Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 115 prej 115
  1. #111
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Po si mendon ti darius , c'ne nostradamusi i parashikonte gjerat kaq sakte ?

    ps: parashikimi i pare i nostradamusit ishte 50/50 chance.

  2. #112
    He Darius me ty e kemi, he na e shpjego...
    Dmth nuk e kemi me Nostradamusin, se po na preket ne seder nostradamus, por e kemi me Ty..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 19-06-2011 më 18:07

  3. #113
    Po lexoje temen pak o smth se vetem nje shkrim siper teje jam pergjigjur dhe mbase dhe meson ndonje gje. Ose mos e lexo fare dhe bjer rehat. Ne dore e ke more djale.

  4. #114
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Borix shpjegimi qe ke dhene eshte shume rracional dhe i llogjikshem. Nga nje kendveshtrim shkencor nuk i leviz as presjen. Por dua te te kujtoj nje shprehje qe Nganjehere E Verteta Eshte Me E Cuditshme Se Fantazia
    Jo cdo gje mund te shpjegohet me ate qe dime dhe jo cdo gje ka nje vijshmeri llogjike. Po te citoj ketu nje pergjigje qe i kam dhene nje anetari ne nje shkrim tjeter per Nostradamus. Besoj se do jete e mjaftueshme per te bere te qarte kendveshtrimin tim:

    Ne rastin e Nostradamus shume nga parashikimet e tija kane dale dhe probabiliteti qe kjo te jete rastesi eshte 1 ne 100 miliard. Parashikimet kane qene te sakta jo vetem si ndodhi por edhe si data dhe emra personash te caktuar. Se kam fjalen thjesht per shekuj me mbrapa se te thuhej profecia por per gjera qe kane ndodhur disa dite ose muaj me mbrapa. Pra ne vete kohen kur Nostradamus ka jetuar. Ka parashikuar vdekje personalitetesh, intriga, humbje gjerash me vlere, situata bashkeshortore, tradhetira etj etj. Pa permendur pastaj ngjarje te medhaja si vdekja e Henrikut te V qe e parashikoi me detaje por mbreti sja degjoi fjalen dhe vdiq ne te njejten menyre sic i tha Nostradamus. Zjarrin ne Londer ne 1666, pushtimin e Langedokut, etj etj etj se skam nder mend te shkruaj cdo gje qe ka parashikuar Me ben nje pyetje me vend kur thua se si arrinte ai te merrte keto informacionet. Fillimisht po te pergjigjem per ate qe eshte konkluzioni i te tjereve dhe se dyti po te flas per nje teori tjeter qe me duket shume here me e pranueshme duke qene se eshte praktikuar dhe praktikohet nga inteligjenca ushtarake dhe te agjensive te ndryshme. Sipas atyre qe kane studiuar jeten e Nostradamusit, ai vuante nga epilepsia ose sic i themi ne ne shqip Semundja e Tokes. Dhe te gjitha vizionet atij i jane shfaqur ne momentet e krizes. Kishte dhe raste (sipas shkruesit te tij qe e ndihmonte te hidhte ne leter ngjarje te jetes) qe Nostradamus kalonte ne nje gjendje transi me sy gjysem te mbyllur dhe fillonte shkruante e shkruante pa pushim ose diktonte pa nderprerje dhe ne momentin qe behej koshient nuk mbante mend asgje nga ato qe kishte thene apo kishte shkruar. Ose me sakte nuk kishte asnje dijeni apo kuptim racional. Kjo eshte shpjegimi klasik i menyres sesi ai arrinte te parashikonte duke transmetuar ne leter apo gojarisht (shkruesit te tij) thjesht ato vizione apo vegime te ngjarjeve te ndryshme.
    Ne ditet e sotme studiuesit modern e shpjegojne ndryshe me ate qe quhet REMOTE VIEWING. Remote viewing eshte nje teknike e perdorur shume qe nga vitet 70 ne ambjentet e inteligjences se CIA, NSA, Inteligjenca E Marines se SHBA, Forcat Ajrore etj. Ka njerez qe trajnohen me menyre speciale dhe me nje disipline shume te forte dhe rezultatet e arrira jane provuar dhe shkencerisht. Stanford Research Institute eshte institucioni qe e promovon dhe e drejton si teknike. Ka njerez qe lindin me kete aftesi ndonese nuk e kuptojne apo kane dijeni per kete lloj aftesie. Murgjerit Shaolin te Tibetit e kane perdorur prej shekujsh duke e perzjere me yoga-n. Fillimisht prej tyre eshte marre dhe eshte aplikuar ne disa nivele te CIA-s dhe me pas ju dha drejtimi qe preferohej. Vete Remote Viewing konsiderohet si aftesia per te perceptuar njerez, ngjarje, vende apo objekte duke drejtuar ndergjegjen sipas koordinatave te caktuara per nje vend. Nuk ka limite nese behet fjale per te tashmen, te kaluaren apo te ardhmen, e vogel apo e madhe, afer ose larg. {ra lidhet shume me parapsikologjine. Them lidhet me parapsikologjine sepse ne thelb besimi tek remote viewing ka te beje thjesht me nje fenomen qe perfshin besimin ne projektimin e ndergjegjes ne ne vende te ndryshme, kohe te ndryshme. Ka njerez qe e fitojne kete aftesi ne formen e disiplines si ne rastin e Y0GA-s, ka njerez qe e kane te lindur. Ka te beje 100 % me trurin njerezor dhe forcen e tij si dhe zhvillimin apo menyren e funksionimit tek njerez te ndryshem.
    Ne rastin e Nostradamusit mendohet se ka patur kete aftesi te lindur. Plus ne rastin e tij ka ndikuar shume edukimi qe i ka dhene i gjyshi, njeri shume i kulturuar dhe me njohuri te medha ne okultizem dhe misticizmin si dhe nje njohes i shkelqyer i Kabbales (nga ku jane marre shume elementa te vete yoga-s dhe shamanizmit). Pra nuk perjashtohet dhe trajnimi qe mund ti jete bere nga i gjyshi vdekjen e te cilit e parashikoi vetem 2 ore perpara se te ndodhte.
    Per kete shkrim e ke fjalen ti qe me humbe dy minuta te jetes o darius .

    Me gjithe respektin qe kam per ty , edhe ky shkrim e ka vendin per tek fenomenet paranormale. Ceshte kjo remote viewing e budalliqe te tilla aman?
    Ku i gjen e ku i lexon gjera te tilla ti , sinqerisht e kam?
    Ke dhe nje menyre te shpjeguari shume te cunguar.
    Dyshohet keshtu , mendohet keshtu , ''thuhet keshtu'' ......

    ......nga KUSH?

    Nuk e dija qe ishte kaq i apasionuar rreth pseudoshkences.

    Eshte thjesht humbje kohe per mendimin tim.

  5. #115
    Respekti ke por kjo nuk te pengon te jesh harbut, apo jo? Kam dhe vecori te madhe tjeter smth, jam shume i duruar. Cfare di ti per remote viewing qe te duket budallallik? Nuk eshte faji im qe se kishe degjuar me pare dhe e lexove sot. Nese klasifikimi i bere nga Stanford Research Institute te duket budallallik atehere me fal po aty ste ndihmoj dot. Madje nuk e di nese do te te ndihmoj dot kush tjeter. Gjera te tilla i lexoj neper libra more djale, jane gjithandej. Po te kesh interesin i gjen dhe i lexon edhe ti. Tani per menyren tjeter te te shpjeguarit me duket se je gabim. Une shmang mendimin tim personal duke dhene gjithmone referenca te atyre qe jane kompetente ne shume fusha per ta bere materialin qe postoj me te verifikueshem e me te konsoliduar. Dhe je gabim kur thua qe shprehem: dyshohet keshtu, mendohet keshtu, thuhet keshtu... Gjithmone mundohem ti shoqeroj shpjegimet e mija me argumenta pa lene ekuivoke apo paqartesira. Pastaj, ti je shkenctar qe konsideron gjera te PROVUARA SHKENCERISHT si pseudoshkence?

    Meqe te duket humbje kohe atehere miqesisht te keshilloj te mos e humbasesh kohen tende me gjera te tilla.

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Serialet më të mira filmike të të gjitha kohërave
    Nga PrInCiPiEl në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 216
    Postimi i Fundit: 22-04-2017, 15:54
  2. Cila është balada më e mirë shqiptare e të gjitha koherave ?
    Nga Tetova's boy në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 22-08-2011, 16:57
  3. 5 filmat me te bukur shqiptar te gjitha koherave!
    Nga denku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 14:51
  4. Paraja shqiptare gjate gjithe koherave
    Nga addam në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 08:45
  5. Poezi e koherave moderne (derguar nga Tirana)
    Nga flerfler në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-03-2003, 23:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •