patjeter qe disa prej tyre edhe mund te ngjajne si te verteta.
    Ndersa ato parashikimet per Albains per mua eshte frika qe ka ekzistuar ne Evrope ne shekullin e 16 kunder shqiptareve, te cilet ne ate kohe kane qene te lidhe me otomanet turq.
    Por ja qe nostradamus eshte gabuar: shqiptaret nuk jane te zote te cojne micile drejt Italise apo te pushtojne Romen sepse ata u munden nga Evropa ne fund te shekullit 19.

  15. #35
    Enraged Maska e Scion
    Antarsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,344
    Faleminderit
    39
    45 falenderime n 39 postime
    Pa dashur ti ul vlerat si njeri qe ka bere buje ne historine e parashikimeve...
    Personalisht mendoj qe Nostradamusit i vishen parashikimet pasi ata kane ndodhur vertet ... se po ti kishte parashikuar ky i fundit disa ngjarje te renda sdo kishin ndodhur

    Nuk i besoj aspak, dhe thjesht mendoj qe parashikimet qe i vishen tij jepen si sensacione per te rritur audience apo lexues.

  16. #36
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    Konkluzion tipik nga ai qe quhet 'mungese informacioni'

    Nuk mund te arrihet ne perfundimin e mesiperm nqs nuk ka te pakten nje ide fillestare. Dua te di dicka per kuriozitet: Sa nga ju ketu qe keni bere keto komente mosbesuese, ka njohuri sado te vogel mbi ate qe ka parashikuar Nostradamus, si i ka parashikuar, si jane realizuar dhe si jane interpretuar?

    E bej kete pyetje jo per te mbrojtur vertetesine e parashikimeve te tij por thjesht per ti dhene 'zjarr' debatit dhe vete temes.

  17. #37
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Antarsuar
    13-01-2005
    Postime
    876
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Nostradamus ka jetuar ne Evrope dhe ai bente thjesht parashikime per evropen. Pse nuk ka bere parashikime per Kinen apo Ameriken qe ne ate kohe nuk existonte fare?
    Ai thote qe do sulmohet Roma nga albanet. Dihet qe sulmet te gjitha nga lindja vinin. Mirepo ky parashikim nuk i doli fare. Ai ka parashikuar lufte edhe ne token sllave. Dihet qe do kete lufte se ata jane ne kryqezim te 2 kulturave.
    Ajo e 11 shtatorit eshte e kote fare. Ai e ka pasur per ndonje stuhi te forte jo per avionet e rrezuar mbi kullat.

  18. #38
    kuku Maska e brooklyn2007
    Antarsuar
    18-08-2007
    Postime
    3,528
    Faleminderit
    1
    9 falenderime n 9 postime
    Nuk besoj ne profecine e Nostradamusit. Me duket mashtrim. Askush nuk merr parasysh faktin se hashashi e drogera te tjera ishin te perhapura dhe ne ate kohe.
    ABCDDhEFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 grma)

  19. #39
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    Citim Postuar m par nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Nostradamus ka jetuar ne Evrope dhe ai bente thjesht parashikime per evropen. Pse nuk ka bere parashikime per Kinen apo Ameriken qe ne ate kohe nuk existonte fare?
    Ai thote qe do sulmohet Roma nga albanet. Dihet qe sulmet te gjitha nga lindja vinin. Mirepo ky parashikim nuk i doli fare. Ai ka parashikuar lufte edhe ne token sllave. Dihet qe do kete lufte se ata jane ne kryqezim te 2 kulturave.
    Ajo e 11 shtatorit eshte e kote fare. Ai e ka pasur per ndonje stuhi te forte jo per avionet e rrezuar mbi kullat.
    Mos ngaterro parashikimin me interpretimin. Shume jane perpjekur te bejne interpretim te shkrimeve te koduara te Nostradamus dhe sa veta ka qe e bejne, po aq ka dhe interpretime te ndryshme. Dihet mire qe ai i shkroi kuatrenat te koduara duke perzjere tre gjuhe, frengjishten, latinishten dhe greqishten e vjeter. Madje ka kuatrena ku ai ka futur dhe sanskritishten, gjuhe te cilen e njihte shume mire. Pra celesi per te deshifruar shkrimet e Nostradamus nuk eshte gjetur ende. Cfare eshte botuar deri me sot jane vetem interpretime nga studiues te ndryshem.

  20. #40
    me 40 hajdut Maska e alibaba
    Antarsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    32
    Postime
    5,654
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime
    Ndoshta me pushtim prej shqiptareve te Romes,pra Italise mund te kemi zbarkimin e mijera shqiptareve ne Itali ne 1991
    Jo. Kjo ka t bj me nj hakmarrje, nj luft mizore q shqiptart do bjn kundr italianve.

    Aty thuhet:

    "Shqiptart do arrijn n Rom duke brtitur
    Edhe Langresin do ta rrokin pr fyti
    Bajraktari nuk do t'i fal askujt....

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Serialet m t mira filmike t t gjitha kohrave
    Nga PrInCiPiEl n forumin Kino-Televizioni npr Bot
    Prgjigje: 216
    Postimi i Fundit: 22-04-2017, 16:54
  2. Cila sht balada m e mir shqiptare e t gjitha koherave ?
    Nga Tetova's boy n forumin Muzika shqiptare
    Prgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 22-08-2011, 17:57
  3. 5 filmat me te bukur shqiptar te gjitha koherave!
    Nga denku n forumin Kinematografia dhe televizioni
    Prgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 15:51
  4. Paraja shqiptare gjate gjithe koherave
    Nga addam n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 09:45
  5. Poezi e koherave moderne (derguar nga Tirana)
    Nga flerfler n forumin Letrsia shqiptare
    Prgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-03-2003, 23:41

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •